Autoriteti i Konkurrencës
TIRANË-Autoriteti i Konkurrencës ka bërë bilancin e vitit 2022, ku thuhet se janë marrë 99 vendime. Ky raportim është duke u bërë në Komisionin e Ekonomisë. Denar Biba nga Autoriteti i Konkurrencës thotë se u zhvilluan 15 monitorime në tregun e pakicës, telefonisë celulare, miellit, naftës, hoteleve e shërbimeve të ndryshme në Tiranë. Në njoftim thuhet se janë kryer 11 procedura hetimore, 4 gjoba, numri më i lartë në 4 vitet e fundit si dhe 46 raste kontrolli. Në total janë derdhur 26 milionë lekë në buxhetin e shtetit.
“Gjatë vitit 2022 u morën 99 vendime nga Komisioni i Autoritetit të Konkurencës. Numër rekord, viti 2022 ka patur disa të tilla. 99 vendime tregon për punën e vazhdueshme të autoritetit në kompleks. Gjatë vitit 2022, u zhvilluan 15 monitorime, në tregun e pakicës, telefonisë celulare, miellit, naftës bruto, hotele dhe shërbime në Tiranë, në tregun e fSHF, në tregun e qelizave staminale, shërbimet bankara, infrastrukturën aeroportuale…etj.
-Ka zhvilluar 11 procedura hetimore. Nga këto, për marrëveshje të ndaluara në tregun e importit, të vajit vegjetal, barnave dhe pajisjeve mjekësore, tregut të naftës e benzinës, të shitjes së plehrave kimike, ccimentos, betonin në qarkun Tiranë Durrës Elbasan.
-hetime për abuzim në pozitën domuniese, parkimi Tirana International aeroport, telefonisë celulare, institucionet financiare por jo bankat, tregu karburanteve, po ashtu operatorët kabllor televiziv.
-Janë vendosur 4 gjoba, nr më i lartë i katër viteve të fundit. Për plehrat kimike, për naftën bruto, për tregun e TIA, importi i grurit, tregtitmit të miellit. 224 225 000 lekë. Të ardhurat e arkëtuara nga buxheti i shtetit nga gjobat e prapambetura, deri më 31 dhjetor 2022 janë në shumën 26 mln lekë.
-Në zbatim për mbrojtjen e konkurencës, 46 raste kontrolli. Numër rekord edhe ky. Plus 15 raste të njoftuara, por s'kanë përmbushur kriteret ligjore për të marrë autoritetin e komisionit. Rekord shuma 26 mln lekë i derdhur në 2022 në buxhetin e shtetit", thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës.