LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Autoriteti i Dosjeve nxjerr Metën spiun të Sigurimit, e-maili iu shkoi edhe Ambasadave/ Ish-presidenti: Manipulim!

• Konfirmohet lajmi se politikani i lartë në dosjet e Ish-Sigurimit është Ilir Meta. • Autoriteti i Dosjeve njoftoi zyrtarisht kryeparlamentaren Lindita Nikolla se bëhej fjalë për Metën. • Meta ishte verifikuar njëherë nga Komisioni Bezhani por kishte dalë i pastër. • Nikolla mblodhi krerët e grupeve parlamentare dhe i njoftoi. • Denoncimi për Metën u bë nga një anonim përmes emailit. • Emaili shkoi edhe te ndërkombëtarët. • Meta mohoi akuzat sot dhe i quajti manipulime. • Meta sulmoi Autoritetin e Dosjeve që e quajti Autoritet Kriminal. • Meta tha se institucioni i shërben Ramës. • Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj me anë të një postimi në facebook shprehet se është njohur me kërkesën e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për të parë nga afër dokumentin sekret ku flitet se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Alibeaj shprehet se për Partinë Demokratike nuk kanë vlerë emrat e përveçëm por standartet. • Partia e Lirisë ka reaguar sërish në lidhje me akuzën se ish-presidenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. • Sekretarja për Marëdhëniet me Publikun, Silva Caka shprehet se personi në fjalë nuk është Ilir Meta dhe sqaroi se ish-kreu i shtetit nuk ka bërë asnjë kërkesë për informim në drejtim të Autoritetit të Dosjeve. • Por Autoriteti i Dosjeve pretendon se nëse duan detaje të tjera, të kërkojnë përballje ligjore. • Ndërkohë që pasditen e sotme ka dalë dhe një emër tjetër. • I.M., mund të jetë Imigron Muçaj. • Kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar ende lidhur me këtë çështje. • Sali Berisha akuzon këtë të fundit për fabrikim të dosjes.

23 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Meta, sigurims? Flet Filip Talo: Mua më denoncoi shoku im, por ai s'është Ilir Rexhep Metaj

Autoriteti i Dosjeve nxjerr Metën spiun të Sigurimit, e-maili iu shkoi
Foto ilustruese

Nga Habjon Hasani

Pas afro 8 orësh negociatash me shtetasin Filip Talo, i lakuar për çështjen e dosjes së sigurimit të shtetit (për ish-Presidentin Meta), Talo në mbrëmje pranoi të prononcohej shkurtimisht mbi atë që po ndodh. Filip Talo është ish-studenti që tentoi të arratisej në vitin 1989 dhe përfundoi i denoncuar në Sigurimin e Shtetit. Më poshtë po publikojmë të plotë intervistën e shkurtër që mundëm të realizojmë me të.

Zoti Talo ju faleminderit që pranuat të prononcoheni për Hashtag.al. Ju sot keni kërkuar tërheqjen e një dosje në Autoritetin e Dosjeve, dosje e cila dyshohet se ka lidhje me problemin e 24 orëve të fundit ku po lakohet emri i ish-Presidentit Meta. Mund të dimë diçka mbi motivet dhe pozicionin tuaj?

Është e vërtetë që i jam drejtuar Autoritetit të Dosjeve sot, pasi konstatova në media se bëhej fjalë për rastin tim shume vite të shkuara. Kërkova informacion të plotë në kushtet kur konstatova se mund të cenohej privatësia ime në media dhe për të poseduar çdo dokumentacion që përmban dosja që Autoriteti ka lakuar papritur. Në mënyrë të paimagjinueshme për mua, ende pa dalë nga institucioni, më njoftojnë dhe lexova portalet ku ishte bërë publik interesimi im pranë Autoritetit dhe ishte publikuar në mënyrë të paligjshme emri im.

Si lidheni ju me këtë histori?

Kjo histori ka ndodhur kur unë kam qenë student, 19 vjeç në Fakultetin Ekonomik Tiranë. Kam qenë konviktor. Në klasë unë kisha shtetasin I.M i cili jetonte në konvikt dhe me origjinë dhe banimin e familjes e kishte në një rreth kufitar në Lindje të Shqipërisë. Do ju lutem të më kuptoni se në kushtet ligjore ku ndodhem, enkas nuk përmend të plotë identitetin e këtij personi, pasi jam përgatitur për proces ligjor dhe dua të ruaj privatësinë e këtij personi dhe sidomos të familjes së tij, pasi të njëjtën gjë do desha të ndodhte me privatësinë time e të familjes time.

Gjithashtu dua të saktësoj, se personi I.M që unë po përmend sot, ka vetëm inicialet të ngjashme me ish-Presidentin Ilir Rexhep Meta, ndonëse ishim të gjithë në një klasë.

I.M ishte i vetmi person që kishte dijeni për planin tim për arratisje.

Pse ja tregove planin pikërisht këtij personi, dmth I.M nga qyteti kufitar?

Ishim në një konvikt. E kisha shok të afërt dhe duke qenë nga rreth kufitar, mendova se mund të më mbështeste në planin që kisha.

Dhe ç'ndodhi me planin tënd?

Atëherë unë jam ndaluar dhe kërcënuar nga Sigurimi i Shtetit bazuar mbi përgjimet dhe deponimet e këtij personi të cilat më janë nxjerrë përpara në formën e provës, pasi unë fillimisht nuk e kam pranuar se kisha intencione për arratisje.

Po shtetasi Ilir Rexhep Metaj, ka pas ndonjë lidhje indirekte ose dijeni në lidhje me ngjarjen?

Ilir Rexhep Metaj nuk jetonte në konvikt. Ai ishte me shtëpi në Tiranë. Kjo bënte që dhe pse unë e kisha në klasë të mos kisha atë afrimitet siç e kisha me shtetasin I.M, konviktori që më denoncoi.

Si u ndjeve kur në media u përmend si denoncues në fakt, ish-Presidenti Ilir Rexhep Metaj. Ça mendove?

Mendimi është i thjeshtë. Unë nuk dua të mbroj Ilir Rexhep Metën në këtë rast, por unë di të vërtetën e thjeshtë, në asnjë moment nuk e kam diskutuar planin tim me Ilir Rexhep Metajn. Kështuqë nuk ka pas asnjëherë dijeni ai plus që, hetuesit e Sigurimit si provë më kanë vënë përpara deponimet dhe përgjimet e konviktorit I.M. Për sa ju deklaroj juve si media, mbaj përgjegjësi të plotë ligjore dhe do ndjek procesin ligjor deri në fund për të mbrojtur të dhënat e privatësisë time dhe familjes time./Marrë nga Hashtag.al

3 VITE ME PARE

"Kush është I.M.”/ Autoriteti i Dosjeve i përgjigjet Partisë së Lirisë: Ndiqni rrugën ligjore

Autoriteti i Dosjeve nxjerr Metën spiun të Sigurimit, e-maili iu shkoi
Foto ilustruese

TIRANË- Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar pas deklaratës së bërë më herët nga Partia e Lirtisë, ku kërkohej që të sqarohej nga ky institucion se kush është personi I.M., që përflitet se bëhet fjalë për Ilir Metën, gjë e cila mohohet. Në një reagim zyrtar, Autoriteti i Dosjeve deklaron se me të gjithë të interesuarit të ndjekin rrugën ligjore për informim, duke mohuar që të nxjerrin informacione të tjera. 

"Institucioni fton të gjithë të interesuarit të ndjekin rrugën ligjore për informim, bazuar në ligjin nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit” dhe ligjin nr. 45/2015, i ndryshuar. Të drejtën e informimit për dosje të ish-Sigurimit të Shtetit mund ta ushtrojë çdo palë e prekur apo e përmendur. Autoriteti verifikon me përgjegjësi profesionale çdo pretendim mbi materiale të referuara apo kërkuara. Aktualisht, institucioni po trajton për përgjigje kërkesat për informim mbi njoftimin e datës 26 korrik,"-shkruhet ndër të tjera.

NJOFTIMI I PLOTË:

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit doli me njoftim zyrtar më 26 korrik, mbi problematikat në verifikimin e pastërtisë së figurës së zyrtarëve, funksionarëve të lartë publikë dhe të zgjedhurve qendrorë e vendorë, informacione që iu përcollën, me propozimet përkatëse, Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë kësaj kohe, kanë qarkulluar shumë interpretime mbi informacionin e përcjellë nga institucioni. Autoriteti përgënjeshtron lajmet që referojnë vendime dhe dosje të shtetasve të ndryshëm, (si ai nr. 227, datë 27.05.2022) pjesë e punës së përditshme, të publikuara rregullisht në faqen zyrtare.

Institucioni fton të gjithë të interesuarit të ndjekin rrugën ligjore për informim, bazuar në ligjin nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit” dhe ligjin nr. 45/2015, i ndryshuar. Të drejtën e informimit për dosje të ish-Sigurimit të Shtetit mund ta ushtrojë çdo palë e prekur apo e përmendur. Autoriteti verifikon me përgjegjësi profesionale çdo pretendim mbi materiale të referuara apo kërkuara. Aktualisht, institucioni po trajton për përgjigje kërkesat për informim mbi njoftimin e datës 26 korrik.

Autoriteti nuk ndikohet në ushtrimin e veprimtarisë së tij për informim dhe vijon punën, bazuar në ligjshmëri, transparencë, mbrojtje të së drejtës për jetë private dhe të dhënave personale, mbrojtje të të dhënave që përbëjnë informacion të klasifikuar dhe bashkëpunim mes institucioneve shtetërore. Institucioni është në pritje të ndryshimeve ligjore të propozuara, për të kryer kërkimet dhe verifikimet përkatëse për rastet, që do të marrin kohën e tyre të trajtimit. Rastet e referuara Kuvendit nuk janë objekt verifikimi, për shkak të pengesës ligjore të cituar më herët.

Ndërkohë që sot, Autoriteti i Dosjeve me anë të një letre i është drejtuar Kuvendit duke përmendur Metën me emër dhe mbiemër si bashkëpunëtor te sigurimit. Ndaj dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla thirri me urgjencë krerët e grupeve parlamentare, për t’i njohur me dosjen që ekziston në emër të politikanit I.M.

Por edhe pas daljes publike të Nikollës, pati sërish reagim nga ana e Partisë së Lirisë e cila tashmë drejtohet nga ish-Presidenti Ilir Meta, ku sërish akuzat u hodhën poshtë. Në mbrojtje të ish-presidentit doli edhe kreu i PD, Sali Berisha, i cili tha se është falsifikuar dosja me urdhër të kryeministrit Edi Rama

3 VITE ME PARE

Zbulohet EMRI- kush është “I.M” me dosjen 140 faqe në Sigurimin e Shtetit, trazoi politikën shqiptare

Autoriteti i Dosjeve nxjerr Metën spiun të Sigurimit, e-maili iu shkoi
Foto ilustruese

TIRANË- "I.M." janë inicialet që kanë trazuar politikën shqiptare në 24 orët e fundit. Duke marrë parasysh profilin e dhënë, mendohet se bëhet fjalë për liderin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Por ky i fundit e mohon. Ndërsa nga ana tjetër, Abcneës.al zbuloi se personi me iniciale ishte Imigron Muçaj.

Nga ana tjetër, Autoriteti i Dosjeve me anë të një letre i është drejtuar Kuvendit duke përmendur Metën me emër dhe mbiemër si bashkëpunëtor te sigurimit. Ndaj dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla thirri me urgjencë krerët e grupeve parlamentare, për t’i njohur me dosjen që ekziston në emër të politikanit I.M.

Por edhe pas daljes publike të Nikollës, pati sërish reagim nga ana e Partisë së Lirisë e cila tashmë drejtohet nga ish-Presidenti Ilir Meta, ku sërish akuzat u hodhën poshtë. Në mbrojtje të ish-presidentit doli edhe kreu i PD, Sali Berisha, i cili tha se është falsifikuar dosja me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

3 VITE ME PARE

“Amanetin s’e tret as dheu”/ Kreshnik Çollaku: Gjyshi im i persekutuar, e papranueshme të ulem në të njëjtën sallë me sigurimsat

Autoriteti i Dosjeve nxjerr Metën spiun të Sigurimit, e-maili iu shkoi
Kreshnik Çollaku

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku shprehet se Shqipëria duhet të pastrohet nga ajo që ai e cilëson si kanceri i Sigurimit të Shtetit, duke theksuar se është e papranueshme që të ulet në të njëjtën sallë me bashkëpunëtorë të sigurimit. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai thotë se gjyshi i tij, Elami Hado është persekutuar burgjeve dhe hetuesive të komunizmit. Ndaj dhe sipas tij, është detyrë e çdo deputeti dhe qytetari që të punojë për pastrimin e vendit nga përfaqësues të ish-Sigurimit të Shtetit.

“Elami Hado është gjyshi im,i persekutuar burgjeve dhe hetuesive te komunizmit. Eshte e papranueshme qe unë sot si deputet te ulem ne te njëjtën salle me bashkëpunëtore te sigurimit te sistemit qe persekutoi e masakroi jo vetëm gjysmën e familjes time por gjysmën e shqiptareve. Shqipëria duhet te pastrohet nga kanceri i sigurimit te shtetit,kjo është detyre jo vetëm e deputeteve te kuvendit te Shqipërisë por e çdokujt nga ne si qytetare me dinjitet e empati njerëzore. Ky është një amanet..,dhe amanetin nuk e tret as dheu,”-shkruan ai në postimin e plotë.

POSTIMI I PLOTË:

Reagimi i tij vjen pasi dje, një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. 

3 VITE ME PARE

REGJISTRI/ Tre "I.M” dhe një tjetër Ilir Metaj në klasën e ish-Presidentit, del FOTOJA e regjistrit

Autoriteti i Dosjeve nxjerr Metën spiun të Sigurimit, e-maili iu shkoi
Ilir Meta

TIRANË- Autoriteti i Dosjeve njoftoi dje se nga një informacion i marrë në mënyrë anonime dhe pas verifikimeve të bëra prej tyre, ka rezultuar se një politikan i lartë me inicialet I.M ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Sot, aludimet ishin se bëhet fjalë për Ilir Metën, ndërsa një reagim ka ardhur nga ky i fundit, pasi doli në një konferencë për shtyp.

Ai deklaroi se njihte “40-50 Ilir Metaj”, madje disa prej tyre i kishte patur edhe në grup kur studionte në fillim të viteve ’90 në Fakultetin e Ekonomisë.

Autoriteti i Dosjeve nxjerr Metën spiun të Sigurimit, e-maili iu shkoi

Ndaj dhe ka shpërndarë një fotografi e regjistrit të klasës së ish-Presidentit në Fakultetin e Ekonomisë ku duket se gjendet edhe dy persona të tjerë me të njëjtin emër dhe mbiemër.

Autoriteti i Dosjeve nxjerr Metën spiun të Sigurimit, e-maili iu shkoi

Çfarë ndodhi dje? Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga vetë Meta, kryeministri Edi Rama dhe opozita.

3 VITE ME PARE

Ilir Meta, sigurims i shtetit? Berisha: Akt i shëmtuar i turpshëm i Ramës

Autoriteti i Dosjeve nxjerr Metën spiun të Sigurimit, e-maili iu shkoi
Ilir Meta dhe Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pasi në shkresën e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, pretendohet se Ilir Meta ka qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit. Pas publikimit të këtij lajmi, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në Facebook, shkruan se ky është një akt i trupshëm i Kryeministrit Edi Rama, duke e fajësuar këtë të fundit për lajmin e publikuar. Në postimin e tij, kryetari i PD-së Berisha shkruan se ky është një manipulim dhe falsifikim. Ndër të tjera, Berisha thotë se “me këtë akt Edi Rama kërkon të zbehë vjedhjen me firmën dhe vulën e tij të qindra milionë euro në aferën e inceneratorëve”.

POSTIMI I PLOTË:

Një akt i shëmtuar i turpshëm i Edi Ramës! Pas inaugurimit të monizmit të plotë, Edi Rama, në traditën më të shëmtuar të bllokmenëve hoxhistë, i tmerruar nga opozita, urdhëron fallsifikimin dhe manipulimin e dosjeve dhe sulmoi në një akt hakmarrjeje të verbër, nëpërmjet veglave të tij, ish - Presidentin e Republikës Ilir Meta, duke aluduar se ai paska qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Pa dyshim një fallsifikim dhe manipulim i shpifur ky. Ish Presidenti Meta si parlamentar i është nënshtruar nga viti 1996 deri sot verifikimit periodik si kandidat opozite dhe mazhorance për deputet në Parlamentin e Shqipërisë, nga i cili në të gjitha rastet ai ka rezultuar pa asnjë lidhje me policinë sekrete.

Me këte sulm të ulët dhe amoral Edi Rama përpiqet të vendosë në harresë firmën prej xhelati të Kristaq Ramës në varjen e poetit Havzi Nela dhe pushkatimin e qytetarëve të tjerë të pafajshëm. Me këtë sulm Edi Rama përpiqet të krijojë tymnajë për vjedhjet e tij të tmerrshme gjatë 23 viteve në pushtet si kryetar bashkie dhe kryeministër, ai përpiqet të sfumojë akuzën për 200 milionë euro të fshehura prej tij në bankat offshore të denoncuara në Raportin e OSBE - së në vitin 2014, për të cilin heshti si fije bari. Me këtë akt të ulët Edi Rama kërkon të fusë në thes sarajet e tij në Surrel të ndërtuara në një kohë kur kishte të deklaruara në ILDKP vetëm 3800 marka gjermane dhe 400 mijë lek. Ai kërkon të fusë në thes pallatin 5 katësh në pajë të ndërtuar pa asnjë faturë tatimore, ndërtimore, doganore, bankare.

Me këtë akt të ulët Edi Rama, i damkosur tashmë si hajduti më i madh në tërë historinë e shtetit shqiptar, kërkon të zbehë vjedhjen me firmën dhe vulën e tij të qindra milionë euro në aferën e inceneratorëve, kërkon të errësojë mega aferat prej miliarda euro të Butrinit, Portit të Durrësit dhe me të ashtuquajturit investitorë strategjikë, me PPP, koncesionet me tenderat sekret etj etj. Duke dënuar me forcën më tē madhe këtë akt amoral, e siguroj Edi Ramën se asgjë nuk do të shpëtojë ty dhe vjedhësit e tu të ekipit tënd ‘Hajnia‘, nga gjykimi publik popullor. sb

Çfarë ndodhi dje? Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri.

3 VITE ME PARE

“I.M bashkëpunëtor”/ Godole: Nxirrni fakte, Autoriteti i Dosjeve rrezikon të përdoret për të shantazhuar

Autoriteti i Dosjeve nxjerr Metën spiun të Sigurimit, e-maili iu shkoi
Jonila Godole

TIRANË- Jonila Godole, anëtare e Bordit të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, ka reaguar lidhur me një letër që Autoriteti i Dosjeve i ka dërguar Kuvendit ku përmendet ish-Presidenti Ilir Meta si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Në një status në faqen e saj në Facebook ajo shkruan se rasti është i ngjashëm e atë të “poliagjentit” Mehmet Shehu kur u akuzua nga Enver Hoxha. 

Sipas saj, Autoriteti duhet të bëjë transparente gjithë dosjen dhe të bëjë publik identitetin e vërtetë të personit me gjithë rrethanat e rekrutimit të tij – nëse realisht rezulton si ish-bashkëpunëtor. 

POSTIMI I PLOTË

Në kohën kur Enveri e shpalli Mehmet Shehun poliagjent, një anonim pati dorëzuar disa fotokopje dokumentash në ambasadën tonë në Vjenë që e rëndonin kryeministrin në detyrë. Fundi dihet. Kjo m’u kujtua dje kur u njoha nga media me statusin e Autoritetit të Dosjeve të Sigurimit, se kishin zbuluar dosjen e një ish-bashkëpunëtori të Sigurimit, një figurë e lartë publike e politike, me inicialet I.M ( ?). Mendimi im, siç e njihni publikisht, ka qenë dhe mbetet i palëkundur që duhet të ndahemi nga e shkuara. Një mënyrë për ta bërë këtë është bërja transparente e emrave të politikanëve apo zyrtarëve të lartë që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit. Ata kanë uzurpuar jetën politike dhe e mbajnë peng tranzicionin dhe zhvillimin e vendit, pikërisht sepse janë të shantazhueshëm: kush me dosje, kush me “skelete“ të tjera në qilar gjatë komunizmit apo demokracisë! Nuk e mohoj që një lajm i tillë, në një vend normal ku demokracia, shteti ligjor dhe institucionet publike funksionojnë, do të ishte një arritje pozitive në zbardhjen e krimeve të diktaturës. Por Shqipëria nuk është një vend normal, dhe asnjë nga institucionet më sipër nuk funksionon siç do duhej. Autoriteti i Dosjeve, për shembull, deri më sot mund të ketë marrë përsipër të kryejë disa misione, por vetëm hapje të Dosjeve nuk ka bërë! Oficerët e Sigurimit gëlojnë në administratë, në polici, në organet e drejtësisë dhe nuk u ka hyrë një gjemb në këmbë.

Të kuptohemi drejt, do të ishte një lajm dhe shërbim i shkëlqyer ndaj taksapaguesve shqiptarë, nëse Autoriteti i Dosjeve më në fund do të zbulonte një „peshk të madh“. Por, fakt është që ende nuk dimë ASGJË çfarë ka ndodhur! Duke njohur nga afër problematikat e punës së Autoritetit të Dosjeve, kjo deklaratë ngre disa pikëpyetje në interes të opinionit publik: A operon Autoriteti dhe vihet në lëvizje gjithnjë me e-maile apo letra anonime? Sa orë apo ditë ka pasur në dispozicion Autoriteti për të kontrolluar dhe verifikuar informacionet e marra? Cili është pseudonimi i I.M.? Në çfarë rrethanash është rekrutuar ai? Në çfarë moshe? Çfarë represioni ka kryer, kundrejt kujt, me cilat pasoja?

Për subjektin I.M. është informuar Kuvendi i Shqipërisë ndërkohë që subjekti nuk është deputet dhe Kuvendi nuk ka shfaqur asnjë interes për ta verifikuar atë. Pse nuk ka informuar Kuvendin më herët, p.sh. kur ish-drejtori i ISKK, Agron Tufa, publikisht botoi dokumente rënduese për rastin "Cingarja” (Gramoz Ruçi), bazuar në protokollet e Komisionit “Mezini“? Pse pikërisht problematika e komisioneve të mëparshme të figurës del sot në skenë, kur vendimmarrja e tyre ka pasur karakter ekzekutiv dhe jo informativ si sot? Rastet e tjera që janë shënuar në njoftim me iniciale i takojnë oficerëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit që mbajnë sot poste të larta në polici, për të cilët Autoriteti nuk ka qenë dhe aq bashkëpunues në procesin e vetingut të tyre. A mos u përdorën këto raste thjesht për ilustrim për të mos lënë thatë tekstin e bërë gati për subjektin I.M.?! Për rëndësinë që ka rasti, Autoriteti duhet të bëjë transparente gjithë dosjen dhe të bëjë publik identitetin e vërtetë të personit me gjithë rrethanat e rekrutimit të tij – nëse realisht rezulton si ish-bashkëpunëtor. Statusi në FaceBook është një gjë dhe transparenca për publikun është diçka tjetër. Përndryshe ekziston rreziku që në vend të përdorë Autoriteti pushtetin e ligjit dhe të dokumenteve arkivore për të denoncuar një ish-bashkëpunëtor – të përdoret Autoriteti si një bashkëpunëtor për të shantazhuar me mjete alla Sigurimi!

Çfarë ndodhi dje?

Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga vetë Meta, kryeministri Edi Rama dhe opozita. 

3 VITE ME PARE

U spiunua nga Ilir Meta? Personi i përmendur në dosje i drejtohet Autoritetit të Dosjeve: Më spiunoi kur po arratisesha

Autoriteti i Dosjeve nxjerr Metën spiun të Sigurimit, e-maili iu shkoi
Ilir Meta

TIRANË- Personi që pretendohet se është spiunuar nga lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë tentativës për arratisje në kohën e komunizmit, ka kërkuar sot hapjen e dosjes së tij nga Autoriteti i Dosjeve të Ish-Sigurimit. Euronews Albania mësoi se është shtetasi me iniciale F.T, emri i të cilit figuron në disa materiale, ku përmendet ish-presidenti Meta, edhe pse ky i fundit nuk e pranon një gjë të tillë.

Nisur nga bërja mediatike e çështjes, ky person kërkon të faktojë nëse ka qenë vërtet Ilir Meta, ai që e ka denoncuar tek autoritetet e kohës duke i shkatërruar edhe planin për t'u arratisur.

Verifikimet për figurën e Metës nisën në 25 korrik, kur në adresën personale të titullares së institucioni, Gentiana Sula erdhi një e-mail nga një person i paidentifikuar, i cili pretendonte se në dosjet të caktuara të sigurimit figuronte emri i kreut të Partisë së Lirisë. Duke i dhënë indicie të qarta se ku të kërkonin, personi pretendonte për zhdukje të disa materialeve. 

Çfarë ndodhi dje?

Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga vetë Meta, kryeministri Edi Rama dhe opozita. 

3 VITE ME PARE

I.M., spiun i Sigurimit? Partia e Lirisë: Ai i vërteti ka marrë dokumentat. S'është Meta

Autoriteti i Dosjeve nxjerr Metën spiun të Sigurimit, e-maili iu shkoi
Silva Caka

TIRANË- Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka ka deklaruar, përkundër asaj që është bërë publike, Autoriteti i Dosjeve nuk ka informuar Ilir Metën për asgjë rreth emrit të tij në arkivat e ish-sigurimit të shtetit. Në një deklaratë për mediat, Silva Caka tha se ish-kreu i shtetit nuk ka bërë asnjë kërkesë për informim në drejtim të Autoritetit të Dosjeve. Për më tepër shton se personi në fjalë nuk është Ilir Meta. 

DEKLARATA

Lidhur me vendimin 227, datë 17.5.2022, të Autoritetit të Dosjeve, të publikuar sot në media, konfirmojmë zyrtarisht se: Kryetari i Partisë së Lirisë, z.Ilir Rexhep Meta nuk i është drejtuar kurrë Autoritetit të Dosjeve me asnjë kërkesë për informim. Autoriteti i Dosjeve nuk i ka vendosur kurrë në dispozicion me kërkesë të tij, z.Ilir Rexhep Meta një dosje të ish-Sigurimit për shtetasin I.M. Vendimi i Autoritetit të Dosjeve, siç rezulton nga vendimi i është dorëzuar shtetasit I.M, që e ka kërkuar, në një “datë historike”, 17 majin e martesës Rama-Basha, por kurrë z.Ilir Rexhep Meta.

Ky vendim provon se Kryetari i Partisë së Lirisë, z.Ilir Rexhep Meta nuk ka asnjë lidhje me shtetasin I.M. I bëjmë thirrje Autoritetit të Dosjeve, që me një e-mail anonim justifikon këtë lojë të pështirë institucionale, politike dhe mediatike, kur e di shumë mirë brendinë e dosjes dhe pasojat e saj, të sqarojë menjëherë kush është shtetasi I.M.

Çfarë ndodhi dje?

Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga vetë Meta, kryeministri Edi Rama dhe opozita. 

3 VITE ME PARE

Meta në dosjet e sigurimit, reagon Alibeaj: Të rëndësishme janë standardet, jo emrat e përveçëm

Autoriteti i Dosjeve nxjerr Metën spiun të Sigurimit, e-maili iu shkoi
Enkeled Alibeaj

TIRANË: Deputeti i Partisë Demokratik, Enkelejd Alibeaj  ka reaguar ditën e sotme në lidhje me lajmin se Ilir Meta figuron në dosjet e ish sigurimit të shtetit. Me anë të një postimin në facebook Alibeaj shkruan se ka marrë sot një ftesë nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla për të parë nga afër materialet e mbërritura nga Autoritetit i Dosjeve për politikanin I.M.

Albeaj shprehet se ka refuzuar të njihet me dosjet sekrete pasi sipas tij për Partinë Demokratike nuk kanë vlerë emrat e përveçëm por standartet dhe transparenca. 

"Ne kemi qenë ata që kemi kërkuar përjashtimin e sigurimsave nga emërimet në reformën në drejtësi dhe ia kemi arritur. PD jo vetëm ka kërkuar, por ka pregatitur dhe projektligjin për dekomunistizimin. Kemi depozituar projektligjin per kthimin e Spacit dhe Tepelenës në muze kombëtarë. Kemi kërkuar sistematikisht deklasifikimin e dosjeve të sigurimit të shtetit, madje edhe 1 javë më parë në Kuvend, e do depozitojme iniciativën përkatëse për këtë qëllim", shkruan Alibeaj.

POSTIMI I DEPUTETIT ENKELEJD ALIBEAJ

Çfarë ndodhi dje? Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga vetë Meta, kryeministri Edi Rama dhe opozita.

 
3 VITE ME PARE

VD-Sigurims? Meta sfidon Autoritetin: Të filloj dhe unë me e-mail nga New York që i kam me emra?

Autoriteti i Dosjeve nxjerr Metën spiun të Sigurimit, e-maili iu shkoi
Ilir Meta

TIRANË- Ilir Meta mohoi akuzat që janë ngritur ndaj tij se ka qënë bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit. Gjatë konferencës për mediat, Meta iu drejtua Autoritetit duke i thënë se nëse është nevoja do bëjë dhe ai publike e-maile që i kanë ardhur me emra nga New York. 

'Ajo ta ndryshojë që sot këtë ligj, Autoriteti ta ndryshojë kush i ka penguar. Parlamenti të merret me cështjen e detit. Të filloj dhe unë me email nga New York që unë i kam me emra? Të dalin aty e të thonë kemi këto fakte e kemi këto gjëra, a të devijojmë me akuza? Po ju shqep Monika nuk iu ndahet më. Autoriteti i 17 majit ky. Këta mendojnë se po largojnë Ilir Rexhep Metën... '- tha Meta. 

Çfarë ndodhi dje? Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga vetë Meta, kryeministri Edi Rama dhe opozita. 

3 VITE ME PARE

VD-Nikolla paralajmëroi masa! Meta i kthehet keq: Del pula në Kuvend, turp i madh, me mesatare 5 pikë ca

Autoriteti i Dosjeve nxjerr Metën spiun të Sigurimit, e-maili iu shkoi
Ilir Meta

TIRANË- 'Pulë e Kuvendit'- iu drejtua kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kryeparlamentares Lindita Nikolla. Kjo deklaratë erdhi pasi Nikolla doli ditën e sotme në një konferencë për shtyp duke lajmëruar se Kuvendi do të marrë masa pas letrës së Autoritetit të Dosjeve për bashkëpuntorin e Sigurimit të Shtetit. Meta tha se nuk ka pasur asnjë komunikim me Autoritetin ndërkohë që ofendoi Nikollën duke i përmendur mesataren për të cilën është komentuar edhe nga studentët. 

'Asnjë komunikim nuk kam pasur me Autoritetin, po përderisa del pula e Kuvendit , une e kam respektuar. Turp i madh! Faqe e zezë, unë e kam respektuar, po ca me mesatare 5.ca. E këputën dhe atë të gjatin.'- tha Meta. 

3 VITE ME PARE

VD-"Njoh 50 Ilirë", Meta paralajmëron: Kam bërë gabime por jam i pastër! Do të rri këtu dhe 40 vite të tjera! Bëhen qingja...

Autoriteti i Dosjeve nxjerr Metën spiun të Sigurimit, e-maili iu shkoi
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- "Autoriteti i Manipulimit dhe Kriminalizmit të Dosjeve" kështu e quajti ish-presidenti Ilir Meta, Autoritetin e Dosjeve duke mohuar prerazi akuzat se ka qenë pjesë e strukturave të Sigurimit të Shtetit. Në një konferencë për mediat nga selia e PL, Meta tha se Autoriteti e di shumë mirë që nuk është ai personi Ilir Meta për të cilin ka shkuar emaili denoncues. Ish-presidenti siguroi qytetarët se është i pastër dhe se akuzat janë të manipuluara. Meta e quajti Kryeministrin Edi Rama një të sëmurë psikik, ndërsa tha se për fëmijët e tij shqetësohet vetë. 

Pse nuk e bën publike Autoriteti sa I.M kanë qenë në Fakultetin e Ekonomisë, sa I.M kanë qenë? Ata e dinë shumë mirë. Unë në atë kohë kam qenë vetëm Sekretar i Rinisë së Fakultetit të Ekonomisë. Isha zgjedhur se kisha aftësi lidershipi që atëherë. Njoh 50 Ilir Meta, në klasë kam patur 2 Ilir Metaj. Na ndanin, Ilir Rexhep dhe tjetrin që s'dua ta marr nëpër gojë. Autoriteti i Dosjeve ka përgjegjësi. Mund të ketë persona që kanë krijuar familje dhe fëmijë, përgjegjësia është e autoritetit. Mund ti kërkojmë përgjegjësi Edi Ramës por kjo na bën të sëmurë nga mendtë sepse një të sëmuri nuk i kërkon dot përgjegjësi. Tani PL dhe opozita e kanë mbyllur hesapin me hesapin. Për çështjen në fjalë dua të siguroj të gjithë qytetarët që Ilir Meta është këtu pas 30 vitesh angazhim, jo se s'ka bërë gabime, por sepse është i pastër në ndërgjegjen dhe të vërtetën e tij. Do të vazhdoj dhe nja 30-40 vite të tjera. Kam ëndërr të bëhem kryetar i Referendumit. Sepse kur qeveria del kundër popullit opa del referendumi. Këta që bëjnë si të fortë, ju i dini si bëhen qingja. Për mua nuk ekziston më Autoriteti i Dosjeve, është Autoriteti i Manipulimit dhe Kriminalizmit të Dosjeve. Një çështje kaq delikate katandiset për nevojat e një të sëmuri psikik. Qenka shqetësuar regjimi i patronazhistëve që ka vënë një popull në përgjim se ka shkuar një email që akuzon I.M se ka spiunuar në 88 a 89. Bëjnë ligj për një person? Pse kush i pengoi? Edhe kur ishte president? Ata e dinë shumë mirë si është puna e I.M. Do mbajnë përgjegjësi, për fëmijët e mi mos tëe kenë përgjegjësi. Ata kanë dëgjuar gjëra të rënda për babain e tyre por edhe për mamanë. 

Çfarë ndodhi dje? Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga vetë Meta, kryeministri Edi Rama dhe opozita. 

3 VITE ME PARE

VD-Qëndrimi i Kuvendit, Meta: Lindita e Ramës në Parlament përdoret për nevojat e tyre

Autoriteti i Dosjeve nxjerr Metën spiun të Sigurimit, e-maili iu shkoi
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta hodhi poshtë pretendimet se ai është bashkëpuntor i sigurimit të shtetit. Ai akuzoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën për të cilën tha se po përdoret për nevojat e kryeministrit Edi Rama në parlament. 

'U ngrit parlamenti në këmbë. Cili parlament, parlamenti me në krye zonja Nikolla, apo Lindita e Ramës që përdoret për të hequr vëmendjen nga inceneratorët ku do përvëlohen të gjithë. Të jenë të sigurt për këtë. Nga të gjitha aferat e tjera të zeza përfshirë edhe çështjen e detit. Për këtë nuk mblidhet Parlamenti. Është një parlament patronazhistët dhe i korruptuar. Është një opozitë plot me lulushë por qenka shqetësuar se ka ardhur një letër dhe këta me vrap dhe urgjencë të madhe.'- deklaroi Meta.

Çfarë ndodhi dje? Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga vetë Meta, kryeministri Edi Rama dhe opozita. 

3 VITE ME PARE

VD-Shkuan në zyrën e Nikollës, Meta i përgjigjet Mediut e Dodës: Opozita është e mbushur plot me Lulush

Autoriteti i Dosjeve nxjerr Metën spiun të Sigurimit, e-maili iu shkoi
Ilir Meta

TIRANË- Kyetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ka kthyer përgjigje Fatmir Mediut e Mesila Dodës të cilët u takuan ditën e sotme me kryeparlamentaren Lindita Nikolla pasi Autoriteti i Dosjeve nxori emrin se Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Në një konferencë për mediat, Meta tha se opozita është e mbushur me persona të ngjashëm me Lulzim Bashën. 

'A ka njeri që e beson këtë gjë. Patjetër u ngrit parlamenti në këmb, cili, ai me në krye zonjën Nikolla, apo Lindita e Ramës në parlament që përdoret për nevoja personale të tij për të spostuar vëmendjen. Ka dalë vetëm maja e ajsbergut në sipërfaqe. Do të dalin të gjitha aferat e zeza, dhe ajo e detit. Për ato nuk mblidhet parlamenti, se nuk ka si të mblidhet se është parlament i korruptuar. Jemi një opozitë plot me Lulush por qeka shqetësuar se paska ardhur një email, por cili parlament qeka shqetësuar? Falsifikuan firmën e kryetarit të Kuvendit. '- u shpreh Meta.

Çfarë ndodhi dje? Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga vetë Meta, kryeministri Edi Rama dhe opozita. 

3 VITE ME PARE

VD-Bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit? Meta: Kush e beson këtë? Unë kam emër, kam babë!

Autoriteti i Dosjeve nxjerr Metën spiun të Sigurimit, e-maili iu shkoi
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se ai nuk është bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit, siç pretendohet nga Autoriteti i Dosjeve. Në konferencën për mediat, Meta tha se ka një emër e një baba duke hedhur poshtë se ai është personi me inicialet I.M që shkruhet në dokument. 

'Pas 30 e ca vjetësh, I.M qeka ky njeri që në mars të 92 është bërë deputet e që iu është nënshtruar të gjitha filtrave, që nga Berisha që nuk e kaloi gjysma e partisë që ishte në atë kohë, e deri në kohën e Fatos Nanos. Tani pse bëhet kjo? Cfarë i kushton autoritetit që të thërriste I.M që ai këtu nuk është I.M por Ilir Rexhep Metaj, kam emër, kam bab.'- tha Meta. 

Çfarë ndodhi dje? Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga vetë Meta, kryeministri Edi Rama dhe opozita. 

3 VITE ME PARE

VD-Sigurims? Reagon për herë të parë Meta: Do të gajaseni kur ta merrni vesh, manipulim!

Autoriteti i Dosjeve nxjerr Metën spiun të Sigurimit, e-maili iu shkoi
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- Ilir Meta mohon akuzën se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Në një konferencë për mediat nga selia e Partisë Liria (Ish-LSI), Meta tha se Autoriteti i Dosjeve është kthyer në një Autoritet i Kriminalizimit të Dosjeve. Kreu i PL tha se e gjitha është një manipulim ndërsa shtoi se përmbajtja e emailit që e ka denoncuar është qesharake. 

 Tani, si mund ti shmangem unë një përgjigje kur s'ka shqiptar mbi këtë tokë që nuk e kupton se me këtë akt vetëvrasës, sepse Autoriteti i Dosjeve para se të jetë autoritet ligjor është autoritet moral sepse të është dhënë detyra të trajtosh të shkuarën e dhimbshme të shqiptarëve. Sepse gjen njerëz që iu shpëtojnë filtrit dhe janë rrezik për shqiptarët dhe të ngushëllosh viktimat e asaj periudhe. është për të ardhur keq për Autoritetin e Kriminalizimit të Dosjeve. Ata e dinë se çfarë ka apo çfarë nuk ka në ato dosje që thonë ata. Ndonjë email anonim elektronik që jam i sigurtë që kur të zbulohet do të gajaseni të gjithë. Këto që vijën nga banda e inceneratorëve që do i shihni ju. 

Çfarë ndodhi dje? Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga vetë Meta, kryeministri Edi Rama dhe opozita. 

3 VITE ME PARE

Meta sigurims, Nikolla: Rast tronditës! Kuvendi duhet të ndërhyjë

Autoriteti i Dosjeve nxjerr Metën spiun të Sigurimit, e-maili iu shkoi
Lindita Nikolla

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit. Duke quajtur rastin tronditës të politikanit bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit, Nikolla deklaron se Kuvendi do të ndërhyjë menjëherë. Ajo falenderon Autoritetin e Dosjeve të cilët i kanë dërguar letër dhe kërkesë për ndërhyrje. Po ashtu, Nikolla tregoi se sot ka mbledhur kryetarët e grupeve parlamentare të cilët i ka informuar për identitetin e politikanit në fjalë. Po ashtu, ai tha se do të mbledhë Kuvendin në çdo kohë që këto forca politike do të kene nevojë.

'Për rastin e një politikani, Autoriteti i Dosjeve ka nisur një letër drejt meje, ato kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Rasti është tronditës, kam thirrur sot kryetarët e grupeve parlamentarë, i kam informuar për letrën dhe për identitetin. Do e mbledh Kuvendin në cdo kohë që forcat politike do të kene nevojë. '- u shpreh Nikolla.

3 VITE ME PARE

E-MAILI erdhi nga SHBA ditën e betimit të Bajram Begajt! Kush e spiunoi Ilir Metën si sigurims? Detajet e dosjes që u dogj...

Autoriteti i Dosjeve nxjerr Metën spiun të Sigurimit, e-maili iu shkoi
Ilir Meta

TIRANE- Denoncimi se ish-presidenti Ilir Meta ka qenë pjesë e ish-sigurimit të shtetit është lajmi kryesor i ditës së sotme, edhe pse protagonisti kryesor nuk ka dhënë asnjë koment. Gazeta Tema njofton se denoncimi për Metën ka ardhur përmes një emaili. Emaili ka shkuar në adresën e Autoritetit për Informimin mbi Dosjet e Sigurimit ditën kur Meta dorëzoi simbolikisht detyrën në pallatin e Brigadave dhe në zyrën e presidentit hyri Bajram Begaj. Emaili, i cili është me IP nga Uashingtoni, i është drejtuar Autoritetit të Dosjeve, ambasadës së SHBA në Tiranë, ambasadës së BE, dhe ambasadave gjermane italiane dhe britanike. 

Gazeta shkruan se e-maili është shkruar nga dikush që ka pasur më parë akses në dosjet e SIgurimit të Shtetit dhe ka qenë i informuar për përpjekjet për zhdukjen e dosjes së Ilir Metës, duke akuzuar për këtë Sali Berishën, për të cilin emali thotë se ka zhdukur dhe dosjen e gruas së tij me bekim të Ramiz Alisë. Një burim diplomatik që ka lexuar email i tha gazetës Tema se emaili shkruante se “me ndihmën e Sali Ram Berishës ( i cili zhduku me bekimin e Ramiz Alisë, dosjen e gruas së tij serbe) dhjetoristi i infiltruar Ilir Meta zhduku dosjen e tij”. Denoncuesi thotë se dosja është djegur në një pjesë të saj.  Autori shkruan se “po ja që një dorë e mistershme ka shpëtuar nga diegia e dosjes atë që duhet për ta demaskuar përgjithmonë këtë turp të Shqipërisë”.  

Por çfarë ka ndodhur? Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht se politikani është Ilir Meta. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga vetë Meta, kryeministri Edi Rama dhe opozita. 
  
 

3 VITE ME PARE

Politikani ish-sigurims i shtetit, Doda: Gjellë që s'kapërdihet! Të hapen dosjet e të publikohen emrat

Autoriteti i Dosjeve nxjerr Metën spiun të Sigurimit, e-maili iu shkoi
Mesila Doda

TIRANË- Deputetja Mesila Doda ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka folur lidhur me mbledhjen e zhvilluar me kryeparlamentaren Lindita Nikolla sa i takon publikimit inicialeve të zyrtarit të lartë I.M i cili akuzohet si ish anëtar i Sigurimit të Shtetit. Doda tha se do bëhej një kërkesë që Autoriteti i Dosjeve të publikonte një raport për pastërtinë e 140 deputetëve të kuvendit.

'Unë zoti Idrizi në bashkëpunim me shoqërinë civile në atë kohë propozuam hapjen e dosjeve. Eshtë një gjellë që nuk mund të kapërdihet më, duhet të ishte bërë shumë kohë më parë. Ne mbështesim çdo iniciativë. Kërkova nga Nikolla që të kërkojë verifikimin e pastërtisë së figurës për të gjithë deputetët. Duhet të nisë një luftë për persona që kanë një të kaluar të errët. '- u shpreh Doda. 

E pyetur se nëse emrat duhen bërë publik, ajo u shpreh: Absolutisht, nuk duhet të rrimë e të shikojmë vetëm iniciale. Unë ia kërkova që të kërkohet pastërtia e figurës me 140 deputetë, unë u njoha me atë që u njoh në media. Për pjesën tjetër duhet që të ketë një ligj të mirë, nuk mund të them të gjithë përmbajtjen e dokumentit. Duhet një ligj që të na ndajë nga e kaluara. Duhet një ndarje përfundimtare nga ajo periudhë. 

Ndërkohë në një reagim të bërë në rrjetin e saj social Facebook, Doda shkruan se kërkon hapjen e dosjeve dhe rikthimin e ligjit për pastërtinë e figurës së deputetëve. 

3 VITE ME PARE

Meta sigurims? Mediu jep përshtypjen pas takimit me Nikollën: Do të diskutojmë me opozitën

Autoriteti i Dosjeve nxjerr Metën spiun të Sigurimit, e-maili iu shkoi
Fatmir Mediu, kryetar i PR

TIRANE- Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha pas takimit me kryeparlamentaren Lindita Nikolla se do të diskutojë me kolegët opozitarë në lidhje me qëndrimin që opozita do të mbajë pas denoncimit të ish-presidentit Ilir Meta si pjesë e ish-sigurimit të shtetit. Në një prononcim për mediat nga kryesia e Kuvendit, Mediu tha se Nikolla nuk iu kishte vënë në dijeni listën me emrat e personave që ishin zbuluar nga Autoriteti. 

“Ato figura që kanë qenë të implikuara në të kaluarën të cilët kanë dominuar në pjesën më të madhe në jetën publike e politikë në 30 vjet në institucione të ndryshme mos jenë pjesë e një aktiviteti publik të lartë. Vlerësoj punën e autoritetit të dosjeve por i ngelem qendrimit. Do të diskutojmë me kolegët për qasjen ligjore. Shpresoj të mos jetë kazuz politik për të përdorur politikisht. Nuk pamë emra."-tha Mediu. 

Por çfarë ka ndodhur? Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht se politikani është Ilir Meta. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga vetë Meta, kryeministri Edi Rama dhe opozita. 

3 VITE ME PARE

DOKUMENTI/ Autoriteti: E konfirmuar! Politikani në dosjen e Sigurimit është Meta. E denoncoi "spiuni"

Autoriteti i Dosjeve nxjerr Metën spiun të Sigurimit, e-maili iu shkoi
Ilir Meta

TIRANE- Autoriteti i Dosjeve konfirmon se politikani i nivelit të lartë që rezulton si pjesë e dosjeve të Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit është Ilir Meta. Dosja.al ka siguruar edhe dokumentin ku Autoriteti njofton kryeparlamentaren Lindita Nikolla për Metën. Në dokument, Autoriteti zbulon sesi u zbulua rasti i Metës falë një denoncimi që ka shkuar në institucion. Në shkresë thuhet se Meta rezulton në dokumentet e krijuara nga strukturat e Sigurimit të Shtetit. 

Institucioni deklaron se ka verifikuar informacionin që ka dalë i vërtetë dhe thekson se në rast se "Nëse institucioni do të ishte në kushtet e riverifikimit të pastërtisë së figurës së shtetasit Ilir Metaj, gjë që nuk na e lejon neni 29, pika 4 e ligjit aktual, atëherë rezultatet e kërkimit do të ndryshonin. 

Zyrtari i lartë është ish-presidenti Meta, sot kryetar i Partisë së Lirisë. Në dokument, autoriteti thekson se emri ka dalë në një nga dosjet e Sigurimit të Shtetit. Autoriteti kërkon ndryshimin e ligjit dhe verifikimin e politikanëve që dolën të pastër në Komisionet e ngritura në vitet '90. Bëhet fjalë për komisionin Mezini dhe Bezhani pas 1997-ës, ku Meta ka dalë i pastër dhe është pajisur me certifikatë pastërtie. Autoriteti thekson se politikanë të lartë nuk ndëshkohen dhe ndihmohen nga klauzola se nëse e kanë kaluar filtrin e këtyre Komisioneve atëherë nuk verifikohen. Autoriteti kërkon verifikimin edhe njëherë të politikanëve.

Çfarë ndodhi dje? Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga vetë Meta, kryeministri Edi Rama dhe opozita. 

meta ne sigurimin e shtetit

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje