All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

“Kjo punë s’bëhet me portale”/ Kisha Katolike thirrje qeverisë: Pandemia ka thelluar varfërinë, ndihmo qytetarët në

29 Prill 2020, 11:42 Nga DOSJA
“Kjo punë s’bëhet me portale”/ Kisha Katolike
All - Paragraf - 1

Shkodër- Ditën e sotme në qytetin e Shkodrës kanë zhvilluar një mbledhje e jashtëzakonshme ipeshkopët e Kishës Katolike në Shqipëri ku është ngritur shqetësimi për krizën ekonomike që ka përfshirë vendin, për psikologjinë e rënduar të njerëzve dhe për kushtet në të cilat punojnë bluzat e bardha.  Në deklaratën e Kishës theksohet se varfëria të trajtohet në mënyrë eficente nga qeveria me programet e saj buxhetore, pasi portalet dhe bamirësitë nuk mjaftojnë. Po kështu, nënvizohet se çdo fëmijë duhet të ndjekë mësimin online gjatë periudhës së pandemisë.

“Pandemia ka thelluar më shumë varfërinë e familjeve tashmë të varfra e ka krijuar varfëri të reja në pragun e mbijetesës. Kjo punë nuk bëhet nëpërmjet portaleve e as me bamirësi, por me një program të qartë subsidarieteti për familjet më në nevojë. E kjo është punë e qeverisë e cila duhet të kujdeset për qytetarët e saj që jetojnë në kushte më të rënduara ekonomiko-shoqërore. Shohim se shumë familje e fëmijë kanë vështirësi në ndjekjen e kurseve të shkollës online, sidomos në fshatrat e thella. Çdo fëmijë duhet të ketë të drejtën e arsimimit e garantuar nga Kushtetuta dhe t’i krijohen mundësi reale për ushtrimin e kësaj të drejte.”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Deklarata e plotë:

Kisha katolike, qysh në fillim të periudhës së izolimit, për shkak të pandemisë, e pa të arsyeshme që e mira e jetës dhe e shëndetit të tutelohet e prandaj u bashkëpunua pa ngurrim me organet përkatëse duke i pezulluar veprimtaritë tona liturgjike dhe baritore.

Në këtë situatë kemi sakrifikuar shumë gjëra për ta mbrojtur jetën njerëzore: shumë vende pune, turizmin, si edhe kremtime fetare.  Por duam gjithashtu të theksojmë se jeta e shëndeti duhet të ruhen në të gjitha stadet e jetës së njeriut, nga ngjizja deri në vdekje e fatkeqësisht ka edhe “pandemi” që vrasin çdo ditë shumë jetë njerëzish me anë të abortit.

Duke vlerësuar shumë punën e të gjithë atyre që janë të angazhuar në fushën shëndetësore, duhet të konstatojmë se strukturat spitalore në vendin tonë kanë ende nevojë të përmirësohen. Ndaj është detyrë e organeve kompetente të shtojnë kujdesin ndaj këtyre strukturave, sikurse janë spitalet dhe klinikat e ndryshme në vendin tonë. Jeta dhe shëndeti kanë rëndësinë e tyre jo vetëm në momente të veçanta, sikurse është një pandemi, por gjithmonë dhe për të gjithë njerëzit e të sëmurët. Gjithashtu kujdesi ndaj stafit mjekësor që janë në përballje direkte me sëmundjen dhe tamponet në gjurmimin e sëmundjes do të ishin një vlerë e shtuar në këtë sfidë që po kalon vendi ynë.

Jemi të shqetësuar gjithashtu për shëndetin psiko-shpirtëror të njerëzve, të situatës së këtij shëndeti nëpër familje dhe tek individë të të gjitha moshave dhe që është rënduar akoma më shumë për shkak të situatës së krijuar nga izolimi dhe varfëria ekonomike në këtë kohë. Duhet menduar urgjentisht nga ana e të gjithëve për ofrimin e asistencës për këto raste të cilat ka gjasa të shtohen gjithnjë e më shumë, duke prishur kështu ekuilibrat brenda familjeve dhe në shoqëri.

Së dyti situata ekonomiko-sociale e shumë familjeve. Kemi konstatuar gjatë këtyre ditëve, qoftë personalisht e qoftë nëpërmjet operatorëve tanë në terren, se situata ekonomike e shumë familjeve është shumë e rënduar. Sa kemi pasur mundësi, në zonat që mbulojmë, kemi qenë pranë këtyre familjeve, sidomos atyre me situata më ekstreme, por e shohim se asistenca nëpërmjet ndihmave nuk është zgjidhje. Pandemia ka thelluar më shumë varfërinë e familjeve tashmë të varfra e ka krijuar varfëri të reja në pragun e mbijetesës. Kjo punë nuk bëhet nëpërmjet portaleve e as me bamirësi, por me një program të qartë subsidarieteti për familjet më në nevojë. E kjo është punë e qeverisë e cila duhet të kujdeset për qytetarët e saj që jetojnë në kushte më të rënduara ekonomiko-shoqërore.

Shohim se shumë familje e fëmijë kanë vështirësi në ndjekjen e kurseve të shkollës online, sidomos në fshatrat e thella. Çdo fëmijë duhet të ketë të drejtën e arsimimit e garantuar nga Kushtetuta dhe t’i krijohen mundësi reale për ushtrimin e kësaj të drejte.

Së treti rifillimi i veprimtarive fetare.

Për sa i përket rifillimit të veprimtarive fetare në Kishën Katolike u morën në shqyrtim mundësitë e krijuara nga hapat e ndërmarra nga organet kompetente dhe u vendos për një veprim gradual duke respektuar të gjithë hapat e nevojshëm. Do të punohet, në dialog me famullitarët dhe operatorët e tjerë kishtarë, si dhe në respektim të rregullave të vendosura për distancimin fizik, se cilat aktivitete mund të fillojnë e cilat jo.

Ne shprehim nga ana jonë gatishmërinë të bashkëpunojmë brenda mundësive tona që kjo kohë të kthehet në një kohë përkujdesjeje dhe shërbimi, një kohë e artë solidariteti dhe subsidariteti, sidomos me shtresat më në nevojë. Një logjikë solidariteti duhet të jetë revolucioni i vërtetë që ndodh në këtë situatë, në mënyrë që shoqëria jonë të konfigurohet si e tillë e të ketë në themel të vetin këto vlera kaq të rëndësishme.

Ne vazhdojmë të lartësojmë lutjet tona drejtuar Hyjit dhe Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtores së Shqipërisë, që të mund të përballojmë me durim, këmbëngulje dhe dashuri këtë situate të vështirë të krijuar nga Covid-19.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kisha katolike koronavirusi ne shqiperi kisha katolike koronavirusi ne shqiperi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd