“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Art&Argëtim
‘Konfliktet zgjidhini me qetësi’/ Parashikimi i horoskopit për sot, nuk pritet të jetë ditë shumë produktive
3 Gusht 2021, 05:03Nga DOSJA
Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Ju pret një ditë pozitive, ndaj përfitoni nga ndikimi i favorshëm i planetëve për t’i çuar gjërat përpara. Do të keni ndihmën e pakursyer të një personi të shtrenjtë për ju.
Demi Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj Mund të keni shumë mendime dhe ide, madje edhe shumë mënyra për t’i shfrytëzuar, por për këtë duhet t’u imponoheni eprorëve. Nuk ju lejohet më të hidhni hapa të gabuara në aspektin sentimental.
Binjakët Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor Konfliktet zgjidhini me qetësi, veçanërisht ato profesionale. Në dashuri rikuperimi do të jetë i ndjeshëm.
Gaforrja Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik Keni vendosur që t’i jepni një shtysë jetës tuaj dhe ta ndryshoni atë, veçanërisht në nivelin profesional. Megjithatë mundohuni që të mos hidhni hapa shumë të guximshëm.
Luani Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht E marta do të jetë mjaft pozitive dhe gjatë saj do të keni mundësi që të guxoni si profesionalisht edhe sentimentalisht. Projektet do të çohen përpara me sukses, ndërsa kush dëshiron që t’ia kushtojë fundjavën dashurisë, do të kalojë momente të paharrueshme.
Virgjëresha Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator Jo gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve tuaja, dhe kjo do t’ju dëshpërojë disi, por nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. Në fushën sentimentale gjërat do të shkojnë më mirë nëse tregoheni tolerantë.
Peshorja Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor Pasi keni kaluar një muaj të rënduar, po përgatiteni për një periudhë të mbushur me një sërë mundësish. Gushti do të jetë tranzit, pa ngarkesa dhe ulje-ngritje.
Akrepi Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor Do të shënohet një rikuperim i ndjeshëm pas ditëve të ngarkuara që keni kaluar. Mundohuni të gjeni më shumë kohë për veten që të qetësoheni.
Shigjetari Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor Do të ndiheni pak të lodhur gjatë kësaj dite. Megjithatë kjo situatë nuk do të ndikojë në jetën tuaj sociale, në sajë të ndikimit të Venusit, Marsit dhe Diellit. Parashikohen takime mjaft të favorshme.
Bricjapi Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar Një problem i pazgjidhur akoma ju krijon jo pak vështirësi, por nëse e shihni dhe e shqyrtoni problemin nga një këndvështrim tjetër, atëherë do të zbuloni se ka zgjidhje shumë më optimale.
Ujori Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt Do të përballeni me një periudhë të mbushur me tension, lodhje dhe nervozizëm. Fatmirësisht pjesa e dytë e muajit do të vijë drejt përmirësimit, pasi keni nevojë që të arrini një qëllim. Edhe në planin sentimental do të jeni joshës.
Peshqit Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars Duhet të mundoheni që të jeni më pak xheloz. Ndoshta po jetoni një situatë në të cilën jeni të mbushur me dyshime. Ruhuni nga ata që pretendojnë se janë miqtë tuaj.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA- Aktorja Mila Kuins është “penduar” që nuk e lejoj bashkëshortin e saj aktorin Ashton Kutcher të shkojë në hapësirë. Në një intervistë për Peop...
KUKËS– Për herë të parë, pas shumë vitesh, rikthehen koncertet verore në qytetin e Kukësit. Këngëtarja Hersi Matmuja, me origjinë nga Kukësi, është e...
ITALI- Këngëtari Elton John dhe partneri i tij David Furnish kanë zgjedhur që pushimet t’i kalojnë në Itali. Mediaset shkruan se John është fotografuar ditën e ...
TIRANË– Ish-i dashuri i Jennifer Lopez, Alex Rodriguez ka nisur hakmarrjen ndaj yllit ndërkombëtar, vetëm pak muaj pas ndarjes së tyre. Gossip Cop shkruan ...
TIRANË -Dy mbrëmjet e fundit të muajit korrik në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve u prit me shumë dashuri komedia universale “Duke edukuar Ri...
SARANDË– Këngëtarja shqiptare Dua Lipa vijon të jetë me pushime në jug të vendit së bashku me familjen dhe të dashurin e saj Anwar Hadid.Aë fundmi ajo ka p...
ULQIN-Dy reperët shqiptarë Noizy dhe Don Xhoni kanë patur mbrëmjen e djeshme koncert në Ulqin por ajo çfarë ka gritur pikëpyetje ishte mungesa e reperit ...
BRITANI E MADHE- Kundërshtia e një qeni për martesën e të zotit është bërë virale në rrjete sociale. Gjatë një ceremonie martesore në Angli, në momentin kur mba...