Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Aktualitet
Kishte fshehur 33 kg kanabis në “Fiat-in” e tij, arrestohet 47-vjeçari në Xibrakë, u pikas nga “Shqiponjat”
7 Korrik 2020, 07:40Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
ELBASAN-Policia e Elbasanit ka sekuestruar 33 kg kanabis brenda një mjeti tip “Fiat” në Xibrakë. Në pranga ra një 47-vjeçar me iniciale A.S. banues në Fier, i cili po transportonte lëndën narkotike.
Gjithashtu brenda mjetet, u gjetën edhe dy celularë të cilët u sekuestruan nga policia.
NJOFTIMI I PLOTË:
Elbasan Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor “Xibraka”. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”. Sekuestrohen rreth 33 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, automjeti ku u gjet lënda narkotike dhe dy aparate celular. Vihet në pranga 47- vjeçari që posedonte dhe transportonte lëndën narkotike. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte një sasi lënde narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Xibraka”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. S., 47 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas u kap në fshatin Xibrakë, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd dhe gjatë kontrollit të mjetit tip “Fiat” që drejtonte ky shtetas, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 33 kg lëndë narkotike kanabis.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka rrëfyer në rrjetet e tij një episod që i ka ndodhur mëngjesin e sotëm lidhur me respektimin...
TIRANË- Humbin jetën 2 pacientë të tjerë në spitalin Infektiv. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën një 45-vje&c...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndarë në faqen e saj në Facebook një videomesazh për COVID-19 drejtuar qytet...
TIRANË- Gjykata e Lartë do të ketë si kryetar të përkohshëm, Sokol Sadushin. Ish-drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sadushi u zgjodh si zv.kryetar i G...
Vetëflijimi i nënës dhe vajzës duke tentuar ringjalljen në banesën e tyre në Kombinat ka tronditur mbarë opinionin publik. Për për të folur për këtë situatë ish...
SHBA– Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të shënojnë rritje dramatike në numrin e rasteve të infeksionit me COVID-19. Shteti i Floridës pati 11458 raste të reja më 4...
TIRANË- Arrestohet ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai u ndalua në një spital privat në Tiranë, ku u pa...
DURRËS– Një ditë pas arrestimit të tyre, Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me grabitësit e veprave të artit, që i vidhnin në Parkun Arke...