All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Apeli i GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor/ Kryebashkiaku Edison Memolla vetëdorëzohet në polici, Rrogozhina drejt zgjedhjeve të reja

• Apeli i GJKKO ka konfirmuar dënimin me 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. • Pas këtij vendimi, Memolla është vetëdorëzuar pasditen kësaj të hëne në Policinë e Rrogozhinës. • Memollës do t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vitet në vijim dhe nga ky moment bashkia e Rrogozhinës është pa një kyryetar bashkie dhe sipas rregullit duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. • Konkretisht, Memolla u dënua për korrupsion në zgjedhje, pasi SPAK zbuloi një bisedë të tij kur kandidonte në zgjedhjet e pjesshme vendore të marsit 2022, me elektricistin e OSHEE Blerim Xhamani. •Memolla i kërkoi elektricistit të mos i ndërpresë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që të votonte në favor të tij në zgjedhje. Gjithashtu sipas SPAK, Memolla bisedoi edhe për punësime në Bashkinë e Rrogozhinës, në këmbim të votës.

3 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

U dënua me burg nga Apeli i GJKKO, vetëdorëzohet në polici Kryebashkiaku i Rrogozhinës

Apeli i GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor/
Edison Memolla
All - Paragraf - 1

RROGOZHINË- Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është vetëdorëzuar në polici, pas vendimit të Apelit të GJKKO. Memolla është vetëdorëzuar në zbatim të vendimit të Apelit që la në fuqi dënimin e shkallës së parë, 1 vit burg. 

Memolla akuzohet për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. Gjithashtu Memollës do t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vitet në vijim dhe nga ky moment bashkia e Rrogozhinës është pa një kyryetar bashkie dhe sipas rregullit duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Konkretisht, Memolla u dënua për korrupsion në zgjedhje, pasi SPAK zbuloi një bisedë të tij kur kandidonte në zgjedhjet e pjesshme vendore të marsit 2022, me elektricistin e OSHEE Blerim Xhamani.

Memolla i kërkoi elektricistit të mos i ndërpresë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që të votonte në favor të tij në zgjedhje. Gjithashtu sipas SPAK, Memolla bisedoi edhe për punësime në Bashkinë e Rrogozhinës, në këmbim të votës./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Apeli i GJKKO-së konfirmoi vendimin me 1 vit burg/ Edison Memolla pritet të vetë-dorëzohet nesër në Polici, Rrogozhina drejt zgjedhjeve të reja

Apeli i GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor/
Edison Memolla

TIRANË- Apeli i GJKKO konfirmoi sot dënimin me 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. Ndërkohë ditën e nesërme, Memolla pritet të vetë-dorëzohet, pasi të delegojë detyrat që mban.

Gjithashtu Memollës do t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vitet në vijim dhe nga ky moment bashkia e Rrogozhinës është pa një kyryetar bashkie dhe sipas rregullit duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Konkretisht, Memolla u dënua për korrupsion në zgjedhje, pasi SPAK zbuloi një bisedë të tij kur kandidonte në zgjedhjet e pjesshme vendore të marsit 2022, me elektricistin e OSHEE Blerim Xhamani.

Memolla i kërkoi elektricistit të mos i ndërpresë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që të votonte në favor të tij në zgjedhje. Gjithashtu sipas SPAK, Memolla bisedoi edhe për punësime në Bashkinë e Rrogozhinës, në këmbim të votës./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Apeli i GJKKO konfirmon vendimin për Edison Memollën, një vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës

Apeli i GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor/
Foto ilustruse

TIRANË- Apeli i GJKKO ka konfirmuar dënimin me 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. Gjithashtu Memollës do t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vitet në vijim.

Pritet që SPAK të përgatisë urdhrin e ekzekutimit për të dërguar kryebashkiakun në qeli. Nga ky moment bashkia e Rrogozhinës  është pa një kryetar bashkie dhe sipas rregullit duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Njoftimi 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Daniela Shirka (anëtare) dhe Igerta Hysi (anëtare), sot më 09.02.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 5/70 akti, datë 14.11.2025 regjistrimi, mbi ankimet e të pandehurve B.Xh., I.T., E.M., N.T., ndaj vendimit nr. 41, datë 17.06.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, disponuar si vijon:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.M. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

2. Dënimi të fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit penal dhe të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

3. Në zbatim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin E.M. për një periudhë 5 (pesë) vjeçare.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit N.T. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 të K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

5. Dënimi të fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit penal dhe të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.Xh. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.Xh., për kryerjen e veprës penale “ Falsifikimit të dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186, paragrafi dytë të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) muaj burgim.

8. Në bashkim të dënimeve, në zbatim të nenit 55 të K.Penal, dënimin përfundimisht të të pandehurit B.Xh. me 1 (një) vit burgim.

9. Dënimi të fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit penal dhe të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

10. Deklarimin fajtor të të pandehurit I.T., për kryerjen e veprës penale “ Falsifikimit të dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186, paragrafi dytë të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) muaj burgim.

11. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin I.T. dhe vënien e tij në provë për një periudhë prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kësaj kohe i pandehuri detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

12. Në zbatim të nenit 190, pika 1 të K.Pr.Penale, provat materiale sipas urdhërit për bashkimin e provës materiale me fashikullin e gjykimit të datës 27.10.2023, konkretisht aparatet celularë të sekuestruar shtetasve B.Xh. dhe H.D. t’u kthehen këtyre të fundit, ndërsa provat e tjera materiale të mbeten pjesë e dosjes.

13. Shpenzimet procedurale gjatë fazës hetimore si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas formularit bashkëlidhur, në ngarkim të të pandehurve në mënyrë solidare.

14. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi të arsyetuar.”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 8, datë 24.01.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Shpenzimet procedurale u ngarkohen solidarisht të pandehurve.

3. Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet rekurs brenda 45 ditëve në Gjykatën e Lartë, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

U shpall në Tiranë, më datë 09.02.2026./Dosja.al

edison memolla

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit