LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ekzekutimi i Papës/ Vrasja 'hakmarrje' për eleminimin e Sadikajt, autori s'veproi i vetëm (ZHVILLIMET)

•Vrasja e Edmond Papës është hakmarrje! •Dyshohet se vrasja e biznesmenit që jetonte në Sarandë të ketë lidhje me vrasjen e Aleksandër Sadikajt. • Shkaku i ekzekutimit ka qënë prishja e pazareve të drogës, pistë e cila është ngritur nga policia e Tiranës. • Prova kryesore që e shtyn policinë të lidhë dy vrasjet është fakti se Papa dhe kundërshtari i tij janë takuar në Sarandë dy ditë para vrasjes së ndodhur në qershor të këtij viti, takim i cili nuk shkoi mirë. •Mister mbetet porositësi dhe autori. •Vrasësi i Papës dyshohet se kishte ndihmës. •Ai priti 1 orë e 30 minuta në afërsi të bar kafes 49-vjeçarin për ta ekzekutuar. • 5 minuta pasi viktima mbërriti në shtëpinë e vëllait rreth orës 15.00, ekzekutori u kap nga kamerat e sigurisë në lagjen 'Fadil Bodinaku'. • Për lëvizjet e Papës, dyshohet se autori është informuar nga persona të tjerë, të cilët i kanë bërë të ditur se biznesmeni kishte mbërritur në shtëpi. •Grupi hetimor po grumbullon pamje filmike të vendeve të frekuentuara prej Papës në Tiranë gjatë ditës së premtes. •49-vjeçari Edmond Papa, u ekzekutua më 16 dhjetor rreth orës 16:30. •Ai ishte me precedent në Greqi, pasi ishte i dënuar me 7 vite burg për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. •Në Sarandë, qyteti nga i cili ishte, viktima nuk njihej si njeri problematik por edhe me identitet tjetër, pasi përdorte edhe mbiemrin Hoxha. •Papa ishte pronar i hotelit 'Blue Sky', si dhe kishte në pronësi një qendër biznesni në qendër të qytetit pranë Gjykatës së Sarandës.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Athinë, mediat greke: Mund të ketë lidhje me vrasjen e Edmond Papaj, u humbën 700 kg drogë

Ekzekutimi i Papës/ Vrasja 'hakmarrje' për eleminimin e
Edmond Papa

ATHINË- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ekzekutimin e dy shqiptarëve Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organaja në Athinë. Sipas mediave greke, ekzekutimi i tyre lidhet me vrasjen e biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa i cili u qëllua me 9 plumba pistolete pranë një lokali në zonën e Selitës. Sipas autoriteteve, vrasja e dyfishtë ishte një “mesazh”.

Gjithashtu, vlen të theksohet se autoritetet shqiptare raportuan se pak ditë më parë humbi një ngarkesë prej 700 kg hashash, për të cilën ishte përgjegjës biznesmeni i vrarë në Tiranë. Pista kryesore ku po hetohet nga policia greke, është ajo e ‘luftës’ për trafikun e drogës, por për Papën po hetohet se ka edhe një lidhje mes tij dhe vrasjes së Aleksandër Sadikajt, i cili u ekzekutua me tritol në makinë. 

3 VITE ME PARE

Vrasja e Papës në Tiranë/ Hetimet: Biznesmeni u ekzekutua si hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt

Ekzekutimi i Papës/ Vrasja 'hakmarrje' për eleminimin e
Edmond Papa, Aleksander Sadikaj

TIRANË- Vrasja e Edmond Papës ka ndodhur si hakmarrje pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt. Top Channel raporton se shkaku i ekzekutimit ka qënë prishja e pazareve të drogës. Kjo është pista kryesore e ngritur nga policia e Tiranës e cila nga verifikimet paraprake dyshon se vrasja e Papës ka ardhur si kundërpërgjigje e një eliminimi mafioz që i është bërë një kundërshtarit të tij në Tiranë, në këtë rast Sadikajt.

Më tej, 'Top Channel' raporton se prova kryesore që e shtyn policinë të lidhë dy vrasjet është fakti se Papa dhe kundërshtari i tij janë takuar në Sarandë dy ditë para vrasjes së ndodhur në qershor të këtij viti. Ka dyshime se ky takim mes tyre nuk ka shkuar mirë dhe solli më pas ngjarjen e rëndë.

27-vjeçari, Aleksandër Sadikaj, u eliminua me bombë me telekomandë, teksa po udhëtonte me makinë në aksin Tiranë-Elbasan, në dalje të kryeqytetit.

Edmond Papa u ekzekutua pasditen e së premtes në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. Për identifikimin e autorit të ngjarjes, i cili ka lëvizur në këmbë i maskuar policia e Tiranës është duke grumbulluar pamje të kamerave të sigurisë në zonë por deri më tani nuk është gjetur ndonjë sekuencë e vlefshme.  49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit.

3 VITE ME PARE

Vrasja e Edmond Papës në Tiranë/ Autori e priti 1 orë e 30 minuta, dyshohet se kishte bashkëpunëtor

Ekzekutimi i Papës/ Vrasja 'hakmarrje' për eleminimin e
Edmond Papa

TIRANË- 1 orë e 30 minuta priti autori në afërsi të bar kafes 49-vjeçarin, Edmond Papa për ta ekzekutuar. 'Tv Klan' raporton se 5 minuta pasi viktima mbërriti në shtëpinë e vëllait rreth orës 15.00, ekzekutori u kap nga kamerat e sigurisë në lagjen 'Fadil Bodinaku'.

Ardhja e tij pas viktimës, ka shtyrë hetuesit të dyshojnë se për lëvizjet e biznesmenit, se autori mund tw jetë ndihmuar nga persona të tjerë. Aktualisht, grupi hetimor po analizon dhe lëvizjet e 49-vjeçarit përpara ekzekutimit. Grupi hetimor po grumbullon pamje filmike të vendeve të frekuentuara prej viktimës në Tiranë gjatë së premtes.  

2 janë pistat kryesore ku policia dhe prokuroria ka përqëndruar hetimet. E shkuara kriminale e viktimës në fushën e narkotikëve si brenda dhe jashtë vendit, si dhe ndonjë konflikt i kohëve të fundit. Për ngjarjen në polici janë marrë në pyetje dhjetra persona, ndërsa pritet që deklarime të japin edhe kontaktet e fundit të 49-vjeçarit me vendbanim në Sarandë.

SI NDODHI VRASJA? 49-vjeçari Edmond Papa, u ekzekutua më 16 dhjetor rreth orës 16:30. 49-vjeçari u dërgua në spital, ku ndërroi edhe jetë. Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, pasi ishte i dënuar me 7 vite burg për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Në Sarandë, qyteti nga i cili ishte, viktima nuk njihej si njeri problematik por edhe me identitet tjetër, pasi përdorte edhe mbiemrin Hoxha. Ndërsa veç pronar i hotelit 'Blue Sky', ai kishte edhe një qendër biznesni në qendër të qytetit pranë Gjykatës së Sarandës. Ndaj dhe vrasja e tij dyshohet se nuk ka të bëjë me një konflikt të çastit, por ka qenë si rezultat i prishjes së ndonjë pazari mes viktimës dhe autorit, ose porositësit të krimit.

3 VITE ME PARE

Ekzekutimi i biznesmenit Edmond Papa, policia humbet çdo gjurmë të vrasësit, në "filter" kamerat e sigurisë, vështirë identifikimi

Ekzekutimi i Papës/ Vrasja 'hakmarrje' për eleminimin e
Edmond Papa

TIRANE- Policia e Tiranës e ka të vështirë identifikimin e autorit të vrasjes së biznesmenit Edmond Papa. Dy ditë pas vrasjes, ende nuk dihet kush mund të ketë qenë ekzekutori që vrau me 9 plumba 49-vjeçarin nga Fieri, por që prej vitesh ushtronte aktivitet biznesi në Sarandë.

Policia dhe grupi hetimor janë duke verifikuar çdo të dhënë që mund të vijë në ndihmë për konflikte të mundshme të viktimës nga e shkuara, por deri më tani, identikiti është i vështirë.

Ajo që dihet është se ai ka qenë i vetëm, e ka vëzhguar viktimën përgjatë të gjithë ditës dhe më pas ka bërë vrasjen. Kamerat e sigurisë dhe telefoni i viktimës nuk kanë mundur të zbulojnë deri më tani "çelësin" e ngjarjes.  Ai mbërriti në Tiranë ditën e vrasjes për të vizituar të ëmën në spital.

Ai e la gruan në shtëpinë e të vëllait, pranë zonës së njohur si "Komuna e Parisit" në kryeqytet dhe më pas shkoi të konsumonte një kafe në barin poshtë pallatit. Atje e priste ekzekutori, i cili në kamerate  sigurisë rezulton një person i veshur me kapuç të zi. Pas vrasjes ai ka hyrë në rrugicën e "Irfan Tominit". Deri më tani prokuroria ka mundur të zbulkojë se Papa ka patur një skedë kriminale për trafik drogejashtë vendit. Kjo është një nga të dy pistat e hetimit, pasi asaj të konflikteve të mundshme në fushën e ndërtimit.

49-vjeçari Edmond Papa, u ekzekutua më 16 dhjetor rreth orës 16:30. 49-vjeçari u dërgua në spital, ku ndërroi edhe jetë. Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, pasi ishte i dënuar me 7 vite burg për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Në Sarandë, qyteti nga i cili ishte, viktima nuk njihej si njeri problematik por edhe me identitet tjetër, pasi përdorte edhe mbiemrin Hoxha. Ndërsa veç pronar i hotelit 'Blue Sky', ai kishte edhe një qendër biznesni në qendër të qytetit pranë Gjykatës së Sarandës. Ndaj dhe vrasja e tij dyshohet se nuk ka të bëjë me një konflikt të çastit, por ka qenë si rezultat i prishjes së ndonjë pazari mes viktimës dhe autorit, ose porositësit të krimit./Dosja.al

edmond papa

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen