Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
Besiana Kadare lirohet nga detyra e ambasadores shqiptare në OKB, Meta firmos lëvizjet edhe në Hungari e Strasburg
1 Tetor 2021, 11:26Nga DOSJA
TIRANE– Presidenti Ilir Meta ka firmosur sot lirimin nga detyra si ambasadore e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për vajzën e shkrimtarit Ismail Kadare, Besiana Kadare. Nw nw njoftim pwr mediat, presidenca njofton se Besiana Kadare është propozuar tashmë si ambasadore pranë UNESCO, ndërsa ambasadori ynë aktual në UNESCO, Ferit Hoxha do të zëjë vendin e Kadare në OKB. Po sot, presidenti Meta ka firmosur lirimin nga detyra të disa ambasadorëve të tjerë. Arian Spasse është liruar nga detyra e ambasadorit në Hungari, ndërsa Albana Dautllari është liruar nga detyra e ambasadorit në Strasburg.
NJOFTIMI I PLOTE:
1 tetor 2021 Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit, ka dekretuar, disa lirime të Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë në shtete të tjera dhe organizata ndërkombëtare.
Konkretisht:
– Zoti Arian Spasse, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Hungarisë, rezident.
– Zonja Albana Dautllari, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës, në Strasburg, rezident.
– Zonja Besiana Kadare, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezident, dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kubës, jorezident.
– Zoti Ferit Hoxha, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.
(F.G/DOSJA.AL)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ambasadorja amerikanë në Tiranë, Yuri Kim ka organizuar një pritje për personalitete të ndryshme për të kremtuar 30-vjetorin e ngritjes së ve...
TIRANE– Partia Demokratike ka dorëzuar sot një kërkesë pranë Kryesisë së Kuvendit për të hetuar ligjshmërinë e ndjekur nga autoritetet në lidhje me incene...
TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaroi para gazetarëve ditën e sotme se grupi parlamentar i PD ka depozituar kërkesën zyrtar...
TIRANË– Sot ka mbaruar afati i marrëveshjes së naftëtarëve të uzinës së Ballshit me qeverinë për marrjen e pagave për një vit. Sipas marrëveshjes, na...
TIRANË– Brenda javës do të miratohet harta e re gjyqësore, deklaroi ditën e sotme para gazetarëve Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Pas zhvillimit të...
TIRANË– Reforma në Drejtësi është shumë thelbësore për Shqipërinë, deklaroi ditën e sotme ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca gjatë një aktivit...
TIRANË– Javën që vjen do të bëhet publike harta e re gjyqësore. Këtë deklaroi para gazetarëve Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja pas përfundimit të Ko...
Gjashtë vende në tri ditë: Me turin e vizitave në vendet e Ballkanit Perëndimor, që duan të gjithë të anëtarësohen në BE, presidentja e Komisionit të BE-së Ursu...