LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arrestimet në Kadastrën e Durrësit/ Prokuroria kërkon sekuestrimin e 448 mijë m2 tokë të tjetërsuar, mes të akuzuarve për mashtrim edhe ish-kandidati i PS (EMRAT)

• Pas një viti hetimesh për mashtrime dhe abuzim me detyrën në Kadastrën e Durrësit janë vënë në pranga pesë zyrtarë dhe ish-zyrtarë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim. • Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar dokumentet e një toke me sipërfaqe 448 000 m2, në lagjen nr. 15, Durrës. • Ndërkohë Prokuroria e Durrësit ka kërkuar sekuestrimin e e kësaj sipërfaqeje toke e cila i përkiste shtetit, por që që pas tjetërsimit i kaluan privatit. • Lidhur me këtë mashtrim kanë përfunduar në pranga zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës së Durrësit. Në pranga janë vënë Lirim Xhameta, Dashnor Taulla, Ardit Kërtusha, Leonard Kadrimi dhe Gjovalin Ndoci. • Një nga të arrestuarit është ish-kandidati i PS-së në Durrës, Ardit Kërtusha 33-vjeç, i cili është dhe ish-kryetar i FRESSH. • Kërtusha kandidoi për kryetar të PS në Durrës në 2020 dhe më pas u tërhoq nga gara. • Më vonë në zgjedhjet e 25 prillit 2021 ai iu bashkua publikisht Lulzim Bashës. • Ndërkohë, më 16 maj të 2022, Ardit Kërtusha i shpëtoi një atentati në një lokal të frekuentuar në zonën e Currilave në Durrës në pronësi të këngëtarit Noizy. • Kërtusha, akuzohet për veprat penale "Mashtrimi" dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Kaloi nga Rama te Basha dhe i shpëtoi një atentati/ Kush është ish-kandidati i PS-së që u arrestua pas aksionit në Kadastrën e Durrësit?

Arrestimet në Kadastrën e Durrësit/ Prokuroria kërkon
ardit kertusha

DURRËS- Pesë persona janë vënë në pranga dhe dy janë në kërkim pas finalizimit të një vit hetimesh të disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve në Kadastrën e Durrësit. Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar dokumentet e një toke me sipërfaqe 448 000 m2, në lagjen nr. 15, Durrës. Në pranga janë vënë Lirim Xhameta, Dashnor Taulla, Leonard Kadrimi dhe Gjovalin Ndoci. 

Mes të arrestuarve është gjithashtu edhe ish-kandidati i PS-së në Durrës, Ardit Kërtusha 33-vjeç, ish-kryetar i FRESSH. Kërtusha kandidoi për kryetar të PS në Durrës në 2020 dhe më pas u tërhoq nga gara. Më vonë në zgjedhjet e 25 prillit 2021 ai iu bashkua publikisht Lulzim Bashës. Ndërkohë, më 16 maj të 2022, Ardit Kërtusha i shpëtoi një atentati në një lokal të frekuentuar në zonën e Currilave në Durrës në pronësi të këngëtarit Noizy.

Ardit Kërtusha, së bashku me Leonard Kadrimin dhe M. Z. në kërkim dyshohet se duke shpërdoruar detyrat në ASHK Durrës, kanë lehtësuar tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme’. Ardit Kërtusha, akuzohet për veprat penale "Mashtrimi" dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

PJESË NGA NJOFTIMI I PROKURORISË:

'Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Ardit Kërtusha, I biri I Islam dhe I Merita, I dtl.12.01.1991, lindur në Durrës dhe banues në Lagja nr.15, Rruga “Aleksandër Goga” Durrës, me shtetësi Shqiptare, me arsim të lartë, gjendje familjare I martuar, gjendje gjyqësore I padënuar, ID nr.J10112072A, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

2 VITE ME PARE

Kaluan nga shteti te privati pas tjetërsimit, Prokuroria kërkon sekuestrimin e 448 mijë metra katrorë në Durrës

Arrestimet në Kadastrën e Durrësit/ Prokuroria kërkon
prokuroria e durresit

DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka kërkuar sekuestrimin e 448 mijë metra katrorë tokë e cila i përkiste shtetit, por që që pas tjetërsimit i kaluan privatit. 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kërkon sekuestrim e 20 pasurive, në total 448.000m2 të cilat deri në vitin 2018 kanë qenë në pronësi të shtetit dhe janë tjetërsuar në mënyrë të kundraligjshme.

Lidhur me këtë mashtrim kanë përfunduar në pranga zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës së Durrësit. Në pranga janë vënë Lirim Xhameta, Dashnor Taulla, Ardit Kërtusha, Leonard Kadrimi dhe Gjovalin Ndoci. Gjithashtu po punohet për arrestimin e dy personave të tjerë.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Nga hetimet e prokurorisë, rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara në prova se nga ana e personave të ndryshëm, me anë të dokumentacioneve të falsifikuara si dhe punonjësve të ASHK-së, janë kryer veprime/mosveprime të cilat kanë sjellë tjetërsimin e 448,000 m2 tokë nga pasuri e në pronësi të shtetit shqiptar në pasuri të individëve. Nisur nga ky fakt, ka dyshime se nga ana e personave akoma të paidentifikuar janë konsumuar veprat penale të parashikuara nga nenet 143/3 e 25, 186, 248, 287 dhe 287/b të K.Penal duke sjellë pasoja të rënda, pra tjetërsimin e një sipërfaqe toke në total prej 448,000 m2, e cila ndodhet në Zonën Kadastrale nr.8517, Durrës.

Në këto kushte, duke qenë se bëhet fjalë për objekte të cilat mund të vijojnë të tjetërsohen, për të parandaluar pasojat e tjera të mundshme që mund të vijnë nga shitja e tyre ose dhe kryerjes së veprave të tjera penale, nga ana e organit procedues vleresohet se duhet të vendoset sekuestro preventive mbi pronat e mëposhtme. Sipas prokurorisë, disponimi i lirë i këtyre pasurive, mundet që të rëndojë apo të zgjasë më tepër pasojat e veprës penale apo mundet që të lehtësojë kryerjen e veprave të tjera penale.

Për këtë arsye, u kërkua caktimi i masës së sigurimit personal pasuror sekuestro preventive pasi gjykata pranoi kërkesat e prokurorisë mbi pasuritë e paluajtshme përkatësisht:

1.     Pasuria nr.67/5, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 38, Sip.20,000 m2 ;.

2.    Pasuria nr.67/6, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 39, Sip.16,000 m2 ;

3.    Pasuria nr.67/7, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 40, Sip.12,000 m2 ;

4.    Pasuria nr.67/8, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 41, Sip.24,000 m2 ;

5.    Pasuria nr.24/4, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 42, Sip.16,000 m2 ;

6.    Pasuria nr.24/5, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 43, Sip.16,000 m2 ;

7.    Pasuria nr.24/6, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 44, Sip.13,000 m2 ;

8.    Pasuria nr.24/7, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 45, Sip.12,000 m2 +57,000 m2 ;

9.    Pasuria nr.67/9, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 46, Sip.16,000 m2 ;

10.  Pasuria nr.13/1, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 47, Sip.47,000 m2 ;

11.  Pasuria nr.13/2, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 48, Sip.28,000 m2 ;

12.  Pasuria nr.23/1, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 49, Sip.19,000 m2 ;

13.  Pasuria nr.23/2, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 50, Sip.19,000 m2 ;

14.  Pasuria nr.35/1, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 51, Sip.17,000 m2 ;

15.  Pasuria nr.35/2, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 52, Sip.16,000 m2 ;

16.  Pasuria nr.45/1, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 53, Sip.15,000 m2 ;

17.  Pasuria nr.45/2, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 54, Sip.20,000 m2 ;

18.  Pasuria nr.45/3, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 55, Sip.15,000 m2 ;

19.  Pasuria nr.69/35, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 56, Sip.25,000 m2; dhe

20.  Pasuria nr.69/36, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 57, Sip.25,000 m2.

Nisur në sa më lart, organi procedues ka proceduar me rregjistrimin e emrave si përsona nën hetim dhe konkretisht për punonjësit e ASHK Durrës, shtetasit L. K si zv/drejtor dhe juristët A. K. dhe M.Z. me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë sjellë si pasojë fillimisht krijimin e lehtësirave e më pas tjetërsimin e plotë të këtyre pasurive. Konkretisht shtetasja A.K. duke kryer veprime si juriste në ASHK Durrës për “pasurinë” e shtetasit L. Xh. i ka hapur rrugë së pari konfirmimit të rregjistrimit me fallsifikim të kësaj prone dhe së dyti krijimit të kushteve për tjetërsimin e saj sikurse dhe ndodhu realisht vetëm pas pak ditësh nga veprimet e saj. Ndërsa shtetasit M.Z. dhe zv/drejtuesi L.K. dukshëm me veprimet e tyre kanë lejuar tjetërsimin e mëtejshëm të pronës. Rezulton se ata nuk kanë respektuar hallkat e përcaktuara administrative, duke përjashtuar të paktën përgjegjësen e zonës dhe drejtuesin e ASHK nga kontrolli i praktikave të sipërcituara.

Me veprimet e tyre këta punonjës të shtetit duke shpërdoruar detyrën kanë sjellë si pasojë zhveshjen nga pronësia e këtyre sipërfaqeve toke që i përksinin shtetit shqiptar dhe kalimin e tyre personave pa të drejtë.

Nisur nga sa më lart, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi:

1. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit L.Xh. i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

2. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetases M.Xh, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

3.  Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit K. Xh., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

4.  Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Gj.N., i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

5.  Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit D.T., i dënuar, ID nr.G31031047U, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

6.  Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Ë.T. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

7.  Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit K. T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

8.  Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Sh.T. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

9.  Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetases Sh.V. e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

10. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetases B.B., e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

11. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit K.K., i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

12.  Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Ardit Kërtusha, I biri I Islam dhe I Merita, I dtl.12.01.1991, lindur në Durrës dhe banues në Lagja nr.15, Rruga “Aleksandër Goga” Durrës, me shtetësi Shqiptare, me arsim të lartë, gjendje familjare I martuar, gjendje gjyqësore I padënuar, ID nr.J10112072A, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

13. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit O.Xh. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

14. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetases A.K. e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi I Detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

15. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit M.Z., i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi I Detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

16. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit L.K. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi I Detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

2 VITE ME PARE

Aksion në Kadastrën e Durrësit/ Tjetërsuan dokumentet e një toke, pesë persona në pranga, dy në kërkim, mes tyre ish-zv.drejtori (EMRAT)

Arrestimet në Kadastrën e Durrësit/ Prokuroria kërkon

DURRËS- Pas një viti hetime është finalizuar operacioni policor i koduar "Tjetërsimi", ku kanë përfunduar në pranga zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës së Durrësit. Në pranga janë vënë Lirim Xhameta, Dashnor Taulla, Ardit Kërtusha, Leonard Kadrimi dhe Gjovalin Ndoci. Gjithashtu po punohet për arrestimin e dy personave të tjerë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tjetërsuar dokumentet e një pasurie të paluajtshme (tokë), me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr.15, Durrës.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Durrës/Finalizohet pas 1 viti hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar "Tjetërsimi".

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 5 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar dokumentet e një toke me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr. 15, Durrës.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për 9 shtetas të tjerë.

Vendoset sekuestro preventive për pasurinë e paluajtshme me sipërfaqe 151 000 m2, që dyshohet se është përfituar nga 2 shtetas (njëri i arrestuar dhe babai i një të arrestuari tjetër).

Si rezultat i një hetimi të kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, ne drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar në muajin shkurt të vitit 2023, në këtë Prokurori, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar "Tjetërsimi".

Gjatë këtij operacioni, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Durrësit, për shtetasit:

L. Xh., 58 vjeç dhe D. T., 61 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

A. K., 33 vjeç dhe Gj. N., 44 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

L. K., 35 vjeç, banues në Durrës, ish-drejtor i ASHK Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës.

Në vijim të veprimeve procedurale janë shpallur në kërkim shtetasit:

M. Z., 46 vjeç, banues në Durrës, ish-jurist i ASHK Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

K. K., 65 vjeç, banues në Durrës, “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tjetërsuar dokumentet e një pasurie të paluajtshme (tokë), me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr.15, Durrës.

Nga tjetërsimi i dokumenteve, shtetasi i arrestuar L. Xh. ka përfituar në mënyrë të paligjshme, një sipërfaqe toke rreth 75 000 m2, ndërsa shtetasi D. T. (babai i 61-vjeçarit të arrestuar) ka përfituar një sipërfaqe toke prej 76 000 m2. Shtetasit L. K., M. Z. dhe A. K. dyshohet se duke shpërdoruar detyrat në ASHK Durrës, kanë lehtësuar tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme.

Në kuadër të këtij procedimi penal, është ekzekutuar masa e sigurisë "Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore", për veprën “Përvetësimi i produkteve ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, për shtetasit:

M. Xh., 55 vjeçe, K. Xh., 34 vjeç, Ë. T., 63 vjeç, K. T., 58 vjeç, Sh. T., 66 vjeç, Sh. V., 68 vjeçe, B. B., 59 vjeçe, O. Xh., 46 vjeç dhe A. K., 47 vjeçe (ish-juriste e ASHK Durrës), të gjithë banues në Durrës.

Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi penal është vendosur sekuestro preventive për pasurinë e paluajtshme me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr. 15, Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

kadastra e durresit prokuroria e durresit ardit kertusha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen