All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

I cilësuar si baron i Fushë Kuqes, arrestohet në Kosovë Gëzim Çela, efektivi që zgjodhi rrugën e drogës

• I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare Gëzim Çela është arrestuar ditën e sotme në Kosovë. • Gëzim Çela është i cilësuar si ‘baroni i drogës’ u arrestua nga policia shqiptare në bashkëpunim me një agjensi të huaj. • Ai ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. • Fillimisht Çela u bë punonjës policie dhe më pas iu fut trafikut te heroinës. • Grupi i tij u shkatërrua në vitin 2014, kur Çela dhe Valentina Tufa kishin krijuar kontakte me shtetas të ndryshëm shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të trafikuar kokainë nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të Kosovës, Shqipërisë e më tej, në vendet e Bashkimit Europian. • Çela kërkohet edhe në Itali, ku rezulton i dënuar në mungesë me 19 vjet e 9 muaj burg për disa vepra penale, trafik droge, prostitucion, armëmbajtje pa leje, favorizim të emigracionit klandestin dhe pjsëmarrje në organizatë kriminale.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Arrestimi i baronit të Fushë Kuqes, policia zbardh detaje: U kap në Ferizaj nga kolegët e Kosovës

I cilësuar si baron i Fushë Kuqes, arrestohet në Kosovë
Policia
All - Paragraf - 1

TIRANË- Policia ka dhënë detaje mbi arrestimin e të shumëkërkuarit të drejtësisë Gëzim Çela ditën e sotme. Çeka është arrestuar në Ferizaj nga policia e Kosovës gjatë operacionit 'Fundi i trishtë'. 55-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe italiane për trafik droge, grup kriminal si dhe shfrytëzim prostitucioni.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër operacion me partnerët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Fundi i trishtë”, u zhvillua si rezultat i bashkëpunimit mes Policisë shqiptare, Policisë kosovare dhe agjencive ligjzbatuese të vendeve partnerë strategjikë. Kapet në Kosovë dhe vihet në pranga, një shtetas i kërkuar prej vitesh, nga drejtësia shqiptare dhe ajo italiane. Strukturat e Policisë së Shtetit, pas sigurimit të informacionit nga inteligjenca policore, se në Ferizaj, Kosovë, fshihej një shtetas i kërkuar prej vitesh nga drejtësia shqiptare dhe ajo italiane, menjëherë e kanë shkëmbyer informacionin me Policinë kosovare dhe me agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnerë strategjikë. Policia e Kosovës, bazuar në informacionin e marrë nga Policia shqiptare, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Fundi i trishtë”, gjatë të cilit, në Ferizaj, u kap dhe u vu në pranga shtetasi: Gëzim Çelaj (Çela), 55 vjeç, lindur dhe banues në Krujë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi ish-Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 10 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale "Trafikimi i narkotikëve" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municione luftarake", pasi: -Më datë 12.06.2014, në orët e para të mëngjesit, është kapur në flagrancë shtetasi R. H., me lendë narkotike kokainë, e cila ishte nisur nga Kosova në Shqipëri, për llogari të shtetasit Gëzim Çelaj. Në banesat e këtij të fundit, në Kurbin dhe në Tiranë, janë ushtruar kontrolle dhe janë gjetur dhe sekuestruar 207 kg kanabis sativa, 22 kg heroinë, 500 gramë kokainë dhe 14 armë zjarri të llojeve të ndryshme. 55-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Interpol Roma, Itali, pasi në vitin 2012, autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 19 vjet, 9 muaj e 29 ditë burgim, për kryerjen e veprave penale “Organizator i migrimit ilegal” dhe “Organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

2 VITE ME PARE

FOTO/ U arrestua sot, dalin pamjet e para të Gëzim Çelës

I cilësuar si baron i Fushë Kuqes, arrestohet në Kosovë

KOSOVË- Ish-punonjësi i Policisë shqiptare, i kthyer në bajron droge në zonën e Fushë Kuqes, është arrestuar ditën e sotme në Kosovë. Fotoja e mësipërme është e bërë pas arrestimit të Çelës, i cili u vu në pranga nga policia shqiptare në bashkëpunim me një agjenësi të huaj.

I cilësuar si baron i Fushë Kuqes, arrestohet në Kosovë
Gezim Cela

Kush është Gëzim Çela?

Gëzim Çela është i cilësuar si ‘baroni i drogës’. Ai ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Fillimisht Çela u bë punonjës policie dhe më pas iu fut trafikut te heroinës. Grupi i tij u shkatërrua në vitin 2014, kur Çela dhe Valentina Tufa kishin krijuar kontakte me shtetas të ndryshëm shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të trafikuar kokainë nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të Kosovës, Shqipërisë e më tej, në vendet e Bashkimit Europian.

Gjatë operacionit, u arrestua në pikën kufitare të Morinës shtetasi Realt Hysolli, i cili po sillte 7 kilogramë kokainë për llogari të Çelës. Kjo ngarkesë ishte siguruar në Kosovë nga Valentina Tufa, e cila u arrestua në një banesë në një fshat në Pejë, ku u zbulua edhe një laborator për përpunimin e kokainës dhe u arrestua Veim Berisha, pronari i ambientit. Në të njëtën kohë, policia shqiptare organizoi operacionin për arrestimin e Gëzim Çelës.

U bënë kontrolle në banesën e tij 3 katëshe në Fushë–Kuqe të Laçit, si edhe në apartamentin e tij, në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, por nuk u bë e mundur gjetja e tij. Çela kërkohet edhe në Itali, ku rezulton i dënuar në mungesë me 19 vjet e 9 muaj burg për disa vepra penale, trafik droge, prostitucion, armëmbajtje pa leje, favorizim të emigracionit klandestin dhe pjsëmarrje në organizatë kriminale.

2 VITE ME PARE

U arrestua sot në Kosovë, kush është Gëzim Çela, efektivi i policisë që u kthye në baron droge

I cilësuar si baron i Fushë Kuqes, arrestohet në Kosovë

TIRANË- I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptarë Gëzim Çela është vënë në pranga ditën e sotme në Kosovë. Çela, u arrestua nga policia shqiptare në bashkëpunim ne një agjenësi të huaj,

Kush është Gëzim Çela?

Gëzim Çela është i cilësuar si ‘baroni i drogës’. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Fillimisht Çela u bë punonjës policie dhe më pas iu fut trafikut te heroinës. Grupi i tij u shkatërrua në vitin 2014, kur Çela dhe Valentina Tufa kishin krijuar kontakte me shtetas të ndryshëm shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të trafikuar kokainë nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të Kosovës, Shqipërisë e më tej, në vendet e Bashkimit Europian.

Gjatë operacionit, u arrestua në pikën kufitare të Morinës shtetasi Realt Hysolli, i cili po sillte 7 kilogramë kokainë për llogari të Çelës. Kjo ngarkesë ishte siguruar në Kosovë nga Valentina Tufa, e cila u arrestua në një banesë në një fshat në Pejë, ku u zbulua edhe një laborator për përpunimin e kokainës dhe u arrestua Veim Berisha, pronari i ambientit. Në të njëtën kohë, policia shqiptare organizoi operacionin për arrestimin e Gëzim Çelës.

U bënë kontrolle në banesën e tij 3 katëshe në Fushë–Kuqe të Laçit, si edhe në apartamentin e tij, në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, por nuk u bë e mundur gjetja e tij. Çela kërkohet edhe në Itali, ku rezulton i dënuar në mungesë me 19 vjet e 9 muaj burg për disa vepra penale, trafik droge, prostitucion, armëmbajtje pa leje, favorizim të emigracionit klandestin dhe pjsëmarrje në organizatë kriminale.

2 VITE ME PARE

Konsiderohet se 'baroni i drogës' në Fushë Kuqe, arrestohet në Kosovë Gëzim Çela

I cilësuar si baron i Fushë Kuqes, arrestohet në Kosovë
Gëzim Çela

KOSOVË- I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare Gëzim Çela është arrestuar ditën e sotme në Kosovë. Mësohet se Çela, që njihet se 'baroni' i Fushë Kuqes, akuzohet trafik ndërkombëtar droge si dhe grup të organizuar kriminal. 

Kush është Gëzim Çela?

Gëzim Çela është i cilësuar si ‘baroni i drogës’. Ai ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Fillimisht Çela u bë punonjës policie dhe më pas iu fut trafikut te heroinës. Grupi i tij u shkatërrua në vitin 2014, kur Çela dhe Valentina Tufa kishin krijuar kontakte me shtetas të ndryshëm shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të trafikuar kokainë nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të Kosovës, Shqipërisë e më tej, në vendet e Bashkimit Europian.

Gjatë operacionit, u arrestua në pikën kufitare të Morinës shtetasi Realt Hysolli, i cili po sillte 7 kilogramë kokainë për llogari të Çelës. Kjo ngarkesë ishte siguruar në Kosovë nga Valentina Tufa, e cila u arrestua në një banesë në një fshat në Pejë, ku u zbulua edhe një laborator për përpunimin e kokainës dhe u arrestua Veim Berisha, pronari i ambientit. Në të njëtën kohë, policia shqiptare organizoi operacionin për arrestimin e Gëzim Çelës.

U bënë kontrolle në banesën e tij 3 katëshe në Fushë–Kuqe të Laçit, si edhe në apartamentin e tij, në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, por nuk u bë e mundur gjetja e tij. Çela kërkohet edhe në Itali, ku rezulton i dënuar në mungesë me 19 vjet e 9 muaj burg për disa vepra penale, trafik droge, prostitucion, armëmbajtje pa leje, favorizim të emigracionit klandestin dhe pjsëmarrje në organizatë kriminale.

gëzim Çela

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen