LIVE UPDATES
Bota

KRONOLOGJIA, si lindi dhe ku është sot lufta SHBA-Kinë për Huawei-n? Cili është rreziku nga rrjeti 5G?

6 Nëntor 2019, 18:05 Nga DOSJA
KRONOLOGJIA, si lindi dhe ku është sot lufta SHBA-Kinë për

TIRANË- Lufta me kompanitë botërore gjithmonë ka qenë prezente, ku shpesh herë është miksuar me luftën lindje-perëndim. Kjo luftë është zhvilluar mes SHBA-ve dhe Kinës, në lidhje me teknologjinë e telefonisë mobile dhe 5G-së. Debatet mes dy shteteve kanë nisur që në vitin 2018, por ishte një vendim i Trump për tu ndaluar amerikanëve blerjen e telefonava Huawei që solli dhe agravimin e kësaj lufte tregëtare dhe politike.

Vetoja e SHBA për Huawei është tema më e nxehtë edhe sot në negociatat tregtare SHBA-Kinë. Kina e ka vënë si kusht në tryezën e bisedimeve me kushtin që SHBA të heqë veton ndaj Huawei. Po pas ultimatumit nga të dy vendet, Trump nuk u tërhoq kurrë nga vendimi i tij për ndalimin e Huaëei-t në ShBA.

Drejtori i Përgjithshëm i Huawei, Ren Zhengfei, në një deklaratë fliste për efektin në të ardhurat e kompanisë dhe se si ai planifikon ta menaxhonte këtë situatë. Administrata Trump ndaloi kompanitë amerikane që të bëjnë ndonjë tregti me Huawei pasi akuzoi gjigantin kinez për spiunazh dhe vjedhje IP (pronë intelektuale). Ndalimi kishte në qendër çdo teknologji të lidhur me teknologjinë 5G. Huawei është furnizuesi më i madh i pajisjeve të rrjetit në botë dhe një lider në teknologjinë 5G.

Zhengfei në një intervistë për Yahoo, deklaronte se administrata Trump vendosi në shënjestër të saj kompaninë Huawei. Ligjvënësit amerikanë e konsiderojnë prej kohësh Huawei-n kërcënim të sigurisë dhe shmangnin përdorimin e produkteve të saj, duke e bërë që të ketë shumë pak ndikim në SHBA.

Administrata Trump u përpoq të izolojë Huawei duke vendosur një ndalim tregtie për produktet e saj duke i kërkuar edhe vendeve aleate që të bashkohen me iniciativën e tyre. Por Zhengfei e cilëson si tejet të çuditshëm këtë vendim. Ai beson se proceset gjyqësore të Huawei janë të lidhura me shkeljen e sanksioneve amerikane mbi Iranin dhe vjedhjen e IP-ve të SHBA ato që ndikuan në vendimin e presidentit Donald Trump.

Po pas gjithë këtyre deklaratëve, Trump përdori fuqinë e tij të vetos për të anuluar blerjen e Qualcomm të Broadcom për arsyet e 5G dhe sigurisë kombëtare. Por sërish shefi i Huawei-t tha se kompania e tij nuk paraqet rrezik kombëtar. Aimendon se Trump po përdor vetëm Huawei për t’i bërë presion ndaj qeverisë kineze.

Ky debat ka mbërritur së fundmi dhe në Shqipëri, ku qveria shqiptare mendon që të sjell teknoligjinë 5G në bashkëpunim me kompninë celurale Vodafone dhe Hauëei. Në këtë debat është përfshirë opozita që akuzon Ramën se ka marrë një vendim kundër parnerit strategjik, SHBA-së. Por vet SHBA ka deklaruar se mbështet qeverinë shqiptare në këtë nismë, vetëm ka kërkuar që të bëhet me kujdes. Ndërkohë ka reguar dhe kompanisa kineze e cila mohon të jetë e përfshirë në Shqipëri për projektin 5G.

TË GJITHA ZHVILLIMET TË LUFTËS SHBA-KINË PËR HUAWEI

3 janar 2019: Një raport hodhi hipotezën se Presidenti Trump mund të përdorë një urdhër ekzekutiv për të ndaluar blerjet Huaëei dhe ZTE.

4 janar 2019: Senatorët prezantojnë një projektligj për të adresuar shqetësimet në lidhje me kompanitë me teknologji kineze

8 janar 2019: Huawei lufton për të qëndruar në SHBA

24 janar 2019: Huawei thuhet se do të marrë kurorën e smartphone-ve nga Samsung deri në vitin 2020.

25 Janar 2019: Kolegjet hedhin poshtë pajisjet e Huawei për të qetësuar administratën Trump. Huawei nga ana tjetër thotë se do të zbulojë një telefon të palosshëm me 5G në shkurt.

4 Shkurt 2019: Një raport thotë se FBI-ja bastisi një laborator të Huawei.

6 Shkurt 2019: Departamenti i Shtetit i SHBA dekurajon vendet evropiane që të përdorin pajisjet Huawei me pjesët e tyre 5G.

17 Shkurt 2019: Mbretëria e Bashkuar konkludon se përdorimi i Huawei në 5G është një rrezik i menaxhueshëm.

21 shkurt 2019: Sekretari i Shtetit Mike Pompeo thotë se vendet që përdorin teknologjinë Huawei përbëjnë një rrezik për SHBA.

22 shkurt 2019: Politikanët italianë bëjnë presion për ndalimin e Huawei 5G.

26 Shkurt 2019: Samsung dhe Huawei zgjidhin mosmarrëveshjen për patentë 2-vjeçare.

5 Mars 2019: Huawei bën thirrje për standarde ndërkombëtare të sigurisë në internet.

8 Mars 2019: Huawei padit qeverinë e SHBA për ndalimin e pajisjeve të saj.

12 Mars 2019: SHBA  i thotë Gjermanisë të heqë Huawei ose ajo do të kufizojë ndarjen e inteligjencës

19 Mars 2019: Angela Merkel nuk e pranon presionin e SHBA-së për të ndaluar Huawei

28 Mars 2019: Mbikëqyrësi britanik paralajmëron se produktet Huawei përfaqësojnë “rrezik që rritet ndjeshëm”.

29 Mars 2019: Huawei shpërthen SHBA për “qëndrimin e një humbësi” sepse teknologjia e saj nuk mund të konkurrohet nga ato vendaset

9 Prill 2019: SHBA nuk kërkon më ndalim të Huawei në Gjermani.

21 Prill 2019: CIA raporton se Huawei është financuar nga sigurimi i shtetit kinez.

24 Prill 2019: Britania do t’i lejojë Huawei qasje të kufizuar në infrastrukturën 5G.

30 Prill 2019: Vodafone zbuloi prapaskena me pajisjet Huawei.

3 maj 2019: Vendet hartojnë propozime të sigurisë 5G pasi SHBA paralajmëron përsëri për kërcënimin e Huawei.

8 maj 2019: Pjesëmarrja 5G mund të përballet me një vonesë në Mbretërinë e Bashkuar për hetimet ndaj Huawei.

15 maj 2019: Trump e ndalon në mënyrë efektive produktet e Huawei me një urdhër sigurie kombëtare.

16 maj 2019: Huawei thotë se veto e SHBA-së do të “dëmtojë ndjeshëm” punët dhe kompanitë amerikane.

19 maj 2019: Google i ndërpret telefonat Huawei nga azhornimet në Android.

20 maj 2019: Huawei fiton një rikthim të përkohshëm nga ndalimi i tregëtimit në SHBA dukë bërë që edhe Google të bëjë azhornimet përkohësisht

23 maj 2019: SHBA akuzon Huawei se gënjeu për lidhjet kineze

29 maj 2019: Huawei i kërkon gjykatës të vendosë ndalimin e vetos së ShBA.

31 maj 2019: Huawei raportohet se urdhëron punonjësit të anulojnë takimet në SHBA

2 qershor 2019: Huawei kthen pas prodhimin e telefonave pas goditjes së marrë nga SHBA

5 qershor 2019: Shefi i Huawei thotë do të nënshkruajë një marrëveshje “kundërspiunazhit” me SHBA.

6 qershor 2019: Telekom rus pranon të lejojë Huawei të zhvillojë rrjetin e vendit në 5G, ndërsa Kina i jep shtysë Huawei-t duke lëshuar licenca 5G.

7 qershor 2019: Facebook ndalon Huawei të instalojë aplikacionet e tij

13 qershor 2019: Ambasadori kinez paralajmëron Britaninë se përjashtimi i Huaëei nga rrjeti 5G dërgon një “sinjal të keq”.

25 qershor 2019: Kompanitë amerikane anashkalojnë veton e Trump për shitjen e Huawei.

29 qershor 2019: Trump vendos të heqë disa kufizime për kompanitë amerikane që shesin Huawei.

3 korrik 2019: Huawei mbetet në listën e zezë të Departamentit të Tregtisë pavarësisht vendimit të fundit të Trump.

4 korrik 2019: Qeveria amerikane padit Huawei.

9 korrik 2019: SHBA do të lejojë shitjet e licencuara te Huawei, por do të mbeten në listën e zezë.

22 korrik 2019: Dokumentet e zbuluara tregojnë që Huawei fshehurazi ndihmoi në ndërtimin e rrjetit pa tel të Koresë së Veriut.

30 korrik 2019: Huawei raportoi rritje të të ardhurave me gjithë veton e SHBA.

7 gusht 2019: Administrata e Trump thotë se do të ndalojë qeverinë të bëjë biznes me Huawei

9 gusht 2019: Trump thotë se SHBA nuk do të bëjë biznes me Huawei.

14 gusht 2019: Huawei me sa duket po hulumton lidhjen në internet pa tel 6G.

18 gusht 2019: Trump thotë se nuk dëshiron të bëjë biznes me Huawei për shkak të “kërcënimit të sigurisë kombëtare”

19 gusht 2019: Departamenti i Tregtisë i SHBA-së lejon kompanitë të punojnë me Huawei.

3 Shtator 2019: Huawei akuzon SHBA që përdorur sulme në internet dhe kërcënime për të prishur biznesin e tyre.

9 shtator 2019: Presidenti i Microsoft Brad Smith dëshiron që qeveria amerikane të ofrojë më shumë prova për të mbështetur ndalimin ndaj Huawei.

10 shtator 2019: Huawei hedh në gjyq qeverinë amerikane.

12 shtator 2019: Themeluesi i Huawei është gati të shesë teknologjinë e kompanisë së tij 5G tek një blerës perëndimor.

18 Shtator 2019: Huawei i kërkon Australisë të përqafojë produktet kineze.

9 tetor 2019: Trump thuhet se është gati të aprovojë shitjet e mallrave amerikane te Huawei.

15 Tetor 2019: Huawei dhe Sunrise ndërtojnë bashkë një qendër kërkimore 5G në Zvicër.

31 tetor 2019: Zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar me sa duket kanë vonuar vendimin për t’i dhënë Huawei qasje përsëri në rrjetin 5G.

4 nëntor 2019: Sekretari i Tregtisë së SHBA Wilbur Ross thotë se licencat që lejojnë ndërmarrjet amerikane që të shesin pajisje për Huawei “do të dalin së shpejti.”

5 nëntor 2019: Hungaria do të punojë me Huawei për ndërtimin e rrjetit të saj 5G.

Përktheu dhe përshtati Dosja.al, ndalohet riprodhimi pa marrë miratimin nga Dosja.al

(A.B & K.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump huawei lufta shba-kinë rrjeti 5g ne shqiperi donald trump huawei lufta shba-kinë rrjeti 5g ne shqiperi

Sondazh

Poll
Bota 6 Nëntor 2019, 12:48

A ka ndёrhyrё Rusia pёr Brexitin?

Në Britaninë e Madhe është hapur një debat i ri për Brexitin. Rusia me gjasë ka ndërhyrë në referendumin p&eum...

Bota 6 Nëntor 2019, 12:39

Ajri i ndotur “pushton” Ballkanin

Më 26 tetor doli lajmi: Beogradi u shpall zyrtarisht qyteti me ndotjen më të lartë të ajrit në botë, i pasuar nga Sarajeva. Që më parë dy qytetet kishin zënë ve...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen