LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Aksident me 8 të vdekur në aksin “Këlcyrë-Përmet”, makina iu largua policisë dhe përfundoi në humnerë

• Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, ku për pasojë kanë humbur jetën 8 shtetas.  • Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, në afërsi të fshatit Kuqar. • Si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, “Benzi” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë. • 7 prej viktimave dyshohet se janë nga vendet e treta dhe viktima tjetër, drejtuesi i automjetit nga Shkodra. • Sipas informacioneve automjeti ka tentuar t'i largohet policisë dhe ka humbur kontrollin. 

8 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Aksidenti me 8 viktima, Reuters: Makina me emigrantë të dyshuar bie në luginën e Shqipërisë

Aksident me 8 të vdekur në aksin
Foto nga vendi i ngjarjes

PËRMET- Në lidhje me aksidentin e rëndë që u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin Këlcyrë-Përmet, ku humbën jetën 8 persona, ka raportuar dhe agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters. Në artikull, Reuters përshkruan ngjarjen dhe shton se që nga viti 2015, vendet e Ballkanit janë bërë rrugë kryesore tranziti për refugjatët dhe emigrantët nga Lindja e Mesme, Afganistani, Azia dhe Afrika që ikin nga luftërat dhe varfëria drejt Bashkimit Evropian.

Sipas artikullit, shumë përdorin rrjetet e kontrabandës për t'i ndihmuar. Reuters sjell në vëmendje  dhe faktin se muajin e kaluar Shqipëria ratifikoi një marrëveshje emigracioni me Italinë, sipas së cilës Roma do të ndërtojë qendra të pritjes së emigrantëve.

Artkulli i plotë i Reuters:

Tetë persona humbën jetën në Shqipërinë jugore të martën kur një makinë që transportonte emigrantë të dyshuar doli nga një rrugë malore në një përroskë, tha policia. Makina ra në bregun shkëmbor të lumit Vjosa me rrjedhje të shpejtë poshtë një rruge që policia thotë se përdoret shpesh nga emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika për të kaluar në vendin ballkanik, tha zyrtari i policisë Ardian Cipa për Reuters.

"Shoferi ishte nga veriu i Shqipërisë, po përpiqemi ta identifikojmë”, tha Cipa. "Ne besojmë se të tjerët janë emigrantë të paligjshëm."

Automjeti i djegur dhe i thërrmuar ishte i rrethuar nga të paktën katër trupa të shpërndarë mbi shkëmbinj, tha një dëshmitar i Reuters. Policia bllokoi zonën.

Një patrullë policie ka pikasur një makinë që lëvizte me shpejtësi të madhe përgjatë rrugës në orët e para të së martës, por nuk mundi ta ndalonte. Ata më vonë e gjetën automjetin të përplasur në luginë, tha Cipa.

Që nga viti 2015, vendet e Ballkanit janë bërë rrugë kryesore tranziti për refugjatët dhe emigrantët nga Lindja e Mesme, Afganistani, Azia dhe Afrika që ikin nga luftërat dhe varfëria drejt Bashkimit Evropian. Shumë përdorin rrjetet e kontrabandës për t'i ndihmuar. Muajin e kaluar, Shqipëria, e cila është anëtare e NATO-s dhe aspiron të anëtarësohet në BE, ratifikoi një marrëveshje emigracioni me Italinë, sipas së cilës Roma do të ndërtojë qendra të pritjes së emigrantëve në vendin ballkanik.

2 VITE ME PARE

Aksidenti me 8 viktima, Prokurori i Gjirokastrës: Shoferi nga Shkodra, makina me qira, pas identifikimit, kontaktojmë me ambasadat

Aksident me 8 të vdekur në aksin
Petrit Çano

PËRMET- Ekspertë mjekoligjorë nga Tirana pritet të shkojnë pranë aksit Këlcyrë-Përmet për të bërë autopsinë e viktimave. Drejtuesi i Prokurorisë së Gjirokastrës, Petrit Çano, thotë se pas identifikimit do të bashkëpunohet me ambasadat përkatëse për të dërguar trupat e pajetë pranë familjarëve. Ai tha se me konstatimin e patrullës së policisë, mjeti është rikthyer në drejtim të qytetit të Përmetit me shumë shpejtësi. Po ashtu, ai shtoi se ngjarja ka ardhur rrjedhojë e një ngjarjeje tjetër kriminale, atë të të transportit të personave që në mënyrë të paligjshme kalojnë kufirin shtetëror për të vijuar më pas në BE.

"Ne jemi informuar nga drejtoria e policisë. Së bashku me prokurorin e gashëm kemi ardhur në vendngjarje. Kemi organizuar punën për kqyrjen me kujdes të kufomave dhe identifikimin e tyre. Më pas do të punojmë për të zbuluar shkaqet dhe përgjegjësitë nëse ka të tilla. Me konstatimin e patrullës së policisë, mjeti është rikthyer në drejtim të qytetit të Përmetit me shumë shpejtësi. Nuk mund ta përcaktojmë sa ka qenë, sepse do dalë nga hetimet në vijim. Ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfunduar në këtë pjesë. 

Vetëm drejtuesi i automjetit është nga qyteti i Shkodrës, automjeti është dhënë me qira nga pikat e dhënies me qira. Pra nuk është pronari i mjetit. Të gjithë të tjerët janë persona nga vendet e treta. Nuk i kemi identifikuar dhe nuk i dimë cilave shtetësi i përkasin. Jemi duke pritur ekspertët mjekoligjorë për ekzaminimin e tyre. Pas identifikimit do të bashkëpunojmë me ambasadat përkatëse për të dërguar trupat e tyre. Nuk mund të themi se është thjesht një aksident. Kjo ka ardhur rrjedhojë e një ngjarje tjetër kriminale, atë të të transportit të personave që në mënyrë të paligjshme kalojnë kufirin shtetëror për të vijuar më pas në BE. Është kombinim i këtyre 2 veprave penale të cilat do i shikojmë në thellësi për të zbardhur dhe shkakun", tha prokurori Çano. 

2 VITE ME PARE

Pas aksidentit tragjik me 8 të viktima në Përmet, shoqërohet personi që ka dhënë makinë me qera

Aksident me 8 të vdekur në aksin

PËRMET-Policia ka shoqëruar në komisariat personin që ka dhënë mjetin me qira, dhe po e merr në pyetje, ndërsa ende vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimave.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën shoferi shqiptar po udhëtonte, pasi kishte pikasur policinë dhe po tentonte që t’i shpëtonte.

2 VITE ME PARE

Dinamika e aksidentit me 8 viktima/ Me mbi 200 km në orë, drejtuesi refuzoi t’i ndalonte patrullës, makina ‘fluturoi’ nga rruga drejt Vjosës rreth 300 m

Aksident me 8 të vdekur në aksin
Foto nga vendi i ngjarjes

PËRMET-  Një aksident i rëndë me 8 viktima u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet. Një mjet me emigrantë të paligjshëm është aksidentuar dhe për pasojë kanë humbur jetën 7 klandestinët, si edhe drejtuesi i mjetit nga Shkodra. Mjeti me të cilin udhëtonin 8 viktimat është shkatërruar plotësisht teksa ka përfunduar në lumin Vjosa.

Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, por dyshohet se patrulla e policisë pikasi mjetin e dyshimtë afër Këlcyrës rreth orën 02:00, por drejtuesi i ‘Benz’-it refuzoi që të ndalonte për kontroll. Pas ndjekjes nga policia, duket se automjeti ka humbur gjurmët, ndërsa pas shumë kontrolleve u verifikua se ‘Benz’-i kishte përfunduar në shtratin e lumit Vjosë.

Ndërkohë, raportohet se mjeti ka qenë me shpejtësi tejet të lartë, me mbi 200 km/orë, duke bërë që drejtuesi të humbiste kontrollin dhe të ‘fluturonte’ rreth 300 metër në vijë ajrore nga rruga drejt lumit. Shpejtësia e lartë e mjetit konfirmohet edhe nga fakti se para momentit fatal ‘Benz’-i nuk është përplasur me bordurën metalike të rrugës, por ka përfunduar në shtratin e lumit.

2 VITE ME PARE

Tragjedia me 8 viktima në aksin Këlcyrë-Përmet, mjeti me emigrantë dyshohet se po i largohej patrullave të policisë

Aksident me 8 të vdekur në aksin
Foto nga vendi i ngjarjes

PËRMET-  Një aksident i rëndë me 8 viktima u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet. Një mjet me emigrantë të paligjshëm është aksidentuar dhe për pasojë kanë humbur jetën 7 klandestinët, si edhe drejtuesi i mjetit nga Shkodra. Mjeti me të cilin udhëtonin 8 viktimat është shkatërruar plotësisht teksa ka përfunduar në lumin Vjosa. Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, por dyshohet se mjeti me emigrantë të paligjshëm është pikasur nga patrulla policore duke shtuar shpejtësinë.

Njoftimi i policisë:

Këlcyrë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra). Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik. Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë. Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.

2 VITE ME PARE

Aksidenti me 8 viktima në aksin Këlcyrë-Përmet, dyshohet se dy trupa janë ende brenda mjetit

Aksident me 8 të vdekur në aksin
Foto nga vendi i ngjarjes

PËRMET- Të tjera detaje kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar. Mësohet se mjeti ku udhëtonin 7 emigrantë, ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta dhe ka përfunduar në shtratin e lumit Vjosë dhe për pasojë 8 persona kanë humbur jetën, përfshirë dhe shoferin.

Po ashtu bëhet me dije se 6 trupa të pajetë u nxorën nga mjeti, ndërsa 2 kanë ngelur ende brenda tij. Ndërkohë, dyshohet se automjeti është marrë me qira dhe priten të tjera verifikime nga ana e policisë.

Njoftimi i policisë:

Këlcyrë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra). Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik. Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë. Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Aksidenti me 8 viktima në aksin Këlcyrë-Përmet, mjeti ra në lumë, ja çfarë mbeti pas

Aksident me 8 të vdekur në aksin
Foto nga vendi i ngjarjes

PËRMET- Mjeti me të cilin dyshohet se udhëtonin 7 emigrantë klandestinë dhe shoferi nga Shkodra është dëmtuar plotësisht nga aksidenti i rëndë që i mori jetën 8 personave. Makina doli nga rruga në aksin Këlcyrë- Përmet dhe ra në anë të lumit Vjosë. Përplasja e mjetit tip Benz ka ndodhur rreth orës 04:00 dhe dyshohet se ngjarja erdhi si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi.

Njoftimi i policisë:

Këlcyrë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra). Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik. Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë. Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.

 

2 VITE ME PARE

Aksidentohet mjeti me klandestinë në aksin Këlcyrë-Përmet, 8 viktima

Aksident me 8 të vdekur në aksin
Foto nga vendi i ngjarjes

PËRMET- Një aksident i rëndë me pasojë disa viktima është regjistruar në orët e para të mëngjesit. Mësohet se rreth orës 04:00, në aksin Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip 'Benz' ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë. Si pasojë e daljes nga rruga njoftohet se kanë humbur jetën 8 persona, 7 prej tyre dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra. 

Po ashtu bëhet me dije se në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë. 

Njoftimi i policisë:

Këlcyrë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë. Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik. Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë. Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.

aksident ne permet 8 te vdekur

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër