LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

225 mijë $ për zyrtarin e FBI/ Gjiknuri: Nuk ka lidhje me Ramën, McGonigal shkeli detyrën në SHBA, histori qesharake për të sfumuar 21 janarin!

• Damian Gjiknuri, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste iu përgjigj sot akuzave në lidhje me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal, pagesat që ai mori nga 'personi A' dhe takimet me kryeministrin Edi Rama. • Në një deklaratë nga selia e PS, ku njoftoi se PS sot do të dorëzojë kallëzim penal në SPAK për të kërkuar një rihetim të ngjarjeve të 21 janarit, Gjiknuri bëri fillimisht një hierarki të krimeve. • Ai tha se vrasja e qytetarëve qëndron përmbi çdo krim tjetër dhe shtoi se ky duhet të jetë fokusi i interesit publik. • Në lidhje me McGonigal, Gjiknuri pranoi faktin se ai ishte një zyrtar i një rangu të lartë por që çështja për të cilën ai po ndiqet penalisht nga FBI nuk ka lidhje me një krim në Shqipëri. Sipas tij, Rama dhe zyrtarët e tjerë thjesht kanë bërë "takime" me një zyrtar të lartë të FBI, pa pasur dijeni sesi ai kishte zbatuar detyrën për autoritetet amerikane. • Për socialistët, dosja e McGonigal lidhet vetëm me shkeljet që ai ka bërë në zbatimin e detyrës për FBI. • Gjiknuri mohoi ndërhyrje për të hetuar Nick Muzin pasi sipas tij, çështja Muzin është e faktuar dhe e pamohuar. 

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

PS dorëzon kallëzim të ri për 21 Janarin, Gjiknuri: Të regjistrohet procedim me akuzën e vrasjes, Artan Hoxha të thirret në SPAK si burim i vetëm

225 mijë $ për zyrtarin e FBI/ Gjiknuri: Nuk ka lidhje me Ramën,
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretari i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri bëri të ditur se PS do të dorëzojë sot në SPAK padinë penale ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendin në lidhje me ngjarjen e ndodhur në protestën e 21 janarit, ku u vranë katër protestues në bulevard.

“PS do të depozitojë sot në SPAK padi penale ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendin. Dialogjet e bëra publike tregojnë se vrasjet u urdhëruan nga lart. E kemi drejtuar gishtin te Sali Berisha menjëherë pas ngjarjeve tragjike.'- tha në nisje të fjalës së tij Gjiknuri, teksa më pas publikoi dhe padinë.

225 mijë $ për zyrtarin e FBI/ Gjiknuri: Nuk ka lidhje me Ramën,

Në dokumentin prej 10 faqesh të bërë publik për mediat, PS kërkon që gazetari Artan Hoxha të thirret në Prokurori, duke qënë se ka dijeni dhe prova për këtë çështje. 

'Në lidhje me provat. Për shkak se burimi i vetëm i këyre provave është Z. Artan Hoxha, kërkojmë që ai të thirret nga Prokuroria si person që ka dijeni mbi faktin penal dhe që prej tij të administrohen të gjitha provat që ai disponon.'- thuhet në dokument. 

Por çfarë ndodhi atë ditë?  

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Oligarku rus përfitoi tendera në Shqipëri'/ Gjiknuri: Absurde që një 'peshkaqen i madh' të ketë interes të bëjë para me luleshtrydhet në Divjakë

225 mijë $ për zyrtarin e FBI/ Gjiknuri: Nuk ka lidhje me Ramën,
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretari i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri u pyet ditën e sotme për tenderat që ka përfituar Oleg Vladimirovich Deripaska në Shqipëri. Ai u shpreh se të gjitha lajmet që kanë dalë në media dhe portale janë përralla shqiptare grotekse. Sipas Gjiknurit, është absurde që një 'peshkaqen' i madh financiar të ketë interes të kryejë investime në Divjakë dhe të bëjë para me luleshtrydhet. 

Pyetja: Oligarku rus ka përfituar tendera, jeni në dijeni?

'Këto janë ato përrallat shqiptare groteske, flitet për një kompani shqiptare e cila një pjesë e aksioneve i ka strabak, është kompani publike, aty i ka pasur dhe ai. Vitet e fundit ka dalë për shkak të sanksioneve. Imagjinoni një oligark ka ardhur në Shqipëri me një serë luleshtrydhesh dhe bën investim në Divjakë. Kjo kompani ka ndërtuar Rinasin, ka qënë në kohën e Berishës, të bësh lidhje të tilla është qëllimi për tu kapur pas një fije kashte. Si shpjegohet, a thua se shqiptarët nuk dinë anglisht, e thonë se dhurata ishte një pajisje përgjuese. Merret materiali përgjysëm. Ata që e bëjnë përkthimin si të duan si i beson mendjeve të tilla. Ju keni të drejtë të pyesni. Garat në Shqipëri janë publike, do të ishte qesharake, absurde që një peshkaqen i madh i financave ndërkombëtare që prek dhe interesat e SHBA, të ketë interes të bëjë para me luleshtrydhet ne Divjakë.'- u shpreh Gjiknuri.

Reagimi i Gjiknurit vjen një ditë pas publikimit të dosjes së plotë dhe aktakuzës me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Vetë Rama thotë se akuzat e ngritura ndaj McGonigal nuk kanë lidhje me të./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Ku do e angazhoni Arben Ahmetajn", Gjiknuri sikletoset nga pyetja: Pyeteni vetë, s'përgjigjem për çdo impuls tuajin

225 mijë $ për zyrtarin e FBI/ Gjiknuri: Nuk ka lidhje me Ramën,
Damian Gjiknuri

TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri refuzoi të përgjigjej për angazhimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj në fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. I pyetur nga gazetari Andon Kello, se cili do të jetë funksioni i Ahmetajt, (ky i fundit është në qendër të akuzave për çështjen dhe rolin e tij te inceneratorët), Gjiknuri tha nuk jep dot një përgjigje. 

Pyetje: Ku do e angazhoni Arben Ahmetajn dhe a do e lëshoni mandatin e Olta Xhaçkës? 

Damian Gjiknuri: Për GJK, gjykata foli vetë. Vendimi është bërë publik, mund të pyesni vetë gjykatën. 

Për çështjet e tjera, nuk përgjigjem dot për çdo lloj impulsi. Ahmetaj është zyrtar i PS, pyeteni vetë personin në fjalë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Ç'mendim keni për audiopërgjimet?"/ Gjiknuri ngacmohet nga gazetari: Pasurova fjalorin e politikës me fjalën "tërmet", tani e përdor dhe Berisha

225 mijë $ për zyrtarin e FBI/ Gjiknuri: Nuk ka lidhje me Ramën,
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Giknuri u pyet nga gazetari Andon Kello për përgjimet e 'dosjes 184' për vjedhjen e votës, ku ai del duke thënë “Do e bëjmë tërmet”. Kjo pyetje, u cilësua nga Gjiknuri si provokim, mirëpo në fund ai e dha një përgjigje.

Ai u shpreh se ai iu është nënshtruar hetimit të plotë nga drejtësia e në fund ka rezultuar se nuk ka kryer asnjë vepër penale. Për sa i përket fjalës tërmet, Gjiknuri tha se ajo fjalë është përdorur si metaforë, e sipas tij, ka bërë pasurim të fjalorit politike, pasi po përdoret edhe nga kundërshtarët, duke pëmendur Sali Berishën. 

Pyetja: A e keni dëgjuar audiopërgjimin, se atë në Dibër e kemi dëgjuar?

Damian Gjiknuri: Audio përgjimi është bërë publik dhe është zbardhur. Sa i përket provokimit që bëtë, unë i jam nënshtruar hetimit të plotë nga drejtësia dhe doli që asgjë nga ato që thuhet nuk përbëjnë vepër penale. Fjala tërmet është metaforë që e përdor Sali Berisha dhe e përdorin të gjithë. Unë re thoja në privat, Berisha dhe të tjerët e përdorin në publik. Më vjen mirë që pasurova fjalorin politik me një fjalë që nuk kishte asnjë ngjyrim tjetër..

3 VITE ME PARE

"Del një tropojan bën pagesa..."/ Gjiknuri: Qesharake, Rama s'ka faj për takimet me zyrtarin e FBI, ai theu besimin e SHBA, s'ka lidhje me ne! 

225 mijë $ për zyrtarin e FBI/ Gjiknuri: Nuk ka lidhje me Ramën,
Damian Gjiknuri, sekretar i Pergjithshem i PS

TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri e quajti ekzagjerim dhe skenar filmi çështjen e arrestimit të ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama. I pyetur sot nga gazetari Muhamed Veliu, Gjiknuri pranoi se McGonigal ishte një zyrtar i nivelit të lartë në FBI, por mohoi që paratë të jenë dhënë për të hetuar Nick Muzin dhe dosjen hetimore në SHBA për lobimin e PD me para ruse. Gjiknuri nisi me një shpjegim së pari për hierarkinë e krimeve, ku sipas tij në majë qëndron "21 Janari" dhe vrasja e 4 qytetarëve dhe më pas të tjerat. Sipas PS, problemi lidhet me zbatimin e detyrës nga një zyrtar amerikan dhe jo nga takimet e tij me kryeministrin Edi Rama apo dy personat A dhe B, që në aktakuzë rezultojnë si lidhje të afërta të qeverisë shqiptare. 

Pyetje: Arrestimi i MCgonigal ka një prapaskenë tjetër me paratë që ka marrë, paratë janë paguar që zyrtari i FBI të zhvillonte veprime ndaj kompanisë së Nick Muzin. Do doja një koment tuajin?

Përgjigje: Kjo nuk ka lidhje me konferencën, por nisur nga dokumenti që del. Së pari, kjo është tymnajë e fortë e ngritur nga opozita për të sfumuar 21 janarin dhe faktet e reja që kanë. Kjo është mëse e kuptueshme, kjo kuptohet nga gjasme që ngrihet një alibi. Nuk ka krim më të rëndë në hierarkinë e krimeve, sesa vrasja e qytetarëve, në disa vende quhet edhe genocid.

Zyrtari në fjalë, zyrtar shumë i lartë, drejtues i zyrës së Nju York, që mbulon një territor të gjerë, duhet të dini që Nju Jorku ka 50-60% të transaksioneve botërore. Ai ishte shumë i rëndësishëm. Ai akuzohet për lidhje të tij me pagesa të një oligarku rus. Ngjarjet që përmenden, nuk faktojnë krime të kryera nga autoritete shqiptare. Por ka patur një thyerje të etikës dhe besimit për kontaktet që ka bërë.

Për Nick Muzin, rasti i tij është tjetër. I është nënshtruar drejtësisë amerikane dhe askush se ka hedhur poshtë që paratë janë ruse. Ka dokumente zyrtare. PD e asaj kohe ka përfituar para ruse. Askush se mohon këtë. Në vetvete, problemi ka të bëjë me sesa drejt e ka zbatuar detyrën një zyrtar amerikan dhe jo me kontaktet me Shqipërinë. Ka lidhje që s'ka deklaruar takimet? Po për këtë s'ka faj kryeministri, se si të rrinte ai pa takuar një zyrtar të lartë të FBI? Kuptoni diçka, për SHBA ky lajm ka rëndësi sepse cënohet autoriteti i FBI, por s'ka lidhje me Shqipërinë. Mos e bëni si Berisha se del një nga Tropoja, mik i Hajdarit dhe Berishës dhe ky lëvizka të gjithë çështjen e Muzin dhe historia kthehet në qesharake. Doli tani kushëriri i Besnik Mustafajt dhe gjithë ky komplot u bëka nga zyra e Edi Ramës. Këto janë histori qesharake, se nuk e bëjnë as bukur. Marrin Sami Amenin dhe ia vene Daniel Craig. Unë kam një shpjegim psikologjik, Berisha nga rusofil kthehet në rusofob. Kështu e ka bërë gjithmonë.

Reagimi i Gjiknurit vjen një ditë pas publikimit të dosjes së plotë dhe aktakuzës me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Vetë Rama thotë se akuzat e ngritura ndaj McGonigal nuk kanë lidhje me të./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Provat e reja për '21 Janarin'/ Gjiknuri: Ne nuk e kemi materialin origjinal, urdhëri për të hapur zjarr u dha nga lart

225 mijë $ për zyrtarin e FBI/ Gjiknuri: Nuk ka lidhje me Ramën,
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi sot përballë mediave se PS nuk ka ende materialin origjinal për '21 janarin'. Ai u shpreh se urdhëri për të hapur zjarr ndaj protestuesve u dha nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Duke akuzuar këta të fundit, Gjiknuri kërkoi që SPAK të nisë hetimet. 

'Nuk e kemi materialin origjinal, por bazuar në faktet e reja, ne kuptojmë zinxhirin e vendimmarrjes në këtë zinxhir shtetëror. Këtu del një fakt, urdhëri nga lart për të hapur zjarr. Ka dy eprorë, ish-ministri dhe ish-kryeministri. Këtë duhet ta zgjidhin me njëri-tjetrin.'- tha Gjiknuri.

Por çfarë ndodhi atë ditë?  

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al

damian gjiknuri edi rama charles mcgonigal agron nezaj dorian duçka

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen