Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Krimi në Fier/ Kryebashkiaku Subashi zbulon lidhjen që kishte 8-vjeçari me autorin
16 Nëntor 2021, 20:14Nga DOSJA
FIER– Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka bërë me dije detaje të tjera lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Fier, ku një 38-vjeçar ka vrarë dhe më pas ka groposur në oborrin e banesës së tij, një të mitur, vetëm 8 vjeç. Në një intervistë për “News 24”, Subashi tha se autori i vrasjes së sotme, vite më parë ishte dënuar me burg bashkë me xhaxhanë e viktimës, por nuk ka bërë me dije asnjë detaj tjetër, duke shtuar se i ka mësuar ngatë njohur të tij.
“Lajmin e mësova nga administratori i qendrës . Pak minuta me vonë është shfaqur në ekranet e TV. Është një tragjedi e vërtetë, në ka lënë pa fjalë. Jemi munduar të mësojmë hollësi të kësaj ngjarje. Nuk ka asgjë që të mund të justifikojë. Autori i ngjarjes ka pasur histori disa vite më parë, por nuk mendoj të kenë lidhje. Në atë ngjarje ndoshta ka qenë me xhaxhanë e djalit që ka dhunuar dhe ka vrarë sot, janë me të njëjtin mbiemër, Vasiu. Kjo e bën akoma më shumë enigmatike ngjarjen dhe shton pyetjen përse duhet të arrinte deri këtu? Nuk kemi pasur asnjë informacion apo një sinjal më të vogël që ai të kryente veprime të tilla në lagjen ku banonte apo fshatin e vet. Nuk ka qenë pjesë e skemë së ndihmave. I ati i tij ka ndërruar jetë, e ëma e tij është martuar diku larg Fierit dhe në këto kushte i është të përballojë jetën në këto kushte. Më kanë thënë që për disa muaj ka punuar në zonë e Tepelenës, dhe shkonte ku të gjente punë. Nuk ka pasur një punë stabël gjatë këtyre 2-3 viteve të fundit. Këto janë raste që mund të ndodhin një herë në shumë vite, këto janë raste të rralla dhe marrin të gjithë vëmendjen e opinionit, dënohen fuqishëm,”-tha Subashi.
DROPULL- Dy të moshuar Fotini dhe Irakli Panajoti kanë humbur jetën mbrëmjen e sotme në fshatin Hllomo në Dropull. Mësohet se banesa e tyre ka marrë flakë dhe n...
FUSHË KRUJË- Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës së kryedemokratit, i cili tha se fitoi si kryebashkiak në Tiranë në vitin 201...
FIER- Dosja.al ka mësuar detaje të reja lidhur nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme në fshatin Greçalli të Fierit. Mësohet se vrasja është kapur nga kamer...