“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Politike
Gara për Vorën, kush është kandidati i PD-së që pritet të garojë për kryetar bashkie
2 Shkurt 2022, 20:19Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
VORË– Demokratët kanë propozuar emrin e Ymer Markut si kandidat të Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Pas Durrësit, Shkodrës, Lushnjes dhe Rrogozhinës, në përfundim të konsultimeve dega e PD Vorë ka miratuar propozimin e Ymer Markut, duke e sjellë emrin e këtij të fundit për në Kryesinë e Tiranës. Përveç Vorës janë propozuar edhe Xhemal Bushati për Shkodrë, e Indrit Sefa në Lushnje.
Ndërkohë që dje, baza e degëve të Partisë Demorkatike propozoi si kandidat të parapëlqyer Luan Hotin në Durrës, ndërsa në Rrogozhinë për në Tiranë u nis emri i Ferdinand Saraçit. Ndërkohë që ende nuk ka asnjë emër për Bashkinë Dibër dhe Vorë.
Zgjedhjet për 6 bashkitë që kanë pasur mbetur pa një kryetar u dekretuan nga presidenti Ilir Meta, mirëpo edhe pse fushata nis më 14 shkurt, sërish nuk janë prezantuar të gjithë garuesit. Në Shkodër, Berisha garon me Bardh Spahinë, ndërsa PS me Majlinda Angoni. Për Bashkinë Durrës, Ardian Muka do të ketë përballë në këtë garë Emirjana Sakon nga PS-ja.
Kryetaja e komanduar në Lushnje, Eriselda Sefa do ketë përballë Elton Banon, kandidatin e koalicionit Berisha-LSI. Për Rrogozhinën do të “luftojnë” Edison Memolla i PS me Hekuran Xhanin, e propozuar nga Berisha-LSI. Ndërsa në Dibër, Përparim Kryemadhi, i zgjedhuri nga Primaret, do të ketë përballë socialistin Rrahim Spahiu.
TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu kërkoi nga qeveria shqiptare të marrë masa alternative për eliminimin e përdorimit të qeseve plas...
TIRANË – Deputeti i opozitës Agron Duka kundërshtoi gjobitjen për qytetarët që përdorin qese plastike me vlerë 30-100 mijë lekë. Në mbledhjen e sotme...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka treguar se nuk ka pasur negociata me ish-kryeministrin Sali Berishën, për ...
LUSHNJE – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mblodhi sot asamblenë socialiste të këtij qyteti në kuadër të përgatitjes për ...
Në fund, Partia Demokratike shprehet se demokratët distancohen nga ky lloj bashkëpunimi.Nëse zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën (d.v/dosja.al) Ndihmës-S...
TIRANË– Partia Demokratike ka vijuar me sulmet kundrejt kryeministrit Edi Rama në lidhje me udhëtimet e tij. Në një deklaratë nga selia blu, deputeti...