All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Pakënaqësitë e listave për 11 Majin/ Kandidatja e PD-së në Korçë dorëhiqet nga gara, Sula pas lënies jashtë listave: Partia Demokratike ka rënë në dorë të Nokës e Vokshit

• Listat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 majit kanë lënë jashtë disa deputetë të cilët kanë shprehur pakënqësitë e tyre. • Mes deputetëve të pakënaqur dhe që u la jashtë listave është edhe Dashnor. • Sula pas lënies jashtë nga demokratët njoftoi se do të përfaqësojë në Parlamentin e ardhshëm nën siglën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. • Sula shprehet se nuk ishte zgjedhja e tij për tu larguar nga Partia Demokratike, ku shton se i ka dhënë asaj force politike 20 vjet nga jeta pa i kërkuar asgjë kur ishte në pushtet. • Ai thekson sërish mbështetjen e tij për instituciuonet e drejtësisë si SPAK dhe GJKKO dhe thotë se ato po i bëjnë vendit një shërbim që kjo klasë politike nuk ka arritur tia bëjë në 35 vite. • Sula në një reagim tjetër para gazetarëve tha se ai dhe kryetari Partisë Demokratike të Kavajës janë përjashtuar nga të gjitha kriteret të cilat u janë kërkuar. • Ai theksoi se PD ka rënë në duar të figurave jo të pëlqyeshme ku përmendin bashkëpunëtorët e ngushtë të Berishës, Flamur Noka e Albana Vokshi. • Kandidatja e Partisë Demokratike për Qarkun e Korçës Prof.As.Eleina Qirici ka dhënë dorëheqjen sot pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar. • Bëhet me dije se dorëheqjen, Qirici ia ka dhënë kreut politik për Qarkun Korçë Ivi Kaso dhe kryetarit të PD-së Sali Berisha. • Qirici në listat e PD-së për qarkun e Korçës ishte vendosur në listë të hapur në vendin e tetë. • Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një reagim në rrjetet sociale shprehet se PL si pjesë e koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” nis betejën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit. • Meta shprehet se PL përfaqësohet denjësisht në këtë garë me Erisa Xhixhon, Tedi Blushin, Brunilda Haxhiun dhe Edmond Haxhinaston. • Sipas tij përzgjedhja nuk ishte e lehtë, ndërsa shton se kjo është përzgjedhja më përfaqësuese e PL-së sepse bazohet në tre qarqet më të mëdha të Shqipërisë, Tiranë, Fier dhe Elbasan.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

U la në listë të hapur, Dhurata Çupi: Kam besimin e qytetarëve, do të fitoj

Pakënaqësitë e listave për 11 Majin/ Kandidatja e PD-së
Dhurata Çupi
All - Paragraf - 1

TIRANË- Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka deklaruar ditën e sotme se ka besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 11 majit. Duke folur jashtë Kuvendit, Çupi ka theksuar se ajo në vitin 2021 ka bërë betejë elektorale dhe këtë do të bëj dhe në këto zgjedhje. 

“Të fitojë Partia Demokratike, të fitojë opozita. Është për vendin, për demokratët, për qytetarët. Unë edhe në 2021, pothuajse kam qenë në listë të hapur, kam qenë e treta në qarkun Dibër, kam bërë betejë elektorale, edhe në Primare jam votuar dhe kam besimin e qytetarëve. Patjetër që do të fitoj. Dua të fitoj programi i opozitës”, tha Çupi.

1 VITE ME PARE

U la në listë të hapur/ Tabaku: Sot nis një sfidë e re, beteja për Tiranën në listën e hapur!

Pakënaqësitë e listave për 11 Majin/ Kandidatja e PD-së

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të listave të PD për zgjedhjet e 11 majit. Më anë një postim në faqen e saj në Facebook, Tabaku ka falenderuar mbështetësit e saj. Ndërkohë që ka deklaruar se sot nis një beteje të re në jetën e saj politike, që është beteja për Tiranën në listën e hapur. 

Postimi i Plotë:

Faleminderit demokratëve të Tiranës për besimin! Fitova primaret me mbështetjen tuaj dhe isha ndër më të votuarit, por sot nis një sfidë të re—betejën për Tiranën në listën e hapur! Në Partinë Demokratike asgjë nuk më është falur. Çdo betejë e kam fituar me punë dhe përkushtim, dhe ashtu do të ndodhë edhe tani! Do të jem në Parlamentin e ri për të përfaqësuar jo vetëm demokratët që më votuan, por edhe ata që ende nuk e shohin veten të përfaqësuar. Për një ekonomi më të mirë, për shtresën e mesme, për familjet shqiptare, për integrimin Europian dhe për luftën ndaj korrupsionit! Betejat nuk më trembin! Nuk më trembi komisioni hetimor, as pronarët e inceneratorëve që sot janë në arrati apo në qeli. Nuk më trembi as beteja për profesionet e lira dhe të drejtat e qytetarëve. Ndaj nuk do të më trembë as kjo sfidë! Për mua nuk ka pasur dhe nuk do të ketë privilegj më të madh sesa të jem zëri i demokratëve dhe të vazhdoj t’ju përfaqësoj me dinjitet dhe vendosmëri!

1 VITE ME PARE

“Duhet të më merrni jetën që të mbyll gojën”, Sula: Krenar që iu bashkova Lapajt

Pakënaqësitë e listave për 11 Majin/ Kandidatja e PD-së

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka folur me tone të ashpra në Kuvend në lidhje me kandidaturat për deputetë të nxjerra ditën e djeshme. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Sula ka deklaruar se nuk do ta mbyllë gojën përballë asnjë padrejtësie që i është bërë. Po ashtu gjë që nuk e ka bërë asnjëherë deri tani duke u shprehu haptazi në mbështetej të SPAK gjë të për të cilën sipas tij u ndëshkua.

“Të nderuar kolegë të djathtë që në korrik të vitit të kaluar votuar qorrazi për kodin zgjedhor, votova i vetmi kundër dhe sot kam marrë ndëshkimi se jam skapist dhe s’i nënshtrohem vullnetit të askujt. Keni vetëm 1 rrugë; të më merrni jetën që të mbyll gojën. Jam krenar që i jam bashkua atyre djemeve të rinj të Shqipëria bëhet, e falenderoj përzemërsisht Adriatik Lapajn që më kërkuan të kandidoj bashkë me ta për shkak të qëndrimeve të mia parimore”, tha Sula.

 

 

1 VITE ME PARE

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, kandidatja e PD-së në Korçë dorëhiqet nga gara

Pakënaqësitë e listave për 11 Majin/ Kandidatja e PD-së
Eleina Qirici

TIRANË- Kandidatja e Partisë Demokratike për Qarkun e Korçës Prof.As.Eleina Qirici ka dhënë dorëheqjen pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Burime të Dosja.al, bëjnë me dije se Qirici ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar. 

Bëhet me dije se dorëheqjen, Qirici ia ka dhënë kreut politik për Qarkun Korçë Ivi Kaso dhe kryetarit të PD-së Sali Berisha.

Qirici në listat e PD-së për qarkun e Korçës ishte vendosur në listë të hapur në vendin e tetë. Ndërkohë që ka qenë pjesë e Rithemelimit që në orët e para të lëvizjes së shpallur nga Berisha në vitin 2021. 

1 VITE ME PARE

“Janë figura të urryera”/ Dash Sula: PD fatkeqësisht ka rënë në dorë të të famshmëve, Flamur Noka e Albana Vokshi

Pakënaqësitë e listave për 11 Majin/ Kandidatja e PD-së
Sula

TIRANË- Deputeti Dashnor Sula para para gazetarëve ka komentuar largimin e tij nga Partia Demokratike pasi nuk u përfshi në lista. Sula gjatë fjalës së tij u shpreh se është shkelur me të dy këmbët statuti. 

Deputeti theksoi se ai ka mbledhur gjithmonë shumë vota për Partinë Demokratike. Sipas tij ai dhe kryetari Partisë Demokratike të Kavajës janë përjashtuar nga të gjitha kriteret të cilat u janë kërkuar. 

"Kur zoti Basha në mënyrë të njëanshme mori një vendim për largimin e Berishës nga grupi parlamentar, unë dhe kolegët e mi pavarësisht dilemave, jam ndarë për çështje parimore me vendimin e shtator, i kam kërkuar Berishës së Basha nuk do të duhet të ishte në krye të PD. Gjë të cilën Berisha bashkë me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, i famshmi Flamur Noka, e famshme Albana Vokshi, ku sot fatkeqësisht PD ka rënë në dorë të këtyre figurave, që nuk mund të them të urryera për demokratët, por jo të pëlqyeshme nga demokratët dhe të urryera nga demokratët shqiptarë.

Besoj se në demokraci vota është e para, isha totalisht votë për një sistem zgjedhor me lista të hapura, pavarësisht se nuk jam në PD dhe u largova për shkak të një vendimi të njëanshëm, dhe jam i vetmi person bashkë me kryetarin e PD të Kavajës që jemi përjashtuar nga të gjitha kriteret, dola i pari në Qarkun e Elbasanit dhe nuk u mor parasysh nga Berisha, problemi është më shumë i Flamur Nokës dhe Albana Vokshit të cilët vendosën kriteret duke kërkuar një numër prej 300 bashkatdhetarë të regjistruar, edhe 2000 mund ti bëja," tha Sula. 

1 VITE ME PARE

Katër figura të PL-së në listat e PD-së, Meta: Një nisje kuptimplotë drejt 12 mandateve të sigurta

Pakënaqësitë e listave për 11 Majin/ Kandidatja e PD-së
xhixho, blushi, haxhiu, haxhinasto

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se PL si pjesë e koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” nis betejën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit. 

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Meta shprehet se PL përfaqësohet denjësisht në këtë garë me Erisa Xhixhon, Tedi Blushin, Brunilda Haxhiun dhe Edmond Haxhinaston.

Sipas tij përzgjedhja nuk ishte e lehtë, ndërsa shton se kjo është përzgjedhja më përfaqësuese e PL-së sepse bazohet në tre qarqet më të mëdha të Shqipërisë, Tiranë, Fier dhe Elbasan.

POSTIMI I PLOTË:

Një nisje kuptimplotë drejt 12 mandateve të sigurta

Gongu ra! Partia e Lirisë si pjesë e koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” nis betejën elektorale në ndeshjen më historike të 11 Majit, që shkallmon Narkoregjimin, që tashmë ka hyrë në bunker duke kuptuar se fillim-Maji është fundi i hidhur për diktatorët dhe gjithmonë një Pranverë Çlirimtare.

Partia e Lirisë e nis garën me një përfaqësim dinjitoz dhe kuptimplotë me 4 deputetë përfaqësues dhe dinjitozë, për ta përfunduar atë në 11 Maj me 12 deputetë të shkëlqyer.

Nuk mundemi dot për më tepër për shkak të sakrificave që duhen bërë kur hyn një koalicion dhe pamundësisë së krijuar për të patur kandidatë në 4 Qarqe.

Asnjëherë përzgjedhja nuk është e lehtë, por pa asnjë diskutim kjo është përzgjedhja më përfaqësuese që kemi bërë sepse bazohet në tre Qarqet më të mëdha të Shqipërisë, Tiranë, Fier dhe Elbasan.

Kemi dy personalitete me histori dhe që kanë lënë gjurmë në Partinë e Lirisë dhe LSI, që nga themelimi i saj.
Z. Edmond Haxhinasto, një nga politikanët më të shkolluar, më të formuar, më të edukuar, vizionar dhe kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar.

Znj. Erisa Xhixho, themeluese e LSI që maturante, me një histori 20-vjeçare, plot sakrifica, durim dhe ringritje dhe një nga deputetet më aktive të kësaj legjislature, që ka përfaqësuar me dinjitet kryeqytetin.

Por kemi edhe dy figura të reja për Kuvendin e ri të Shqipërisë.

Zonjën e mrekullueshme Brunilda Haxhiu, Zv/Sekretare e Përgjithshme e Partisë së Lirisë dhe Sekretare për Çështjet e Familjes, një nga prioritetet tona më madhore. Një fierake autoktone, që do ta përfaqësojë me shumë dinjitet Fierin dhe të gjithë Qarkun, ndaj të cilit kemi shumë detyrime si Parti e Lirisë (LSI) dhe që sidomos do të përfaqësojë gratë e mrekullueshme të Fierit, Lushnjës dhe Mallakastrës.

Në këtë mënyrë ne garantojmë dhe një përfaqësim dinjitoz dhe të drejtë gjinor 50% me 50%, siç e kemi të sanksionuar në Statutin tonë të miratuar në Konventën historike të 27 Prillit.

Dhe padyshim kush mund t’i mbrojë më mirë interesat e Tiranës se sa Sekretari i Përgjithshëm, Z. Tedi Blushi, simboli i antikorrupsionit në Këshillin Bashkiak të Tiranës, denoncuesi i paepur i aferave të përbindshme, në kurriz të qytetarëve taksapagues të kryeqytetit.

Ndërkohë lista e hapur e Tiranës do të jetë supriza historike e këtyre zgjedhjeve. Këtë më mirë se kushdo e ndjeu Kryetari i çoroditur i Organizatës, i cili u gafur njëherë se do të dilte në listë të hapur por kur kuptoi listën e hapur të kundërshtarëve i shkoi njëherë në mendje të mos e vinte emrin fare në listë, për t’u dhënë një garanci të rreme të gjithë të tremburve nga aferat e panumërta që ende nuk janë cekur, se fitorja do ishte e sigurtë.

Por kur e kuptoi se ndëshkimi do të jetë fatal, vrapoi për t’u futur në bunker dhe ne në 11 Maj do t’i çojmë atje si dhuratë edhe rezultatet e “Barometrit” të tij të inceneratorëve.

Partia e Lirisë drejt një Fitoreje Historike. Listat e hapura kanë qenë kauza jonë nga viti 2008 dhe do të jenë në 11 Maj edhe Triumfi ynë dhe parlamentarizmit.

1 VITE ME PARE

"Nuk ishte zgjedhja ime të largohesha nga PD", Dashnor Sula: Mendoj se Shqipëria Bëhet dhe bëhet vetëm me djem të rinj

Pakënaqësitë e listave për 11 Majin/ Kandidatja e PD-së
dashnor sula

TIRANË- Deputeti Dashnor Sula shprehet se demokratët e Elbasanit do t'i përfaqësojë në Parlamentin e  ardhshëm nën siglën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Emri i tij në koalicionin e Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, u listua pas lajmit se nuk ishte përfshirë në listat e Partisë Demokratike. 

Sula shkruan se përveç "Nisma Shqipëria Bëhet" kishte dhe forca të tjera politike që e ftuan të bëhej pjesë e ekipeve të tyre. Deputeti shkruan se Shqipëri bëhet vetëm me djem të rinj. 

Më tej në postimin e tij, Sula shprehet se nuk ishte zgjedhja e tij për tu larguar nga Partia Demokratike, ku shton se i ka dhënë asaj force politike 20 vjet nga jeta pa i kërkuar asgjë kur ishte në pushtet.  Ai thekson sërish mbështetjen e tij për instituciuonet e drejtësisë si SPAK dhe GJKKO dhe thotë se ato po i bëjnë vendit një shërbim që kjo klasë politike nuk ka arritur tia bëjë në 35 vite.

POSTIMI I PLOTË:

Të dashur miq,

Jam i lumtur t’u njoftoj se demokratët e Elbasanit do ti përfaqësoj në Parlamentin e ardhshëm nën siglën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

U jam shumë mirënjohës Adriatik Lapaj, Endri Shabani dhe Pano Soko, këtyre djemve të rinj dhe të papërfolur, që më ftuan të kandidoj në zgjedhjet e 11 majit. Unë i falenderoj dhe shpreh mirënjohje edhe për drejtuesit e forcave te tjera politike që për etikë nuk po i përmend që më ftuan të bashkohesha në ekipin e tyre pas medalies që më dhanë si “SPAKIST”. Mendoj se Shqipëria Bëhet dhe bëhet vetëm me djem të rinj.

Nga sot, do të nis takimet me përkrahësit e mi, të cilët edhe në një ditë shumë të vështirë si ajo e djeshmja, më qëndruan pranë dhe më mbështetën.

U kërkoj ndjesë të gjithë atyre që nuk kam arritur tu përgjigjem, ju falenderoj përzermërsisht për fjalët.

Ma besoni, nuk ishte zgjedhja ime të largohesha nga Partia Demokratike. I kam dhënë asaj partie 20 vite të jetës sime politike, pa i kërkuar asnjë ofiq në kohën kur ishte në pushtet.

Kam sakrifikuar kohën time, i kam hyrë në hak familjes sime dhe fëmijëve të mi, për të punuar cdo ditë për PD-në, por nuk mund të lejoja që kontributi im të hidhej në koshin e plehrave vetëm se kam shprehur mbështetjen time të palëkundur për institucionet e reformës në Drejtësi. Po e them që tani, SPAK-ist do të jem edhe në Parlamentin e ardhshëm sepse besoj që po i bën vendit një shërbim që kjo klasë politike nuk ka arritur tia bëjë në 35 vite.

Na priftë e mbara deri në 11 Maj!

dashnor sula eleina qirici

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd