LIVE UPDATES
Aktualitet

Berisha flet për fitoren e Bashës në 2011: Si ia dhashë 80 votat që fitoi ndaj Ramës

16 Nëntor 2021, 17:38 Nga DOSJA
Berisha flet për fitoren e Bashës në 2011: Si ia dhashë 80

FUSHË KRUJË- Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës së kryedemokratit, i cili tha se fitoi si kryebashkiak në Tiranë në vitin 2011, pasi përjashtoi Berishën nga fushata elektorale. Gjatë foltores së sotme, Berisha the se kjo është aq e vërtet aq sa ai ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Lideri historik i PD-së u shpreh se nga numërimi i votave Rama doli me 10 vota para, ndërkohë që shtoi se kishte disa vota të keqvendosura në kuti, por që të cilat konsiderohen si të vlefshme. Ai shtoi se Basha me anë të këtyre votave arriti që të fitojë me 80 vota para, Ramës.

Meqë jemi në këtë pjesë do ju tregoj një gjë, sepse në një intervistë të tij ish-kryetari deklaroi se ai fitoi bashkinë e Tiranës se përjashtoi Berishën nga fushata. Kjo është e vërtetë aq sa është e vërtetë aq sa ai ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Do ju tregoj një pjesë tjetër të kësaj ndodhie. Përveç mundimit që bënim në fushatë, çdo natë kthehesha dhe ulesha me ish-kryetarin e partisë për ta udhëzuar për të nesërmene. Kjo nuk ka vlerë. Edi Rama doli me 10 vota para dhe mua më njoftojnë se në kutitë e votimeve janë gjetur vota të keqvendosura që nuk duhet të ishin hedhur në atë kuti por në tjetër. Këto quhen vota të vlefshme. Vota e hedhur gabim në kuti quhet e vlefshme. Këshilltari më thotë janë gjetur vota të tilla dhe janë të vlefshme dhe unë kërkoj të numërohen. Pjesa interesante. Të nesërmen kishim një këshilltar amerikan, njeri shumë i mirë. Më troket. ‘Mirmegjes Sir’, mirmgjes. Sir, më thotë atje te rruga e Elbasanit janë shumë të shqetësuar për këtë numërim. Unë i them, miku im unë po numëroj çdo votë me përputhje të dy kodeve, të Amerikës dhe Europës. Unë në përputhje me këto dy kode po numëroj. Por nëse duan ata të amabsadës tuaj janë të ftuar të prekin çdo votë. Votë kujt kurrë nuk i marr, por votë nuk i fal njeriu. Sir më thotë ai, unë po të flas edhe në emër të z.Basha që është dakord ta mbyllim këtë punë. I them Sir thuaji z.Basha nuk po e bëj për ty por për demokratët shqiptar. Kjo është historia e vërtetë me dëshmitar si fitoi ai me 80 vota dhe e vërteta është që nuk mori as votat e koalicionit. Pas kësaj fitorje nuk mori më asnjë fitore. Në vitin 2015, më erdhi këshilltari dhe më tha ky nuk është për të kandiduar. Mos u bëj merak i thashe se nuk do të kandidojë ,” tha Bersha.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Berisha nis “Foltoren” nga Fushë Kruja

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes foltorja per pd lulzim basha sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë