LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sulmi kibernetik/ Prokuroria: U bë nga një profil. AMA-mediave: Mos nxirrni e-mailet, dekonspironi hetimin

• Sulmet kibernetike nga Irani dhe të ashtuquajtur "Homeland Justice" janë kthyer në kryefjalën e zhvillimeve në vend. • Prokuroria e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me hetimet që po kryhen për sulmet kibernetike që Irani ka kryer ndaj sistemeve shtetërore online në vendin tonë. • Po ashtu, Prokuroria bën me dije se sulmi ndaj sistemit TIMS që menazhohet nga ministria e Brendshme dhe sulmi kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-it që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare Shqipëri, po hetohen bashkë. • Në sistemet ku ka ndodhur sulmi, është evidentuar një profil në dy rrjete sociale të ndryshme me qendër jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që i përkiste autoreve dhe bashkëpunëtorëve të këtij sulmi. • Pas Prokurorisë së Tiranës, edhe AMA i ka kërkuar mediave që të tregojnë maturi dhe përgjegjësi profesionale dhe të mos publikojnë të dhënat që janë siguruar nga grupi i hakerave iranianë në sulmin kibernetik në faqet e institucioneve publike. • AMA bëri apel që të mos bëhen publike përmbajtje të tjera në mënyrë që të mos dekonspirohet hetimi. • Por Dosja.al ka vendosur që deri në momentin që faqja nga ku kanë dalë të dhënat të jetë e klikueshme dhe e aksesueshme për qytetarët, do të vazhdojë që të publikojë të dhëna.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Atentatin ia zbuluan hakerat, Haliti: Kam qenë i rrezikuar, por institucionet s’më mbrojtën

Sulmi kibernetik/ Prokuroria: U bë nga një profil. AMA-mediave: Mos
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Xhavit Haliti

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Xhavit Haliti ka folur në lidhje me planin që ishte thurur për ekzekutimin e tij, gjë që u zbulua pas hakimit të e-mailit të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. I ftuar në Euroneës Albania, Haliti është shprehur se nuk ka përfituar asnjë mbrojtje nga institucionet. Ai tha se ka pasur dijeni se ka qenë i rrezikuar por i dinte të gjitha detajet. Ndër të tjera, Haliti tha se kjo mund të bëhej për të krijuar një situatë kaotike në Kosovë.

“Detajet që janë përshkruar në ato dokumente unë nuk i kam ditur, sepse me siguri kanë qenë sekret i Policisë së Shtetit. Unë kam pasur informacion që po përgatitet diçka, që jam i rrezikuar, informacionin ma ka dhënë Policia e Kosovës. Nuk i kam ditur detajet, kush është, çfarë qëllimesh kanë, se kam ditur edhe për dy të tjerët të cilët e kishin bërë planin. Policia më ka kontaktuar në telefon, ditën e parë nuk kam dalë në takim sepse kam qenë në Pejë. Kur kam ardhur këtu, kanë ardhur dy oficerë, nuk e di të kujt dikaster, më kanë njoftuar se kemi informacione se po përgatitet diçka kundër jush, jeni të rrezikuar. Për mua ka qenë pak si qesharake, sepse nëse dikush të afrohet, nuk ke kohë për të lajmëruar askënd. Kaq kam ditur. Nuk më kanë ofruar mbrojtje dhe nuk më kanë thënë a ke nevojë. Mendoj që është një plan i ngjashëm me atë projektin që e kanë bërë atëherë kundër lëvizjes në Perëndim, kundër aktivistëve, edhe për t’i kompromentuar, edhe për t’i goditur dhe për të futur një konflikt mes organizatave dhe grupimeve, të cilat realisht nuk ishin së bashku. Më shumë është për të krijuar një situatë kaotike në Kosovë. Megjithatë, nuk jam i sigurt se kush mund të qëndrojë prapa kësaj,”- theksoi Haliti.

Dokumente sekrete nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat. Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha. Hetimet kanë dalë në përfundimin se virusi është futur që në muajin qershor në sisteme. Prokuroria bën me dije se është evidentuar një profil në dy rrjete sociale të ndryshme me qendër jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që i përkiste autoreve dhe bashkëpunëtorëve të këtij sulmi. Institucionet u kanë bërë apel mediave të mos publikojnë materialet.

3 VITE ME PARE

Sulmi kibernetik, Anila Hoxha: Njësia që po heton është e dobët, ka vetëm 6 ekspertë

Sulmi kibernetik/ Prokuroria: U bë nga një profil. AMA-mediave: Mos
Anila Hoxha

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha thotë se njësia Kibernetike C që merret me hetimin e sulmeve kibernetike nuk ka më shumë se gjashtë ekspertë. E ftuar në “Zona Zero”, Hoxha tha se kjo është njësi e dobët dhe e brishtë. Sipas Hoxhës, për këtë hetim duhet të bashkohen të gjitha institucionet.

“I gjithë hetimi i prokurorisë është i mbështjellë nga një sekret i madh. Ka një diskutim nëse kjo çështje duhet të vazhdojë të trajtohet si e tillë për vepra kaq të lehta, ku pranohet se rrezikohet të cënohet siguria kombëtare. Ka kontradiktë të madhe se thuhet që cënohet siguria kombëtare, por pastaj thuhet se janë çështje të vogla. Njësia Kibernetike C që merret me këtë hetim, është njësi e brishtë, sepse nuk ka më shumë se 6 ekspertë. Duhet hetim më i specializuar. Për këtë hetim duhet të bashkohen të gjitha institucionet,”- tha Hoxha.

Dokumente sekrete nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat. Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha. Hetimet kanë dalë në përfundimin se virusi është futur që në muajin qershor në sisteme. Prokuroria bën me dije se është evidentuar një profil në dy rrjete sociale të ndryshme me qendër jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që i përkiste autoreve dhe bashkëpunëtorëve të këtij sulmi. Institucionet u kanë bërë apel mediave të mos publikojnë materialet.

3 VITE ME PARE

Hetimet për sulmin kibernetik, virusi ka hyrë që në qershor në sistemin e policisë, qëndroi 'i fjetur' deri më 9 shtator

Sulmi kibernetik/ Prokuroria: U bë nga një profil. AMA-mediave: Mos
Foto Ilustruese

TIRANË- Virusi në sistemet e Policisë së Shtetit nuk ka hyrë më 9 shtator. Top channel shkruan se nga verifikimi i eksperteve të njësisë C ka rezultuar se virusi ka qenë në sistem që prej qershorit, ç’ka do të thotë se hakerat kanë pasur kohë të mjaftueshme për të kopjuar gjithë të dhënat që kanë pasur këto sisteme.

Ka dyshime se virusi është instaluar në system si back door pas klikimeve në ndonjë materiali të infektuar e më pas është shpërndarë në të gjithë njësitë e tjera ku ka qëndruar ‘i fjetur’ deri mbrëmjen e 9 shtatorit, kohë kur dyshohet se është aktivizuar një virus i dytë që mbylli sistemet.

Çfarë ndodhi?

Dokumente sekrete nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës.  Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha.

3 VITE ME PARE

Të dhënat sensitive të publikuara nga hakerat, AMA thirrje mediave: Tregoni maturi dhe përgjegjësi profesionale

Sulmi kibernetik/ Prokuroria: U bë nga një profil. AMA-mediave: Mos
AMA

TIRANË- Autoriteti i Mediave Audiovizive u ka bërë thirrje redaksive të mediave që të tregojnë maturi dhe përgjegjësi profesionale në prezantimin dhe trajtimin e publikimit të të dhënave që kanë dalë pas hakerimit nga iranianët. Në njoftim bëhet me dije se duhet të evitohen publikimet e përmbajtjeve që pengojnë dhe dekonspirojnë hetimin e organit procedues. AMA shton se ka pritmëri që redaksitë të tregojnë maturi dhe përgjegjësi profesionale në prezantimin dhe trajtimin e publikimit të të dhënave që janë përftuar në mënyrë të paligjshme nga grupe hakerash iranianë në sistemet kompjuterike të institucioneve publike shqiptare.

Njoftimi i plotë:

AMA ka identifikuar se së fundmi në programet audiovizive informative po zënë vend dhe publikime të të dhënave që janë siguruar nga hakerimi në sistemet e teknologjisë së informacionit të disa prej institucioneve publike. Mes informacioneve që po shpërndahen ka dhe të dhëna sensitive, që lidhen me sekrete hetimore nga institucionet dhe agjencitë e rendit dhe sigurisë publike, deri dhe dokumente me elementë të cënimit të sigurisë kombëtare, sipas përfaqësuesve të prokurorisë që po hetojnë rastet. Duke respektuar standardin e veprimtarisë së lirë audiovizive, apo të pavarësisë editoriale në hartimin dhe prodhimin e katalogëve të programeve nga subjektet e licencuara, AMA, ka pritmëri që redaksitë të tregojnë maturi dhe përgjegjësi profesionale në prezantimin dhe trajtimin e publikimit të të dhënave që janë përftuar në mënyrë të paligjshme nga grupe hakerash iranianë në sistemet kompjuterike të institucioneve publike shqiptare.

Fakt është një pjesë e OSHMA-ve nuk kanë preferuar të publikojnë të dhënat sensitive me elementë të cënimit të sigurisë kombëtare, duke respektuar kështu dhe kërkesat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës dhe duke mos rënë pre e synimeve të sulmuesve kibernetikë, ndërkohë që bëjmë apel dhe kërkojmë që dhe nga OSHMA të tjera të evitohen publikimet e përmbajtjeve që pengojnë dhe dekonspirojnë hetimin e organit procedues. AMA u ka bërë thirrje redaksive të mediave që të tregojnë maturi dhe përgjegjësi profesionale në prezantimin dhe trajtimin e publikimit të të dhënave që janë përftuar në mënyrë të paligjshme nga grupe hakerash iranianë në sistemet kompjuterike të institucioneve publike shqiptare. Ne njoftim theksohet se duhet të evitohen publikimet e përmbajtjeve që pengojnë dhe dekonspirojnë hetimin e organit procedues.

Çfarë ndodhi?

Dokumente sekrete nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës.  Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha.

3 VITE ME PARE

Hetimet për sulmet kibernetike, prokuroria jep detaje: Ka ardhur nga i njëjti burim, ka qendër jashtë vendit

Sulmi kibernetik/ Prokuroria: U bë nga një profil. AMA-mediave: Mos
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me hetimet që po kryhen për sulmet kibernetike që Irani ka kryer ndaj sistemeve shtetërore online në vendin tonë. Sipas tyre, sulmi ka ardhur nga një profil, që ka qendër jashtë vendit. Në një njoftimin e bërë publik nga Prokuroria bëhet me dije se sulmi ndaj sistemit TIMS që menazhohet nga ministria e Brendshme dhe sulmi kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-it që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare Shqipëri, po hetohen bashkë. Po ashtu, bëhet me dije se do të vijojë bllokimi i publikimit të çdo lloj informacioni nga mediat e shkruara, audivizive, mediat online.

Njoftimi i plotë:

Më datë 19.07.2022, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar procedimin penal Nr.5430 për kryerjen e veprave penale “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në Sistemet kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”, të parashikuara nga nenet 293/a, 293/b, 293/c, 293/ç, të Kodit Penal. Objekti i hetimit të këtij procedimi penal, është sulmi kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-it që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Republikën e Shqiperisë.

Po kështu, më datë 09.09.2022, është kryer tjetër sulm kibernetik në pajisjet dhe sistemet që administrohen dhe menaxhohen nga Ministria e Brendshme në Shqipëri. Këto dy veprime duke qenë se janë kryer me të njëjtën tipologji dhe sulmi kibernetik ka ardhur nga i njëjti burim, po hetohen në një çështje të vetme. Si në momentin e sulmit të parë, ashtu edhe në momentin e sulmit ndaj sistemit TIMS, Prokuroria ka qenë në çdo moment prezent në kryerjen e veprimeve të ngutshme duke operuar me vendimmarrjet urgjente që ka diktuar dinamika e veprimeve. Në sistemet ku ka ndodhur sulmi është evidentuar një profil në dy rrjete sociale të ndryshme me qendër jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që i përkiste autoreve dhe bashkëpunëtorëve të këtij sulmi.

Menjëherë, më datë 19.07.2022 me vendim të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është urdhëruar sekuestrimi i këtyre llogarive në dy rrjete sociale të ndryshme dhe si pasojë e këtij vendimi, kompanitë përkatëse kanë reaguar duke mbyllur aksesin në këto llogari. Si pasojë e mos aksesimit, autorët e sulmit kibernetit hapën një faqe tjetër, e cila u përdor për të shpërndarë mesazhe të ndryshme në lidhje me sulmin e kryer apo publikimin e të dhënave që janë vjedhur. Prokuroria, në ushtrim të kompetencave të saj dhe në bashkëpunim të ngushtë me gjithë agjensitë ligjzbatuese dhe partnerët që asistojnë autoritetet shqiptare, ka kryer një sërë veprimesh hetimore duke përfshirë dërgimin e kërkesës për ndihmë juridike në disa shtete.

Po kështu, janë identifikuar të dhëna të ndryshme të nevojshme për hetimin për të cilat po punohet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët. Të dhënat e publikuara së fundmi përsa i përket informacioneve dhe të dhënave policore të klasifikuara apo informacioneve dhe të dhënave të marra nga partnerët të klasifikuara, informacione mbi procedimet penale etj.., janë konsideruar nga Prokuroria si prova që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me veprat penale në hetim dhe si veprime që cënojnë rëndë veprimtarinë e institucioneve shtetërore si dhe sigurinë kombëtare apo marrëdhëniet ndërmjet shtetasve.

Postimi i këtyre të dhënave sekrete, jo vetëm cënon privatësinë e çdo individi, cënon Sigurinë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë por janë edhe sekret hetimor në kuadër të hetimeve të ndërmarra nga organi procedues. Për këtë arsye, për shkak të rëndësisë, qëllimeve dhe autorëve në shërbim të të cilëve  po ndodh ky veprim kriminal, për shkak të detyrimit ligjor për të mbrojtur të dhënat e çdo individi si edhe Sigurinë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe si rrjedhojë për shkak të urgjencës dhe domosdoshmërisë për marrjen e një vendimi të menjëhershëm nga ana e Prokurorit, mbështetur në nenet 103, 208 e vijues, 304 të K.Pr.Penale nga ana e Prokurorisë u vendos:

Sekuestrimi i të dhënave të publikuara dhe atyre që do të publikohen në vijim nga faqet objekt hetimi i procedimit penal në fjalë dhe në vijim bllokimin e publikimit të çdo lloj informacioni nga mediat e shkruara, audivizive, mediat online.

Për zbatimin e këtij urdhëri u ngarkua Njësia “C” Hetimi i Krimeve Kibernetike e Drejtorisë Vendore të Policisë së Shteti, Autoriteti i Mediave Audiovize (AMA) dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) të cilët, duhet të grumbullojnë gjithë informacionin e tanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi si edhe të urdhërojnë ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, kjo konform nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale, nga mediat audiovizive, të shkruara dhe online, si edhe në rrjetet sociale apo të çdo forme të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi. Vendimi i Prokurorisë është ndërmarë në ushtrim të kompetencave të saj, duke synuar gjithashtu edhe pengimin e ardhjes së pasojave të mëtejshme të këtij veprimi kriminal.

Sqarojmë së një vendim i tillë, nuk ka për qëllim pengimin e veprimtarisë së Medias por është kryer në kuadër të një procedimi penal ku publikimi apo shumëfishimi mediatik i informacioneve të klasifikuara dhe sensitive (që është në vetvete qëllimi kriminal i këtij sulmi), informacione këto të vjedhura, do të cënonte rëndë si ecurinë e hetimeve, ashtu dhe sigurinë e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë.

Hetimet në lidhje me këto raste janë komplekse dhe janë në vijim duke garantuar se Prokuroria Shqiptare është maksimalisht e angazhuar dhe do të kryejë çdo veprim hetimor me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

dosjet sekrete te policise irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen