LIVE UPDATES
Politike

Kryenegociatori Zef Mazi flet pas konferencës në Bruksel: Mos keqinterpretoni fjalët e Borrell, ‘skeptikët’ do njihen me

1 Mars 2021, 17:34 Nga DOSJA
Kryenegociatori Zef Mazi flet pas konferencës në Bruksel: Mos

TIRANË– Kryenegociatori i Shqipërisë në Bruksel për integrimin, Zef Mazi është shprehur pozitiv pas takimeve me përfaqësuesit e Bashkimit Europian ditën e sotme, Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe shefin e politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell.

Në një intervistë për Report TV, Mazi tha se Varhelyi dhe Borrell vlerësuan progresin e Shqipërisë në të gjitha fushat, në atë të drejtësisë, ekonomisë e bujqësisë, duke shtuar se vlerësimi dhe progresi i vendit është përpiluar në një raport prej 17 faqesh nga BE. Sipas Mazit, rrugën drejt BE-së nuk e ka më në dorë Shqipëria, pasi ajo ‘detyrat e saj të shtëpisë’ i ka mbaruar.

“Sot u zhvillua mbledhja e 11 e Këshillit të Stabilizimit të Asociimi, mbledhja më e lartë mes Shqipërisë dhe BE. Me të gjitha analizat që u bënë sot, u komunikuan qartësisë se Shqipëria ka bërë përparime në të gjitha fushat, si në ato politike dhe në atë të reformave, në drejtësi, në ekonomi, në bujqësi, në fushën sociale etj. Përfaqësuesit e BE në takim vlerësuan Shqipërinë dhe inkurajuan për vijimin e reformave. BE e ka prioritete integrimin e Shqipërisë dhe pritet që vendimi të merret së shpejti për mbajtjen e konferencë së parë ndërqeveritare, ku inkurajohet hapat e përparimit të Shqipërisë. Shtetet anëtare do të mblidhen në mars dhe do mblidhet BE dhe do të marrë një vendim.

Shqipëria do të vazhdojë reformat duke ndjekur kryerjen normale të zgjedhjeve ne bazë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it, deri tani gjithçka shkon normalisht, këtë thanë edhe përfaqësuesit e BE. Kushte por dhe kërkesat janë plotësuar. Progres është shënuar në të gjitha fushat ku vlerësimet janë përfshirë në një raport prej 17 faqesh, por në të gjitha fushat është bërë përparim dhe BE inkurajon Shqipërinë që të vijojë me këtë përparim dhe për të vazhduar rrugën e reformave. BE siç e deklaroi sot po synon ditë e natë që të arrijë të sigurojë vaksinime edhe për Ballkanin Perëndimor. Priten javën e ardhshme të vijnë vaksina, na njoftoi edhe miratimin e një sasie të madhe milionash. Nga COVAX pritet që të vijnë këtë jave në vendin tonë,”- tha Mazi për Report Tv.

Në një intervistë për gazetaren e ABC, Fabiola Hoxha Mazi u shpreh se mediat po keqinterpretojnë fjalët e Borrell, i cili tha se ka vende të Bashkimit Europian që janë të mendimit se Shqipëria ka nevojë të avancojë më shumë për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare për çeljen e negociatave. Mazi tha se fjalët e Borrel janë keqinterpretuar, pasi shtetet anëtare të BE-së diskutojnë mbi bazën e raportit që paraqet Komisioni Europian, dhe kjo gjë do të ndodhë në fund të muajit mars.

“Ju nuk mund të keqinterpretoni fjalët që dëgjoni, unë isha prezent, nuk u tha se ka disa shtete, është proces që vazhdon përpara. Shtete anëtarë diskutojnë mbi bazën e raportit që paraqet komisioni, në fund të marsit do ta diskutojnë përsëri. Ata do të bazohen te komisioni, që tha se Shqipëri i ka plotësuar kërkesat. Shtete të ndryshme kanë mendime të ndryshme. Unioni do të gjejë një mënyrë që ecuria të shkojë mbarë dhe të mbahet konferenca brenda 6 mujorit të parit të këtij viti. Unioni tani duhet të bëjë detyrat e tij. Mbledhjen e ardhshme do të diskutohet do të shikojnë rezultatet konkrete faktike, raportet që dërgon delegacioni i BE në Shqipëri dhe ambasadat e tjera. Ne i plotësuam të gjitha kërkesat. Edhe ato shtete që kanë qenë skeptike do të bisedojmë si e shikojnë situatën pasi të lexojnë raportin e KE,”- tha Mazi.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka si dhe kryenegociatorin Zef Mazi, nisi sot vizitën dy ditore në Bruksel. Rama mbajti një konferencë të përbashkët me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe shefin e politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell, të cilët u shprehën se zgjedhjet e 25 prillit, janë vendimtare për vendosjen e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama në bruksel joseph borrell zef mazi edi rama në bruksel joseph borrell zef mazi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen