“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Bota
MASAKËR në Kosovë! Sulmohet me plumba autobusi, 3 viktima e disa të plagosur
26 Nëntor 2021, 19:15Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
KOSOVË– Masakër në Kosovë! Tre persona kanë mbetur të vrarë dhe të paktën dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri që ka ndodhur këtë mbrëmje në Gllogjan të Deçanit në Kosovë. Mediat e Kosovës shkruajnë se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të autobusit që po transpotonte nxënës të shkollës së mesme nga Gjakova për në Deçan.
Thuajse në mes të rrugës për në destinacionin e tyre, nxënësit e mitur, shoferi e fatorinoja i autobusit e kanë parë veten mes plumbave.
Si pasojë e të shtënave ka ndërruar jetë në vend shoferi i autobusit, Gani Gjokaj. Në spital ndërruan jetë dy nxënësit, nga 17 vjeç secili, të identifikuar si Ledjon Hamazi e Ledjana Mustafaj.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Pejës, ku mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Identitetet e tye nuk janë zbardhur ende.
Ndërsa, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj për Express tha se autobusi po dërgonte nxënësit nga Gjakova për në Deçan. Ai tregoi se dy nxënësit, një djalë dhe një vajzë janë nga fshati Gllogjan. Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Express se drejt autobusit kanë gjuajtur me armë disa persona, por ende nuk ka publikuar një njoftim përfundimtar.
KOSOVË- Trupat e pa jete të viktimave që vdiqën nga sulmi në Deçan janë larguar nga Spitali i Pejës disa minuta më parë. Në pamjet e publikuara nga ...
KOSOVË- Fotot e mëposhtme janë të tre prej viktimave nga sulmi i mbrëmjes së sotme në Deçan të Kosovës. Në foto shihet shoferi i vrarë i autobusit, ...
KOSOVË- Këngëtari Arian Agushi i njohur ndryshe si Golg Ag ka reaguar në lidhje me sulmin e rëndë në Deçan ku mbetën të vrarë tre persona. Me anë të...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas sulmit ndaj autobusit me nxënës në Deçan ku u vranë tre presona, prej tyre dy nxënës. Me a...
KOSOVË- Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani, ka deklaruar se dyshimet e para bazuar në hetime, tregojnë se sulmuesi i autobusit mu...
KOSOVË- Udhëheqësit dhe politiakanët në Kosovë kanë reaguar në lidhje me sulmin në një autobus me nxënës. Me anë të postimeve në rrjetet sociale Presidentj...
KOSOVË- Fotoja e mëposhtme është e autobusit të sulmuar mbrëmjen e sotme në Deçan të Kosovës. Në foto shihet autobusi i ndaluar anas rrugës, ndërkoh...
KOSOVË– Personi që ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të autobusit të mbushur me nxënës në Kosovë ka qenë i maskuar.Mediat e Kosovës shkruajn...
KOSOVË – Për sulmin me armë ndaj autobusit në Kosovë ku ngelën të vdekur tre persona dhe janë të plagosur disa të tjerë foli edhe drejtori i spitalit...