Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Aktualitet
Ndahet nga jeta gjykatësi i shkallës së parë Tiranë, Martin Deda
24 Janar 2021, 08:39Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË- Është ndarë nga jeta gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Martin Deda.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati Idajet Beqiri, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, i cili shprehet se ka ikur një njeri i mirë dhe një mik i pazëvendësueshëm, gjyqtar profesionist, dhe i drejtë në vendimmarrje.
“Lajm vërtet i rënd, i trisht, i pabesueshëm. Ndahet nga jeta gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Martin Deda! Iku një njeri i mirë, një njeri me zemër të bardhë, një mik i pazëvendësueshëm, një gjyqtar profesionist, i drejtë, njerëzor në vendimmarrje. Nuk kishte moshë për të ikur, ndaj ndihemi të pikëlluar. U prehësh në paqe miku im, të ndritët shpirti Martin Deda! “, shkruan Beqiri në postimin e tij.
Deda do të përcillet për në banesën e fundit mesditën e sotme në varrezat e Tufinës në Tiranë, ndërsa familja e tij ka hapur dyert e mortit.
Emri i Dedës është lakuar së fundi dhe nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili e kishte futur në listën e gjyqtarëve KÇK, pasi sipas tij kishte marrë një vendim në shkelje të ligjit. Rama teksa po fliste për Vettingun në Kuvend sulmoi me tone të ashpra gjyqtarin Deda, që sipas tij kishte abuzuar me ligjin duke vënë në rrezik jetën e një gruaje te re dhe favorizuar ish-bashkëshortin e saj.
“Ka ardhur koha të marrim masë ekstreme, po aq ekstreme sa është veprimtaria e këtyre kriminelëve, në prokuroi, gjykata, rrugë, që janë bashkë e bëjnë të njëjtën gjë edhe kur nuk janë bashkë. Ça është ky që vë në mbrojtje burrin dhe kundërshton vendimin që ai nuk duhet ti afrohet gruas pasi e ka bërë gjysmë njeriu? Është një kokërr krimineli. Po të ishte e njohura juaja ajo, do vinit këtu e do i binit qeverisë, ose do vinit e do thoshit fjalim emocional, si ky imi, që nuk vlen asgjë nëse nuk veprojmë. Nuk lejojmë ne më që vendi të mos bëjë kapërcimin e fundit historik në raport me këta palaco, në prokurori, gjykatë e rrugë, të jeni të sigurt që do ta marrim mbështetjen, nga populli nuk diskutohet por edhe nga partnerët”. tha Rama në Kuvend.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LEZHË- Për shkak të resjeve të shumta që kanë përfshirë sërish vendin, në qarkun e Lezhës ka pasur rrëshqitje dherash, ku më problematike, mbetet lagjja Va...
FIER- Gëzim Fejzulla dhe Ermal Gremi janë vënë në prangat e Policisë së Fierit, pasi tentuan që të vidhnin me thyerje një dyqan celularësh në qytetin e Fierit, ...
TIRANË- Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al në faqe të parë ka lajmin për asksidentin e trefishtë në Fushë-Krujë , k...
ITALI- Aeroporti në Lamezia Terme, Kalabria, u ndërtua në vitet 1970, ka dritare të rrumbullakëta që ngjasojnë me gropa të mëdha. Parkingu nuk është ndërtuar m...
ITALI– ‘Bëmat’ e Besnik Halilit, presidentit të grupit Sol në Shqipëri, që është njëherazi bashkëshorti i Luneda Sufalit, ish-drejtoreshës së Lojërave të Fatit,...
TIRANË- Ambasada ruse në Shqipëri e ka konsideruar si provokim deklaratën e Kreut të AAk-së, Ramush Haradinaj, për të bashkuar Kosovën dhe Shqipërinë. Në n...