"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Kurti pas vizitës në Festivalin e Kanës: Kosova është forcë ndërkombëtare në kinematografi, nuk ka njëri që nuk e nje
18 Korrik 2021, 10:07Nga DOSJA
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se Kosova në kinematografi është një forcë e madhe ndërkombëtare. Pas vizitës në Festivalin e Filmit në Kanë, në një postim në Facebook, ai shkroi se të njerzit, dhe personalitetet e artit që takoi kishin dëgjuar për Kosovën. Më tej, Kurti vuri theksin te dy filmat nga Kosova që u kualifikuan dhe garuan në Festivalin e Kanës, duke shtuar se shumë shtete të tjera nuk arritën dot ta bënin këtë gjë. Ai gjithashtu shkroi se ka falenderuar të gjithë artistët botëror të cilët kanë ndihmuar artistat dhe filmat nga Kosova.
Postimi i plotë:
Kosova është bërë forcë ndërkombëtare në kinematografi. Nuk e takuam asnjë personalitet arti e kulture që nuk dinte për Kosovën. Samir Karahoda dhe Luàna Bajrami ishin krah për krah në Cannes me artistët më të shquar që erdhën këtu prej anekënd globit. Nga shumë mijëra filma ky Festival përzgjodhi rreth një dyzinë sosh për secilën kategori. Shumica dërrmuese e vendeve të botës nuk u kualifikuan. E Kosova kishte dy filma që u shfaqën dhe garuan. Rëndësia e artit dhe vlerat tona po bëhen bashkë për vetëdijen dhe shqisat e miliona shikuesve të huaj dhe mijëra artistëve të famshëm.
Në kuadër të vizitës dyditore në Cannes takova Jerome Paillard, drejtorin e Marche dú Film të Kanës, tregut më të madh të filmit në botë; Stefan Laudyn, Drejtorin e Festivalit Ndërkombëtar të Varshavës; Nikolaj Nikitin, drejtorin e SOFA – shkolla për avancimin e filmit; Katriel Schorry, nga Fondi i Filmit të Izraelit, dhe Helge Albers, nga Fondi i Filmit të Hamburgut. I falenderova për mbështetjen e filmit dhe artistëve nga Kosova si dhe diskutuam për mundësitë e shtimit të bashkëpunimit.
Po ashtu takova edhe Ministren Franceze të Kulturës, znj. Roselyne Bachelot, me të cilën biseduam për avansimin e prodhimit të përbashkët të filmave, si dhe kryebashkiakun e Cannes, z. David Lisnard. E në fund, ishte kënaqësi të takoj Kryetarin e Jurisë sivjet, regjisorin Spike Lee, si dhe regjisorin italian Paolo Sorentino. Qeveria që e udhëheq do të jetë pranë artistëve tanë dhe do t’i përkrah ata si asnjëherë më parë.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GREQI– Ngjarja tragjike që i mori jetën 26-vjeçares Garyfallia ka tronditur prindërit e saj të cilët ndodhen në një gjendje të rënduar psikologjike pasi ...
ANGLI- Gorilla 13-vjeçare Josh, ka nisur një jetë të re në xhungël. BBC shkruan se Josh, kishte jetuar gjithë jetën e tij në një park në Angli, ndërkohë ...
LIBI– Tashmë edhe pse kanë kaluar mbi 10 vjet nga vdekja e liderit libian, Muamar Gadaffit misteret rreth jetës dhe pasurisë së tij vazhdojnë të mbeten në...
MEKË- Besimtarët myslimanë që nga e shtuna po zhvillojnë Haxhin në Mekë. BBC ka siguruar disa foto nga besimtarët, të cilët po kryejnë pelegrinazhin në qyt...
HAITI- Gruaja e Presidentit të vrarë të Haitit, Jovenel Moïse, Martine është kthyer ditën e sotme në Haiti. BBC shkruan se ajo u kthye në Haiti, pas trajtimit q...
Rritja e temperaturës dhe një Jetstream gjithnjë e më i dobët: për shkak të ndryshimit të klimës ndodhin në Gjermani më shumë dukuri ekstreme klimaterike si rri...
SHBA- Dhjetëra persona janë arrestuar në Los Anxhelos, pas një demostrate të dhunshme që bënë kundër komunitetit LGBTIQ+. The Guardian shkruan se protesta kundë...
GJERMANI- Fotot e mësipërme tregojnë qytetet e përmbytura të Gjermanisë nga reshjet e fundit të shiut. Deri tani vetëm në Gjermani kanë humbur jetën mbi 156 per...
KOSOVË– Mbi 1 mijë e 600 qytetarë mes tyre 51 fëmijë të Komunës së Deçanit dhe fshatrave përreth u detyruan të kërkojnë ndihmë mjekësore në Qendrën ...
ANGLI- Vaksinimi i popullsisë në Angli po ecën me ritme shumë të shpejta. BBC shkruan se në Angli 88% e të rriturve kanë marrë dozën e parë të Covid, ndërsa 68%...