Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
KPA lë në fuqi vendimin: Shkarkohet nga detyra kreu i Gjykatës së Përmetit, Pashk Gjaci
6 Korrik 2020, 16:48Nga DOSJA
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë sot vendimin përfundimtar për shkarkimin e gjyqtarin, Pashk Gjaçi. Në vendimin e marrë sot nga Ina Rama, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj dhe Razarta Schuetz, bëhet me dije se është lënë në fuqi vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e tij.
“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.26/2019, datë 20.05.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Pashk Gjaci, kundër vendimit nr. 116, datë 21.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 116, datë 21.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Pashk Gjaci. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, bëhet me dije në njoftim.
Gjaci është shkarkuar nga detyra që në mars të vitit 2019, pasi komisionerët e KPK-së i kanë gjetur probleme të shumta. Në vendimin e asaj kohë thuhej se janë konstatuar pamjaftueshmëri të deklarimeve dhe deklarim i rremë për një vilë tre katëshe që zotërohet nga ish-Kryetari i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Përmet, Pashk Gjaci, si edhe pasaktësi në deklarimin e pasurive të tjera.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
RROGOZHINË– Gjykata e Kavajës ka pezulluar nga detyra 5 punonjës të burgjeve, mes tyre ish-drejtorin dhe shefin e policisë, pasi akuzohen për shpërdorim de...
BULQIZË– Një tjetër person, pjesë e personelit mjekësor në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Bulqizë ka rezuktuar i infektuar me Covid-19. Dosja.al m...
TIRANË- Në një lidhje me Skype në RTV Ora, presidenti i nderit i Dhomës Amerikane të Tregtisë Mark Crawford tha se nuk beson se do të ketë një mbyllje të d...
DURRËS- Policia dhe Prokuroria e Durrësit kanë zhvilluar sot një operacion dhe kanë vënë në pranga 2 persona.Sipas informacioneve të deritanishme mësohet s...
DURRËS– Një tjetër drejtor brenda Bashkisë së Durrësit është dorëhequr. Burime brenda institucionit lokal bëjnë me dije se së fundmi ka dhënë dorëheq...
SKRAPAR-Policia ka arrestuar kryeplakun e fshatit Prishtë të njësisë administrative Çepan, të Skraparit. Ai akuzohet për mbjelljen e 295 rrënjëve kanabis...
Aktualitet 6 Korrik 2020, 15:19
TIRANË– Ekspertja e turizmit, Flora Xhamani Baba, u ka bërë thirrje të gjitha agjencive të turizmit që të rrisin çmimet e paketës turistike, për të ...
DURRËS– Ministrja e Shëndetësisë, Oferta Manastirliu dhe drejtori i Policisë, Adri Veliu, kanë qenë sot në Durrës dhe kanë parë nga afër zbatimin e masave ...
ITALI– Sherr në burgun e Sanremos. Dy të burgosur, një italian i dënuar për vjedhje dhe një shqiptar, i cili po vuan dënimin për vrasje janë përleshur me ...
DURRËS-Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar me aksionin për prishjen e godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ditën e sotme...