"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Parandalohet krimi në Tiranë, Policia arreston të riun: Ishte në konflikt me një 35-vjeçar, tentoi ta vriste
26 Tetor 2019, 07:04Nga DOSJA
TIRANË- Një 22-vjeçar është arrestuar në rrugën e Dibrës në Tiranë, pasi kishte tentuar një 35-vjeçar pas konfliktit që kishin pasur me njëri-tjetrin.
Sipas një njoftimi nga Policia e Tiranës mësohet se i riu për shkak të konflikteve të mbartuara ka goditur me mjetin e tij, qëllimisht mjetin e një tjetër shtetasi dhe më pas e ka ndjekur atë duke e kanosur me armë zjarri.
“Shtetasi L. M., për shkak të konflikteve të mbartuara ka goditur në rrugën e “Dibrës” me mjetin e tij qëllimisht mjetin që drejtohej nga shtetasi G. D., 23 vjeç. Pas përplasjes së mjeteve ky shtetas ka dalë nga mjeti duke ndjekur dhe kanosur me armë zjarri shtetasin G. D., i cili ka arritur të largohet dhe të njoftojë Policinë”, shtohet në njoftim.
NJOFTIMI I PLOTË
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, parandalojnë një ngjarje të rëndë kriminale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Selvia”. Vihet në pranga një 22-vjeçar i cili për shkak të konflikteve të mbartuara ka goditur me mjetin e tij, qëllimisht mjetin e një tjetër shtetasi dhe më pas e ka ndjekur atë duke e kanosur me armë zjarri.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me një krehër me pesë fishekë dhe një automjet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, pas njoftimit të marrë për një konflikt midis dy shtetasve, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, finalizuan operacionin policor të koduar “Selvia” në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: L. M., 22 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).
Shtetasi L. M., për shkak të konflikteve të mbartuara ka goditur në rrugën e “Dibrës” me mjetin e tij qëllimisht mjetin që drejtohej nga shtetasi G. D., 23 vjeç. Pas përplasjes së mjeteve ky shtetas ka dalë nga mjeti duke ndjekur dhe kanosur me armë zjarri shtetasin G. D., i cili ka arritur të largohet dhe të njoftojë Policinë.
Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 kanë reaguar menjëherë duke bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasit L. M. Gjatë kontrollit të ushtruar, Policia gjeti armën e zjarrit me një krehër me pesë fishekë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetin që ky shtetas drejtonte. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprat penale “Kanosje” “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe “Shkatërrim prone” në ngarkim të shtetasit L. M.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Policia gjatë natës ka zhvilluar disa kontrolle në rrugë, ku në Kashar e Sauk ka ngritur postblloqe me radar dhe janë zbuluar disa shoferë që shkel...
BULARAT- Sot është 1-vjetori i vdekjes së Kostandino Kacifas dhe qindra njerëz pritet të mblidhen në Bularat. Sipas informacioneve të bërë ta ditura nga Policia...
GJIROKASTËR- Është zhvilluar sot paradite në bularat ceremonia përkujtimore për 1-vjetorin e vrasjes së Kostandino Kacifas nga forcat RENEA. I gjithë ...
TIRANË– I ftuar në emisionin “Oda” të gazetares Edona Haklaj, për të folur për veprën e shkrimtarit, politikanit dhe diplomatit Mid’hat Frashëri, është pro...
TIRANË– Babai i Alvin Berishës, Afrimi ka ndarë një lajm të mirë me të gjithë shqiptarët. Në një status në rrjetet sociale, Berisha, i ati i vogëlush...
LIBRAZHD– Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmjen e sotme në hyrje të Librazhdit.Nga informacionet në vendngjarje mësohet se një automjet është përplasur m...
ELBASAN– Policia ka zbarkuar në qytetin e Elbasanit për një operacion blic në lagjen “Sule Paprri”. Burime zytare bëjnë me dije për Dosja.al se 10 makina polici...
TIRANË- Gazetari i ekonomisë në Top-Channel, Klodian Tomorri ka deklaruar se rreth dy muaj më parë policia e shtetit lajmëroi me bujë një aksion të ndërmar...
SIRI- Lëvizje të reja në Siri, në kampin ku ndodhet 11 vjeçari Alvin Berisha. Mësohet se ISIS duke shfrytëzuar tërheqjen e kurdëve ka marrë në kontroll k...
TIRANË– Ekstremisti grek Babis Karathanos është ndaluar në Qafë Botë nga polici shqiptare. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Karathanos, që një vit më p...