LIVE UPDATES
Bota

Joe Biden: Vonesat në procesin e tranzicionit do të sjellin pasoja në luftën kundër pandemisë

19 Nëntor 2020, 20:16 Nga DOSJA
Joe Biden: Vonesat në procesin e tranzicionit do të sjellin pasoja

Në një takim virtual me punonjësit e kujdesit shëndetësor të vijës së frontit të mërkurën, Presidenti i zgjedhur Joe Biden paralajmëroi se planet e luftës kundër pandemisë do të vonoheshin “për disa javë ose muaj”, nëse Presidenti Trump nuk lejon fillimin e procesit të tranzicionit.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara e kaluan shifrën e 11 milionë rasteve me COVID-19, Presidenti i zgjedhur Joe Biden kritikoi Presidentin Donald Trump, i cili refuzon të pranojë humbjen në zgjedhje, duke i mohuar atij një tranzicion të qetë, që do të përfshinte shkëmbimin e informacionit në lidhje me pandeminë.

“Ka shumë informacione që na mungojnë, të cilat nëse nuk vihen në dispozicion së shpejti, do të na lënë pas me javë ose muaj të tërë, për të qënë në gjendje të bashkërendojmë përpjekjet me dy kompanitë e barnave që arritën të prodhojnë vaksinën që është 95% e efektshme”, tha zoti Biden.

Gjatë një takimi virtual të mërkurën, zoti Biden dëgjoi dëshmi nga punonjësit shëndetësorë në vijën e parë të betejës kundër pandemisë.

“Kërkoj ndjesë që jam kaq emocionale”, tha Mary Turner me Shoqatën e Infermjereve në shtetin e Minesotës.

“Jo më bëre mua emocional”, u përgjigj zoti Biden.

Në fillim të kësaj jave, zoti Biden paralajmëroi se mund të vdesin më shumë amerikanë nga virusi nëse tranzicioni vonohet më tej.

Ndërkohë, administrata e Presidentit Trump është duke trumpetuar sukses, pasi kompanitë farmaceutike amerikane Moderna dhe Pfizer raportuan rezultate paraprake që tregojnë se vaksinat e tyre janë mbi 90 përqind të efektshme​

“Deri në fund të dhjetorit, presim që të kemi rreth 40 milionë doza në dispozicion për shpërndarje të këtyre dy vaksinave, në pritje të autorizimit të Administratës së Barnave. Janë të mjaftueshme për të vaksinuar rreth 20 milionë amerikanë që janë më të rrezikuar nga virusi”, tha Sekretari i Shëndetësisë Alex Azar.

Pavarësisht lajmeve inkurajuese për vaksinat, zoti Biden përballet me një betejë të ashpër kur të marrë detyrën në janar.

“Mendoj se administrata e ardhshme do të përballet me shumë sfida në drejtim të bashkëpunimit të njerëzve me praktikat më të mira të shëndetit publik, ndërkohë që të gjithë janë të përqendruar në lajmet interesante për një vaksinë të re. Në skenarin më të mirë, do të duhen disa muaj para prodhimit, shpërndarjes dhe vaksinimit në masë të popullsisë”, thotë Katherine Baicker me Universitetin e Çikagos.

Ekipi i fushatës elektorale të Presidentit Trump vazhdon të ngrejë sfida ligjore në disa shtete, duke përfshirë kërkesën e fundit për një rinumërim të pjesshëm në shtetin e Uiskonsënit, të cilin e fitoi zoti Biden.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden joe biden

Sondazh

Poll
Bota 19 Nëntor 2020, 19:09

Sulmi me bomba në Beograd, dëmtohen dy shtëpi

Një sulm me bombë ka ndodhur në komunën e Beogradit të Kaludjerica. Bomba u hodh në oborrin e një shtëpie. Ndërkohë deri më tani askush nuk u lëndua, por shtëpi...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit