LIVE UPDATES
Art&Argëtim

23 Shtator 2019, 07:20 Nga DOSJA

Vjen nga Malësia e Madhe për të sfiduar VIP-at e metropolit, të cilët për Valer Kolnikajn janë ata që dorëzohen më shpejt para vështirësive që u sjell jeta.

Ish-lojtari i “Big Brother”, mes mjekësisë dhe televizionit, profesione të jetës së tij, duket ia ka dalë t’i bëjë të dyja paralelisht.

Për “Panorama Plus”, ai rrëfen aventurën e re si kërcimtar i “Dance with me”, që nis transmetimin të hënën dhe si ia bën për të jetuar brenda një martese prej 1 dekade, të pacenuar nga realiteti me tradhti e ndarje.

Të gjithë e dinë që kërcimi është një nga pikat e mia të forta dhe unë do punoj fort e me disiplinë ta meritoj çdo fitore, por në përgjithësi fitoret janë muhabet më vete. (qesh) E sidomos unë jam regjur me këto, prandaj këtë nuk do e mendoj fare. Jam i lumtur që jam pjesë e “Dance with me” nga dyshja e suksesshme Vera Grabocka e Alketa Vejsiu dhe e sigurt që do të jem duke shkëmbyer pozitivitet e energji me këtë produksion, kjo është fitore.

Kush ta bëri ofertën dhe a ishte një show që e dëshiroje?

Nëse për të gjithë karma është b×tch, me mua është e kundërta. Ftesën e kisha dhe në edicionin e parë të këtij spektakli, por në atë kohë m’u desh ta refuzoja, pasi brenda shtëpisë së “Big Brother” isha premtuar për spektaklin tjetër të kërcimit “Dancing With The Stars”. E kam pasur peng këtë gjë dhe jam i lumtur që sot jam në “Dance With Me”. Dhe duke qenë njohës i mirë i produksioneve televizive, e çmoj pafund faktin që nuk u “persekutova”, siç ndodh rëndom me ata që refuzojnë, por u mirëprita nga të gjithë në produksionin e DWM. Popi Kola që më bëri ftesën e gjithë produksioni, faleminderit e bravo.

Tani që je pjesë e tij, si e sheh veten me sfidantët e tjerë VIP, pra, cilët prej tyre të duken më të fortët dhe ata që i sfidon pa problem?

Në lidhje me konkurrentët tjerë, u them që janë shumë të këndshëm dhe interesantë, kanë shumë vite që punojnë për një boom vëmendjeje dhe “Dance with me” do t’ua dhurojë secilit. Në raport me veten, për kërcim nuk i llogaris aspak si konkurrentë, prandaj do të argëtohemi. Nga ata kam dy të preferuar, por nuk janë çift.

Me partneret duket se nuk të eci që në fillim, pasi dy partnere u tërhoqën nga gara ende pa filluar. Kush është partnerja përfundimtare dhe a keni kimi?

Me të dyja partneret që u dorëzuan për arsyet e tyre, Marsela Çibukajn dhe Çiljeta Xhilagën, do kisha qenë OK. Unë i besoj shumë fatit tim dhe e mirëpres me pozitivitet gjithçka siç më vjen dhe duket që më ecën mirë pasi partnerja ime në kërcim është Stela Kotrri. Është shumë më shumë se një femër e bukur dhe me fizik të mirë. Është moderatore e zonja dhe ka shumë personalitet, gjithashtu dhe ajo është e realizuar në jetë e familje, pasi ka dy djem të bukur. Jam me fat se është e disiplinuar dhe kërcen shumë mirë.

Në këtë edicion mungon në juri Robert Aliaj. Të erdhi keq që s’do jetë ai të të gjykojë dhe si të duket Gent Zenelaj në vend të tij?

Më erdhi keq që nuk është Robert Aliaj, pasi do i kisha bërë “zbori”. Në këtë mënyrë do kisha marrë hakun e konkurrentëve të mëparshëm. (qesh). Por u gëzova, pasi humori i Gentian Zenelajt dhe eleganca e profesionalizmi i primabalerinës shqiptare, Enada Hoxha, janë më në harmoni me bukurinë e sheqerin e Valbona Selimllarit.

Dihet tashmë që ti vjen në Tiranë vetëm për show dhe kthehesh pranë familjes, ku punon si mjek. Si e ndien veten me të njohurit e metropolit, ndërkohë që je i famshmi që vjen nga rrethet?

Të gjithë e dinë që sakrifikoj shumë për dashurinë e madhe që kam për televizionin e show-n, por lumturohem dhe jeta ime kështu më zbukurohet më shumë. Si e ndiej veten? (Qesh) Sigurisht që më superior, pasi vështirësitë t’i zbukurojnë më shumë emocionet e përjetimet. Pastaj, një arsye tjetër për këtë është dhe fakti që jetoj në Malësi të Madhe, kështu jam më bishë se VIP-at e metropolit që dorëzohen shpejt. (qesh)

Gjithmonë ke luajtur me kartën e djalit që nxjerr në pah edhe erosin pa asnjë tabu. Fakti që je i martuar, të bën më të lirë apo të privon?

Erosin? Ouuuuu (qesh)  Asnjë privim, por fakti që jam i martuar fatlum vetëm më kompleton për të bërë më mirë gjithçka. Kam bashkëshorte, familje dhe njerëz fantastikë në fis, që më japin forcë për të shkëlqyer e të buzëqesh. Miqtë gjithashtu, më japin shumë pozitivitet e energji.

Shumë personazhe VIP po u japin fund martesave. Ty të tremb diçka e tillë dhe çfarë bën për ta mbrojtur?

Asnjë ndarje nuk është e bukur, madje gjithçka që vjen pas saj gjithmonë do të jetë e zbehur. Uroj të mos na bjerë për rrisk. S’më tremb asgjë, por pse t’i mendoj këto ndodhi, kur më mirë të çmoj dhe më shumë mirësinë që kemi.

Kthehemi tek show, do të eksperimentosh me numra të guximshëm kërcimi dhe deri ku mund të arrish?

Gjithçka më vjen natyrshëm, por me profesionistë dhe sidomos kur të më ushqejnë për të bërë gjëra të mëdha, do të realizojmë performanca që asnjë personazh tjetër (jo profesionist në kërcim) s’ka arritur t’i bëjë më mirë në ekranet shqiptare. Unë jam gati!

Je aq mendjehapur sa ta pranosh tradhtinë si pjesë të jetës dhe çfarë sekreti keni ti dhe Mandalena për marrëdhënie të qëndrueshme?

Sigurisht që është pjesë e jetës, por jo pjesë e përjetimit tonë si çift. Asnjëri nga ne nuk e lodh veten me gjëra të kësaj natyre, unë e Mandalena duhemi njësoj si ditën që jemi parë. Mundohemi ta ushqejmë gjithnjë e më shumë këtë gjë, edhe pas 9 viteve bashkë.

PANORAMA PLUS

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz valer kolnikaj valer kolnikaj

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 22 Shtator 2019, 17:02

Kur mania e selfive të çon në humbjen e jetës!

Rusi – 26 vjeçarja Evgenia Shulyatyeva ka humbur jetën në mënyrë tragjike  në tualetin e shtëpisë së saj.Vajza punonte si ekonomiste në një ndërmarrje pr...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje