"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
All - General - 1
Aktualitet
Ky është Emiljano Ramazani, “Rramani” që u ekzekutua në Elbasan dyshohet se ka marrë pjesë në disa atentate, njihej d
21 Korrik 2020, 06:53Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Personi që po shikoni në foto është Emiljano Ramazani, 39-vjeçari i njohur ndryshe si “Rramani” dhe si “Ili”, i cili u ekzekutua një ditë më parë në Elbasan.
Ramazani, ishte duke parkuar mjetin e tij, të llojit “Ford focus”, me targa AA 945 DG mes pallateve ku dhe jetonte, pranë zonës së njohur si “Rrethrrotullimi i luleve”, në momentin që një tjetër mjet ndaloi paralel me të.
Tre persona zbritën nga makina, që më vonë u gjet e djegur, e llojit ‘Wolkswagen”, me targa të vjedhura AA 819 KX, që i takonin një mjeti të llojit “Renault Megane”, dhe njëri prej tyre qëlloi me pesë plumba mbi trupin e Ramazanit dhe e la të vdekur.
Më pas, autorët u larguan për në drejtim të bradashieshit. Vetëm pak minuta më vonë, mjeti që përdorën për krimin, u gjet i djegur në fshatin Vidhas. Brenda tij u gjetën edhe dy kallashnikovë, që ishin marrë për t’u për t’u përdorur në rast nevojë, por nëkëtë rast, mjaftoi pistoleta.
Pse u ekzekutua Emiljano Ramazani dhe kush ishte ai?
39-vjeçari rezulton të jetë vënë në pranga në vitin 2017, ne kuadër të operacionit të koduar “Porosia e fundit”. “Rramami”, bashkë me mikun e tij, të identifikuar si Marenglen Kamami, 36 vjeç, të dy banues në Elbasan. Atyre iu gjetën edhe 10 doza lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Kokainë”. Po ashtu Ramazani rezulton i arrestuar në vitin 2011 për veprën pelane “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe është liruar një vit më vonë nga Gjykata e Lartë, vendimin e të cilës e publikoi Dosja.al një ditë më parë.
Pista ku po hetohet aktualisht është larja e hesapeve mes bandave për konfliktet e vjetra lidhur me aktivitetin kriminal të vetë viktimës. Emiljano Ramazani, dyshohet të jetë pjesë e një grupi që ka marrë pjesë edhe në disa atentate. Ai njihej në Elbasan edhe si miku i Talo Çelës. Ky i fundit, i shpallur në kërkim për grabitjen 4.6 milionë eurove në Rinas dhe për ekzekutimin e dy vëlelzërve Hashia në Durrës, Viktor dhe Besmir.
Emiljano Ramazani ishte baba i katër vajzave.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË– Një 57-vjeçar në Vlorë është arrestuar nga Policia, pasi ka tentuar të fusë sende të paligjshme në burg.Sipas inforamcioneve mësohet se është...
BERAT– Një 71-vjeçar, i identifikuar si Agim Hajdari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ...
TIRANË– Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një banesë në Laprakë. Mësohet se nga ngjarja në fjalë ka ndodhur gjatë mesnatës që lamë pas, në orën 01:05. P...
VLORË– Burim Zyberi, prinari i mjetit “Audi R8” që u shkruambua gjatë natës së kaluar në Lungomares të Vlorës, ka mohuar të ketë konflikte dhe zënka. Përpa...
TIRANË– Rruga e Durrësit, një nga pikat më kyçe të Tiranës, do të jetë e bllokuar gjatë ditës së sotme. Mësohet se Bashkia e Tiranës do të ndërhyje ...
TIRANË – Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Lexoni titujt kryesorë të portaleve për ditën e martë, 21 korri...
VLORË– Një automjet luksoz i llojit “Audi”, është shkrumbuar një natë më parë në Lungimare të Vlorës. Mësohet se mjeti, ishte në parkimin e një hoteli të k...
TIRANË -Institucionet publike e vështirësuan akoma më shumë gjatë pandemisë dhënien e informacioneve për gazetarët. Në kulmin e shqetësimit të qytetarëve n...
ITALI-Hetuesit në Treviso kanë ngritur akuzën e tentativës së vrasjes, ndaj 23-vjeçarit senegalez, Sileymane Pam, i cili shtriu përtokë dhe goditi me shq...
TIRANË- Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, i cili është dhe një nga autorët e studimit më të fundit nga Akedemia e Shkencave ka folur sot për situatën e ...