Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi, kanë vjedhur 120 mijë euro, në banesën e Alda Klosit, ish-shefes së kabinetit të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetajt. Banesa në fjalë ndodhet në Rrugën e Kosovarëve, ndërsa mendohet se vjedhja ka ndodhur në datën 15 dhjetor të 2022-shit. • Klosi ka bërë denoncimin në polici më 15 dhjetor, kur zbuloi se në banesë mungonte kjo shumë e madhe. Banesa ku është kryer vjedhja ishte marrë nga ajo me qira. • Edhe Alda Klosi, është nën hetim për shumën e parave që kishte në banesë, pasi nuk dihet burimi i këtyre parave, pavarësisht se ajo thotë se i ka deklaruar. Në një intervistë, ish-zyrtarja thotë se i ka kursyer për kurimin e xhaxhait që është diagnostikuar nga kanceri. • Por kjo vjedhje nuk është e vetme. Nënë e bir janë lënë në të njëjtën qeli qëllimisht dhe janë përgjuar. Bisedat mes tyre kanë ridërguar efektivët në banesën ku jetonin dhe në tubin e aspirimit janë gjetur 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri. Nuk dihet se kujt ia kanë vjedhur këto vlera parash. • Rozeta punonte për shumë zyrtarë, por deri më tani është zbardhur vetëm emri i Klosit. • Me paratë e vjedhura, Havoer Dobi kishte blerë 2 makina Benz, të cilat i reklamonte në rrjetet sociale. Policia ka sekuestruar edhe një makinë të tretë që përdorej nga i riu si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi, por babai e mbron. Spartak Dobi fajësuan gruan për gjithçka, ndërsa shton se djalin e ka implikuar ajo në këtë krim.
20 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Spartak Dobi, bashkëshorti i Rozeta Dobit që bashkë me të birin, Havier kanë vjedhur 120 mijë euro nga banesa e ish-zyrtares Alda Klosi thotë se djalin ia kanë implikuar pa të drejtë në këtë ngjarje. Në një intervistë për emisionin “Review” në “EuroNews”, me tone kërcënuese, Spartak Dobi thotë se po ta dijë se kush e ka përfshirë të birin, i vret të gjithë si familje. Dobi tha se familja e tij nuk vuante ekonomikisht, se ai ia dorëzonte rrogën gruas në shtëpi, ndaj nuk shikon asnjë arsye se përse familja e tij mund të ishte përfshirë në këtë ngjarje.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Ke pasur dijeni për krimin që ka kryer bashkëshortja?
Dobi: Jo nuk kam pasur asnjëherë dijeni. As nuk dua të kem me atë më.
Pyetje: Sa vite me me të?
Dobi: Me gruan kam 25 vite që jam martuar. Kam dy fëmijë. Goca është martuar, ka një vajzë, që është shtatzënë që qan tani. Si unë tani.
Pyetje: Por për djalin keni pasur dijeni?
Dobi: Djali nuk ka punë fare. Unë i jepja lekë djalit, skishte pse të ishte futur në këtë ngjarje. Kur ka ardhur koha që i ka thënë të ëmës. Merre ti përsipër, që të dalë unë. Ti të dënohesh.
Pyetje: Kush e ka implikuar djalin në këtë ngjarje?
Dobi: Nuk e di të saktë. Se po ta di, do i vras të gjithë si familje. Nuk shpëton njeri nga këta njerëzit për atë djalin që kam unë. Më vjen keq që po qaj.
Pyetje: Kur ka ardhur policia?
Dobi: Policia ka ardhur pardje. Bëri kontroll dhe nuk gjeti asgjë.
Pyetje: Ti e di se ku kanë qenë paratë?
Dobi: Jo nuk e di. Unë marrë pension të mirë. Jam pensionist, kam punuar në polici. Sot kam qëndruar gjithë ditën me Ministrin e Drejtësisë kam folur me të. Kemi punuar bashkë në Bashkinë e Tiranës. Kam qarë dhe i kam thënë këto gjëra. Mos u mërzit më tha, do bëjmë çmos për të liruar djalin. S’ka djali faj. E ëma ja ka dhënë e ëma ushqimin. Jam shumë i prekur me këtë punë.
Pyetje: Djalit i kanë sekuestruar një makinë?
Dobi: Makinën le t’ia heqin. Tjetrën e kam unë. Djali shkonte punonte natën. Lekët nuk i ka marrë djali im për vjedhje.
Nënë e bir vodhën shtëpinë e ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosi, banesë në të cilën Rozeta ishte punësuar prej pesë vitesh si pastruese. Ata e inskenuan ngjarjen si grabitje duke hyrë më forcë në banesë, në një kohë që Rozeta kishte celësin që i kishte dorëzuar Klosi, në mënyrë që të futej e të pastronte banesën. Ngjarja u zbulua nga kamerat e sigurisë dhe denoncimi u bë nga Klosi më 15 dhjetor, por goditja e Policisë së Shtetit erdhi vetëm tre ditë më parë, kur u vunë në pranga nënë e bir.
TIRANË- Rozeta Dobi, gruaja që në bashkëpunim me të birin, Havier, vodhi shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi ishte e punësuar në shumë shtëpi. Mësohet se ajo ishte e ‘preferuara’ e zyrtarëve, pasi Klosi nuk ishte e vetmja të cilës ajo i pastronte shtëpinë. Megjithatë, emrat e punëdhënësve të tjerë të Rozetës nuk janë zbuluar, të cilët do të mund të zbardhnin pronarët e më shumë se 400 mijë eurove që u gjetën sot në banesën e familjes Dobi.
Nënë e bir vodhën shtëpinë e ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosi, banesë në të cilën Rozeta ishte punësuar prej pesë vitesh si pastruese. Ata e inskenuan ngjarjen si grabitje duke hyrë më forcë në banesë, në një kohë që Rozeta kishte celësin që i kishte dorëzuar Klosi, në mënyrë që të futej e të pastronte banesën.
Ngjarja u zbulua nga kamerat e sigurisë dhe denoncimi u bë nga Klosi më 15 dhjetor, por goditja e Policisë së Shtetit erdhi vetëm tre ditë më parë, kur u vunë në pranga nënë e bir.
TIRANË- Spartak Dobi, bashkëshorti i pastruese Rozeta Dobi e cila në bashkëpunim me të birin vodhi mbi 120 mijë euro fajëson të shoqen për të gjithë ngjarjen, ndërsa për të birin, Havier, ai thotë se është i pafajshëm. Në një intervistë për ‘Review’ në Euronews Albania, Spartak Dobi thotë se në burg do të shkojë vetëm për t’i dërguar të birit gjëra që i duhen, ndërsa për të shoqen nuk do të interesohet aspak. Ai thotë se Rozeta është ndihmuar nga familjarët e saj, por nuk i ka lënë shkas të dyshojë asgjë.
“Gruaja është ndihmuar nga familjarët e saj. Nuk e di ku i çonte paratë, unë e merrja rrogën dhe ia jepja gruas. Kërkoj nga mediat që mos të gënjejnë. Paratë janë gjetur në shtëpinë time, nuk ka shanse që gruaja t’i ketë futur atje. Dyshoj se janë të implikuar dhe familjarët e bashkëshortes time. Ka shumë. Ta lënë motrën pa bukë se unë nuk i çoj asgjë. U në djalit tim do i çoj,”- shtoi ai.
Nënë e bir vodhën shtëpinë e ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosi, banesë në të cilën Rozeta ishte punësuar prej pesë vitesh si pastruese. Ata e inskenuan ngjarjen si grabitje duke hyrë më forcë në banesë, në një kohë që Rozeta kishte celësin që i kishte dorëzuar Klosi, në mënyrë që të futej e të pastronte banesën. Ngjarja u zbulua nga kamerat e sigurisë dhe denoncimi u bë nga Klosi më 15 dhjetor, por goditja e Policisë së Shtetit erdhi vetëm tre ditë më parë, kur u vunë në pranga nënë e bir.
TIRANË- Vjedhja e kryer nga pastruesja Rozeta Dobi në shtëpinë e ish-zyrtares së lartë Ada Klosi është kthyer në ‘ushqim’ për faqet që merren me argëtimin e ndjekësve të tyre. Puna si pastruese tashmë konsiderohet si diçka mjaft fitimprurëse dhe një nga memet tregon një djalë që kërkon falje që e ka gënjyer të dashurën e tij, pasi e ëma në të vërtetë nuk është pastruese. Një tjetër tregon kryeministrin Rama duke pastruar vetë ambientin, pasi tashmë e ka humbur besimin tek çdo punonjës.
Të tjera meme tregojnë pronaret e armatosura për të mbrojtur banesat dhe paratë që kanë në shtëpi. Transformimi i pastrueses, para dhe pas punës është gjithashtu një tjetër ‘perlë rrjeti’. Deklarata e thënë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili është shprehur se ka nënën pastruese, ka marrë një tjetër kuptim sot.
TIRANË- Spartak Dobi, bashkëshorti i pastrueses Rozeta Dobi që bashkë me të birin, Havie vodhi mbi 120 mijë eruo në shtëpinë e ish-zyrtares së lartë Alda Klosi thotë se sot e ka kaluar ditën me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. Në një rrëfim për emisionin “Review” në Euronews Albania, Dobi shprehet se Manja i ka premtuar se djalin e tij Havier Dobi do të bëjnë çmos që ta lirojnë nga burgu.
Ai pretendon se 23-vjeçari është i pafajshëm dhe se gjithçka që ka bërë ia ka mësuar e ëma, ndërsa për gruan thotë se duhet të dënohet.
“Sot kam qëndruar gjithë ditën me ministrin e drejtësisë. I kam treguar për ngjarjen e më tha do të bëjmë çmos që djalin ta lirojmë por gruan jo. I thashë gruan çojeni më tej Stambollit. Djali nuk ka faj, e ka mësuar e ëma. I kishim në rregull të gjithë gjërat. Djali shkonte punonte natën,”- tha ai.
Nënë e bir vodhën shtëpinë e ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosi, banesë në të cilën Rozeta ishte punësuar prej pesë vitesh si pastruese. Ata e inskenuan ngjarjen si grabitje duke hyrë më forcë në banesë, në një kohë që Rozeta kishte celësin që i kishte dorëzuar Klosi, në mënyrë që të futej e të pastronte banesën. Ngjarja u zbulua nga kamerat e sigurisë dhe denoncimi u bë nga Klosi më 15 dhjetor, por goditja e Policisë së Shtetit erdhi vetëm tre ditë më parë, kur u vunë në pranga nënë e bir.
TIRANË- Spartak Dobi, bashkëshorti i pastrueses Rozeta Dobi, e cila është vënë në pranga bashkë me djalin pasi akuzohet se ka vjedhur mbi 120 mijë euro në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi. Në një rrëfim për emisionin “Review” në Euronews Albania, Spartak Dobi shprehet me lot në sy se ai nuk ishte në dijeni për veprimet që bënte gruaja. Ai shton se gjendja e tyre ekonomike ishte shumë e mirë dhe se nuk di asgjë në lidhje me vjedhjet që ka bërë gruaja së bashku me djalin e tij, Havier.
“Nuk kam pasur dijeni për ngjarjen e as nuk dua të kem. Kam 25 vite me të. Kam dy kalamaj me të. Gocën e kam shtatzënë po qan. Djali nuk kishte pse të futej në këtë ngjarje. Policia ka ardhur pardje. Policia i gjeti dje paratë, unë nuk kam ditur gjë. Unë marrë pension të mirë. Kam punuar vet polic,”- thotë Spartak Dobi.
Nënë e bir vodhën shtëpinë e ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosi, banesë në të cilën Rozeta ishte punësuar prej pesë vitesh si pastruese. Ata e inskenuan ngjarjen si grabitje duke hyrë më forcë në banesë, në një kohë që Rozeta kishte celësin që i kishte dorëzuar Klosi, në mënyrë që të futej e të pastronte banesën. Ngjarja u zbulua nga kamerat e sigurisë dhe denoncimi u bë nga Klosi më 15 dhjetor, por goditja e Policisë së Shtetit erdhi vetëm tre ditë më parë, kur u vunë në pranga nënë e bir.
TIRANË- Sekuestrimi i mbi 400 mijë eurove në shtëpinë ku jetonte pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, ka ardhur pasi dyshja janë përgjuar në qelitë e paraburgimit. Pas arrestimit, gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se ata janë lënë bashkë në qeli, qëllimisht, në mënyrë që të flisnin dhe grupi hetimor të siguronte të tjera informacione. Pas regjistrimit të kësaj bisede, Policia e Shtetit ka zhvilluar operacionin dhe ka gjetur paratë në tubin e aspiratorit.
Nënë e bir vodhën shtëpinë e ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosi, banesë në të cilën Rozeta ishte punësuar prej pesë vitesh si pastruese.
Ata e inskenuan ngjarjen si grabitje duke hyrë më forcë në banesë, në një kohë që Rozeta kishte celësin që i kishte dorëzuar Klosi, në mënyrë që të futej e të pastronte banesën. Ngjarja u zbulua nga kamerat e sigurisë dhe denoncimi u bë nga Klosi më 15 dhjetor, por goditja e Policisë së Shtetit erdhi vetëm tre ditë më parë, kur u vunë në pranga nënë e bir.
TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Rozeta Dobi (Rakipllari), pastruesja që akuzohet se ka vjedhur 120 mijë euro bashkë me të birin, Havier Dobi. Dyshja vodhën shtëpinë e ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosi, banesë në të cilën Rozeta ishte punësuar prej pesë vitesh si pastruese. Fotoja është publikuar nga gazetari Elton Qyno për OraNews.

Nënë e bir janë pas hekurave, ndërkohë që sot, pas një tjetër kontrolli në banesën ku ata jetonin, Policia e Shtetit ka gjetur 400 mijë euro të tjera dhe akoma më shumë bizhuteri floriri. Dyshohet se këto para janë grumbulluar nga vjedhjet e vazhdueshme që bënin të dy. Ata e inskenuan ngjarjen si grabitje duke hyrë më forcë në banesë, në një kohë që Rozeta kishte celësin që i kishte dorëzuar Klosi, në mënyrë që të futej e të pastronte banesën.
Ngjarja u zbulua nga kamerat e sigurisë dhe denoncimi u bë nga Klosi më 15 dhjetor, por goditja e Policisë së Shtetit erdhi vetëm tre ditë më parë, kur u vunë në pranga nënë e bir.
TIRANË- Alda Klosi (Çiko) është kthyer në kryefjalën e mediave pasi denoncoi për vjedhje pastruesen e shtëpisë së saj, Rozeta Dobi, e cila është vënë në pranga bashkë me të birin, Havier Dobi. Për tre ditë me radhë, gjithçka që qarkullonte në media ishte skema e përdorur nga Dobi me të birin, reklamimi i jetës me mjete luksoze të 23-vjeçarit në rrjetet sociale dhe ‘besimin’ që pastruesja kishte thyer me ish-zyrtaren e lartë duke kryer këtë vepër të rëndë penale.
Por, nëse pastruesja dhe djali janë pas hekurave e kanë pranuar vjedhjen e 120 mijë eurove në shtëpinë e Klosit, tashmë tentakulat e drejtësisë janë shtrirë tek burimi i parave që ish-zyrtarja e Ministrisë së Rindërtimit dhe Programit të Reformave njëherësh ish-këshilltare pranë Këshillit të Ministrave, mbante në banesën e marrë me qira.
Dhe dyshimi nis që nga ky fakt…është shumë kontradiktore të jetosh në shtëpi me qira, por në banesë të mbash ‘cash’ dhe një valixhe me bizhuteri floriri e gurë të çmuar!
Nisur nga këto dyshime, që duket se vetë zonja Klosi ka qenë shumë e vëmendshme, vendosi të bënte një ‘sqarim’. Në një intervistë për “5 pyetjet”, ish-zyrtarja u përpoq të ‘lahej’ publikisht duke ngritur në piedestal punën e bërë nga Policia e Shtetit për arrestimin e një gruaje që punonte si pastruese, si dhe duke shtuar se me këtë denoncim i kishte bërë një të mirë komunitetit.
Në fakt, ajo që duhej të sqaronte zonja Klosi ishte burimi i parave dhe florinjve që kishte në banesë, por për pikën më kyçe të historisë, ish-zyrtarja tha vetëm kaq: Shumën e kam të deklaruar. Se po të ishte e kundërta nuk e bëja denoncimin!
Dhe kjo fjali, nuk e lehtëson pozitën e Klosit që po hetohet për akuzën e “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Mosdeklarim të pasurisë”, por e rëndon akoma më tej. Çfarë do të thotë një ish-zyrtare, të cilës taksat e qytetarëve i kanë dhënë mundësinë të mbajë një post për një kohë të caktuar me fjalët ‘po të mos i kisha të deklaruara, nuk e bëja denoncimin’? E vetmja gjë që tregon është se ish-zyrtarja mund të pasur mundësinë të ketë para të tjera të padeklaruara, por që nëse do t’i vidheshin do të qëndronte e heshtur ose do ta mbyllte çështjen ‘privatisht’. Në një rast të tillë, nuk do të kishim një pastruese e djalin e saj të arrestuar, por do të përballeshim me një tjetër skenar.
Hipotezat po jua lëmë ju, ndërkaq rikthehemi sërish tek intervista 'me gropa' e Klosit.
Alda Klosi thotë se ishte nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku kishte xhaxhanë të shtruar në spital, të diagnostikuar me kancer dhe për të cilin i kishte ruajtur këto para. Por, si iku ajo në Amerikë pa paratë që i duheshin për kurimin e xhaxhait? Kjo alibi bie.
Shefja e kabinetit të ish-ministrit Arben Ahmetaj mund të thotë që këto para i ka sjellë nga Amerika dhe i ka ruajtur në shtëpi. Edhe kjo alibi bie, pasi nuk mund të transportosh cash para më shumë se 10 mijë euro, pa një faturë që vërteton burimin. Amnistia fiskale për paratë e emigrantëve mund ta ndihmonte, por kjo nismë s'ka kaluar ende në Kuvend.
Ajo këmbëngul që i ka deklaruara, por nuk zbulon mënyrën, si i ka deklaruar? Nëse një zyrtare do deklaronte se mban një sasi të tillë parash në banesë, do t’i kërkohej me urgjencë që t’i depozitonte në bankë dhe në një rast të tillë, këto pyetje nuk do të ngriheshin.
Një tjetër kontradiktë është mënyra e kursimit të parave. Dosja.al shkoi më tej dhe në databazën e pagave që u publikua në prill të vitit 2021 gjeti se Klosi zyrtarisht është paguar vetëm 118.456 mijë lekë në muaj për postin që ka mbajtur. Dhe me një llogari të thjeshtë, me kursin aktual të këmbimit valutor, zonja në fjalë duhet të punojë 180 muaj (15 vite) për të kursyer 120 mijë euro, duke mos jetuar asnjë ditë. Nisur nga fakti që Alda Klosi kishte detyrime mujore, qira dhe shpenzime normale të një personi, pa ju futur në detaje, koha për të kursyer këto para do të ishte dhjetë herë më e madhe.
Ekziston mundësia që t’i ketë nga ndonjë punë e mëparshme? Nëse po pasi paguhej më shumë, përse zonja Klosi hoqi dorë për tu bërë drejtoreshë pranë Ahmetajt? Janë kaq shumë pyetje që presin përgjigje nga ish-zyrtarja.
TIRANË- Alda Klosi (Çiko), ish-zyrtare e Ministrisë së Rindërtimit dhe Programit të Reformave njëherësh ish-këshilltare pranë Këshillit të Ministrave, jetonte në një banesë me qira, por koleksionit të bizhuterive të saj nuk i mungonin florinjtë, safirët dhe smeraldët.
‘Fetishi’ i zyrtares për orët e aksesorët e kushtueshëm, u zbulua në momentin që Policia e Tiranës zbarkoi në shtëpinë e pastrueses dhe saj, Rozeta Dobi dhe e vuri në pranga bashkë me djalin, Havier Dobi. Bashkë me bizhuteritë, u gjetën dhe tufat me para, në total mbi 120 mijë euro, port ë ndara në vlera të ndryshme. Më konkretisht u gjetën: 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, para për të cilat zonja Klosi nuk rezulton të ketë publikuar ndonjë faturë.
Në rrëfimin e saj, në një intervistë për ‘5 pyetjet’ ajo pranoi pronësinë e parave e sendeve të gjetura dhe tregoi se i kishte kursyer për kurimin e xhaxhait, për të cilin thotë se është diagnostikuar me kancer, por sërish, mbajtja e këtyre paratë ‘cash’ në banesë, është e jashtëligjshme. Klosi hyn në kategorinë e punonjësve të administratës, që ka detyrim të deklarojë pasurinë e saj pranë ILDKPI dhe ka një limit për mbajtjen e parave ‘cash’ në shtëpi, që nuk duhet të kalojë shofrën e 10 milionë lekëve të vjetra. Mbi këtë vlerë, gjithçka duhet të ketë një faturë që të vërtetojë burimin.
Tashmë hetimi për të ka nisur dhe burimi i parave do të dalë në dritë në vijim, por dyshim ngrenë dhe paratë që janë përdorur për të blerë këtë sasi të madhe aksesorësh florinjë gurë të çmuar. A ka çertifikatë blerjeje? Me ç’para janë blerë? Dhe nëse janë dhurata, a janë deklaruar si të tilla pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive në Tiranë?
TIRANË- Dosja e vjedhjes së parave në shtëpinë me qira të ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosi (Çiko) po hetohet nga Seksioni i Posaçëm kundër korrupsionit në Prokurorinë e Tiranës, me në krye prokuroren Mirela Zavalani. Përveç kallëzimit ndaj pastrueses Rozeta Dobi, që është bërë nga vetë Klosi, prokuroria po heton dhe ish-zyrtaren e lartë për burimin e parave që iu vodhën, mbi 120 mijë euro. Alda Klosi (Çiko), pritet të verifikohet për akuzën e “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Mosdeklarim të pasurisë” pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive në Tiranë.
Zyrtarja e Ministrisë së Rindërtimit dhe Programit të Reformave njëherësh këshilltare pranë Këshillit të Ministrave, hyn në kategorinë e punonjësve të administratës, që ka detyrim të deklarojë pasurinë e saj pranë ILDKPI dhe ka një limit për mbajtjen e parave ‘cash’ në shtëpi, që nuk duhet të kalojë shofrën e 10 milionë lekëve të vjetra. Mbi këtë vlerë, gjithçka duhet të ketë një faturë që të vërtetojë burimin.
Pastruesja e Alda Klosit, Rozeta Dobi arriti të vjedhë në bashkëpunim me të birin, Havier Dobi, një shumë të konsiderueshme parash në vlera të ndryshme. Më konkretisht: 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj si dhe bizhuteri flori dhe për këto para, deri më tani nuk rezulton të jetë publikuar ndonjë faturë.
Banesa në fjalë ndodhet në Rrugën e Kosovarëve dhe ishte marrë me qira nga Klosi. Denoncimi nga ish-zyrtarja është bërë më datë 15 dhjetor, por nuk dihet konkretisht se kur ka ndodhur vjedhja, goditja e Policisë së Shtetit erdhi vetëm tre ditë më parë, kur vuri në pranga pastruesen dhe të birin. Dyshja e kanë pranuar vjedhjen, ndërsa sot, në shtëpinë e tyre, policia gjeti dhe 400 mijë euro të fshehura në tubin e aspirimit.
Pastruesja, sipas raportimeve të deritanishme, kishte hyrë në banesë me çelësin që i kishte lënë Klosi për ta pastruar dhe kishte vjedhur para në interval të ndryshme kohore, por ditën e fundit kishte hapur derën me forcë dhe kishte bërë rrëmujë në banesë, për të inskenuar një grabitje. Gjithçka është zbuluar nga kamerat e sigurisë. Vetë ish-zyrtarja thotë se paratë i kishte ruajtur për të kuruar xhaxhain e saj, që e kishte me kancer dhe të shtruar në një spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
TIRANË- Alda Klosi, ish-shefja e kabinetit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt, të cilës pastruesja bashkë me të birin i vodhën 120 mijë euro thotë se paratë i kishte ruajtur për kurimin e xhaxhait që është diagnostikuar me kancer. Në një intervistë oër 5 pyetjet, ajo tregon se ngjarjen e ka zbuluar nga kamerat e sigurisë dhe është nisur me urgjencë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndodhej prej pak kohësh. Sipas ish-zyrtares, Dobi, të cilën e kishte punësuar prej pesë vitesh, ka bërë masakër në hapjen e derës, duke inskenuar skemën e grabitjes, por gjithçka është zbuluar nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë. Klosi shprehet se paratë i ka të deklaruara dhe i justifikon ato, duke shtuar se në të kundërt nuk do të bënte denoncim. Pastruesen, Rozeta Dobi, ajo e konisderon një person me rrezik për shoqërinë, teksa thekson se me denoncimin e ngritur, i ka bërë një nder komunitetit, pasi prej saj, janë dëmtuar edhe shumë familje të tjera ku ajo kryente shërbimet gjithashtu.
Intervista e plotë e Alda Klosit:
Zonja Klosi, si është e vërteta e grabitjes?
Lekët i kam të gjitha të deklaruara. Lekët i kisha për një rast fatkeqësie, për xhaxhin tim që e kam me tumor. Ndodhet në SHBA. I kemi gjetur, mbledhur lekët për këtë rast. Unë kam qenë në Amerikë. Denoncimin e bëra vetë.
Sa kohë kishit që e kishit punësuar pastruesen?
E kisha punësuar prej 5 vitesh. Ajo ka bërë masakër në hapjen e derës. Ka inskenuar një skemë llahatari.
Si e zbuluat?
Nga kamerat.
Çfarë tregojnë kamerat?
Ka inskenuar vjedhjen. Banesa është hapur me çelës. Por ajo e inskenoi. Kishte inskenuar sikur ishte grabitje. Hedhur rrobat, shqyer dollapi.
Dyshimet i kishit ju që e orientuat policinë te pastruesja?
Jo, fare nuk më shkoi mendja. Por ngaqë ishin bërë disa grabitje në banesa. Jam ndjerë shumë keq. Më ka lënë një shije shumë të keqe. Plus edhe momenti, situata e rënduar, kam xhaxhain duke vdekur. Ato kanë qenë lekë për kurimin e tij. Nuk më ka shkuar mendja te ky person. Kjo grua ka punuar në 20 shtëpi të tjera prej shumë vitesh. E kanë kapur kamerat. Unë erdha kastile nga Amerika me urgjencë. Erdha pardje, shkova në polici dhe bëra denoncimin. Policia bëri një punë të palodhur. Ky njeri përbën një rrezik publik. Sa shumë familje mund të jenë dëmtuar. Sepse ajo punonte në shumë banesa. Por me denoncimin që bëra i bëra një të mirë komunitetit.
Sa është shuma që pastruesja ju ka marrë ju?
Shuma që sot njoftoi policia se ka sekuestruar nuk ka lidhje me mua. Vetëm shuma e djeshme. (58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë). Ajo e ka pranuar vetë që i ka marrë. Madje shumën e kam të deklaruar. Se po të ishte e kundërta nuk e bëja denoncimin. Shuma tjetër që është zbuluar sot nga policia mund të jetë marrë në shtëpi të tjera.
TIRANË- Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me grabitjen spektaklore që bënte një pastruese në Tiranë, e cila arriti të merrte në banesën e ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, rreth 120 mijë euro, para dhe bizhuteri.
Për të fshehur gjurmët, hajdutja Rozeta Dobi përdorte si taktikë, vjedhjen në kohë të ndryshme. Por si e kuptoi ish-zyrtarja grabitjen? Në datën 15, Klosi, e cila e kishte këtë banesë me qira në Rrugën e Kosovarëve, kishte bërë denoncim për vjedhjen në fjalë, pasi kishte konstatuar se i mungonin paratë.
Çfarë kanë bërë nënë e bir?
Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në shtëpinë në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet dhe në këtë banesë ajo kishte vjedhur shuma të konsiderueshme parash në vlerën e 120 mijë Eurove. Dje u arrestuan dhe ju sekuestruan 58,150 Euro, 7000 Dollarë, 368 000 Lekë, disa sende prej floriri, rrobat e përdorura për vjedhjen dhe këto 3 automjete, 2 nga të cilat dyshohet se u blenë me paratë e vjedhura. Vjedhjen, Rozata e kishte bërë në bashkëpunim me djalin e saj Havier Dobi 23 vjeç. Ky i fundit reklamonte jetë luksose në rrjetet sociale./ Dosja.al
TIRANË- Zgjerohen hetimet për vjedhjen e 120 mijë eurove. Pas zbulimit të këtij megaskandali që ka ndodhur në Tiranë nga nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi, policia ka thelluar hetimet.
Tashmë, nën hetim është edhe pronarja e banesës, Alda Klosi e cila ishte me pozicion ish shefja e kabinetit të ministrit Arben Ahmetajt. Mister mbetet nëse të ardhurat e konsiderueshme të zyrtares, të cilat i mbante në banesë janë apo jo të deklaruara, për të cilën pritet hetim.
Ditën e sotme policia ka dhënë detaje të tjera mbi vjedhjen spektakolare të pastrueses dhe djalit të saj. Uniformat blu kanë kryer edhe një tjetër kontroll në banesën e tyre dhe zbuluan 404,800 Euro, 8500 Dollarë dhe aksesorë floriri, të gjitha të fshehura në tubin e aspirimit.
Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në shtëpinë në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet dhe në këtë banesë ajo kishte vjedhur shuma të konsiderueshme parash në vlerën e 120 mijë Eurove. Dje u arrestuan dhe ju sekuestruan 58,150 Euro, 7000 Dollarë, 368 000 Lekë, disa sende prej floriri, rrobat e përdorura për vjedhjen dhe këto 3 automjete, 2 nga të cilat dyshohet se u blenë me paratë e vjedhura. Vjedhjen, Rozata e kishte bërë në bashkëpunim me djalin e saj Havier Dobi 23 vjeç. Ky i fundit reklamonte jetë luksose në rrjetet sociale.
TIRANË- Havier Dobi, i riu i cili kishte vjedhur banesën e zyrtares së lartë në kryeministri Alda Klosi, bashkë me nënën e tij Rozeta Dobi reklamonte një jetë të shtrenjtë në rrjetet sociale. Ai postonte foto dhe video në Instagram dhe rrjetin social 'Tik Tok' me makinat luksoze, bluza me marka të ndryshme dhe me syze firmë. Por si i justifikonte këto shpenzime? Me punën e nënës?
Mësohet se 23-vjeçari justifikohej tek miqtë duke u thënë se mjetet në fakt nuk ishin të tijat, por i merrte me qira. Dy nga 3 makinat e tyre, rezultojnë se janë të blera nga paratë e vjedhura në këto banesa, në një hark kohorë prej rreth 4 vitesh.
Çfarë kanë bërë nënë e bir?
Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në shtëpinë në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet dhe në këtë banesë ajo kishte vjedhur shuma të konsiderueshme parash në vlerën e 120 mijë Eurove. Dje u arrestuan dhe ju sekuestruan 58,150 Euro, 7000 Dollarë, 368 000 Lekë, disa sende prej floriri, rrobat e përdorura për vjedhjen dhe këto 3 automjete, 2 nga të cilat dyshohet se u blenë me paratë e vjedhura. Vjedhjen, Rozata e kishte bërë në bashkëpunim me djalin e saj Havier Dobi 23 vjeç. Ky i fundit reklamonte jetë luksose në rrjetet sociale.
TIRANË- Gruaja në foto është Alda Klosi, pronarja e banesës ku u vodhën 120 mijë euro nga pastruesja e punësuar, Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier.
Klosi është një emër i njohur në administratë, sepse prej një periudhe kohe të kosiderueshme ka qenë ish-shefe e kabinetit në Ministrinë e Rindërtimit. Vjedhja në banesën e saj e cila ndodhet në 'Rrugën e Kosovarëve' në Tiranë, dyshohet se ka ndodhur më 15 dhjetor, pak para festave të fundvitit.
Ditën e sotme policia ka dhënë detaje mbi vjedhjen spektakolare të pastrueses dhe djalit të saj. Uniformat blu kanë kryer edhe një tjetër kontroll në banesën e tyre dhe zbuluan 404,800 Euro, 8500 Dollarë dhe aksesorë floriri, të gjitha të fshehura në tubin e aspirimit.
Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në shtëpinë në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet dhe në këtë banesë ajo kishte vjedhur shuma të konsiderueshme parash në vlerën e 120 mijë Eurove. Dje u arrestuan dhe ju sekuestruan 58,150 Euro, 7000 Dollarë, 368 000 Lekë, disa sende prej floriri, rrobat e përdorura për vjedhjen dhe këto 3 automjete, 2 nga të cilat dyshohet se u blenë me paratë e vjedhura. Vjedhjen, Rozata e kishte bërë në bashkëpunim me djalin e saj Havier Dobi 23 vjeç. Ky i fundit reklamonte jetë luksose në rrjetet sociale.
TIRANË- Nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi, vodhën banesën e ish-shefes së kabinetit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosit. Vjedhja në banesën e cila ndodhet në Rrugën e Kosovarëve, ka ndodhur në datën 15 dhjetor.
Në banesën e nënë e bir u sekuestruan dje shuma të mëdha parash, ndërsa sot mbi 400 mijë euro, para dhe bizhuteri të vjedhura, të gjitha të fshehura në tubin e aspiratorit. Po ashtu, është zbuluar se ndaj pastrueses ka mbi 5 denoncime për raste të mëparshme ku thuhet se ka vjedhur në banesat ku ka punuar më herët.
HISTORIA:
Rozeta Dobi, 49-vjeçe ishte punësuar që t’u mirëmbante shtëpinë, por ajo në bashkëpunim me të birin, Havier Dobin, 23 vjeç, ka shpërdoruar besimin e dhënë nga pronarja e banesës dhe i ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash dhe sendesh me vlerë. 58150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri) të gjitha të grabitura nga nënë e bir.
Rozeta së bashku me të birin, pasi vodhën paratë në banesën në rrugën e Kosovarëve, një zonë e shtrenjtë në kryeqytet, kanë blerë edhe 2 makina Benz, të cilat 23-vjeçari i reklamonte në rrjetet sociale. Po ashtu policia ka sekuestruar edhe një makinë të tretë që përdorej nga i riu si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.
është zbuluar se ndaj pastrueses janë kryer edhe 5 denoncime të tjera, për vjedhje në banesa të mëparshme që ka qënë e punësuar.
TIRANË- Vjedhja në banesën e zyrtares së lartë në kryeministri, nuk është rasti i vetëm, për të cilën është dënonuar Rozeta Dobi. Mësohet se ndaj saj, ka mbi 5 denoncime për raste të mëparshme ku thuhet se ka vjedhur në banesat ku ka punuar më herët. Nuk dihet nëse të gjitha këto vjedhe, Rozeta i ka kryer në bashkëpunim me djalin e saj, Havierin.
Çfarë kanë bërë nënë e bir?
Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në shtëpinë në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet dhe në këtë banesë ajo kishte vjedhur shuma të konsiderueshme parash në vlerën e 120 mijë Eurove. Dje u arrestuan dhe ju sekuestruan 58,150 Euro, 7000 Dollarë, 368 000 Lekë, disa sende prej floriri, rrobat e përdorura për vjedhjen dhe këto 3 automjete, 2 nga të cilat dyshohet se u blenë me paratë e vjedhura. Vjedhjen, Rozata e kishte bërë në bashkëpunim me djalin e saj Havier Dobi 23 vjeç. Ky i fundit reklamonte jetë luksose në rrjetet sociale./ Dosja.al
TIRANË- Pastruesja, Rozeta Dobi, kishte përdorur kopjen e çelësit që kishte marrë nga pronarët e shtëpisë që të futej brenda saj me të birin. Gruaja e cila në mirëbesim iu la çelësi i banesës për ta pastruar, shfrytëzoi momentin kur në shtëpi nuk ka pasur asnjeri për të sinjalizuar të birin, Havier Dobin, për të grabitur shumën e madhe e cila arrin mbi 500 mijë euro, dollarë dhe aksesorë floriri.
Pasi kanë marrë paratë ata kanë bërë rrëmujë të gjithë banesën për të humbur gjurmët dhe më pas janë larguar, duke e shfaqur ngjarjen sikur ka ndodhur nga persona të tjerë.
Grabitja e banesës te Rruga e Kosovarëve ka ndodhur në datë 15 Dhjetor. Aty banonin një grua me vajzën e saj, identitetet e të cilave nuk janë bërë të ditur.
Nënë e bir ranë në pranga ditën e djeshme, ndërkohë policia është kthyer për kontroll sërish në shtëpinë e tyre ku ka gjetur mbi 400 mijë euro dhe aksesorët e floririt të fshehura në tubin e aspirimit.
TIRANË- Një tjetër shumë e konsiderueshme parash janë gjetur e më pas sekuestruar në banesën e Rozeta dhe Havier Dobit, nënë e bir të cilët u arrestuan një ditë më parë pasi kishin grabitur 120 mijë Euro në një shtëpi në kryeqytet. Policia e Tiranës njoftoi sot, se uniformat blu bënë edhe një tjetër kontroll në banesën e tyre dhe zbuluan 404,800 Euro, 8500 Dollarë dhe aksesorë floriri, të gjitha të fshehura në tubin e aspirimit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/ Vijon operacioni policor i koduar "Inside". Gjenden dhe sekuestrohen edhe 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, në banesën e dy autorëve të arrestuar gjatë operacionit ditën e djeshme. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të operacionit policor të koduar "Inside", gjatë të cilit u arrestuan shtetasit R. D. dhe H. D., nisur nga dyshimet e krijuara, mbi shumën e vjedhur në banesën në Rrugën e Kosovarëve, bazuar në inteligjencën informative dhe veprimet hetimore të thelluara është ushtruar rikontroll në banesën e shtetasve R. D. dhe H. D. (nënë e bir). Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Rozeta Dobi 49 vjeç punonte si pastruese në një shtëpi në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet dhe në këtë banesë ajo kishte vjedhur shuma të konsiderueshme parash në vlerën e 120 mijë Eurove. Dje u arrestuan dhe ju sekuestruan 58,150 Euro, 7000 Dollarë, 368 000 Lekë, disa sende prej floriri, rrobat e përdorura për vjedhjen dhe këto 3 automjete, 2 nga të cilat dyshohet se u blenë me paratë e vjedhura.
Vjedhjen, Rozata e kishte bërë në bashkëpunim me djalin e saj Havier Dobi 23 vjeç. Ky i fundit reklamonte jetë luksose në rrjetet sociale.