LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kam informacion për ty” punonjësi i Prokurorisë kërcënon drejtorin e shkollës në Babrru VD)

5 Mars 2019, 20:53 Nga DOSJA
“Kam informacion për ty” punonjësi i Prokurorisë

TIRANË- Një konflikt verbal, që ka përfunduar në dyert e drejtësisë, është konsumuar në shkollën e mesme “Gramoz Palushi” në Babrru. Drejtori i shkollës, Abaz Hoxha, brenda të gjitha rregullave, ka çuar për trajnim mësuesen Aurela Baca. Por pak minuta pas këtij komunikimi, i shoqi i Aurelës, Skënder Baca e telefonon drejtorin dhe e kërcënon, pasi i ka çuar të shoqen për trajnim, pa e pyetur.

Më pas Skënderi i shkon drejtorit edhe në zyrë, duke e thelluar kërcënimin, me tagrin e personit që punonte në Prokurorinë e Përgjithshme. Biseda është e regjistruar dhe duket qartë kërcënimi i Skënderit, ndaj drejtorit të bashkëshortes. Dy vjet pas kësaj situate, Abaz Hoxha shkon të bëjë denoncim dhe e gjen veten të denoncuar nga Skënder Baca.

Prokuroria në këto kushte lëshon urdhër pezullimi nga detyra për drejtorin e shkollës, por jo për punonjësin e saj, që e kishte kërcënuar në zyrë. Pas një kalvari të gjatë, Gjykata e Apelit ktheu në detyrë drejtorin e shkollës e po kështu veproi edhe drejtoresha e ZA Kamëz, Ermioni Çekani.

“Në Pranverën e 2016-s, marr një njoftim nga Zyra Arsimore Kamëz për të zhvilluar trajnime të dy mësuesve për një projekt që kishte të bënte me hedhjen e të dhënave të nxënësve në sistem. Disa kohë më parë, 1 apo 2 muaj përpara kishin bërë trajnimin dy mësues, Valtin Nikolli dhe ish-mësuesja Aurela Baca. I jap njoftimin para sallës së mësuesve që këto dy mësues, ditën e hënë në orën 09:00 do të jenë në x vend për t’u trajnuar. Nuk kalon 2-3 minuta marr një telefonatë. Jam Skënder Baca, bashkëshorti i mësueses Aurela Baca, punonjës në Prokurorinë e Përgjithshme. Kush je ti që guxon të më çosh në trajnim bashkëshorten time, e di ç’të bëj unë, po më prit në zyrë se do ta tregoj se sa kohë do të jesh në atë detyre, etj. Më kërcënoi dhe nuk vonoi 10-15 minuta vjen në zyrën time. Pse e dërgon bashkëshorten time në këto trajnime? Unë duke ia argumentuar, ssepse duhet të shkojë kjo që e kishte nisur këtë trajnim dhe ishin disa kishte që duhet të shkonte ajo.. dhe vazhdoi me kërcënimet”, tregon për Stop, denoncuesi Abaz Hoxha, i cili shton: “I ndodhur në këtë presion bëra regjistrimin me një telefon fare të keq që m’u gjet”.

Punonjësi i Prokurorisë, Skënder Baca: Tani unë, kur çohet dikush, që çohet për trajnime, ose këto që e çojnë i ngarkuar me këto gjëra, duhet t’i marrësh dhe leje, mor zotëri! Zonjë, ti do shkosh? Mund të shkosh për këto punë apo jo?

Abaz Hoxha, drejtori i shkollës: Tani unë.., trajnimet m’i cakton tjetërkush. Nuk i caktoj unë.

Punonjësi i Prokurorisë, Skënder Baca: Po! Kam informacion të detajuar për ju. Kam informacion tepër të detajuar për ju dhe di shumë gjëra për ju. Prandaj të lutem shumë, mos më shqetëso!

Abaz Hoxha, drejtori i shkollës: M’i thuaj gjërat mo Skënder, m’i thuaj pa frikë!

Punonjësi i Prokurorisë, Skënder Baca: Do të shkosh edhe për ndjekje penale!

Abaz Hoxha, drejtori i shkollës: Mua për ndjekje penale?

Punonjësi i Prokurorisë, Skënder Baca: Unë të thërras për ndjekje penale!

Abaz Hoxha, drejtori i shkollës: Ouu..

Punonjësi i Prokurorisë, Skënder Baca: Nuk i di ti denoncimet më mirë sesa unë. S’ke shanse për denoncime! Harroje!

Abaz Hoxha, drejtori i shkollës: S’të kuptoj ty, ç’do me thënë ti?

Punonjësi i Prokurorisë, Skënder Baca: Të lutem..!

Abaz Hoxha, drejtori i shkollës: Ministria e Arsimit…

Punonjësi i Prokurorisë, Skënder Baca: Ore, zotëri..!

Abaz Hoxha, drejtori i shkollës: Ministria e Arsimit më ka sjellë mua këtu.

Punonjësi i Prokurorisë, Skënder Baca: Sillu në rregull me arsimtarët zotëri! Mos u sill si ta do qejfi ty! Ky është i njerkës, ky është i asaj…, je në vete apo…?!

Por historia nuk mbaroi me kaq. 2 vjet më vonë, Drejtori Hoxha e gjeti veten të paditur në prokurori për shpërdorim detyre, nga bashkëshortja e punonjësit të Prokurorisë.

“Dy vite më vonë, unë e pashë veten i akuzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. I akuzuar nga bashkëshortja e Skënder Baçit, punonjës i Prokurorisë së Përgjithshme, për shpërdorim detyre. Që do të thotë që unë kisha zhdukur dokumente nga dosja e konkurrimit të zonjës Baça, edhe përfitim financiar.”

“Në fund të vitit shkollor që sapo kaloi për shkak të rënies së numrit të nxënësve, ra edhe numri i klasave, të 12 dhe të 11-ta. Për shkak të rënies së numrit të klasave do të kishte dhe shkurtim të numrit të mësuesve, sepse ndryshoi edhe kurrikula e klasës së 12-të dhe u shkurtuan mësues. Një mësues Anglishteje, një mësues Bio-Kimie dhe një mësues Fizike. Për këtë unë i drejtohem Komisionit të Vlerësimit të Dosjeve të Zyrës Arsimore Kamëz dhe ai më kthen përgjigje duke më renditur sipas pikave, mësuesit që do të shkurtohen. Dhe sipas pikëve, mësuesi më me pak pikë për lëndën Fizikë, ishte bashkëshortja e zotit Baca, Aurela Baca. Duke qenë se unë ndihesha i kërcënuar vazhdimisht për shkak të pozicionit të punës së bashkëshortit të saj, i cili dy vite më parë edhe më kishte kërcënuar. Dhe shpifjeve që ajo vazhdonte të bënte herë pas herë, në letrat e saj, unë iu drejtova Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më 17 Dhjetor 2018. Çuditërisht kur unë shkoj në Prokurori thirrem nga oficeri i Policisë Gjyqësore. A më thotë që ju nuk jeni vetëm kallëzues, por jeni edhe i kallëzuar. Nga bashkëshortja e zotit Baca isha kallëzuar për shpërdorim detyre. Prokuroria lëshon urdhrin për pezullim për një periudhë 3 mujore, për të punuar në poste publike. Pas këtij rasti unë iu drejtova Gjykatës së Apelit Tiranë. Gjykata e Apelit më dha të drejtë, duke më hequr masën e sigurisë dhe më dha të drejtën për rikthim në detyrë.”

“Ngarkesa psikologjike e imja ishte aq e madhe sa po them që, nga ajo ditë, orët me gjumë të miat kanë qenë shumë të kufizuara”.

Gazetarja e Stop bisedoi edhe me Drejtoreshën e Zyrës Arsimore Kamëz, Ermioni Çekani, e cila tha se i gjithë konflikti ishte artificial.

“Është një konflikt artificial do të thosha unë, ku nuk ka fare konflikt. Abaz Hoxha ka zbatuar të gjithë legjislacionin pikë për pikë, ashtu siç duhet të ndodhë në arsim. E gjithë kjo dosja këtu, me të gjithë dokumentacionin, është dosja e Aurelës, është komunikimi që ajo ka pasur, duke filluar ankimimet me Zyrën Arsimore, me Ministrinë e Arsimit, etj. I kemi kthyer përgjigje rast pas rasti, ajo ka bërë ankesë edhe në Ministrisë e Arsimit. Pas ankimit të saj na ka ardhur një grup inspektimi nga Ministria e Arsimit, tek gjimnazi “Gramoz Palushi” dhe në Zyrën Arsimore Kamëz. Po ashtu jemi inspektuar edhe nga Drejtoria Arsimore Rajonale e Qarkut Tiranë dhe gjithçka ishte sipas ligjit. I gjithë dokumentacioni ishte në rregull, nuk ishte bërë asnjë shkelje dhe Aurela duhet të vazhdonte punën në një nga shkollat që ne i kishim ofruar. Por Aurela nuk donte dhe ende sot nuk ka filluar. Ne na ka ardhur një shkresë nga Prokurorinë e Tiranës, në fakt dhe ne jemi habitur, sepse ishte hera e parë që ndodhte një gjë e tillë, që prokuroria merrej me këtë… Dhe në momentin që është vendim gjykate, ne jemi të detyruar që ta zbatojmë dhe ta respektojmë. Sapo na erdhi vendimi i gjykatës morëm të gjitha masat për të bërë pezullimin e drejtorit të shkollës, duke e zëvendësuar me një tjetër që puna të vazhdojë, derisa Abazi të fitojë gjyqin.”

Pasi u njoh me vendimin e Gjykatës së Apelit, zonja Çekani tha se sapo të vijë vendimi në fjalë, zoti Abazi do të rikthehet në detyrë.

“Ne presim shkresën që të na vijëm që ta rikthejmë në vendin e punës. Ai është në vendin e tij. Vendimi i gjykatës ashtu siç erdhi që do të pezullohet, do të vijë dhe vendimi i Gjykatës së Apelit që ai ka dalë i pafajshëm dhe hiqet masa e pezullimit.”/

Marrë nga TvKlan.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gruaja ne trajnim kercenimi i drejtorit te shkolles ngjarja ne babrru shkolla ne babrru gruaja ne trajnim kercenimi i drejtorit te shkolles ngjarja ne babrru shkolla ne babrru

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit