Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË-Ish-krerët e UÇK-së prej më shumë se dy javësh janë prangosur dhe po përballen me akuzat e ngritura ndaj tyre për krime lufte. Akuzat në Kosovë u pritën me kundërpërgjigje dhe mllef ndaj Serbisë, ndërsa në Shqipëri u përdor si shkak për një betejë të re politike. I revoltuar për prangosjen e ish-presidentit Hashim Thaçi me shokë, kryeministri Edi Rama nisi një ofensivë ndaj kundërshtarëve politikë, duke i akuzuar se ata kishin votuar pro raportit të Dick Marty-t disa vite më parë, dokument që si pasojë solli edhe akuzat për krimet e luftës në Veri të Shqipërisë.
Përveç akuzave ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta, Rama iu vu pas edhe kryedemokratit Lulzim Basha. Kërkonte që Basha të rrëfehej por pa thënë se për çfarë, duke risjellë edhe njëherë “telenovelën” e kasetës së masakrës së Krushës. Edhe pse Basha, njëherë në një video-deklaratë nga zyra e tij dhe njëherë tjetër në një emision televiziv ka mohuar çdo akuzë të ngritur nga Rama, duke sqaruar punën dhe pozicionin e tij në lidhje me luftën e Kosovës. Sot, krejt papritur Rama vendosi që të tërhiqej nga akuzat, duke ua lënë në gojë mediave gjithçka. Në intervistën e tij në “Real Story” tha se donte vetëm një prononcim nga Basha, edhe pse vetëm më herët në retorikën e tij pretendonte që nuk e kishte akuzuar për asgjë.
“Ç’a po gënjej unë? Kam kërkuar që kryetari i opozitës të japë shpjegime. Lulzim Basha për të kaluarën e tij ka qenë gjithmonë i kursyer në informacion dhe jo transparent. Nuk po e bëj për zgjedhjet. Ne sapo kemi mbyllur vitin e 7 të mandatit. Natyrisht me idenë e kurorëzimit të shumë punëve. Debati u hap nga media dhe jo nga partia jonë,”- deklaroi Rama.
Më pas, riktheu edhe njëherë çështjen e Komisionit Hetimor, që me aq bujë u përhap në media se do të hetonte ata që votuan pro raportit të Dick Marty-t dhe punën që kishet bërë Basha në rini me institucionet e huaja. Por sot morëm një tjetër versiom. Komisioni do të mbledhë prova dhe procese që janë ngritur dhe mbyllur në Shqipëri për krimet e luftës, në mënyrë që t’u vijë në ndihmë punës së avokatëve të 4 të akuzuarve në Hagë. Edhe pse ata janë ndër më të mirët në fushën e tyre, por deputetët tanë kanë shprehur dëshirën e madhe që të kontribuojnë.
“Balla ka folur për një komision, dhe është projektuar menjëherë për Bashën. Letra e Pacollit sot është ajo ç’ka është në idenë e PS për të ngritur një Komision. Nuk hyn Lulzim Basha këtu. Nuk jam ngritur kundër drejtësisë por fletë-rrufesë. Ka dokumente që lidhen me procese që janë gjetur në Shqipëri. Një fakt që e kam dëgjuar është që për një njollë gjaku, këtu jo është bërë hetim po është shkulur suvaja. Nuk ka qenë gjak njeriu, por bagëtish që kanë qenë të varura. Po iu flas për diskutime të brendshme që i kemi mbledhur dhe çfarëdo gjëje që ka ndodhur. Të vonuar në këtë proces? Me llafe kafenesh merreni ju se nuk e pranoj. Nuk akuzoj asnjëherë pa prova. Ndërkohë që retorika politike, është ndryshe nga plehu i gojës. Për mua është koha për ta bërë këtë. E vonuar ose jo, ha diskutim”, deklaroi Rama.
Megjithatë meqë Rama nuk e kishet dëgjuar dy herë në daljet publike (Basha më mirë të kishte bërë ndonjë gabim shifrash se do ta kishte dëgjuar direkt), kryedemokrati i ftuar sot në “Opinion”, sqaroi edhe njëherë detyrat që ai ka mbajtur gjatë angazhimit të tij në Kosovë.
“Në Mitrovicë kam qenë oficer legal, por fillimet kanë qenë si përkthyes ,por rekrutimi ka qenë si oficer legal. Së dyti, në Prishtinë për afro një vit e pak si përgjegjës për zonën amerikane të administrimit të Kosovës. Në zonën e Gjilanit për ngritjen dhe këqyrjen e komponentit të drejtësisë kosovare, pra rrol administrativ dhe jo hetimor. Pas kësaj asistent i veçantë i drejtorit të departamentit të drejtësisë që ishte de facto ministri i drejtësisë së Kosovës. Që konsistonte në punën e transferimit të punës nga UNMIK-u dhe ngritjen e ministrisë së Kosovës. Pas kësaj detyrat e mija në Kosovë kanë mbaruar dhe i jam bashkuar Partisë Demokratike,”- tha Basha.
Meqë media paska shkaktuar një keqkuptim kaq të madh, ndryshe nga sulmet politike nga maxhoranca që pretendon numri një i PD-së, gjithçka u sqarua.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri Rama i është përgjigjur denoncimit që kreu i opozitës, Lulzim Basha bëri sot për numrin e vdekjeve të COVID-19 në Shqipëri. Në një int...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokrartike Lulzim Basha, mbrëmjen e sotme ka hedhur akuza të forta ndaj Kryeministrit Rama, duke thënë se ky i fundit po bën p...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu bëri sërish thirrje qytetarëve që të mos bëjnë tamponë dhe marrin ilaçe te spitalet private për t’u trajtuar për ko...
TIRANË- Edi Rama është humbësi më i madh i mbrëmjes së sotme, por jo vetëm.Ai nuk ka qenë shumë më pak i ndjekur se sa kreu i opozitës Lulzim Basha, por ed...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama tregoi se përse pranoi të merrte Besart Kadinë nga radhët e PD-së, si zv.ministër Financash. I ftuar në emisionin “Real...
TIRANË- Mnistrja Elisa Spiropali, ka deklaruar se Rama do të marrë 5-6 mandate.E ftuar në emisionin “Çim Peka Live” Elisa Spiropali e cila ka qenë p...
TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për incidentin në Kavajë kur Andi Lila u detyra të largohet nga fusha. I ftuar në emisionin ‘’Re...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mbrëmjen e sotme ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se në vendin tonë janë më shumë se 1000 të ...
Lulzim Basha: Katër kallzime në prokurori dhe në qoftë se prokuroria, SPAKU në këtë rast, drejtësia e re nuk do të ishte ne presion politik. Po ta them dhe njëh...