LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ndërron jetë në burg autori i atentatit të dështuar në Don Bosko/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: Andrea Bregasi pësoi arrest kardiak! Ishte përdorues i drogës, kishte nisur trajtimin me metadon

• Pasditen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin e Fushë Krujës autori i arrestuar i atentatit të Don Boskos, Andrea Bregasi. • 32-vjeçari ishte arrestuar pak ditë më parë në lidhje me atentatin ndaj Rudolf Zefit në Don Bosko. • Ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë më një reagim zyrtar në lidhje me ndarjen nga jeta të 33-vjeçarit. • Sipas njoftimit Bregasi ka humbur jetën pas një arresti kardian në spitalin e Fushë Krujës. • Më tej bëhet me dije se viktima ka shfaqur shqetësime rreth orës 14:32 ndërsa është transportuar menjëherë me ambulancë drejt qendrës shëndetësore. • Drejtoria e burgjeve njoftoi se Bregasi ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe kishte nisur trajtimin me metadon nga stafi mjekësor i IEVP-ve. • Sipas tyre ky trajtim synonte të ndihmonte në rehabilitimin e tij dhe në përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore. • 33-vjeçari ishte arrestuar pak ditë më parë në lidhje me atentatin ndaj Rudolf Zefit në Don Bosko. • Bregasi ishte fqinj me Rudolf Zefin dhe më 14 dhjetor të vitit të kaluar qëlloi drejt makinës së shënjestrës të paktën katër herë me armë zjarri. •  Autori kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ka vuajtur dënimin me grabitje me armë. •  Bregasi u arrestua vetëm pak ditë më parë, më 11 korrik në hyrje të një pallati dhe gjatë kontrollit në çantën e tij, policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.

2 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Pësoi arrest kardiak", reagon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për vdekjen e Andrea Bregasit: Ishte përdorues i lëndëve narkotike, kishte nisur trajtimin me metadon

Ndërron jetë në burg autori i atentatit të dështuar
Andrea Bregasi

TIRANË- Pasditen e sotme Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë më një reagim zyrtar në lidhje me ndarjen nga jeta të 33-vjeçarit, Andrea Bregasi. Sipas njoftimit 33-vjeçari ka humbur jetën pas një arresti kardian në spitalin e Fushë Krujës. 

Më tej bëhet me dije se viktima ka shfaqur shqetësime rreth orës 14:32 ndërsa është transportuar menjëherë me ambulancë drejt qendrës shëndetësore. Drejtoria e burgjeve njoftoi se Bregasi ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe kishte nisur trajtimin me metadon nga stafi mjekësor i IEVP-ve. Sipas tyre ky trajtim synonte të ndihmonte në rehabilitimin e tij dhe në përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

33-vjeçari ishte arrestuar pak ditë më parë në lidhje me atentatin ndaj Rudolf Zefit në Don Bosko.  Bregasi ishte fqinj me Rudolf Zefin dhe më 14 dhjetor të vitit të kaluar qëlloi drejt makinës së shënjestrës të paktën katër herë me armë zjarri. Autori kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ka vuajtur dënimin me grabitje me armë. Bregasi u arrestua vetëm pak ditë më parë, më 11 korrik në hyrje të një pallati dhe gjatë kontrollit në çantën e tij, policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.

Reagimi i Drejtorisë së Burgjeve:

Sot, më datë 20 Korrik 2024, shtetasi Andrea Bregasi, 33 vjeç, ka ndërruar jetë në Qendrën Shëndetësore Fushë Krujë për shkak të një arresti kardiak, në orën 14:32. I paraburgosuri ka shfaqur shqetësime dhe menjëherë rreth orës 14:15 është dërguar në ambulancë në Qendrën Shëndetësore Fushë-Krujë.

Shtetasi Bregasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe kishte nisur trajtimin me metadon nga stafi mjekësor i IEVP-ve. Ky trajtim synonte të ndihmonte në rehabilitimin e tij dhe në përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore. Andrea Bregasi është transferuar në IEVP-në Fushë Krujë më datë 12 Korrik 2024.

Shtetasi Andra Bregasi, i biri i Hysen dhe Dhurata, i datëlindjes 09.12.1991, lindur dhe banues në Tiranë. Me gjendje civile beqar, me gjendje gjyqësore i dënuar, me arsim 8 klasë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare. Ky person ndodhet në IEVP Fushë Kruje me statusin e të paraburgosurit.

Me vendimin 454 datë 12.07.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës është dhene masa e sigurimit “Arrest ne burg”, si i dyshuar për kryerjen e vepres penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” te parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Gjithashtu me vendimin 1779 regj. Them datë 14.07.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është vendour vazhdimi i masës së sigurimit personal “Arrest me burg” ndaj personit nën hetim Andrea Hysen Bregasi, me vendimin nr. 14 akti datë 05.01.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në të cilën ai akuzohet për kryerjen e veprave penlae “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga nenet 79 gërma “dh” – 22 dhe neni 278/1 i Kodit Penal.

2 VITE ME PARE

Ndërron jetë në burg, Andrea Bregasi, autori i atentatit të dështuar në Don Bosko

Ndërron jetë në burg autori i atentatit të dështuar
Andrea Bregasi

TIRANË- Pasditen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin e Fushë Krujës autori i arrestuar i atentatit të Don Boskos, Andrea Bregasi. 32-vjeçari ishte arrestuar pak ditë më parë në lidhje me atentatin ndaj Rudolf Zefit në Don Bosko. Dyshohet se shkak i vdekjes së 32-vjeçarit ka qenë një arrest kardiak.

Bregasi ishte fqinj me Rudolf Zefin dhe më 14 dhjetor të vitit të kaluar qëlloi drejt makinës së shënjestrës të paktën katër herë me armë zjarri. Autori kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ka vuajtur dënimin me grabitje me armë. 


Bregasi i akuzuar për veprën penale “Vrasje e mbetur ne tentative”, ka ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak. Mësohet si 32-vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej me Metadon.

Bregasi u arrestua vetëm pak ditë më parë, më 11 korrik në hyrje të një pallati dhe gjatë kontrollit në çantën e tij, policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.

andrea bregasi atentati ne don bosko

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen