LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Çështja "Gërdeci"/ SPAK kërkon të marrë në pyetje 4 amerikanë, zbardhen dëshmitë e Mediut dhe ish-zyrtarit të Ministrisë së Mbrojtjes

• Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore për çështjen e Gërdecit. • Në seancë ishte i pranishëm edhe ish-ministri i Mbrojtes, Fatmir Mediu. • Pas daljes nga SPAK, Mediu tha për gazetarët se çdo akt i marrë nga ministri i asaj kohë ka qenë në përputhje me ligjin dhe në interes të vendit. • Ai tha gjithashtu se thirrja e dëshmitarëve dhe prezenca e tyre në seancë është detyrim i Prokurorisë. • Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e ish-shefit të sektorit të Drejtësisë Juridike në Ministrinë e Mbrojtjes, Rezart Tërshana. • Në cilësinë e anëtarit të komisionit të vlerësimit të çmimeve, Tërshana theksoi se në tryezën e diskutimeve kishin edhe raportet e mëparshëm për shitjen e municionit, ofertën e SAK dhe kursin e këmbimit të dollarit. • Ai theksoi se mbi bazën e këtyre të dhënave caktohej dhe çmimi. • Gjatë dëshmisë ai theksoi se baruti nuk futej në kosto, sepse duhej të asgjësohej. • Gjithashtu u shpreh se nuk e dinte se çfarë ndodhi në Gërdec dhe pse nuk u asgjësua baruti. • Nga ana tjetër, SPAK ka kërkuar nga SHBA marrjen në pyetje të disa shtetasve amerikanë në lidhje me çështjen e Gërdecit. • Në lidhje me këtë kërkesë, SHBA ka paraqitur një kërkesë për drejtësinë shqiptare. • Në një letërporosi SHBA ngre pyetjet se cili është statusi i tyre penal, çfarë interesi dhe për çfarë duhen dëshmitë e tyre. • Mësohet se në datë 12 maj do kryhet një video konferencë me pesë përfaqësues të Amerikës, mes tyre përfaqësues të kompanisë Sac.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Zbardhet dëshmia e ish-zyrtarit të Ministrisë së Mbrojtjes: Nuk e di çka ndodhur në Gërdec që nuk u asgjësua baruti

Çështja "Gërdeci"/ SPAK kërkon të
shperthimi ne gerdec

TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës për çështjen "Gërdeci". Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e ish-shefit të sektorit të Drejtësisë Juridike në Ministrinë e Mbrojtjes, Rezart Tërshana

Në cilësinë e anëtarit të komisionit të vlerësimit të çmimeve, Tërshana theksoi se në tryezën e diskutimeve kishin edhe raportet e mëparshëm për shitjen e municionit, ofertën e SAK dhe kursin e këmbimit të dollarit. Sipas Klodiana Lalës, ai theksoi se mbi bazën e këtyre të dhënave caktohej dhe çmimi.

“Për të nxjerr çmimin ne shikonim elementet e koston në njërën anë dhe mbetjet në anën tjetër, ky ekuacion përcaktonte çmimin. Ishte caktuar një formulë e ndarë në dy shtylla. Ne llogarisnim vetëm se sa kishim të ardhurat nga tunxhi dhe bronzi. Kostot e transportit s’kishim si i llogarisnim ne pasi komisioni nuk kishte informacion as për magazinat, as ku do të bëhej demontimi dhe as si do të bëhej transporti, nga pika A në pikën B. Janë strukturat ushtarake ato që dinë se ku do merren fishekët dhe ku do të demontohen. Ne shikonim kostot që kishim kur ne bënim me financim të buxhetit të shtetit.”, sqaroi ai.

Gjatë dëshmisë në GJKKO dëshmitari theksoi se baruti nuk futej më kosto, sepse duhej të asgjësohej. Ai shton se nuk ishte në dijeni se çfarë ndodhi në Gërdec dhe pse nuk u asgjësua baruti.

“Nuk di çka ndodhur në Gërdec që nuk u asgjësua baruti. Kompania “SAK” ishte e vetmja që shprehu interes, na interesonte se deri në 2008 kishin qenë me humbje demontimet që i kushtonin buxhetit të shtetit deri në atë periudhë deri në 35 milionë dollarë.”, theksoi ai. Tërshana tha se nuk do të kishte bërë asgjë ndryshe në Gërdec, edhe pas 17 vitesh.

2 VITE ME PARE

Çështja e Gërdecit/ SPAK kërkon të marrë në pyetje 4 amerikanët, SHBA: Për çfarë duhen dëshmitë e tyre?

Çështja "Gërdeci"/ SPAK kërkon të
Ambientet e SPAK

TIRANË- SPAK ka kërkuar nga SHBA për marrjen në pyetje të disa shtetasve amerikanë në lidhje me çështjen e Gërdecit. Në lidhje me këtë kërkesë, SHBA ka paraqitur një kërkesë për drejtësinë shqiptare.

Sipas gazetares Anila Hoxha në një letërporosi SHBA kërkon të dijë se cili është statusi i tyre penal, çfarë interesi dhe për çfarë duhen dëshmitë e tyre. Më tej gazetarja zbulon se në datë 12 maj do kryhet një video konferencë me pesë përfaqësues të Amerikës, mes tyre përfaqësues të kompanisë Sac.

Amerikanët që kërkohen që të merren në pyetje nga SPAK janë Patrik Henry dhe katër të tjerë. Mihal Delijorgji dhe Luan Hoxha nuk u paraqitën në seancë ndërsa do ripërsëritet njoftimi i tyre në seancën e radhës në 13 mars.

2 VITE ME PARE

Çështja "Gërdeci"/ Mediu del nga SPAK: Aktet e mia në përputhje me ligjin, detyrim i Prokurorisë thirrja e dëshmitarëve

Çështja "Gërdeci"/ SPAK kërkon të
fatmir mediu

TIRANË- Pas daljes nga SPAK, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu tha për gazetarët se çdo akt i marrë nga ministri i asaj kohë ka qenë në përputhje me ligjin dhe në interes të vendit. Ai tha gjithashtu se thirrja e dëshmitarëve dhe prezenca e tyre në seancë është detyrim i Prokurorisë. 

“Komenti i parë është që dua të falënderoj median për ndjekjen e këtij procesi. Dshmitarët janë thirrur nga prokuroria për të dëshmuar. Sot, përfaqësuesi, shefi i sektorit të drejtorisë juridike theksoi se çdo akt që ka nxjerrë ministri, ka qenë në përputhje me ligjin. Sa i përket thirrjes së dëshmitarëve, ky është detyrim i prokurorisë, që t’i bëjë të mundur të jenë prezent. Nëse s’kanë pyetje vetë për dëshmitarët, të kenë dëshirën që të dëgjojnë pyetjet tona.

Mendoj se nëse ka mangësi se si ka vepruar prokuroria, nuk është përgjegjësi e mbrojtjes. Duhet ta kishin bërë dhe me dëshmitarët që ka thirrur prokuroria. Mendoj se është kompania që ka pasur kontratën. Kompania ka bërë transaksionet që ka bërë këtë proces. Kam pritur 17 vjet, jam gati te pyetem për çdo gjë”, tha Mediu.

Gjykata më herët i ka kërkuar policisë të njoftojë Mihal Deligjorgjin dhe Dritan Minxollin, të cilët kërkohen si dëshmitarë, por ende nuk janë gjetur adresat e tyre. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

2 VITE ME PARE

Çështja "Gërdeci", Fatmir Mediu paraqitet në SPAK

Çështja "Gërdeci"/ SPAK kërkon të
fatmir mediu

TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur para pak minutash në ambienet e SPAK, pasi pritet të mbahet seanca e radhës për çështjen "Gërdeci".

Kujtojmë se seanca e fundit u shty për shkak të mungesës së gjyqtares Irena Gjoka, e cila ishte angazhuar në një aktivitet.

Shtyrja e seancës bëri që të shtyhet edhe marrja në pyetje e 4 dëshmitarëve të paraqitur, mes të cilëve, Dritan Minxolli, ish-drejtor i fabrikës së Gërdecit dhe ish-ushtarakut Sokol Ngjeçi.

ceshtja gerdeci fatmir mediu

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë