6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Teksa punimet për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë nisën në nëntor të vitit të shkuar, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi vetëm këtë javë lejen e ndërtimit për këtë vepër infrastrukturore.
Në mbledhjen e fundit të KKT datë 26 prill përveç kësaj pike kanë kaluar edhe një sërë lejesh të tjera të lidhura me energjinë ku së pari leja për nënstacionet që janë pjesë e projektit të linjës 400 kilovolt Shqipëri-Maqedoni me Zhvillues Operatorin e Sistemit të Transmetimit. Një tjetër leje që bie në sy është ajo dhënë Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare për ndërtimin e rrugëve të aksesit që do të përdoren për ndërtimin e HEC-t të Skavicës.
KKT gjithashtu ka miratuar 5 leje ndërtimi për hidrocentrale në zonën e Dibrës dhe Peshkopisë ndërkohë që ka shtyrë afatin për 3 leje të tjera HEC-esh.
Në Pukë është miratuar leja për turbina eolike. Në pikën 24 ka miratuar ndryshimin e subjektit zhvillues për objektin “Resort Turistik 2, 3 dhe 4 kate me parkime nëntokë “Manastiri Resort”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë”.
Ky resort nga ana e qeverisë fitoi statusin e investimit strategjik në fund të 2021-it me një vendim të Komitetit të Investimeve Stategjike. Projekti zë një sipërfaqe zhvillimi prej 53,467 m², pronë private, në Zonën Kadastrale 2297, në Ksamil, Bashkia Sarandë.
Vlera e investimit sipas dokumenteve vlerësohet në 28 milionë euro dhe kompania e cila fitoi statusin ishte ALB-Star.
Vendimet
1.Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i linjës 110 kV Lushnje – Fier”, me subjekt zhvillues “Operatori i Sistemit të Transmetimit” sh.a.
Leje Ndërtimi për objektin: “Linja e Transmetimit 400 kV Shqipëri- Maqedoni e Veriut (Fier-Elbasan-Qafe Thanë), Lot 2 Nënstacionet: Nënstacioni 400 kV Elbasan 3 dhe shtesa 400 kV e Nënstacionit Fier”, me subjekt zhvillues “Operatori i Sistemit të Transmetimit” sh.a.
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i rrugëve të aksesit për Hidrocentralin e Skavicës”, me vendndodhje në Bashkinë Kukës dhe Dibër, me subjekt zhvillues Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) sh.a.
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë dhe Bashkinë Himarë, me zhvillues Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rishikimi i projektit për segmentin rrugor të vazhdimit të Unazës së Madhe të Tiranës nga Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rikualifikim i Unazës Lindore për Lotet 4, 5, 6”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rehabilitimi i pistës, Baza Ajrore e Kuçovës”, me vendndodhje në Bashkinë Kuçovë, me subjekt zhvillues Reparti Ushtarak 3001.
Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimi i Terminalit Verior të transportit publik”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Bashkinë Tiranë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i infrastrukturës publike në zonën e Ndroqit”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Bashkinë Tiranë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Musine Kokalari”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Bashkinë Tiranë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Bashkinë Tiranë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksioni dhe shtesë kati i shkollës së mesme profesionale “Asim Vokshi”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Bashkia Tiranë.
Leje për struktura shërbimi në stacionet e plazhit, me vendndodhje në Bashkitë, Pogradec, Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Turbina Eolike, Bashkia Pukë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ventus” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec Kryezi, në ujërat e përrenjve Kryezi dhe Qafë Mali, degë e lumit Fan i madh, Bashkia Fushë-Arrëz”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alesio 2014” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec Fushë Arrëz, ne rrjedhën e sipërme të Lumit Fani i Madh, Bashkia Fushë-Arrëz”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alesio 2014” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektet: “Ndërtimi i Hec Dohoshisht, në pellgun ujëmbledhës të përroit të Peshkopisë, pranë fshatit Dohoshisht, Bashkia Dibër, Qarku Dibër”, me zhvillues shoqërinë “General Green Energy”sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektet: “Ndërtimi i Hec Dohoshisht 1, në pellgun ujëmbledhës të përroit të Peshkopisë, pranë fshatit Dohoshisht, Bashkia Dibër, qarku Dibër”, me zhvillues shoqërinë “Hidro Zone Energy”sh.p.k..
Leje Ndërtimi për objektet: “Ndërtimi i Hec “Dohoshisht 2 dhe 3”, në pellgun ujëmbledhës të përroit të Peshkopisë, pranë fshatit Dohoshisht, Bashkia Dibër, qarku Dibër”, me zhvillues shoqërinë “Hidro One Energy”sh.p.k..
Për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, Hec Veleshica 1 dhe Veleshica 2, në lumin e Veleshicës degë e lumit Drini i Zi, Bashkia Dibër dhe Bashkia Kukës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kalisi Hydropoëer” sh.p.k.
Për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i Hidrocentralit “Zall Xhuxhë Nr. 1” dhe “Zall Xhuxhë Nr. 2”, në kaskadën e përroit të Zall Xhuxhës, degë e lumit Fan i Vogël”, Bashkia Mirditë, me subjekt zhvillues shoqërinë koncesionare “Hec Zall Xhuxhë” sh.p.k.
Për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i Hidrocentraleve “Shutri 1” dhe “Shutri 2”, në pellgun ujëmbledhës të lumit të Shutrisë si dhe burimet ujore të Shutrejës deri në derdhje në lumin e Urakës, Bashkia Mat”, me zhvillues shoqërinë “Ateani Energy” sh.p.k.
Për miratimin e Lejes së Shtyrjes se Afatit për objektin: “Ndërtim magazinash, shoëroom, zyra, rikonstruksion i objekteve ekzistuese, shtesë kati dhe shtesë anësore”, me vendndodhje Bashkia Vorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kato Aromatik Albania” sh.p.k.
Për miratimin e ndryshimit të subjektit zhvillues të objektit: “Resort Turistik 2, 3 dhe 4 kate me parkime nëntokë “Manastiri Resort”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë”./MONITOR
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
Depozitat shënuan rënie për të dytin muaj radhazi në mars, në një sinjal se kriza e shkaktuar nga çmimet e larta po ndikon në aftësinë e familjeve për të...
Kreditimi i ekonomisë u rrit edhe për muajin mars. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se sektori bankar disbursoi mbi 28 miliardë Lekë kredi të reja, 26% ...
Importuesit e vajit të lulediellit paralajmërojnë sërish se nga muaji qershor në treg do të mungojnë furnizimet me këtë produkt, për shkak të rënies të ofertës ...
Gjatë vitit 2020 Shqipëria rezultoi vendi i pestë në Europë për normën e më të ulet të lindshmërisë.E prekur edhe nga normat e larta të emigracionit, popullsia ...
Instituti i Vjenës për Studimet Ekonomike Ndërkombëtare është institucioni i radhës që ka rishikuar me ulje parashikimin e rritjes ekonomike për Shqipërinë. Sip...
Problemi, që trajtoi sot emisioni “Stop” ishte nga Saranda. Një qytetar, i sëmurë me tumor në kokë denoncoi, se si ish-krushka montoi një akuzë për djalin e tij...
Beherie Kuci nga Elbasani tregoi gjatë emisionit “Stop” se në vitin 1990 është ndarë nga bashkëshorti dhe gjykata ka vendosur që shtëpia t’i takonte asaj dhe fë...
Në Samurr të Elbasanit, pylli që është në pronësi të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, po pritet pa kriter. Fiksi e solli këtë problem për gati dy muaj më...
Një raport i Institutit të Shëndetit Publik mbi kontrollin e sëmundjeve jo infektive (NCD) i kryer në vitin 2020, tregon se meshkujt shqiptarë në raport me femr...
ELBASAN– Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka lajmëruar se studentët që do të vazhdojnë degën e mësuesisë nuk do të ketë tarifa. Gjatë vizitës në universitet...