LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

DSIK ndërron emër! Ligjet i japin OK propozimit të Alibeajt për hapje të plotë të dokumenteve të ish-sigurimit (Debatet)

• Maxhoranca dhe opozita kanë gjetur konsensusin sa i përket hapjes së dosjeve të sigurimit të shtetit. Pas 4 orë debatesh në Komisionin e Ligjeve në Parlament, palët ranë dakort për të mos pasur më sekrete dhe për të hapur dosjet e për të mos pasur më sekrete. Përjashtim do të kenë rastet kur cënohet siguria kombëtare. Në sitë do të kalojnë edhe politikanët të cilët kanë marrë certefikatën e sigurisë nga komisioni i Bezhanit e Mezinit, duke i hapur rrugë dhe verifikimit të dosjes së ish-Presidentit Ilir Meta. Kërkesa për deklasifikimin e dosjeve ishte parashtruar nga Enkelejd Alibeaj. • Relatorja Ermonela Felaj u përfshi në një debat me deputetin demokrat Gazment Bardhi. Kjo pasi sipas socialistëve, mungesa e kufizimit në akses nëpër dosje, do të cenonte sigurinë kombëtare. Ndërsa Bardhi kërkon hapje 100% të dosjeve dhe që çdo kush ti shohë ato. Ai kujtoi rastet kur deputetët kanë votuar nisma pa par ëshkresat pasi nuk kanë pasur certifikata sigurie. • Sot u miratua dhe ndryshimi i emrit të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, që do të quhet Autoriteti Kombëtare i Sigurimit të Informacionit Klasifikuar (AKSIK). Për këtë gjë kishte rezerva deputetja e Patisë Demokratike Dhurata Çupi e cila tha se autoriteti është një njësi e pavarur, ndërsa drejtoria ka varësia nga Kryeministria. Ajo tha se ky institucion më ndryhsimin e emri kërkon pavarësi, por u kundërshtua nga Felaj. Socialistja u shpreh se pavarësionë e autonominë ia jep ligji dhe jo emri.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

“100% dosje të hapura”/ Bardhi debaton me Felajn në Komisionin e Ligjeve: S’marrim pjesë në farsa (Dakortësia)

DSIK ndërron emër! Ligjet i japin OK propozimit të Alibeajt
Ermonela Felaj

TIRANË- Maxhoranca dhe opozita kanë gjetur konsensusin sa i përket hapjes së dosjeve të sigurimit të shtetit. Pas 4 orë debatesh në Komisionin e Ligjeve në Parlament, palët ranë dakort për të mos pasur më sekrete dhe për të hapur dosjet e për të mos pasur më sekrete. Përjashtim do të kenë rastet kur cënohet siguria kombëtare. Në sitë do të kalojnë edhe politikanët të cilët kanë marrë certefikatën e sigurisë nga komisioni i Bezhanit, duke i hapur rrugë dhe verifikimit të dosjes së ish-Presidentit Ilir Meta. Gjatë mbledhjes, relatorja e Komisionit të Ligjeve, Ermonela Felaj u përfshi në një debat me deputetin demokrat Gazment Bardhi.

Pjesë nga replikat:

Gazment Bardhi: Kemi bërë një amendament për të deklasifikimin e dosjeve, në momentin ku ramë të gjithë dakord që s’do të jetë më i klasifikuar sekret. Do të jetë një informacion i zakonshëm dhe në këtë kuptim qoftë për t’u njohur do duhet ta ketë çdo person, jo vetëm të prekurit, prandaj kemi propozuar që një parashikim i tillë që çdo person në duke ruajtur edhe rastet specifike, duke hequr, sa kohë janë deklasifikuar, nuk e bën vetëm për të lehtësuar punën e autoritetit, por edhe në kuadër të debatit publik që ekziston prej muajsh, hapje të plotë të dosjeve, ai informacion nuk mund të qëndrojë më i mbyllur, pas 32 viteve çdo qytetar shqiptar, çdo studiues, çdo gazetar mund t’i ketë.

Ermonela Felaj: Propozimi që na erdhi, ajo që sugjeron Bardhi shkon më tej,  se je bashkëpunëtor, se je i afërmi i tyre, ti si qytetar i thjeshtë s’do të shkosh , se rrëzon ligjin dhe autoritetin. Çfarë thotë ligji, që ke parim të mbrosh jetën private dhe jetën personale, është interesi ynë që njerëzit të mos i fusim në konflikt social, për të gjithë ata që kanë të drejtë të informohen. Unë e kam për detyrim si deputete që ne që në nisje kemi thënë që do punojmë për paktën e despiunizimit. Jam dakord për propozimin e autoritetit për të prekurit, të afërmit dhe bashkëpunëtorët.

Gazment Bardhi: Unë nuk e kuptoj këtë logjikën që bie ligji dhe autoriteti, a është për hapjen e dosjeve, hapja e plotë dhe njohja e rrëzon autoriteti. A është për të hapur dosjet, kemi rënë dakord që të deklasifikojmë, nëse do e lëmë siç është që të drejtën e kanë vetëm ose bashkëpunëtorët ose të prekurit, as bashkëpunëtorët mund të mos kenë interes për veprimtari dhe as bashkëpunëtorët. S’mund të ketë as kritere as subjekte të posaçme.

Ermonela Felaj: Deklasifikimi do ta bëjë autoriteti, ai është një procedurë, kjo është pjesa e parë e gjë3se që duhet të biem dakord për termat, ne biem në kundërshti se cdo qytetar të njihet me këtë dokumentacion, se ky nuk ëhstë ligj i pastër lustracioni. Ne kemi aplikuar modelin gjerman, do të shtosh edhe të afërmit e bashkëpunëtorëve.

Gazment Bardhi: Ajo që kemi përjashtimisht konsiderohen të deklasifikuar dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit. Informacioni për dosjet nuk mund të ketë rregull, të trajtohet si çdo informacion tjetër, dërgohet një kërkesë dhe i vihet në dispozicion, nëse nuk biem dakord, është krejtësisht i pazbatueshëm, nuk kemi deklaruar asgjë dhe ose bashkëpunëtorët, ose të prekurit kanë të drejtë për të marrë informacionin. Thelbi ishte hapja e dosjeve, do duhet që të garantojmë të drejtën e çdo qytetari.

Dashnor Sula: Çdo njeri që ka një pyetj , çdo qytetar mund të vijë.

Ermonela Felaj: Jemi pro hapjes që në vitin 2015, shumë njerëz kanë shkuar tek autoriteti i kanë parë dhe janë qetësuar. Ajo që Partia Socialiste kërkoi në nisje është certifikata e pastërtisë për çështjet Mezini dhe Bezhani. Kolegët deputetë nuk e kanë votuar ligjin e vitit 2015, ajo që i përket PD nuk e ka votuar këtë ligj, zoti Bardhi nuk ka qenë që t’i them e ka votuar nuk e ka votuar. Dosjet janë të hapura.

Gazment Bardhi: Ne nuk bëjmë pjesë e asaj fasade, hapim dosjet bëjmë transparencë, është parim, çdo qëndrim tjetër është qëndrim politik. Jemi për lustracionin, ne nuk e trajtojmë temën e bashkëpunëtorëve të shtetit si ushqim për pushtetin. Ose qëndrojmë tek parimi t’i hapim dosjet ose e mbyllim këtë temë. Duhet hapje 100% e dosjeve. Nuk marrim pjesë në këtë teatër.

3 VITE ME PARE

Bardhi tek Ligjet: Për anëtarët e KLP-së votuam me sytë mbyllur, s’lexonim dot informacionet se s’kishim certifikatë sigurie

DSIK ndërron emër! Ligjet i japin OK propozimit të Alibeajt
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti Gazment Bardhi është shprehur se klasifikimi i infotmacioneve si secret shtetëror duhet riparë pasi në shumë raste ligjvënësit votojnë me sytë mbyllur. Si shembull, Bardhi përmendi rastin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ai tha se në atë rast nuk kishin ceritifkatë sigurie dhe nuk lexuan informacione para se të votonin, por i besuan kryetares.

“Të gjithë kemi të drejtën të debatojmë. Si qenka kjo, u prezantoka një gjë, fliska relatori e kryetarja dhe ne të tjerët rrikemi këtu. Unë e dëgjova shumë mirë se çfarë thashë. Po ju japim një shembull, për anëtarët e KLP-së kemi votuar mbi bazën e një informacioni të kualifikuar. 4 nga 5 anëtarët s’e lexonin dot dhe kemi votuar pa u njohur me informacionin. E ka parë vetëm kryetara që ka certifikatë sigurie dhe i besuam kryetares që tha se ka një pengesë një prej kandidatëve. Ne votuam për sytë e mbyllur për këto pozicione. Dhe kolegët për këto raste po flisnin. Nuk ka ligje sekrete shtetërore. Është një praktikë normale,”- tha Bardhi ndër të tjera.

3 VITE ME PARE

REPLIKA/ “S’erdhëm të shohim sa bukur jemi veshur”, Bushka përplaset me Opozitën, Alibeaj: Qetësohu ti

DSIK ndërron emër! Ligjet i japin OK propozimit të Alibeajt
Kryetarja Klotilda Bushka

TIRANË- Debate në Komisionin e Ligjeve. Kryetarja Klotilda Bushka debatoi me deputetët e Opozitës, Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj. Këta të fundit kërkuan të debatonin për të ndërrruar emrin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar në AKSIK (Autoritetit Kombëtarë të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar). Bardhi e Alibeaj kërkuan të jepnin mendimin e tyre, ndërsa Bushka tha se s’mund të debatonin për çdo gjë.

Pjesë nga replikat:

Gazment Bardhi: Çdo deputet ka të drejtën të bëjë diskutim për çdo nen. Bëka njëri propozim dhe në të tjerët të shohim njëri-tjetrin sa bukur jemi veshur.

Klotilda Bushka: Ndryshimi pra po vjen për shkak të adaptimit me ligjin, jo organik e funksional.

Enkelejd Alibeaj: Qetësohu, unë arsyetimin e kam për ta kuptuar kushdo. Në pikën dy në fund të fjalisë të shtohet, “Pa cënuar të drejtat”. Nuk dua ta konsideroj si një gjë që të nëa ndajë. Nuk po flasim për privilegje.

Klotilda Bushka: Do e bësh propozimin

Enkelejd Alibeaj: Do e bëj pra por qetësohu ti, qetësohu, kur informacioni vjen i mbyllur mos më bëj mua kështu pastaj, jo po bëje propozimin.

Klotilda Bushka: Zoti Tola kërkuat fjalën

Drejtori i DISK, Dorian Tola: I qëndroj propozimit.

3 VITE ME PARE

Mbyllen debatet tek Ligjet, ndryshon emri i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar

DSIK ndërron emër! Ligjet i japin OK propozimit të Alibeajt
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Janë miratuar ndryshimet për 'Informacion të klasifikuar'. Emri i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar u ndryshua në AKSIK (Autoriteti Kombëtar të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar).

Ndryshimet u bënë pas disa debateve të zhvilluara mes palëve në Komision për termat autoritet dhe drejtori. Dhurata Çupi, deputetja e Partisë Demokratike tha se fjala autoritet tregon se ky institucion kërkon më shumë pavarësi.

3 VITE ME PARE

"DSIK të quhet AKSIK"/ Debate në Komisionin e Ligjeve, diskutohet për dosjet e ish-sigurimit të Shtetit

DSIK ndërron emër! Ligjet i japin OK propozimit të Alibeajt
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Komisioni i Ligjeve është mbledhur sot dhe po shqyrton projektligjin për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Ermonela Felaj, nën cilësinë e relatores propozoi ndryshimin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar në AKSIK (Autoritetit Kombëtarë të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar). Pas parashtrimit nga Felaj, deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi u shpreh se ndryshimi i emrit nga Drejtori në autoritet e bën që të marrë më shumë kompetenca. Felaj replikoi me të dhe tha se autoritetin nuk ia jep fjala 'autoritet' por kompetencat që ka një drejtori. 

Pjesë nga debati: 

Klotilda Bushka: Keni një tabelë përpara, e keni të gjithë në e-mail. Është hartuar nga relatorja.

Relatore e çështjes Ermonela Felaj: Faleminderit kryetare. Kemi bërë disa propozime, kemi rënë dakork me DSIK, ka pak nrdryshime, në ato është reflektuar edhe propozimi i zotit Alibeaj.

Klotilda Bushka: Kolegë do të vijojmë me diskutimin nen për nen, ku ka amendamente, do t'ju shpejgojë relatorja. Sekretaria të na printojë dhe disa kopje të tjera. Jemi duke shqyrtuar nen për nen ligjin dhe projektligjin për informacionin e klasifikuar. Neni 1 që hedhim në votim nuk ka asnjë propozim për amendament. Jemi dakort me denin 1? Pro, kundër s'ka, abstenim s'ka, miratohet. E njëjta gjë dhe për nenin 2. Pro, kundër s'ka, abstenim jo, miratohet. Neni 3 është fusha e veprimit. Zonja Felaj, ndërkohë që presim, mund të kemi një prezantim të ndryshimeve që ju propozoni në nenin 4

Relatore e çështjes Ermonela Felaj: Po, jepen përkufizimet e termave në ligj. Është edhe akronimi. Është propozuar që të quhet AKSIK. Është përgjegjës për hartimin e politikave. Kemi bashkuar në 1, pikën pesë dhe shtatë.

Klotilda Bushka: Ju thoni që duke qenë se në të njëjtin nen parashtrohet DSIK dhe është autoritet gjithashtu, t'i bashkojmë në një. 

Dhurata Çupi: Duke qenë se është një autoritet, siç po e përkufizoni tanimë, është i pavarur, ndërsa emërimi i drejtuesit është nga Këshilli i Ministrave, a mos ka një konflikt në këtë mes? Fjala autoritet dhe po ta përkthesh në shqip do të thotë i pavarur, nga ana tjetër varet nga kryeministri, ose lëreni drejtori, ose jepini pavarësi. 

Ermonela Felaj: Pavarësinë dhe autonominë ta jep ligji, nuk ta jep  fjala në vetë vete, nëse dëshironi ju e ka funksion ekskluziv zbatimin e politikave të standardit të sigurisë për dokumentet e klasifikuar. Ne besojmë se ky ndryshim e ndihmon institucionin në zbatueshmërinë e efikas të ligjit. E kam thënë edhe në mbledhjen e kaluar. Kjo vlen dhe për të gjitha institucionet e tjera që nuk e kanë diskrecionale zbatimin e detyrave. Shumica e informacionit të klasifikuar ndahen mes Presidentit e Kryeministrit dhe këta të dy janë ata që vendosin kush e merr. Fjala drejtori ka ngelur e tillë sepse ka shumë vite, që prej vitit 1999, terminologjia është e huaj. Po të shkojmë tek neni 49 thuhet drejtoria e Informacionit Klasifikuar funsionon si autoritet. 

Dhurata Çupi: Nëse e bëjmë autoritet, duhet që ligji t'i japë të gjithë autoritetin. S'kam kundërshtim me fjalën autoritet, por duhet të jemi konçiz, kur themi autoritet, themi pavarësi.

Ermonela Felaj: Dhurata të lutem, e kam parë me shumë detaje. Nuk prekim funksionet e institucionet, kemi pranuar propozimet e institucionit, thjesht i japim emër të ri. Ka disa autoritete që kanë varësi, si AKSHI përshembull. 

Klotilda Bushka: Ndryshimi pra po vjen për shkak të adaptimit me ligjin, jo organik e funksional.

Drejtori i DISK, Dorian Tola: Ne propozuam të kemi emrin ekzistues, por në NATO ne kemi emrin NSA, National Security Assosiationm. Ky ndryshim, pra vendosja autoritet, është më shumë deklarative sesa funksionale.

komisioni i ligjeve 7 tetor 2022 ermonela felaj gazment bardhi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen