Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
KUVENDI/ Rritja e çmimeve, rrëzohet rezoluta e PD Berisha paralajmëron protesta (Debatet)
24 Mars 2022, 07:46Nga DOSJA
TIRANË– Për më shumë se tetë orë, ligjvënësitshqiptarë u mblidhën në Kuvendin e Shqipërisë ku diskutuan në lidhje me krizën ekonomike aktuale në vend. Partia Demokratike ka prezantuar në Projekt rezolutën me 10 pika për rritjen e çmimeve. Në fjalën e tij kryetari i Komanduar i PD-së, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj, tha se kjo është për shqiptarët, për të ndihmuar ata që të kalojnë këtë krizë. Por, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla pretendonte se pikat e rezolutës së PD-së i kanë plotësuar prej kohësh dhe se madje nuk u shkonte as tek ‘thembra’ e realizimeve. me 74 vota kundër, 27 pro dhe gjashtë të pavlefshme, rezoluta u rrëzua.
Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku u përball me deputetët Flamur Noka e Albana Vokshi për procesin e rindërtimit në lagjen e ‘5 majit’. Noka e Vokshi nxorrën foto dhe u shprehën se qeveria i ka lënë në rrugë qytetarët, pasi u ka shembu shtëpitë, ndërsa Balluku foli për zhvillim. Ajo u kujtoi deputetëve dhe 21-Janatin, por përgjigjen e mori nga Noka, i cili fajtor të vrasjes së katër protestuesve, konsideron vetëm kryeministrin Edi Rama.
Ndërkohë që ish-zv.kryeministri Erion Braçe është përplasur ashpër me ish-kryeministrin, Sali Berisha duke e akuzuar për krizën aktuale energjetike. Ai kujtoi dosjen ‘CEZ-DIA’ dhe bashkë me socialistët premtuan të sillnin prova të reja.
Në nisje të seancës plenare deputeti i grupit të Berishës, Edmond Spaho kërkoi që interpelenca e kërkuar nga grupi i tyre me Kryeministrin të jetë pikë e parë e rendit të ditës. Ai kërkoi me ngulm që të realizohet interpelanca e kërkuar nga ai, duke shtuar se ishte urgjente. Kjo u kundërshtua nga kërkuesi i mocionit me debat kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili deklaroi se duhet ndjekur rregullorja. Lulzim Basha mungoi gjithashtu këtë seancë.
PIKAT E PD:
1. Uljen në 6% të TVSH për mallrat e shportës bazë, propozim konsistent i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike; 2. Pezullimin e menjëhershëm të taksës së qarkullimit dhe kthimin e saj në nivelet e 8 viteve më parë, në masën 7 lekë për litër nga 27 lekë/litër aktualisht, duke eleminuar taksën Rama mbi karburantin; 3. Shkurtimin e menjëhershëm të shpenzimeve operative të qeverisjes qëndrore me të paktën 25% të buxhetit të planifikuar për këtë zë për vitin buxhetor 2022; 4. Dyfishimin e menjëhershëm të ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë dhe jo thjesht trajtimin financiar të tyre për një periudhë afatshkurtër 3-mujore; 5. Rritjen e menjëhershme të pensioneve me dyfishin e indeksimit të parashikuar nga vetë qeveria, duke filluar nga 1 Prill 2022; 6. Rritjen e pagës minimale në masën 36,000 (tridhjetë e gjashtë mijë) lekë në muaj duke filluar nga 1 Prill 2022; 7. Pezullimin e menjëhershëm të pagesave buxhetore për PPP-të dhe koncesionet, vecanërisht ato të cilat janë nën hetim nga Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për veprimtari korruptive; 8. Rritjen e subvencionimit ndaj fermerëve në masën 100 milion euro/vit me qëllim rritjen e prodhimit dhe uljen e kostove të tyre, për t’i bërë produktet shqiptare konkurruese në rajon; 9. Kryerjen e një hetimi të thelluar dhe gjithëpërfshirës nga Autoriteti i Konkurrencës, si dhe marrjen e masave urgjente në përputhje me ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”; 10. Raportimin nga Autoriteti i Konkurrencës përpara Kuvendit të Shqipërisë brenda një afati 30-ditor nga data e miratimit të kësaj rezolute, lidhur me konkluzionet e hetimit, masat e marra dhe zbatimin e tyre në praktikë.
GREQI- Shqiptari i arrestuar që u arratis disa ditë më parë nga spitali i Rodosit, ku po trajtohej nga Covid është arrestuar ditën e sotme. Dimokratiki shkruan ...
TIRANË– Keqtrajtimi dhe vrasja e kafshëve vijon të prezente në Tiranë! Arsa albania ka publikuar një video në të cilën shihet një burrë, teksa godet ...
TIRANË– Drejtori i ri i Agjencisë së Mikëqyrjes Policore është emëruar Muhamet Rrumbullaku. Emërimi i tij është bërë me propozim të Ministrit të Bren...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka treguar se komandimi i Erion Alibeajt në krye të PD-së u bë pasi nuk mund të...
VLORË- Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se një 4-vjeçar ka humbur jetën, pasi është aksidentuar me motorin e tij. Ai...
LUSHNJE- Emisioni “Stop” ka shkuar në aksin Lushnje-Fier, tek vendi i njohur si “pushimi i shoferëve”. Ledion Toshkollari tregon se është shofer taksie që pagua...
BELSH- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes zvarritjen e hetimeve dhe gjykimit për shkaktaren e një aksidenti të ndodhur në datën 2 shkurt 2021, ku një perso...
TIRANË- Qytetarja Fatma Mesiti, ka denoncuar se lokali “Belux”, tek zona e ish-Bllokut, i ka bllokuar pamjen, por denoncimet e saj nuk janë marrë parasysh ...
ITALI- Jona Mullaraj , 36-vjeçarja me origjinë shqiptare, militante e Lega di Saronno, u dënua me tre vjet e tetë muaj burgim për akuzën e posedimit të l...