Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka nisur me vrull fushatën për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Nga aktiviteti elektoral ‘Rruga drejt 25 prillit’, Rama skanoi një nga një 12 aleatët e Lulzim Bashës në këto zgjedhje. Për Agron Dukën, Rama tha se “ai nuk ka nxjerrë asnjëherë nga garazhdi partinë e tij”, për Nard Ndokën tha “që është një filozof me humor të zi, për Xhelal Mziun tha se është një kandidat që ka një “kartëvizitë tronditëse”. Më tej, nuk kurseu dhe epitetet për të tjerë aleatë, si Vangjel Dule apo Dash Shehi. Kryesocialisti nuk kurseu as aleatët e dikurshëm të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, duke i cilësuar si “KÇK-të” e koalicionit.
“Ne nuk kemi një program elektoral si një menu dëshirash siç ka PD me koalicionin KÇK. Sepse ne kemi një plan pune. Një për një për çdo kategori, se ne nuk kemi një koalicon kap ça të kapësh. E ka të shkruar në ballë, KÇK. Që nga Luli, që lufton të kapë një humbje më e madhe se ajo e shkuara, te Monika që synon të lidhë Lulin. Agron Duka, do mbetet në historinë e estradave politike shqiptare, si i vetmi kryetar partie pas vitit 1912 i cili nuk e nxorri asnjë ditë nga garazhi partinë e tij Agrare, të cilës ja justifikon emrin me faktin se vetë jeton me tagjinë e SHQUPIT, në pritje që Luli ta ribëjë pakëz ministër Bujqësie, meqë Agroni si gjeli i agrares përfaqëson aq shumë pula, zogj, vezë, saqë për kotec i shkon vetëm Ministria e Ushqimit.
Dash Shehi që ka 100 vjet që flet më lirshëm se vetë autori se arsye më të fortë ka kafenenë e parlamentit, e ka zbrazur më shumë wiski. Vangjel Dule, që në TV është Balli i lartë i minoritetit grek ndërsa në KCK e kolacionit është fundshpina e ulët e sekserit të Camërisë. Idrizi që deputetllëkun e ka për të shitur pllumbat. Nard Ndoka i vetmi profil filozofik në atë grumbullim, që as humoristi me humorin më të zi nuk do ja serviste popullit. Xhelal Mziu deputet që ka kartvizitën tronditëse. Në koalicon është dhe një Xhaferr nga Durrësi që tha do t’ju përmirësojë cilësinë e diellit.”-tha Rama.
Por edhe përgjigjet nuk kanë munguar. Fillimisht ‘mesazhi’ i parë i ka ardhur nga kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i cili është pjesë e koalicionit të PD. Kandidati për deputet i ka kujtuar kohën kur bashkëpunonin duke shtuar se këto zgjedhjet kryesocialisti do të humbasë përballë opozitës së bashkuar.
“O robo, vezët e mija të pëlqenin derisa ti fillove të haje gjellën e prishur që Departamenti i Shtetit e quan NON GRATA. Nuk habitem më, kështu burri je, me një ” R ” tjetrën nuk e ke merituar kurrë.Po nuk ke faj ti jo, të ka ngecur veza keq. 8 vite përralla e batuta janë mjaft për ty, ndoshta edhe për ata me të cilët “vrave” Partinë Socialiste, por jo për shqiptarët. Të ka dalë boja robo, s’ka 3D që të shpëton…,”-shkruan Duka në rrjetet sociale.
Më pas, nuk ka munguar as komenti nga PDIU, të cilët e kanë cilësuar numrin një të qeverisë si tradhtar të çështjes çame. E njësoj si aleati i PAA-së, edhe PDIU paralajmëron rotacion dhe largimin e tij nga pushteti pas 25 prillit.
Reagimi i PDIU:
Bablok mos i lësho pëllumbat e mendjes së sëmurë. Babloku makiavelist i tipit “një pallat, një votë”, ky përfaqësues emblematik i korrupsionit institucional e politik, që e nisi karrierën duke shitur ikona të vjedhura, duke ndryshuar fasada e shitur leje ndërtimi për të cilat njihet gjerësisht si “Mister 20%”; ky investim okult i qarqeve antishqiptare, ky klloun që ka 21 vite në pushtet e qeverisje me propagandë që do e kishte zili edhe Musolini; ky intrigant i vogël, por shterues i madh i arkës së shtetit që e ndan me miqtë e tij oligarkë ditën për diell, e ku Nusretin e ka kuzhinierin e shpurës perverse të zullumqarëve që po fut me shpejtësi nëpër lista me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë neser; ky i pashpresë që kanabizoi vendin, kriminalizoi politikën dhe e polarizoi shoqërinë; ky i pabesë e i paburrë që largoi mbi 400 mijë shqiptarë nga shtëpitë e trojet e tyre; ky tradhtar që shiti Çështjen Çame si agjendë personale, dhuroi detin e shqiptarëve dhe vendos për shitjen e çdo prone sikur t’ia kenë lënë prindërit; ky shërbëtor i banditëve që iu ka premtuar kulla, porte e aeroporte, licenca minierash e telekomunikacioni, dhe që do mandate për të shkatërruar këtë vend të bekuar nga Zoti; ky individ që e mat hajdutërinë me metra aq sa do ta kishte zili edhe libri “Guinness”, do të kujtohet si vemja e hedhur me neveri në koshin e plehrave të historisë së dhimbshme të tranzicionit shqiptar. Edvin Rama, 25 prilli po vjen me furi për të të lënë lakuriq në vetminë tënde të madhe në Surrel duke pritur drejtësinë të të trokasë në derë që të japësh llogari njëherë e përgjithmonë për çdo të keqe që i ke bërë këtij vendi. Edvin Rama, koha jote ka përfunduar!
Po ashtu Ramës i është kundërpërgjigur edhe Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ku një një deklaratë për shtyp, Dule i ka kujtuar kryeministrit Rama atë që ka thënë për të në vitin 2012, ku ky i fundit e vlerësonte Dulen si të vetmin kryetar partie në vend që nuk është ulur asnjëherë në një karrige ministri.
“Në pamundësi për të ndjekur Timonerin e Madh si në përmbajtjen ashtu edhe në stilin logoresë së tij të “sabahut” të sotëm, mjaftohemi duke cituar po atë, vetë Edi Ramën në fjalën e tij përshëndetëse në kongresin e 20të të PBDNJ – së, 31/03/2012 : “E kam kënaqësinë të përshëndes mikun tim Vangjel Dulen dhe duke i uruar gëzuar dhe sukses, ti shpreh respekt të thellë për faktin se e ka udhëhequr PBDNJ mbi vlera dhe parime të qarta duke dhënë një shembull të bukur personal në jetën politike shqiptar…Ka qenë gjithnjë i pari në përpjekjen për të vënë në pah vlerat dhe parimet e kësaj partie, në ditë të mira dhe në ditë të vështira dhe asnjëherë deri më sot nuk ka rendur për të marrë për vete një karrige qeverie. Mund të duket diçka e vogël, por unë besoj se për të gjithë anëtarët e simpatizantët e PBDNJ-së duhet të jetë diçka e madhe që kryetari i partisë suaj, është i vetmi kryetar partie në Shqipëri që nuk është ulur asnjëherë në një karrige ministri. Edhe si kryetar i PBDNJ në qeveri, gjatë mandatit të shkuar, edhe si udhëheqës i saj në opozitë, krahë për krahë me ne gjatë këtij mandati, Vangjeli ka qenë po ai qytetar fisnik dhe politikan dinjitoz në raport me gjithë të tjerët dhe me publikun në radhë të parë. Duke e njohur nga afër, dua tju them se e çmoj posaçërisht faktin se kurrë nuk ka qenë një politikan i mllefit dhe i baltës por gjithmonë një njeri që pasionin e politikës e ka ushqyer me bindjet dhe me idetë e tij…”. Përfundimisht kë duhet të besojnë qytetarët, kllounin e “sabahut”, apo atë të “akshamit”?”- thuhet në deklaratë.
Beteja tashmë ka nisur. Palët janë në fushë dhe replikat do të vazhdojnë.
(a.b;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ka zbutur ‘gjakrat’ me maxhorancën. Në fillim të seancës së sotme plenare, ai u ka uruar të gjitha ko...
TIRANË– Deputeti Artur Roshi është përballur në Kuvend me ministren e Kulturës, Elva Margariti lidhur me punët artistike të bërë para viteve ’90. Ministrja...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha gjatë ditës së sotme në aktivitetin ‘Rruga drejt 25 prillit’. Kreu i qeverisë tha se janë krijuar lajme të rreme se nëse ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, tha ditën e sotme se nëse reformat që janë bërë 7 vitet e fundit, para 27 vitesh, Shqipëria do të ishte më e pasur. Kjo dekl...
TIRANË-Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme aktivitetin elektoral ‘Rruga drejt 25 prillit’, ku fokusi ishte emigracioni masiv i shqiptarëve. Rama p...
TIRANË– Partia Socialiste duket se ka marrë nga opozita në Kuvend një emër. Bëhet fjalë për deputetin e dalë nga lista e demokratëve, Halit Valteri. Burime...
TIRANË– Dy kryebashkiakët, Dritan Leli në Vlorë dhe Dionis Ymeraj në Dibër kanë dhënë dorëheqjen. Vendimi i tyre ka ardhur pasi ata do të bëhen pjesë e lis...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë në lidhje me taksën progresive, duke publikuar raportin e FMN-së, sipas të c...
TIRANË– Skadon afati i dorëzimit të listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ishte Lëvizja Socialiste për Integrim, ajo që e “shuajti” e para mis...