LIVE UPDATES
Politike

“Illyrian Guard”, Rama e paralajmëroi një javë më parë: Sjellim konkurrencën në treg

4 Prill 2019, 14:49 Nga DOSJA
“Illyrian Guard”, Rama e paralajmëroi një javë

TIRANË- Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për krimjimin e një policie private e cila do të ketë kapitalin 100% shtetror. “Illyrian Guard” do të jetë në varësi të ministrisë së Brendshme dhe do të ofrojë shërbime për shërbime të ruajtjes fizike dhe juridike, publik dhe privat.(Lexo këtu)

Por krijimin e kësaj policie e ka paralajmëruar një javë më parë Kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij në Kuvend Rama u shpreh se krijimi i kësaj policie ka qenë një projekt i hershëm.

“Unë dua ta sjell edhe këtu, nxitjen, në mos të përditshme, të përjavshme për Ministrin e Brendshëm, për të përfunduar një projekt të nisur, që duhet bitisur, për krijim e kompanisë së sigurisë së Policisë së Shtetit, për të dhënë shërbime për objektet e rëndësisë jo të veçantë dhe për të futur në tregun e deformuar dhe jashtë çdo standardi të sigurisë së objekteve, një trupë të re, që do t’i krijojë mundësi shumë prej punonjësve që tanimë janë në një moshë të caktuar dhe nuk kanë më mundësi të na japin atë efikasitet që kërkohet, që të bëjnë një kalim të butë nga dalja nga shërbimi në Policinë e Shtetit, në daljen në pension. Pra, të kenë një periudhë të ndërmjetme, ku të mund të vazhdojnë të punojnë, ku të mund të fitojnë dhe ndërkohë ku të mund të rrisin në mënyrë të ndjeshme cilësinë e shërbimit të sigurisë së objekteve, duke shkurtuar kostot”, u shpreh Rama.

Më tej shefi i qeverisë shtoi se sot policit private janë turp dhe se futja në këtë treg e një kompanie shtetërore të policisë, një kompani e Ministrisë së Brendshme do të bëjë që tregu të bëhet konkurrues dhe kush nuk është i denjë për këtë treg të dali nga tregu.

“Kemi një industri të tërë rojesh private që, me përjashtime që përforcojnë rregullin, është jashtë standardeve. Kemi një numër të madh rojesh private që sot janë të keqpaguar, të keqtrajtuar, të diskriminuar dhe nuk arrijnë dot të japin shërbim për shkak se faturat e kripura që paguajnë institucionet për t’u mbrojtur me këto roje private shkojnë kryesisht në xhepin e pronarëve dhe nuk përkthehen as në shpërblime të denja dhe as në sigurime siç duhet për të gjithë.

Futja në këtë treg e një kompanie shtetërore të policisë, një kompani e Ministrisë së Brendshme do të bëjë që tregu të bëhet konkurrues dhe kush nuk është i denjë për këtë treg të dali nga tregu. Jo për të pasur një treg ku të ketë një monopol, por për të pasur një treg ku të ketë konkurrencë dhe ku shërbimi që ofrohet të jetë i atij niveli që garanton sigurinë e objekteve, pronës dhe integritetin e aktivitetit të tyre, gjë që sot nuk ndodh.

Sot jemi ende në kushtet, ku gjithçka mund të ndodhë në objektet që mbrohen me roje private. Sot jemi ende në kushtet kur, nëse ka ndonjë rast, siç ishin disa raste në momentin e atyre bllokimeve absurde të auditorëve në universitet, që shfaqnin nëpër ekrane trupat e policisë private, është për të ardhur turp. Turp nga vetja, turp nga shteti që lejon akoma operimin e këtyre lloj trupave. Por deri më sot, ose deri përpara disa kohësh nuk kemi pasur një përgjigje adekuate për këtë dhe projekti i filluar nga Ministri i Brendshëm më parë, që është marrë nga Ministri i Brendshëm sot, shpresoj të përfundojë, të vijë në këtë Parlament, të marri miratimin e Parlamentit dhe të krijojmë kushte për një lëvizje të duhur, në drejtimin e duhur në të gjithë këtë fushë veprimtarie që është shumë problematike dhe ku me siguri do të krijojmë të ardhura për Policinë e Shtetit, përveçse do të krijojmë urë për të gjithë ata që për shkak të një moshe të caktuar duhet të spostohen nga Policia e Shtetit, por që janë ende mjaftueshmërisht aktivë për të mos dalë në pension”, shtoi më tej Kryeminsitri.

Në fjalën e tij Rama theksin e vendosi dhe tek punësimi i policëve që janë në prag të pensionit, duke thënë se të gjithë policët do mund të punësohen në këtë kompani si një fazë tranzitore deri në daljen e tyre në pension.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama illyrian guard ministria e brendshme policia private e shtetit edi rama illyrian guard ministria e brendshme policia private e shtetit

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit