LIVE UPDATES
Bota

KOSOVË/ Anulohen votat e boshnjakëve të fituara në komunat me shumicë serbe

9 Mars 2021, 06:22 Nga DOSJA
KOSOVË/ Anulohen votat e boshnjakëve të fituara në komunat

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa anuloi në tërësi votat për subjektet politike boshnjake në komunat e banuara me shumicë serbe, në Zubin Potok, Shtërpc, Ranillug, Graçanicë, Partesh, Kllokot, Novobërdë, Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Leposaviq. Kjo për faktin që besohet se me 14 shkurt në zgjedhjet e përgjithshme serbët e Kosovës në këto komuna në disa prej të cilave nuk jetojnë fare boshnjakë, votuan disa parti boshjake në mënyrë që me pas t’i kontrollojnë vendet e tyre të fituara në parlament të cilat në fakt janë të rezervuara për pakicat jo serbe.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i pranoi ankesat e subjekteve politike Iniciativa Jonë (Nasha Iniciativa), Unioni Socialdemokrat dhe Partia e Re Demokratike, të cilat kërkuan që të anulohen votat e ardhura nga komuniteti serb në komunat me shumicë serbe për partinë e re Komuniteti i Bashkuar që udhëhiqet nga Adrijana Hoxhiq. Kesaj partie ju anuluan 4,205 vota që me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve kishte siguruar vende në parlament. 583 vota ju anuluan koalicionit Vakat, ndërsa, Unionit Socialdemorkat të deputetës së disa legjislaturave Duda Baljes, ju anuluan 165.

Mbi 800 vota ju anuluan edhe një partie të re rome (Iniciativa Rome) e cila kishte siguruar dy vende në parlament me votat e fituara më ndihmën e siç thuhet Listës Srpska.

“Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që votat e përfshira në fletëvotimet e anuluara t’i largojë nga rezultati përfundimtar”, thuhet në vendimin e PZAP-së. Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 24 orëve në Gjykatën Supreme.

PZAP-ja ka konstatuar se votat e Komunitetit të Bashkuar që udhëhiqet nga Adrijana Hoxhiq dhe të koalicionit Vakat, “janë në disproporcion me numrin e banorëve të komunitetit boshnjak të cilët i përkasin, dhe paraqesin vota të pavlefshme, për faktin se është standard jo demokratik, që me votat e votuesve të një komuniteti të sigurohet e drejta e përfaqësimit të një komuniteti tjetër”.

Njohës të çështjeve juridike thonë se vendet e garantuara që iu takojnë komuniteteve joshumicë, pa u respektuar autenticiteti i votës, jo vetëm që e humbin kuptimin e tyre, por edhe bëhen pengesë serioze për funksionimin e demokracisë.

Më herët akuzat se partia Komuniteti i Bashkuar boshnjak i Adriana Hoxhiq, ka bashkëpunuar me listën Srpska i ka hedhur poshtë udhëheqësja e këtij subjekti politik Adrijana Hoxhiq dhe përfaqësues të listës Srpska. Hoxhiq ka thënë se nuk ka pasur asnjë marrëveshje me Listen Serbe, siç është pretenduar ditëve të fundit nga përfaqësues politikë të pakicave në Kosovë.

“Nuk jemi marrë vesh që me na sjellë votat. Lista Serbe është legjitime në Kosovë. Nuk është e vërtetë që kam marrëveshje me Listën Serbe. Bashkëpunimi im me përfaqësuesit e Listës Serbe në komunën e Mitrovicës Veriore nuk e ka dëmtuar asnjë komunitet. Nëse unë marr besimin e qytetarëve, do të punoj vetëm për interesat e komunitetit tim e komuniteti im është komuniteti boshnjak”, ka thënë Adriana Hoxhiq.

Shqetësimin e saj për siç thotë ndërhyrjen e Beogradit zyrtar përmes listës Srpska në procesin zgjedhor në Kosovë e pati shprehur edhe ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani. Ajo ka thënë se “në zgjedhjet e 14 shkurtit, te votat e komuniteteve ka ndërhyrje të drejtpërdrejtë të shtetit serb”.

“Për fat të keq, ndërhyrja nuk mund të reduktohet këtu në ndërhyrje të Listës Serbe, kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë e Vuçiqit, pra është ndërhyrje e një shteti, pra shtetit serb në një proces elektoral të një shteti tjetër, në këtë rast të Republikës së Kosovës, gjë që ndalohet edhe me drejtën ndërkombëtare”, ka thënë Vjosa Osmani, duke shtuar se ajo këtë shqetësim e ka shprehur edhe te komuniteti ndërkombëtar.

Me kushtetutën e Kosovës nga 120 vende sa i ka parlamenti i Kosovës 10 vende janë të garantuara për serbët e Kosovës, ndërsa 10 të tjera për komunitetet jo serbe.

DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll
Bota 9 Mars 2021, 06:21

Stereotipe seksiste tek Google

“Google Images” i jep fytyrë botës: Kush do të shohë si duket ai apo ajo do të futet në kërkim në google njëherë. Një hulutim i Deutsche Welles arri...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen