“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Plagoset 32-vjeçari në ish-Bllok, kapet një prej autorëve, bllokohet “Benz”-i
6 Nëntor 2021, 18:13Nga DOSJA
TIRANË– Ilir Shkurti, 32 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme, mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e njohur si pallatet “Agimi”, në ish-Bllok. Paraprakisht bëhet me dije se Shkurti është përfshirë në një konflikt çasti për motive të dobëta me disa persona të tjerë. Në sherr e sipër pala tjetër ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt 32-vjeçarit duke e lënë të plagosur në këmbë.
Edhe pse i plagosur, 32-vjeçari Shkurti ka arritur që të shkojë vetë në spitalin e Traumës, aty ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër, policia ka njoftuar se makina me të cilën autorët e plagosjes kanë tentuar të largohen, është bllokuar. Bëhet fjalë për një mjet të llojit “Benz”.
Ndërsa një person që dyshohet të jetë një prej autorëve të ngjarjes, Kridenc Meçollari, 38 vjeç është shoqëruar për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Ndërsa personi tjetër ka mundur të zbresë nga automjeti dhe të largohet në brendësi të pallateve në zonën ku dhe ndodhi ngjarja duke u shpëtuar duarve të efektivëve.
TIRANË– Dosja.al ju sjell pamje nga zona e ish-Bllokut ku ka ndodhur një plagosje me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Videoja tregon zonën e rrethuar ng...
TIRANË– Policia ka dhënë detajet e para në lidhje me plagosjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut mbrëmjen e sotme. Në njopftim, policia bën me dije se...
TIRANË– Dosja.al ka mësuar identitetin e personit që mbeti i plagosur me armë zjarri në zonën e ish-Bllokut. Mësohet se bëhet fjalë për 32-vjeç...
VLORË– Dy barinj të identifikuar si A.Shahaj dhe L.Shoraj janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe kanë përfunduar në spital me plagë e fraktura në trup...
TIRANË – Djali i madh i Rruzhdi Hoxhës, Saimir Hoxha ka thënë në polici se ai bashkë me të afërm e kanë kërkuar viktimën për 4 ditë, para se të shkon...
TIRANË – Ambasadorja amerikane Yuri Kim prit sot një grup përfaqësuesish të organizatës “Vital Voice” dhe Institutit të Georgetoënit Për Gratë, Paqen...