LIVE UPDATES
Ekonomi

Si në telenovela, vjehrra lidhet me shefin e policisë dhe fut në burg ish-dhëndrin

28 Prill 2022, 20:05 Nga DOSJA
Si në telenovela, vjehrra lidhet me shefin e policisë dhe fut në

Problemi, që trajtoi sot emisioni “Stop” ishte nga Saranda. Një qytetar, i sëmurë me tumor në kokë denoncoi, se si ish-krushka montoi një akuzë për djalin e tij, meqë kishte lidhje intime me shefin e rendit. Për pasojë, djali i tij i pafajshëm hyri në burg. Që nga viti 2018 deri më sot, nuk ka mbaruar kalvari mes prokurorive dhe gjykatave Sarandë-Gjirokastër.

“Djali deshi një vajzë edhe e mori në shtëpi si gjithë të rinjtë. Unë një djalë të vetëm kam, bëmë edhe një dasmë. Erdhi momenti pas gjashtë muajsh pa asnjë debat, pa asnjë gjë, do iki thotë ajo vajza sepse nuk donin prindërit e saj, ashtu ndodhi, pa e qëlluar, pa e prekur. Nuk kishin konflikt. Në asnjë rast nuk ka patur. Erdhi momenti se si u bë e ëma që ka lidhje me një person tjetër me policinë dhe me SHIK-un, ka një mik të tij, nëndrejtor të SHIK-ut dhe mund të bësh gjithçka, si në ato telenovelat turke… Në qoftë se ke një debat në polici, ose nëse ke lekë mund të futësh këtë duash në burg. E morën djalin dhe e arrestuan për dhunë në familje, kur nuk kishte asgjë… Vajza ka vajtur në polici vetë, ka thënë që ka ikur vetë,”- tha ai.

“Ish-krushka e ka bërë… Për arsye janë këtu, se kishte të dashurin e saj, ai i dashuri kishte një konflikt me familjen tonë të shpejtshëm që e ka deklaruar vetë gjoja se… ishte një konflikt i vjetër, ishte e dashuruar motra e tij, nuk e mori dhe e nxorri inatin me djalin tim. Kjo situatë ka nisur që në 2018. Që kur u arrestua djali e deri më tani vetëm se vijmë vërdallë gjykatës. Përfundimisht Apeli e nxorri me arrest shtëpie. Jam i detyruar të marr shtëpi me qira për vajzat për këto probleme t’i nxirrja nga shtëpia. Është një gjë absurde. Nuk di nëse ndodh në ndonjë vend të botës kjo”, tha qytetari.

Vetë i riu, Saimir Ahmeti, tregoi detaje sesi e mori vesh akuzën, pasi u nda miqësisht me gruan e tij. Saimiri ishte në Greqi dhe kur u kthye në Sarandë, e arrestuan direkt, pasi e kishin shpallur në kërkim.

“Momenti i parë është bërë që në komisariat sepse ajo, ish-vjehrra ime, ka pasur mik në polici dhe shefin e rendit e ka pasur të dashur. Që në momentin e parë ka arritur që më ka vënë person në kërkim, pa asnjë provë… Në momentin që u ndamë, që e lashë në shtëpi atë vajzë, sepse mund të bënte ndonjë gjë ajo vajzë, e hoqa nga përgjegjësia dhe e lashë tek familja e saj. Unë në moment ika në Greqi, dhe ata duke qenë në Greqi më kishin plotësuar letrat. Kur kam ardhur nga Greqia më kanë arrestuar.

Dakord nuk jam përndjekja, kanosja, dhunë në familje, të tëra ato, lëndë eksplozive. Duke më ardhur, duke më bërë ekspertizën dhe nuk më ka dalë asnjë lloj gjëje. Të tërë dëshmitarët që thotë ajo që i kam kërcënuar, nuk i kam bërë asgjë. Është rasti i kundërt që ato kanë bërë ndaj meje. I kam të tëra prova. I kam me noteri, me të tëra, edhe kushërira e saj që thotë se ka qenë kjo që ka kërkuar Saimirin. Nëna e saj ka vajtur në polici, dhe ka bërë shumë historira. Është e montuar si në filma. Çdo gjë e ekzagjeruar thjesht për të më hequr qafe”, u shpreh i riu.

Avokati mbrojtës i Saimir Ahmetit na tregoi se dëshmitarë të paanshëm kanë deklaruar para gjykatës dhe prokurorisë, se Saimiri jo vetëm, që është pa faj, por është bërë viktimë nga miqtë e ish-vjehrrës që punojnë në polici.

“Në gjykim janë thirru dëshmitarë të paanshëm që kanë deklaruar se nuk ka qenë i pandehuri Simiri që as ka ndjekur, as ka përndjekur, as ka goditur e ofenduar, por ka qenë mamaja e vajzës, janë me prova… Thashë me dëshmitarë të paanshëm. Është akuzuar me kanosje të një shtetasi që është provuar në gjykim që jo vetëm nuk e ka kanosur, por përkundrazi, ai e ka dëmtuar atë dhe për t’u mbrojtur ai është larguar. Është akuzuar sikur ka qëlluar dhe me automatik në banesën e këtyre… Gjykata me të drejtë ka vendosur të pushojë çështjen ndaj tyre sepse nuk ka patur asnjë indicie. Kam bindjen që nga provat, janë prova nga prokurori… nuk qëndron asnjë nga akuzat. Janë bërë lojëra mes Prokurorisë së Sarandës që e ka çuar në Gjirokastër, Prokurorisë Gjirokastër dhe gjykatës që e ka çuar në Sarandë. Si duket nuk ka dashur që të bëjnë hatër me njëri tjetrin dhe pasojat i ka vuajtur Saimir Ahmeti”, tha avokati.

“Stop” ka siguruar dosjen e akuzave të montuara ndaj të riut, i cili kaloi në arrest shtëpie dhe më pas në detyrim paraqitjeje.

Në 2018 pretendohet për një konflikt mes Saimirit dhe vjehrrës së tij Zhanetës, në fshatin Vanë të Delvinës. Sipas fakteve kuptohet që situata është ndryshe. Një dëshmitar ka deklaruar se ish-vjehrra ka goditur me gur ish-dhëndrin dhe jo ky i fundit. Një tjetër dëshmitar okular ka thënë se mes Saimirit dhe Zhanetës nuk ka pasur dhunë fizike, por vetëm fjalë ofenduese mes njëri-tjetrit. Vetë vajza, ish-nusja e Saimir Ahmetit ka thënë që mamaja e saj është shprehur me fjalë ofenduese në të kaluarën për Saimirin dhe ato po debatonin për këtë shkak.

Një tjetër akuzë ishte edhe përdorimi i armës, por nuk është vërtetuar nga ekspertizat. Të gjitha këto fakte tregojnë se e gjithë dosja është e montuar dhe kontradiktore. Por pavarësisht provave kokëforta, gjykata nuk e shpall të pafajshëm Saimir Ahmetin.

Marrë nga tvklan.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sociale sociale delvine saimir ahmeti delvine saimir ahmeti

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?