LIVE UPDATES
Aktualitet

Sot nuk ishte hera e parë! Vrau 8-vjeçarin, Klodian Çalamani ishte dënuar në 2012

16 Nëntor 2021, 18:10 Nga DOSJA
Sot nuk ishte hera e parë! Vrau 8-vjeçarin, Klodian Çalamani

FIER– Fshati Greçalli në Fier është tronditur sot nga një ngjarje horror, ku një i mitur vetëm 8 vjeç është vrarë dhe më pas është groposur në banesën e fqinjit të tij 38-vjeçar, Klodian Çalamani. Ky i fundit ishte dënuar edhe më parë për një gjë të ngjashm, bashkë me mikun e tij Florian Vasiu. Të dy, në vitin 2012 morën peng dhe torturuan për 20 minuta një fqinje në moshë të mitur, vetëm 16 vjeç, e cila ishte ankuar tek i dashuri i saj se Vasiu e ngacmonte. Floriani dhe Klodiani planifikuan ndëshkimin e fqinjës së tyre të mitur, duke e kërcënuar se do ta prisnin me thikë në gjoks, ndërkohë që e kanë rrahur keq gjatë kohës që e mbanin peng. Për ngjarjen e ndodhur, nga e cila e adoleshentja mundi që të shpëtonte paq, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim.

Dëshmia e plotë e të miturës për ngjarjen e rëndë-PJESË NGA DOSJA

E pyetur në cilësinë e dëshmitares, kallëzuesja N.R. ka deklaruar atëherë para hetuesve dhe trupës gjykuese se i njihte të dy të pandehurit, pasi banonin në të njëjtën lagje. Sipas saj, i pandehuri Florian Vasiu, disa herë i ka kërkuar numrin e telefonit dëshmitares që të flisnin, por ajo ka refuzuar. Sipas saj, Floriani e ka gjetur numrin dhe i ka telefonuar disa herë, por ajo nuk i është përgjigjur kur ka mësuar se kush ishte telefonuesi. Dy ditë para ngjarjes, Florian Vasiu ka shkuar në shkollën e mesme “Perikli Ikonomi” në Fier, në të cilën mësonte e dëmtuara, ku ajo e ka parë edhe herë të tjera, ndonëse i pandehuri nuk ishte nxënës i asaj shkolle. Floriani e ka ndaluar te porta e shkollës dhe i ka shprehur dëshirën se donte të pinte një kafe me të, por ajo nuk ka pranuar. Dëshmitarja sqaron se ajo nuk i ka treguar Florianit që në të njëjtën kohë kishte një lidhje dashurie me E.N. nga Fieri, i cili i ndodhur rastësisht aty e ka parë këtë ngjarje. Për faktin që Floriani e kishte ngacmuar, e dëmtuara i ka treguar nënës së saj dhe më pas e ka takuar vetë të atin e Florianit, të cilit i ka kërkuar që djali i tij të mos e shqetësonte. Babai i Florianit i ka thënë që ajo të shkonte pa merak. Në datën 09.05.2006, dëshmitarja ka deklaruar se ka takuar në rrugë E. Çalamanin, motrën e të dënuarit Klodian, e cila kishte një muaj që kishte ardhur nga Maqedonia ku edhe ishte martuar. E. Çalamani i ka kërkuar që të shkojnë bashkë në dyqan për të blerë disa gjëra për fëmijën e saj të vogël. Dëshmitarja ka hezituar, pasi ka qenë veshur siç ka dalë nga shtëpia dhe me këpucët e babait të saj. Por E. Çalamani ka këmbëngulur duke i thënë që të shkonin në shtëpinë e saj që t?i jepte një palë shapka dhe të shkonin te dyqani. Dëshmitarja ka pranuar dhe kur ka hyrë në oborrin e shtëpisë së E. Çalamanit, që është edhe shtëpia e Klodianit, i ka kërkuar fqinjës më të madhe në moshë, se ku ishin shapkat. Por kjo e fundit i ka thënë se do t?i tregonte diçka dhe i ka nxjerrë një fletore, në të cilën vëllai i E. Çalamanit, B. Çalamani, kishte shkruar me ndjenjë në drejtim të së dëmtuarës N.R. Në këto moment, dëshmitarja ka shpjeguar se ka parë Klodianin që i ka ardhur nga pas me një biçak në dorë, i cili gjatë kësaj kohe ka qenë i fshehur përbri derës së shtëpisë. Adoleshentja e frikësuar nga paraqitja e befasishme e Klodianit me biçak në dorë, i ka kërkuar ujë Elsës, pasi nuk ndihej mirë dhe kjo e fundit e ka ftuar brenda shtëpisë që të qetësohej. E para ka hyrë E. Çalamani, më pas e dëmtuara dhe në fund Klodiani. Kur dera ishte gjysmë e mbyllur dëshmitarja ka parë pas saj të fshehur fqinjin tjetër, Florian Vasiu. Në moment ajo ka reaguar duke i thënë E. Çalamanit se nuk kishte punë aty dhe është ngritur për të ikur. Por, sapo ka bërë dy hapa për të dalë nga dhoma, Floriani apo Klodiani, (këtë dëshmitarja nuk e ka saktësuar dot), e ka shtyrë mbrapsht. E. Çalamani është larguar nga dhoma, ndërsa dëshmitarja i është drejtuar dy të pandehurve me fjalët: “Ç’ju kam bërë, çfarë problem keni me mua?!” Ajo ka tentuar sërish të dalë, por Klodiani i është përgjigjur se ajo nuk do të ikte nga aty dhe e ka shtrënguar me njërën dorë në fyt. Floriani e ka kapur për flokësh dhe e ka përplasur në mur me forcë. Sipas dëshmitares, dy të dënuarit e sipërcituar e qëllonin me pëllëmbë në fytyrë dhe me shkelma në kurriz, herë njëri e herë tjetri, si edhe të dy bashkë, këto veprime i shoqëronin me fjalët: -“Kë na ke vënë ti ne për të na rrahur? Ndërkohë shanin me fjalë të rënda”.

Ajo ka shpjeguar se ka tentuar disa herë të largohej, por dera ishte e mbyllur dhe nuk kishte nga të dilte, pasi dy fqinjët nuk e linin dhe nuk mund të bërtiste, pasi Klodiani i mbante dorën te goja. Pasi i pandehuri Florian e ka shtyrë dëshmitaren, për pasojë ajo është gjendur në krevatin e mesit të dhomës.

Në këtë kohë i pandehuri Florian i ka thënë Klodianit: “Lëre se do ikim se vjen policia”. Por Klodiani ka marrë një shishe birrë dhe e ka qëlluar drejt e në kokë N., e cila ka arritur të ulë kokën dhe e ka shmangur goditjen. Sipas dëshmitares, pas kësaj Klodiani ka marrë copat e qelqeve dhe ka çarë trupin e tij e fytyrën, fakt që është përputhur edhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes. E mitura ka pohuar se asnjë prej agresorëve nuk e ka ngacmuar seksualisht dhe nuk ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Por i pandehuri Klodian Çalamani i ka thënë se donte t’i linte një shenjë te gjokset duke e prerë me biçak, por pa e ndërmarrë këtë veprim. Në këtë kohë në dhomë ka hyrë L. Vasiu, vëllai i Florianit, i cili u ka thënë dy të dënuarve që ta lënë të ikë vajzën. Por Klodiani nuk e ka lëshuar duke e tërhequr nga bluza. Në këtë kohë që Klodiani e mbante shtrënguar nga bluza dëshmitarja shpjegon se ka lëvizur trupin dhe i kanë dalë të dyja bluzat nga trupi. Si pasojë ajo i ka ikur nga duart Klodianit, ndonëse ka mbetur e veshur sipër vetëm me të brendshme dhe me tuta. Sipas prokurorisë, edhe ky fakt është harmonizuar nga këqyrja e vendit të ngjarjes të asaj dite, kur në shtëpinë e Klodianit janë gjetur dy bluzat e përshkruara nga e dëmtuara, në të cilat janë gjetur një tufë flokësh me ngjyrë kafe e hapur që i përkisnin adoleshentes, të cilat tregojnë edhe ushtrimin e dhunës fizike. Ajo ka deklaruar se nuk e dinte shkakun e dhunës që po i ushtronin dy fqinjët, por ka shtuar se kur ata i kanë thënë se kë kishte futur për t’i rrahur, ka menduar se ndoshta i dashuri i saj mund t’i kishte parë ndërsa e kishin bezdisur dhe ishte grindur me ta. 

LAJMI KRYESOR: HORROR në Fier! Fqinji rrëmben fëmijën 8 vjeç, Policia e gjen të groposur në oborr

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet florian vasiu klodian çalamani vritet i mituri ne fier florian vasiu klodian çalamani vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen