Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha prej mëngjesit ka shkuar në Kosovë, ku edhe ka zhvilluar takime me krerët e politikës në vendin fqinj. Fillimisht Basha është pritur në kryeministri nga Avdullah Hoti, me të cilin ka zhvilluar edhe një konferencë për shtyp.
Në fjalën e tij, Basha premtoi se gjëja e parë që do të bënte kur të vinte në detyrë si kryeministër, do të ishte heqja e taksës së rrugës së Kombit. Më tej, Basha shprehu mbështetjen e tij në procesin e dialogut të Kosovës me Serbinë duke përgëzuar Hotin edhe në menaxhimin e pandëmisë së koronavirusit.
Basha takoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Në fjalën e tij për mediat, pas takimit që u mbajt në Presidencë, Basha e vuri theksin tek bashkëpunimi i ngushtë mes forcave politike, gjë që sipas kryedemokratit, e forcon Kosovën në sfidat me të cilat përballet. Basha theksoi se roli i SHBA dhe BE është një parakusht në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, në raport me suksesin e çdo iniciative që do çojë në njohjen përfundimtare reciproke mes dy vendeve. Referuar akuzës së ngritur nga Gjykata e Hagës mbi presidentin Thaci dhe ish kryeparlamentari Veseli, Basha u shpreh se ata kanë mbështetjen maksimale të Opozitës.
Më pas sipas axhendës, kreu i selisë blu zhvilloi një takim me Vjosa Osmanin, me të cilën mbajti edhe një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij, Basha u pyet nëse kosovarët janë të mirëpritur në Shqipëri, dhe kreu i PD-së u bëri thirrje të gjithë kosovarëve që pushimet verore të vijnë t’i kalojnë në Sqipëri. Basha e konsideroi mjaft të përgatitur sezonin turistik në Shqipëri dhe me masa të marra për të mbrojtur shëndetin e njerëzve.
Me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, Basha bisedoi për sfidat ekonomike dhe shëndetësore të krijuara nga COVID-19 dhe rëndësinë e hapave për të frenuar largimin e të rinjve. Ndërkohë gjatë takimit me Fatmir Limajn, kryedemokrati shprehu mbështetjen e Partisë Demokratike për të gjitha sfidat e Kosovës.
Në përfundim të takimeve, Basha vizitoi edhe kreun e PDK Kadri Veselin, duke e përkrahur në përballjen e tij me Prokurorinë Speciale për Krimet e Luftës, ku theksoi se drejtësia do të triumfojë. Në pamundësi për t’u takuar me Isa Mustafën, i cili u prek nga COVID-19, Basha u prit nga nënkryetari i LDK Agim Veliu, me të cilin diskutuan për çështje të rëndësishme, ku theksi u vu te dialogu me Serbinë si rruga e vetme drejt njohje së ndërsjellë.
AXHENDA E PLOTË
Ora 11.00- Takim me Kryeministrin Avdullah Hoti VENDI: Kryeministria. Ora 12.00 -Takim me Presidentin Hashim Thaçi VENDI: Presidencë. Ora 13.00- Takim/drekë pune me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin.
Ora 15.00- Takim me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit. Ora 16.00- Takim me Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK VENDI: Selia e AAK. Ora 17.00 – Takim me Fatmir Limaj, Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën. VENDI: Selia e Nismës. Ora 17:45 – Takim me drejtuesit e LDK-së VENDI: Selia e LDK. Ora 18:30 – Takim me drejtuesit e PDK-së VENDI: Selia e PDK
Të martën, Kryetari i Partisë Demokratike do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.
Zoti Basha do të zhvillojë homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.
Në vizitën në Kosovë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të shoqerohet nga Z. Edi Paloka, Nënkryetar i PD, Z. Besnik Mustafa, ish Ministër i Jashtëm dhe Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Z. Kreshnik Collaku, anëtar i Kryesisë së PDSH
Z. Arben Cejku, ish ambasador dhe drejtues i Qëndrës Shqiptare për Mirëqeverisje.
(K.M. A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Forcat kryesore politike pritet të takohen sërish në Këshillin Politik për reformën zgjedhore 45 ditë pasi arritën më 5 qershor një marrëveshje mbi përmirësimin...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka publikuar një video ku kryeministri Edi Rama dëgjohet të thotë se do të rrisë pagat e sh...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur axhendën e kreut të Partisë Demokratike Lulaim Basha, i cili do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Kosovë. Mësohet se Basha ...
TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka denoncuar kryebashkiakun Erion Veliaj, pasi sipas saj po shkatërron fasadën e ministrisë së Drejtësis...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka kërkuar dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu. Përmes një statusi në rrjetet socialr, ...
TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, në kohën e Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, është rikthyer sërish në PD. Mustafaj pasi ka pranaur ftesën e Lulzim Bas...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka shpërndarë sot një postim në ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca dhe jep mesazhin e fort...
VLORË- Kryeministri Edi Rama ishte dje në Vlorë dhe mblodhi strukturat e PS në këtë qytet. Mbledhja ka pasur debate dhe mësohet se Rama ka dhënë disa urdhr...
TIRANË- Besnik Mustafaj është rikthyer sërish në PD. Pas largimit të bërë disa vite më parë, Mustafaj është afruar sërish me selinë blu më shumë se një vit...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar sot një raport për pagat në Shqipëri dhe hedh akuza kundër qeverisë. Në një reagim në mediat...