LIVE UPDATES
Ekonomi

Kreditë e gjelbra, përgjegjësi mjedisore, por edhe biznes në rritje

8 Janar 2022, 06:34 Nga DOSJA
Kreditë e gjelbra, përgjegjësi mjedisore, por edhe biznes në

Sfida e madhe për të frenuar ngrohjen globale dhe për të mbrojtur mjedisin, prej vitesh është reflektuar edhe në sektorin financiar, e sintetizuar në konceptin e financës së gjelbër. Në financën e gjelbër përfshihen të gjitha produktet apo shërbimet financiare që kanë si qëllim final përmirësimin e mjedisit.

Këtu përfshihen një spektër i gjerë i produkteve të huasë apo instrumenteve të tjera financiare, që mbështesin financimin e projekteve që nuk ndotin mjedisin, ose ndihmojnë për të minimizuar efektin mjedisor të projekteve të zakonshme të financimit. Më konkretisht, këtu përfshihen energjitë e rinovueshme dhe rritja e eficiencës së energjisë, parandalimi apo kontrolli i mbrojtjes së mjedisit, ruajtja e biodiversitetit, nismat e ekonomisë qarkulluese, përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore, etj.

Nëse deri më sot, financa e gjelbër ka qenë kryesisht një alternativë biznesi, edhe në emër të konceptit të përgjegjësisë sociale, në një të ardhme jo shumë të largët, ky koncept mund të ketë ndikim shumë më të madh në aktivitetin e sektorit financiar dhe në ekonomi. Për shembull, brenda vitit 2035, Bashkimi Europian do të kërkojë përdorimin e automjeteve që nuk shkaktojmë emetimin e gazrave të dëmshëm në mjedis.

Në praktikë, kjo nënkupton ndalimin e mjeteve që përdorin motor me djegie të brendshme dhe kalimin drejt përdorimit të automjeteve elektrike. Ky transformim, natyrshëm, do të ndikojë edhe në rialokimin e burimeve të financimit nga sektori i karburanteve fosile, drejt zinxhirit të prodhimit të automjeteve elektrike.

Koncepti i financës së gjelbër, prej më shumë se një dekade, është përfshirë edhe në strategjitë e bankave tregtare në Shqipëri, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, në disa produkte të bankingut për bizneset dhe familjet. Për shkak të shpërndarjes në disa segmente, është e vështirë të nxirret një shifër e saktë e portofolit të kredisë së gjelbër të dhënë nga sektori bankar shqiptar. Megjithatë, për nga volumet, projektet më të rëndësishme të financuara nga sektori bankar janë ato të sektorit energjetik.

Kredia për energjinë e rinovueshme, në nivelet më të larta historike

Financimi i projekteve të reja në energjetikë ka qenë një ndër segmentet më dinamike në huadhënien e sektorit bankar në vitet e fundit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se portofoli i kredisë për kompanitë private të sektorit energjetik, në fund të muajit tetor, kishte vlerën e 32 miliardë lekëve, ose rreth 265 milionë eurove.

Ky portofol është 2021 në rritje vjetore me pothuajse 32% dhe aktualisht ka prekur nivelet më të larta historike. Në harkun e tre viteve të fundit, vlera e portofolit në këtë sektor është dyfishuar, duke qenë një ndër aktivitetet ekonomike me rritjen më të shpejtë të aksesit në kreditim.

Duke qenë se investimet në sektorin energjetik kanë qenë praktikisht të gjitha në profilin e energjive të rinovueshme, kryesisht hidrocentrale, por së fundmi edhe impiante fotovoltaike, mund të thuhet se financimi i këtyre projekteve përbën sot segmentin më të rëndësishëm të kredisë së gjelbër në Shqipëri.

Rritja e këtij portofoli ka ndjekur ciklin e investimeve të rëndësishme të hidroenergjetikës në Shqipëri. Fillimisht, financimi i këtyre projekteve u prit me një lloj skepticizmi nga sistemi bankar, për shkak të përvojës së sektorit me projekte të tilla, por edhe nga mungesa e garancive të mjaftueshme të investitorëve.

Megjithatë, pengesat u zgjidhën gradualisht nëpërmjet vendosjes së kolateralit mbi asetet e HEC-eve, përmes pengut mbi makineritë e pajisjet, mbi të ardhurat nga shitja e energjisë dhe mbi aksionet e kompanive.

Për individët, kreditë për eficiencën e energjisë

Në segmentin e individëve, segmenti kryesor i kredive të gjelbra është ai i lidhur me huatë për rritjen e eficiencës së energjisë. Këto kredi mundësojnë financimin e investimeve në produkte apo zgjidhje që mundësojnë kursimin energjisë. Shembuj të tillë janë huatë për termoizolimin e banesave, ose për blerjen e paneleve diellore. Zakonisht, këto kredi kanë kushte tërheqëse financimi, si norma më të ulëta interesi me mbulim më të ulët kolaterali për klientët dhe mbështeten edhe me skema subvencionuese nga donatorë të huaj.

Duke qenë se këto produkte janë të përfshira në portofolat e huave hipotekore dhe konsumatore, në nivel sistemi nuk ekzistojnë statistika të veçanta për vlerën e tyre totale, apo peshën specifike që mbajnë në portofola. Megjithatë, sipas bankierëve, përdorimi i këtyre kredive është në rritje.

Një nga shembujt e përfitimeve direkte është skema GEFF e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në bashkëpunim me disa banka tregtare në Shqipëri. Kjo skemë i mundëson klientit rimbursim të 20% të shumës së investuar me qëllim rritjen e eficiencës së energjisë.

Nga skema mund të përfitohet për investimet që huamarrësi kryen në mënyrë direkte, por edhe në blerjen e një pasurie të paluajtshme, që plotëson kriteret e kërkuara të eficiencës energjetike. Edhe në rast se investimi është bërë nga ndërtuesi, qytetarit që e blen pronën me kredi i rimbursohet përqindja përkatëse e investimit të kryer për këtë qëllim.

“Për investimet që kryhen me financimin e kredisë së gjelbër GEFF, klientët marrin një rimbursim nga BE në vlerën deri në 20% të shumës së financuar me kredi. Nga ana tjetër, me përdorimin e produkteve që ofrojnë efikasitet energjetik për përdoruesin, vetë përdoruesi kursen në afatgjatë në pagesa të energjisë elektrike krahasimisht me përdorimin e një pajisje që nuk është certifikuar në këtë aspekt.

Banka favorizon përmes GEFF pikërisht blerjen dhe përdorimin e sistemeve dhe pajisjeve të certifikuara si eficiente për energjinë dhe miqësore për mjedisin” – thotë Rovena Dubali, Drejtore e Departamentit të Menaxhimit të Produkteve në Bankën OTP Albania.

Bizneset po investojnë sidomos në panele diellore

Investimet e lidhura me eficiencën e energjisë po përdoren gjithnjë e më shumë edhe nga bizneset, për nevojat e aktiviteteve të tyre. Ngjarje si kriza e çmimeve të energjisë, që ka përfshirë botën në muajt e fundit, mund t’i japin më shumë shtysë projekteve për këtë qëllim. Një nga produktet më të përdorura në vitet e fundit janë impiantet fotovoltaike, me qëllim shfrytëzimin e energjisë diellore për të prodhuar energji elektrike.

“Intesa Sanpaolo Bank Albania ofron zgjidhje të specializuara për financimin e sistemeve fotovoltaike për vetëprodhim, duke synuar të gjitha segmentet e biznesit nga Korporatat e Mëdha, e deri te Bizneset e Mesme dhe të Vogla (SME). Qëllimi ynë është të përshpejtojmë zhvillimin dhe përdorimin në treg të produkteve dhe shërbimeve të ekonomisë së gjelbër, të cilat kanë ndikim pozitiv në mjedis.

Ne jemi të sigurt se investimi i kapitalit në mundësi më premtuese dhe më të qëndrueshme do të kontribuojë në një zvogëlim të konsiderueshëm të gjurmës së ndotjes së partnerëve apo klientëve tanë” – thotë Alberto De Stavola, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv dhe Përgjegjës për Qeverisjen Mjedisore dhe Sociale në Intesa Sanpaolo Bank Albania.

Një pjesë e mirë e bizneseve, sidomos ato të mëdha dhe të mesme, tashmë duhet ta sigurojnë energjinë elektrike me kushte tregu dhe jo më me tarifa të rregulluara. Shtrenjtimi i energjisë kërcënon rritjen e kostove të prodhimit dhe konkurrueshmërinë e bizneseve, ndaj shumë prej tyre po kërkojnë zgjidhje tek energjia diellore, për të mbuluar qoftë edhe pjesërisht nevojat e tyre.

“Green bonds”, alternativë për financimin e projekteve të mëdha

Ndër instrumentet më të rëndësishme të lidhura me financën e gjelbër sot janë edhe green bonds, apo obligacionet e gjelbra. Këto janë instrumente borxhi që emetohen me qëllim mbështetjen e projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë pozitiv në mbrojtjen e mjedisit.

Ato mund të financojnë projekte që synojnë efikasitetin e energjisë, parandalimin e ndotjes, bujqësinë e qëndrueshme, peshkimin dhe pylltarinë, mbrojtjen e ekosistemeve ujore dhe tokësore, transportin e pastër, ujin e pastër dhe menaxhimin e qëndrueshëm të ujit. Ata gjithashtu financojnë kultivimin e teknologjive miqësore me mjedisin dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike.

Obligacionet e gjelbra shpesh shoqërohen me stimuj tatimorë, si përjashtimi nga taksat, duke i bërë ato një investim më tërheqës për investitorët në krahasim me një obligacion të zakonshëm. Për t’u kualifikuar për statusin e bonove të gjelbra, ato shpesh certifikohen nga një palë e tretë, siç është Bordi i Standardeve të Bonove Klimatike, i cili vërteton se obligacioni do të financojë projekte që sjellin përfitime për mjedisin.

Sipas Iniciativës për Obligacionet Klimatike, emetimi i bonove të gjelbra vitin e kaluar kishte vlerën e rreth 270 miliardë Dollarëve Amerikanë, ndërsa emetimi kumulativ i obligacioneve të gjelbra deri në fund të vitit 2020 ka arritur mbi 1 trilion USD. Për 2020, Shtetet e Bashkuara ishin emetuesi më i madh, me 50 miliardë dollarë emetime të reja, ndërsa mes shteteve emetues të mëdhenj janë edhe Gjermania, Kina, Kanadaja, Franca, Holanda, Suedia, etj.

Këtë vit, Serbia u bë vendi i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që emetoi një green bond me maturim 7-vjeçar në vlerën e 1 miliard eurove, të siguruara me një kupon prej 1% dhe një yield prej 1.26%. Megjithatë, përveçse nga qeveritë, obligacionet e gjelbra emetohen në vlera të mëdha prej më shumë se një dekade edhe nga bankat e zhvillimit dhe nga kompani private.

Një shembull projekti konkret, që në teori mund të financohet nëpërmjet Green Bonds, është Hidrocentrali i Skavicës, për të cilin qeveria shqiptare ka lidhur kontratë me firmën amerikane Bechtel.

Programi GEFF i BERZH

Programi për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Ballkanin Perëndimor siguron financim për sektorin e banimit, si dhe për bizneset që ofrojnë produkte të eficiencës së energjisë, produkte të energjisë së ripërtëritshme, si dhe shërbime për individët.

Volumi total i linjës së financimit në Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë – Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut), është 85 milionë euro. Për Shqipërinë, institucionet financiare partnere janë Banka OTP Albania, Union Bank dhe Fondi Besa.

GEFF në Ballkanin Perëndimor zbatohet në kuadrin e Programit Rajonal të Eficiencës së Energjisë për Ballkanin Perëndimor (REEP Plus), mbështetur me grante nga Bashkimi Europian, Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe Ministria Federale e Financave të Austrisë.

Bashkëpunimi me donatorët është thelbësor për promovimin e teknologjive të gjelbra dhe praktikave me performancë të lartë. Donatorët ofrojnë mbështetje kritike për projektet e GEFF, që lehtësojnë ose krijojnë qëndrueshmëri ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike dhe kërcënimeve të tjera mjedisore.

Për individët, skema mund të rimbursojë 15% të kostove të pranueshme për një projekt brenda një banese individuale, ose shtëpie që përfshin një kategori të vetme të teknologjisë, ose 20% të kostove të pranueshme për një projekt brenda një banese individuale, ose shtëpie ku përfshihen paketa me më shumë se një kategori të teknologjive të zgjedhura.

Për grupet e individëve, apo ndërtesat shumëkatëshe të banimit, skema parashikon mbulimin e 25% të kostove të pranueshme për një nënprojekt të ndërtesave të banimit shumëkatëshe, që përfshin një kategori të vetme të teknologjive, ose 35% të kostove të pranueshme për një nënprojekt të ndërtesave të banimit shumëkatëshe, me paketa me më shumë se një kategori të teknologjive./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi kredi kredite e gjelbra kredi kredite e gjelbra

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë