Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Bota
Kurti pret në takim zyrtaren e lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve
4 Nëntor 2021, 14:57Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
KOSOVË– Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në Prishtinë, zyrtaren e lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, Molly Montogomery.
Zëvendës ndihmësja e sekretarit të Shtetit, Molly Montgomery në këtë takim ka theksuar marrëdhënien ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovën, e veçanërisht lidhjen e fortë personale që Presidenti Biden ka me Kosovën.
Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ajo ka falënderuar kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe mbështetjen në çështjen e strehimit të qytetarëve afganë.
Kryeministri Kurti ka deklaruar se kjo ndihmë ishte obligim humanitar i Kosovës, duke shtuar se Kosova dëshiron t’i qëndrojë në krah ShBA-ve, si aleat trategjik.
Ai e falënderoi për mbështetjen e dhënë për Forcën e Sigurisë së Kosovës për pajisje dhe trajnime, si dhe shprehu vullnetin për bashkëpunim të mëtejmë. Po ashtu e njoftoi për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, ku përfshihet edhe ndarja e mbi 100 milionë eurove për ushtrinë.
Siç njofton zyra për media e kryeministrit, Kurti ka shprehur mirënjohen për vlerësimin e Presidentit Biden, që vazhdimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritja e një marrëveshjeje duhet përqendruar në njohjen reciproke.
Gjithashtu, u bisedua për situatën e mirë në menaxhimin e pandemisë COVID-19, mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit dhe administrimin e rreth 1.6 milionë dozave.
Kryeministri Kurti ka falendëruar ShBA-në për ndihmën në procesin e sigurimit të vaksinave kundër Covid-19.
Duke ritheksuar aleancën e palëkundur me ShBA-në, kryeministri shprehu përkushtimin e Qeverisë për të zgjeruar bashkëpunimin edhe më tej në fushën e edukimit, agrikulturës dhe investimeve./Express/
BEOGRAD– Që nga muaji janar kufijtë do të relaksohen dhe nuk do të kenë më burokracitë që kanë pasur deri më sot. Këtë lajm e dha kryeministri Edi Rama, i...
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth 1 orë më parë në Prishtinë ku një 25-vjeçar është plagosur me thikë.Sipas njoftimit të Policisë, ngjarj...
KOSOVË– Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 14 raste dhe asnjë viktimë nga Xovid-19.Të dhënat janë publikuar nga Ministria e Shëndetësisë,...
BRITANI– Programi i vaksinimit në Britani për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës deri më tani ka ndaluar mijëra gra të zhvillojnë sëmundjen dhe të ...
GLASGOW – Sot është dita e katërt konferencës së Kombeve të Bashkuara për klimën në Glasgow të Skocisë.Ditën e sotme fokusi do të jetë tek energjia dhe në...
GLASGOW– Më shumë se 40 vende kanë rënë dakord të heqin dorë nga përdorimi i energjisë me qymyr, burimi më i ndotur i karburantit, në një nxitje të shpres...
GJERMANI- Organi i shëndetit publik i Gjermanisë raportoi një numër rekord të rasteve me COVID-19 të enjten.Instituti Robert Koch (RKI) tha se 33,949 raste të r...