LIVE UPDATES
Bota

Kryetari i Asamblesë së Nju Jorkut miraton hapjen e hetimit për akuzat ndaj Guvernatorit Cuomo

12 Mars 2021, 07:00 Nga DOSJA
Kryetari i Asamblesë së Nju Jorkut miraton hapjen e hetimit për

Kryetari i Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut, Carl Heastie tha të enjten se ai ka autorizuar Komisionin e tij të Drejtësisë për të filluar një hetim të akuzave për ngacmime nga gjashtë gra kundër Guvernatorit Andrew Cuomo.

Hetimi i komisionit, i cili do të jetë paralel me atë që drejtohet nga Prokurorja e Përgjithshme e Shtetit, Letitia James, do të ketë autorizimin për të intervistuar dëshmitarët, për të bërë kërkesa për dorëzim dokumentesh dhe për të vlerësuar provat, tha Heastie.

“Njoftimet mbi akuzat në lidhje me guvernatorin janë serioze”, tha Heastie në një deklaratë.

Cuomo, 63 vjeç, ka mohuar të gjitha akuzat nga gratë, shumica e të cilave janë ish-ndihmëse të tij. Gruaja e fundit është një ndihmëse, e cila nuk ka pranuar të identifikohet, që sipas një artikulli në gazetën “Times-Union”, të publikuar të martën Cuomo e kishte përqafuar dhe përkëdhelur atë pasi e kishte ftuar atë në rezidencën ekzekutive vitin e kaluar me pretekstin se ishte e nevojshme për punë zyrtare.

Gazeta “Times-Union” njoftoi të mërkurën se Cuomo e ka mohuar këtë akuzë, duke thënë se “Unë kurrë nuk kam bërë diçka të tillë”. Përfaqësuesit e zotit Cuomo nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së agjencisë së lajmeve Reuters për koment.

Reuters nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur identitetin e gruas, dhe as akuzat e saj.

Guvernatori ka kërkuar falje në një konferencë shtypi javën e kaluar për çdo sjellje të tij që i ka bërë gratë të ndihen në vështirësi, por pohoi se ai kurrë nuk ka prekur askënd në mënyrë të papërshtatshme.

Kryetari i Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut, Heastie, tha se vendosi të fillonte hetimin pas takimit me kolegët e tij demokratë që kontrollojnë organin legjislativ. Fundjavën e kaluar ai tha se guvernatori Cuomo duhet ta “shqyrtonte seriozisht faktin nëse ai mund të përmbushë në mënyrë efektive nevojat e banorëve të Nju Jorkut”.

Lista e politikanëve të Nju Jorkut, duke përfshirë kolegët demokratë të zotit Cuomo, që po i bëjnë thirrje të japë dorëheqjen është rritur dhe të enjten përfshiu edhe kryebashkiakun e qytetit të Nju Jorkut Bill de Blasio, i cili tha se Cuomo “thjesht nuk mund të shërbejë më në postin e guvernatorit”.

Guvernatori Cuomo ka thënë se nuk do të japë dorëheqjen dhe i ka kërkuar publikut të presë rezultatet e këtij hetimi përpara se të bëjë paragjykime.

Zoti De Blasio, një rival politik i zotit Cuomo, tha të enjten se akuza e fundit ishte shqetësuese.

“Akuza specifike se guvernatori ka thirrur një punonjëse të tij, dikë mbi të cilën ai kishte pushtet, në një vend privat dhe më pas e sulmoi seksualisht, është absolutisht e papranueshme”, u tha de Blasio gazetarëve. “Është e pështirë për mua, dhe ai nuk mund të shërbejë më si guvernator.”

Thirrjet për dorëheqjen e guvernatorit Cuomo kanë qenë në rritje që nga fundi i shkurtit, kur akuzuesja e parë e zotit Cuomo, një ish ndihmëse dhe kandidate aktuale për kryebashkiake të Manhatanit, Lindsey Boylan, botoi një artikull, në të cilin e akuzonte atë për sjellje seksuale të padëshiruara.

Guvernatori gjithashtu është përballur me akuza javët e fundit se administrata e tij u përpoq të minimizonte numrin e njerëzve që vdiqën nga COVID-19 në qendrat e azilit.

Fundjavën e kaluar, udhëheqësja e Shumicës së Senatit të Shtetit, Andrea Stewart-Cousins i bëri thirrje guvernatorit të japë dorëheqjen, duke thënë se stili i tij qeverisës krijoi një “ambient toksik pune” dhe pretendimet për sjellje të papërshtatshme seksuale kanë minuar aftësinë e tij për të udhëhequr.

Të enjten, më shumë se 55 ligjvënës demokratë të Nju Jorkut ndoqën shembullin e saj, duke nënshkruar një letër përmes së cilës kërkuan dorëheqjen e guvernatorit Cuomo.

“Si ligjvënës dhe si njujorkezë, ne të gjithë duhet të vendosim se çfarë është më e mira për të ardhmen e shtetit të Nju Jorkut”, thuhet në letrën, e cila u postua në Twitter nga një prej nënshkruesve të saj, anëtarja demokrate e Asamblesë që përfaqëson Bronksin e Jugut, Amanda Septimo.

“Mjaft më”, shkruante Septimo.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota carl heastie shba carl heastie shba

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë