LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Operacioni “Sundimi i ligjit”/ Akuzohen për drogë, armë dhe vrasje, 25 persona në pranga, 20 ishin në kërkim

• Arrestohen 25 persona në të gjithë vendin në kuadër të operacionit 'Sundimi i ligjit'. • Në nisje të këtij operacioni u përfshinë 1852 punonjës policie, nga Forcat e Sigurisë Kombëtare, Reparti Special “RENEA”, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe strukturat e drejtorive vendore të Policisë. • 19 prej të arrestuarve ishin të shpallur në kërkim kombëtar, një tjetër në kërkim ndërkombëtar. • Të arrestuarit e operacionit janë: Rubin Gjeta, Erjol Hajdari, Arber Denizi, Shpëtim Sharra, Markos Berberaj, Kristian Fermosi, Andjon Matarangasi, Fatmir Hoxha, Qazim Musteqja, Blerim Kullaj, Serxho (Jetmir) Dosku, Emilton Pjetri, Trazhgim Maçi • Midis të arrestuarve, rezulton dhe Mërgim Lazri, 26-vjeçari i kërkuar për vrasjen arkitektit italian Roberto Mottura në Torino. • Gjatë operacionit janë sekuestruar 9 armë, zjarri, sportive e gjahu, një mjet prerës dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak; lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë, si dhe një shumë e konsiderueshme parash të përfituara.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Mes të arrestuarve në operacionin “Sundimi i ligjit”, Kristian Fermosi i akuzuar për atentat ndaj ish-Drejtorit të ALUIZNI-t

Operacioni “Sundimi i ligjit”/  Akuzohen për drogë,
Ne foto eshte shenjestra e atentatit Ardian Kiri

SHKODËR-Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” mes 25 të arrestuarve është arrestuar dhe Kristian Fermosi, i akuzuar për atentatit ndaj ish- drejtorit të ALUIZN-it Ardian Kiri.  Ai u përplas me Kristian Fermosin, konflikt i cili u përshkallëzua dhe me ndërhyrjen e vëllait të Kirit, Davidit.

Kiri ka qënë drejtor i ALUIZNI-t në Shkodër, mirëpo rezulton se ka qënë dhe i akuzuar për një vrasje. Atë të Marjan Martinit. Martini është vrarë në vitin 2013 në fshatin Gur i Zi.

Në atë kohë, u raportua se Martini vdiq aksidentalisht, pasi dy grupe të rinjsh ishin duke u konfliktuar me njëri-tjetrin. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në Shkodër disa kohë më parë, ku nuk ka asnjë të dhënë konkrete për rrethanat, por që Fermosi mendohet t’i ketë zenë prite Kirit për ta vrarë, por atentati ka dështuar.

2 VITE ME PARE

U arrestua në kuadër të operacionit 'Sundimi i ligjit'! Kush është Mërgim Lazri, i dyshuar si autor i vrasjes së arkitektit italian

Operacioni “Sundimi i ligjit”/  Akuzohen për drogë,
Pamjet nga operacioni

TIRANË-Mërgim Lazri është 26-vjeçari i arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit", i cili rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai njihet si një nga tre shqiptarët të cilët kryen vrasjen në bashkëpunim në Qershor të vitit 2021 ndaj  arkitektit 50-vjeçar, Roberto Mottura. Në vrasjen e arkitektit, i cili u ekzekutua gjatë një grabitje në shtëpinë e tij, dy shqiptarët e tjerë që morën pjesë ishte Flogert Syla dhe Emirjon Margjini. Ky i fundit pranoi gjatë senacës së Tetorit 2021 autorsinë e krimit dhe dy shqiptarët e tjerë u liruan, ku më pas u shpallën sërish në kërkim.

I kërkuari Lazri rezultonte si një person i përfshirë në trafik të lëndve narkotike dhe në vjedhje. Në rrjetet e tij sociale 26-vjeçar reklamonte një jetë mes parave dhe pasionit për armët.  

Operacioni “Sundimi i ligjit”/  Akuzohen për drogë,
Mergim Lazri

Në një fotografi ai mban një pushkë, në një tjetër një pistoletë të kalibrit 22, si ajo e përdorur për të qëlluar dhe vrarë arkitektin dhe para tij janë disa kartëmonedha 500 euro pranë 3 iPhone -ve.

Kujtojmë se arkitekti ndërroi jetë gjatë grabitjes që ndodhi në vilën e tij në rrugën Campetto 33, natën midis 9 dhe 10 qershorit 2021, nga sulmi që iu bë nga banda e shqiptarëve. I goditur në arterien femorale, arkitekti e humbi jetën para syve të gruas dhe djalit të tij 12 vjeç. Gjykata e Torinos e liroi pas mbajtjes së autorsisë Lazrin disa muaj më vonë. 

2 VITE ME PARE

Operacioni "Sundimi i ligjit"/ Mes 25 të arrestuarve dhe të shpallur në kërkim ndëkombëtar (EMRAT)

Operacioni “Sundimi i ligjit”/  Akuzohen për drogë,
Policia

TIRANË-Operacioni “Sundimi i ligjit” për të cilin janë angazhuar 1852 forca policie dhe RENEA kanë rënë në pranga 25 persona, 19 prej tyre ishin të shpallur në kërkim kombëtar, një tjetër në kërkim ndërkombëtar. Të arrestuarit janë kapuar në Tiranë, Dibër, Durrës, Fier dhe disa qytete të tjera.

Midis tyre është arrestuar 26-vjeçari Mërgim Lazri i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, i akuzuar për vrasje dhe për grabitje me armë. Më poshte do të gjeni emrat e zbardhur pas operacionit:

Të arrestuarit nga operacioni:

Qarku Tiranë/Shtetasit në kërkim: Fatmir Hoxha, Qazim Musteqja, Blerim Kullaj, Serxho (Jetmir) Dosku, Emilton Pjetri dhe Trazhgim Maçi

Shtetasit e arrestuar në flagrancë: Rubin Gjeta dhe Erjol Hajdari

Qarku Dibër/Shtetasi në kërkim ndërkombëtar: Mergim Lazri.

Shtetasit në kërkim kombëtar: Elson Gjoka dhe Edison Shehu.

Qarku Durrës/Shtetasit e shpallur në kërkim kombëtar: Arber Denizi, Shpëtim Sharra

Qarku Fier/Shtetasi i arrestuar në flagrancë: Markos Berberaj

Qarku Shkodër: Shtetasi në kërkim: Kristian Fermosi.

Qarku Berat: Shtetasi në kërkim: Andjon Matarangasi

Qarku Tiranë/Shtetasit në kërkim: Fatmir Hoxha, Qazim Musteqja, Blerim Kullaj, Serxho (Jetmir) Dosku, Emilton Pjetri dhe Trazhgim Maçi

Shtetasit e arrestuar në flagrancë: Rubin Gjeta dhe Erjol Hajdari

Qarku Dibër/Shtetasi në kërkim ndërkombëtar: Mergim Lazri.

Shtetasit në kërkim kombëtar: Elson Gjoka dhe Edison Shehu.

Qarku Durrës/Shtetasit e shpallur në kërkim kombëtar: Arber Denizi, Shpëtim Sharra

Qarku Fier/Shtetasi i arrestuar në flagrancë: Markos Berberaj

Qarku Shkodër: Shtetasi në kërkim: Kristian Fermosi.

Qarku Berat: Shtetasi në kërkim: Andjon Matarangasi

2 VITE ME PARE

Operacioni “Sundimi i ligjit” në të gjithë vendin, 25 të arrestuar dhe 19 në kërkim

Operacioni “Sundimi i ligjit”/  Akuzohen për drogë,
Policia

TIRANË- Arrestohen 25 persona në të gjithë vendin në kuadër të operacionit 'Sundimi i ligjit'. Në nisje të këtij operacioni u përfshinë 1852 punonjës policie, nga Forcat e Sigurisë Kombëtare, Reparti Special “RENEA”, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe strukturat e drejtorive vendore të Policisë.

Deri tani, në kuadër të këtij operacioni, janë vënë në pranga 25 shtetas, nga të cilët: 19 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, kryesisht për vepra penale kundër personit, pronës dhe në fushën e narkotikëve; 5 shtetas janë arrestuar në flagrancë, për armë e drogë.

Gjithashtu, janë sekuestruar: gjithsej 9 armë, zjarri, sportive e gjahu, një mjet prerës dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak; lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë, si dhe një shumë e konsiderueshme parash të përfituara nga veprimtaritë kriminale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit/Nis operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”. Operacioni “Sundimi i ligjit”, në zbatim të planit operacional të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesë armë, municion ose drogë.

Në nisje të këtij operacioni u përfshinë 1852 punonjës policie, nga Forcat e Sigurisë Kombëtare, Reparti Special “RENEA”, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe strukturat e drejtorive vendore të Policisë.

Deri tani, në kuadër të këtij operacioni, janë vënë në pranga 25 shtetas, nga të cilët:

✅️19 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, kryesisht për vepra penale kundër personit, pronës dhe në fushën e narkotikëve;
✅️5 shtetas janë arrestuar në flagrancë, për armë e drogë.

Gjithashtu, janë sekuestruar:

✅️gjithsej 9 armë, zjarri, sportive e gjahu, një mjet prerës dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak;
✅️lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë, si dhe një shumë e konsiderueshme parash të përfituara nga veprimtaritë kriminale.

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, si rezultat i angazhimit maksimal të strukturave të Policisë së Shtetit, në të gjithë vendin, për zbatimin e planit operacional të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesa armë, municion dhe/ose drogë, ka nisur operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”.

Në rang kombëtar, deri në këto momente:

-Në Dibër është kapur një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, i akuzuar për vrasje dhe për grabitje me armë;

-19 shtetas të tjerë të kërkuar kombëtarisht: për tentativë për vrasje të dyfishtë në Shkodër; për plagosje të rëndë me dashje ose për armëmbajtje pa leje në Dibër; për llogari të SPAK-ut; në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” (3 shtetas në Tiranë dhe 1 shtetas në Durrës); për raste të tjera në fushën e narkotikëve në qarqet Tiranë, Vlorë dhe Berat; për vjedhje në Tiranë dhe në Fier ose për veprimtari të tjera kriminale, janë kapur dhe janë vënë në pranga;

-3 armë zjarri (pushkë dhe 2 pistoleta), armë gjahu dhe municion luftarak janë sekuestruar nga Policia, në Dibër, Tiranë dhe në Fier. Të katër poseduesit e tyre janë vënë në pranga;

-61.5 gramë kokainë dhe 500 doza cannabisi janë sekuestruar në Tiranë dhe në Dibër, si dhe janë arrestuar në flagrancë 2 shtetasit që i posedonin lëndët narkotike, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale për secilin rast i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme hetimore.

Operacioni “Sundimi i ligjit” vijon në të gjithë vendin.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është maksimalisht e angazhuar, për të vijuar aksionet dhe operacionet policore mbarëkombëtare, për përmbushjen e objektivave madhore: kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri, që janë rrezik potencial për të kryer ngjarje kriminale, si dhe të atyre që janë të implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më shumë me Policinë, pasi vetëm nëpërmjet bashkëpunimit me ju mund të realizojmë përmbushjen e misioneve të Policisë së Shtetit, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe të zbatimit të të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

operacioni sundimi i ligjit

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen