Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Kokainën&heroinën e fshihnin pranë lumit/ Kush janë shqiptarët e arrestuar në Itali
1 Nëntor 2021, 18:10Nga DOSJA
CHIETI– 12 persona u arrestuan si pjesë e një operacioni anti-droge, ndërsa 32 të tjerë nën hetim në gjendje të lirë. Mësohet se hetimi për operacionin që goditi një grupin kriminal, pjesa më e madhe e së cilëve ishin shqiptarë, nisi që në vitin 2019.
Autoritetet italianekanë mundur që të zbulojnë të gjithë zinxhirin e trafikut të drogës në Belgjikë, Holandë dhe Gjermani, Shqipëri dhe më pas lënda narkotike çohej në Itali, në rajonin e Abruzzo-s, pranë lumit Alento, ku ruhej e fshihej.
Ndërkohë që në pranga kanë përfunduar: Gianluca Baldassarre, 49 vjeç, banues në Chieti; Gjysho Bana, 38 vjeç, shqiptar; Manuel Catapano, 36 vjeç, banues në Montesilvano; Andreas D’Onofrio 25 vjeç, banues në Città S. Angelo’; Andreas D’Onofri; Emiljan Guri 31 vjeç; Luca Nesci, 31 vjeç, banues në Spoltore; Bujar Perlica, 49 vjeç, banues shqiptar në Montesilvano; Edmond Roci. , 45 vjeç shqiptar; Aquilino Spinelli, 32 vjeç banues në Città S Angelo; Brikeli Ziu, 35 vjeç; Miklovan Ziu, 42 vjeç shqiptar; Armand Veliu, 34 vjeç.
Operacioni për shkatërrimin e këtij grupi kriminal u quajt me kodin “Alento” për shkak se droga fshihej pranë lumit me të njëjtin emër. Ndërkohë që deri më tani përllogaritet se janë gjetur dhe sekuestruar rreth 60 kilogramë kokainë dhe heroinë.
TIRANË– Banorët e lagjes ‘5 Maji’ në Tiranë, kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë për të kundërshtuar vendimin për prishjen e banesave të tyre. Për d...
MAQEDONIA E VERIUT- Prej pavarësisë së shtetit, është hera e parë që me qytetin e Shkupit do të udhëheq një femër. Danela Arsovska në raundin e dytë të zgjedhje...
TIRANË- 13 kompani Call Center-i janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Hetimet kanë nisur pasi ...
TIRANË-Nënkryetari i Partisë Demokratike në Komisionin e Ekonomisë, Alfred Rushaj iu drejtua ditën e sotme ministren e Financave, Delina Ibrahimajn në lidh...
TIRANË- Universiteti Bujqësor i Tiranës ka mbushur 70 vjet që nga krijimi i tij në vitin 1951. Të pranishëm në ceremoninë për 70-vjetorin e Universitetit i...
TIRANË– Prokuroria e Përgjithshme i ka përcjellë një informacion të shkurtër Ambasadës së Rusisë në Tiranë lidhur me vdekjen e 4 turistëve rusë në Ka...
TIRANË– Shtatë persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19 në Shqipëri. Në njoftimin e 24 orëve të fundit, Mini...
VLORË– Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë vendosi masën administrative për 11 punëtorët e arrestuar tre ditë më parë, për ndërtimin pa lejë të 3 objekt...