Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Aktualitet
“Letër higjienike”, Mziu përplaset me komentuesin: E dua Berishën
24 Tetor 2021, 20:23Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu është përplasur me një ndjekës në rrjetin social Facebook. Këtë pasdite, Mziu ka postuar një status në lidhje me fiskalizimin ku akuzon qeverinë për dështim në këtë fushë.
Në këtë status një nga ndjekësit e ka konsideruar Mziun të konsumuar dhe e ka krahasuar me letrën higjienike. Por, demokrati nuk e ka lënë pa përgjigje. Në replikën e tij Mziu shkruan se në fakt letër higjienike bëhen frikacakët pasi ai tregon që ka dhënë prova për dashurinë që ka ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Biseda në komente:
Komentuesi: Le o Xhelal se je i konsumuar si letër higjienike
Xhelal Mziu: Unë i konsumuar? Po ti nuk din qëndrimin tim ndaj Berishës! Unë kam dhënë prova se sa e dua Sali Berishën dhe e dua! Ju që shkruani e doni relativisht. Berisha i din më mirë se sa ju gjërat. Letër higjienike bëhen frikacakët unë kam dhënë prova.
Por, deputeti i PD-së i ka fshirë këto komente më vonë dhe biseda e tij me ndjekësin nuk gjendet më në profilin në Facebook.
TIRANË– Një grua në Tiranë u përpoq ta shpëtonte nga hetimi bashkëshortin e saj, duke u justifikuar se frakturat në fytyrë dhe në trup i kishte shkak...
ELBASAN– Qyteti i Elbasanit është ‘blinduar’ mbrëmjen e sotme nga kontrolle të shumta policie. Pamjet që po shikoni tregojnë se janë ngritur disa pika kon...
TIRANË – Policia rrugore ka kontrolluar akset rrugore Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Elbasan me radarë, drone dhe makina inteligjente. Si pasojë vendosur n...
TIRANË– Banorët e rrugës “5 maji” kanë dalë në protestë pasi kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre në këtë zonë, në kuadër të ndërtimit të banesa...
EGJIPT– Mediat egjiptiane kanë pasqyruar udhëtimin e kryeministrit Edi Rama dhe tamkimin e këtij të fundit me Presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi. ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë me dije se do të propozojë një paketë të plotë ndryshimesh kushtetuese. Në një postim në ...