Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Policia e Shtetit ka vijuar operacionin për zbardhjen e ekzekutimit të Hekuran Billës. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se në pranga ka rënë Sebastian Mali, 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili është nipi i Prel Markut që është vrarë nga Billa në vitin 2006 në Angli.
Më tej bëhet me dije se arrestimit i këtij shtetasi u bë pasi, dyshohet se ai ka bashkëpunuar me të dyshuarin kryesor për vrasjen e Billës, Viktor Marku. Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar 3 automjete dhe një sërë provash të tjera materiale, me të cilat dokumentohet implikimi i këtij shtetasi në këtë ngjarje
NJOTIMI I PLOTË
Vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi H. B. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët në vrasjen e shtetasit H. B. Më parë është shpallur në kërkim dhe një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje. Nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës dhe Sektori i Forcës Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, pas një pune të mirorganizuar dhe të pandërprerë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur ndalimi i shtetasit S. M., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, në datën 11.06.2020, rreth orës 21:50, në rrugën ”Prokop Mima” Tiranë, ka bashkëpunuar në vrasjen me armë zjarri të shtetasit H. B. Shtetasi S. M. është nipi i shtetasit P. M., i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B. Menjëherë, pasi ndodhi kjo ngjarje është bërë edhe shpallja në kërkim e shtetasit V. M., si një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar 3 automjete dhe një sërë provash të tjera materiale, me të cilat dokumentohet implikimi i këtij shtetasi në këtë ngjarje. Ndërkohë, vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet për ndalimin e shtetasit S. M. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, e kryer në bashkëpunim dhe ”Armëmbajtja pa leje”.
Hekuran Billa u ekzekutua më 12 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare. Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është vëllai i Prel Markut, Viktori. Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin. Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Policia italiane ka finalizuar një operacion kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, nga ku janë vënë nën pranga 18 persona, përfshirë këtu edhe shqipta...
Shqipëri- 66 raste të reja me COVID-19 gjatë orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se nga testimi i 280 personave, 66 prej tyre k...
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Hekuran Billës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se policia po punon për arrestimin e Viktor Markut, i cili ...
TIRANË- Gjyqtarja e shkarkuar Fatmira Hajdari ka folur pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në një reagim për mediat Hajdari tha se ishte...
TIRANË: Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkaruar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Tiranë, Fatmira Hajdarin. Ky vendim u mor pë...
ELBASAN- Një rast i ri me COVID-19 është regjistuar në Elbasan. Sipas informacioneve mësohet se i infektuari është jurist në universitetin “Aleksandër Xhuvani”....
Durrës- 6 biznese në Durrës janë gjobitur pasi nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë. Mësohet se 4 biznese janë gjobitur me 1milionë lekë të vjetra dhe 2 t...
VLORË- Spitali i Vlorës ka reaguar pas publikimit të lajmit se një prej mjekëve në maternitetit ishte prekur me COVID-19. Një një reagim për mediat spitali...
DURRËS- Qyteti i Durrësit është një ndër më të prekurit nga COVID-19. Në 24 orët e fundit mësohet se janë konfirmuar dhe 6 raste të reja që janë kontakte m...
TIRANË- Policia e Shtetit për ekzekutimin e biznesmenit Hekuran Billa ka arrestuar nipin e Prel Markut, 22-vjeçarin Sebastian Mali. Burime për Dosja...