Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar sot seancën plenare e cila zgjati 1 orë e 50 minuta ku nuk munguan tensionet dhe përplasjet fizike. • Në rendin e ditës ishte parashikuar një interpelancë me ministren e Kulturës dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, e thirrur nga deputeti Agron Shehaj e cila nuk u zhvillua. • Po në seancën e sotme ishte parashikuar dhe raportimi vjetor për KLSH-në, i cili nuk u lejua të kryhej. • Pjesa tjetër e projektligjeve u kaluan vetëm me votat e mazhorancës pa praninë e opozitë. Në hyrje të Kuvendit ishte vendosur një gardh metalik dhe trupat e Gardës së Republikës. • Nuk kanë munguar përplasjet fizike të deputetëve opozitar të përjashtuar nga seancat Kuvendi me forcat e Gardës. • Në shenjë proteste ata vendosën një banderolë ku shkruhej "Edi Rama mafia" të cilën më pas e dogjën. • Brenda në seancën plenare e cila zhvillohej kanë mundur të futen deputetet Elda Hoti dhe Albana Vokshi. • Teksa foltorja ishte bllokuar më herët me karrige, Hoti u pa me një objekt në dorë teksa hodhi një lëndë në sallë.• Kryetarja e Kuvendi ndërpreu seancën për 10 minuta pasi sipas saj kishte ankesa nga deputetët për një aromë të rëndë. • Deputeti Erion Braçe ka deklaruar se sjellja e opozitës ditën e sotme është e papranueshme. • Duke folur nga seanca plenare, Braçe ka theksuar se deputetët e opozitës duhet që të ndëshkohen sipas ligjeve penale të Shqipërisë.• Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka paralajmëruar padi ndaj deputetëve të opozitës.• Ky paralajmërim i Hoxhës vjen pas dyshimeve se në Kuvend u hodh lëndë djegëse benzinë. • Ai tha se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. • Seanca plenare në Kuvend ka përfunduar me miratimin e pikave të përcaktuara në rendin e ditës me vetëm votat e mazhorancës socialiste.
36 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit është miratuar në seancën e sotme me 73 vota pro. Gjatë tensioneve raporti është miratuar vetëm me votat e mazhorancës. Ndërkohë që Opozita nuk ndodhej fare në Kuvend për shkak se ishte e përjashtuar.
Raundi i tretë i votimit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqësuesve të shoqërisë Violanda Theodhori nuk është miratuar për shkak se nuk u arrit shumica e kërkuar. E njëjta gjë edhe për anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Erion Fejzulla.
TIRANA- Seanca plenare në Kuvend ka përfunduar pas 1 ore e 50 minutave të shoqëruara nga tensionet e shumta e të përmbyllura me miratimin e pikave të përcaktuara në rendin e ditës me vetëm votat e mazhorancës socialiste.
Opozita e ka vijuar dhe ditën e sotme aksionin e saj me përplasjet e regjistruara jashtë godinës së parlamentit me gardën, por edhe brenda në sallë me deputetët të cilët mundën të futen.
Po ashtu kjo seancë pari një ndërprerje prej 10 minutash pas dyshimeve lidhur me një lëndë të hedhur nga deputetja Elda Hoti. Më pas seanca rinisi me mbylljen qetësisht të procedurave dhe votimeve me votat e socialistëve.
TIRANË- Deputeti Erion Braçe ka deklaruar se sjellja e Opozitës ditën e sotme është e papranueshme. Duke folur nga seanca plenare, Braçe ka theksuar se deputetët e Opozitës duhet që të ndëshkohen sipas ligjeve penale të Shqipërisë.
"Benzina e futur në shishe është armë vdekjeprurëse dhe duhet t’i vendosim emrin që ka. E ndodhur në një parlament në zemër të Europës është një ngjarje e tmerrshme. Unë nuk e di si do sillen e ca do bëjnë këta në Parlamentin Europian, atje ku po e lançon ideologu i tyre. Por të shkosh para Parlamentit Europian me çantë ku brenda ka benzinë, është e tmerrshme për prezantimin e këtij vendi, jo për prezantimin e tyre. Ajo që më dhemb sot është prezantimi i këtij vendi", tha Braçe.
TIRANË- Deputetja Erisa Xhixho ka deklaruar se në mënyrë të jashtëligjshme u pengua të futej brenda seancës plenare. Në një prononcim për mediat jashtë dyerve të Kuvendit, nënkryetarja e Partisë Së Lirisë tha se gardistët që guxojnë të prekin deputetët zonja pa ligj me urdhër politik nuk kanë vend në Parlament.
"Jam penguar në mënyrë të jashtëligjshme për të hyrë në seancë plenare. Gardistët që guxojnë të prekin deputetët zonja pa ligj me urdhër politik nuk kanë vend në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Në fakt ne jemi rrethuar prej tyre se ky as parlament nuk është, është një ministri e bandës së inceneratorëve. Të ndalosh, të dhunosh e të guxosh të prekësh deputetët e të përjashtosh në mënyrë të jashtëligjshme deputetët e opozitës një ose dy muaj, në një rregullore që e ka rrëzuar GJK, ndodh në këtë parlament që dëmkën më të madhe ka rrëzimin e vendimeve të GJK.
Ka miratimin e ligjeve me porosi, vjedhjet galopante që i bën qytetarëve të këtij vendi e ndërkohë që deputetët që kërkojnë të ushtrojnë profesionin e tyre, ndalohen në mënyrë të paligjshme e kjo është një këmbanë alarmi për dhunën që siç i bëhet Salianjit që sot është në burg pa ligj, këshu po kufizohet dhe fjala e deputetëve. Kjo është një betejë që do duhet të vazhdojë në çdo shesh, një betejë që prek çdo qytetar, kjo nuk është qeverisje, por është një grup kriminal që ashtu siç ideoi inceneratorët, vjedh popullin më të vjetër në Europë", tha Xhixho.
TIRANË- Deputetja demokrate Elda Hoti ka deklaruar se lënda që hodhi në Kuvend ditën e sotme ishte aromatizues. Duke folur për mediat, Hoti ka theksuar se garda ka arritur që të dhunojë gratë deputete. Hoti më tej ka theksuar se mazhoranca e ka kthyer Parlamentin në zyrë noteriale bandash.
"Nuk mundet Garda që të dhunojë gratë, jemi dhunuar nga Garda, s’jemi lejuar të hyjmë brenda sepse donin që të na bënin kontroll fizik. E kthyen parlamentin në zyrë noteriale të bandave. Ne nuk e ndalojmë betejën tonë. Ajo që hodhëm në Parlament nuk rrezikonte deputetët, ishte një aromatizues. Le ta verifikojë Prokuroria dhe SPAK, bëri kërcënim ndaj meje. Nuk trembem nga SPAK," tha Hoti.
TIRANA- Kanë rinisur punimet në Kuvend pa praninë e opozitës pas 10 minutave ndërprerje. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ndërpreru seancën për 10 minuta pasi tha se deputetët po ankohen se brenda në sallë ndjehet erë të rëndë.
Ajo tha se dyshon që të jetë aromë benzine. Gjithashtu Spiropali tha që të bëhen verifikime dhe të rikthehen më pas.
TIRANË- Deputetja demokrate Albana Vokshi ka deklaruar se nuk do të heqin dorë nga aksioni i tyre. Duke folur për mediat, Vokshi ka theksuar se ato janë dhunuar nga garda. Ndërkohë që ka theksuar se deputetja Elda Hoti është përndjekur ditën e sotme.
"Pavarësisht se Elisa Spiropali thoshte se nuk ishin urdhrat e saj, të na thotë se kush e mban peng. Parlamenti nuk është përfaqësues i popullit, por është dhunuar nga ata që janë bërë palë me krimin e organizuar dhe me bandat. Shiheni si i kanë vënë hekurat, është kthyer në një burg të sigurisë së lartë. Jemi një ditë pas hapjes së kapitujve, kapitulli i parë janë institucionet demokratike. A është institucion demokratike ky? Gratë po dhunohen.
Kush e ka dhënë urdhrin që të mos lejohen deputetët e opozitës pa nisur seanca. Ndalimi i deputetëve ka qenë i qëllimshëm. Mundohen të na pengojnë. Nuk lejohen përfaqësuesit e popullit, ndërsa lejohen përfaqësitë e Bajrave dhe Gjokave. Nuk do heqim dorë, na kanë pasur dhe do na kenë përballë. Jemi dhunuar fizikisht. Zonja Hoti u përndoq “, tha Vokshi.
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti ka hedhur një lëndë në Kuvend. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka reaguar duke thënë se ajo që hodhi ishte benzinë dhe ndërpreu seancën duke thënë se kishte ankesa nga deputetët për një aromë të rëndë.
Nga ana tjetër, jashtë Kuvendit, Hoti tha se ajo që hodhi ishte aromatizues dhe ftoi organet përkatëse që ta verifikojnë.

TIRANË- Tensionet kanë vijuar si jashtë ashtu dhe brenda seancë s së Kuvendit. Teksa Elisa Spiropali ka kë rkuar 10 minuta pushim, jashtë vijon ende kaosi.
Deputeti demokrat Flamur Noka ka spë rkatur me benzinë banderolë n para Kuvendit dhe më pas i ka vë në flakë n. Ndë rkohë që deputeti Dashnor Sula pasi ka hequr xhaketë n e tij i ka vë në flakë n po ashtu.
TIRANA- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka ndërprerë seancën për 10 minuta. Spiropali tha se deputetët po ankohen se brenda në sallë ndjehet erë të rëndë. Ajo tha se dyshon që të jetë aromë benzine. Gjithashtu Spiropali tha që të bëhen verifikime dhe të rikthehen më pas.
“Po marr ankesa për shkak të një ere të rëndë, ndihet si era benzinë. Ndërpresim seancën për 10 minuta. Ju lutem verifikoni situatën”, u shpreh Elisa Spiropali.
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali e ka quajtur të paprecedent faktin që të sulmohet institucioni i Kuvendit. Gjatë fjalës në seancë plenare, Spiropali u ka bërë thirrje Opozitës që t'i kthehen arsyes. Ndërkohë që ka kërkuar që nga ata të dënojnë dhunën dhe pengimin e punës.
“Garda ka organizuar hyrjen në sallë në mënyrë të dinjitetshme. Për shkak të dhunës së ushtruar mbi ta, respektoni punën e tyre. Nëse doni të zhvilloni një seanca normale, të dënonin dhunën dhe pengimin e punës së deputetëve dhe patjetër ne jemi të hapur të ulemi jo vetëm në Konferencën e Kryetarëve, por kudo. Është e paprecedentë që Kuvendi të sulmohet dhe digjet në këtë farë feje. Kthejuni arsyes dhe ne patjetër do tu kthehemi tavolinave. Siç ju dhamë mundësinë të merrni fjalën, duhet të kuptoni se të gjithë kanë të drejtë të marrin fjalën”, tha Spiropali.
TIRANA- Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, i cili do të raportonte sot për veprimtarinë vjetore, nuk është lejuar të flasë në foltore nga deputetë e opozitës. Në këto kushte, kryeparlamentarja Spiropali i dha fjalën përfaqësueses së Komisionit për Financat dhe Ekonominë për të lexuar raportin e tyre. Gjatë kësaj kohe deputetë e opozitës vijuan të qëndrojnë pranë foltores duke kundërshtuar.
“Mos prekni mjetet, mos i nxirrni nga funksionet, punonjësit e Gardës të garantojnë”, tha Spiropali.
TIRANË- Deputeti socialist Eduard Shalsi është përplasur ditën e sotme me deputeten Albana Vokshi. Gjatë fjalës së tij, Shalsi ka akuzuar Vokshin, ndëkohë që depuetët e Opozitës i ka quajtur mbeturina të së kaluarës.
“Ju jeni shpërndarë….Kemi humbur kohë dhe duhet të vijojmë shihni si jeni katandisur. Nuk e di kujt partie i përket, jeni thërrmuar, s’di të them kujt i përket kujt. Më dhimbseni. Boll kohë keni humbur, s’mund të merremi me mbeturina të kaluarës. Shqiptarët presin shumë prej nesh të vijojmë me agjendën tonë të reformave” tha Shalsi.
TIRANË- Deputeti Agron Shehaj ka deklaruar se negociatat me BE-në u hapën vetëm për shkak të kampit të refugjatëve. Gjatë fjalës në Kuvend, Shehaj ka theksuar se BE-ja i mbajtur 10 vite në pritje vetëm se nuk po bëjnë mjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit.
Agron Shehaj: Kush e ka katandisur opozitën kështu? Që mazhoranca të mburret se si e ka katandisur opozitës, kjo mund të ndodhë vetëm në Shqipëri. Shalsi dhe Rama e dinë shumë mirë përse ne protestojmë. BE ju mbajti 10 vite në pritje se nuk po bënit mjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit. Me kampin e emigrantëve bletë heshtjen e BE, ndaj u hapën negociatat.
TIRANA-Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka paralajmëruar padi ndaj deputetëve të opozitës. Ky paralajmërim i Hoxhës vjen pas dyshimeve se në Kuvend u hodh lëndë djegëse benzinë. Ai tha se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.
"Këtu nuk bëhet fjala për deputetë e përjashtuar. Garda po kryen detyrën. Një pjesë e juaja e cila nuk po i përmbahet rregullave dhe regjimit të kontrollit të brendshëm, bëhet fjalë për zjarrëvnie të qëllimsh", tha ai.
TIRANA- Deputeti socialist, Erion Braçe i përgjigj deputeti opozitar Tritan Shehut, i cili u shpreh se kjo që po ndodh me Gardën që nuk lejon deputetët të hyjnë në Kuvend, nuk ka ndodhur që në 1991. Braçe tha se në 1997 i është dashur të hyjë në Kuvend i gjakosur, kur sipas tij Tirana ishte në shtetrrethim. Ai shtoi se kreu i PD vinte këtu e i sulmonte dhe sipas tij historia përsëritet, por sot po përsëritet komike.
"Nuk e kanë me Kuvendin, kjo është historia. Ne folëm për atë që ndodhi 2 ditë më parë, që ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë, jo të shkuarës. Këtu ka 2 votë, një që kërkon të mbajë vendin në të shkuarën dhe një që punon për të ardhmen. Unë kam hyrë në Kuvend i larë në gjak dhe kur kam hyrë në këtë sallë në 1997 Tirana nuk ishte më gardh hekuri për të rregulluar hyrjen e disa njëerëze që duhet të hyjnë normalisht, por ishte në shtetrrethim. Kreu i PD vinte këtu e na sulmonte ne. Historia përsëritet, por sot po përsëritet komike", tha Braçe.
TIRANË- Deputeti Petro Koçi është përplasur ditën e sotme me deputeten e opozitës Albana Vokshi. Teksa Koçi po fliste, Vokshi pasi ka hyrë në sallë, i ka hequr mikrofonin.
Koçi: Kjo nuk është mosbindje civile, por përpjekje për luftë civile. Kjo është një luftë për të mbrojtur 5d e Sali Berishës, për të mbrojtur korrupsionin, për të sulmuar policinë dhe SPAK-unë. Është politikë e duarve të pista.
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka deklaruar se nuk ka Parlament në botë të rrethuar me forca policie. Ai tha se kryeparlamentarja Elisa Spiropali e ka kthyer Kuvendin në qelinë e Pëllumb Gjokës. Sipas tij, Spiropali ka nostalgji për qelinë e rrethuar me hekura të Pëllumb Gjokës.
“Nëse gjeni një parlament në botë që rrethohet me forca policie, e thua se është qelia e Pëllumb Gjokës. Kryetarja e Kuvendit e ka kthyer Kuvendin e Shqipërisë në qelinë e Pëllumb Gjokës. Kryetarja e re e Kuvendit ka nostalgji për qelinë e rrethuar me hekura të Pëllumb Gjokës dhe duhet ta pyesni pse e ka këtë nostalgji”, tha Bardhi.
TIRANA- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka njoftuar sot gjatë seancës parlamentare dorëheqjen e Jurgis Çyrbjes. Çyrbja akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ gjatë kohës kur ai ka qenë në krye të hipotekës së Durrësit. Ndërkohë, Spiropali ka njoftuar se Kuvendi ka detyrimin ligjor për të njoftuar KQZ për krijimin e vakancës.
"Ju njoftoj se datën 9.10.2024 deputeti Jyrgis Çyrbja ka njoftuar heqjen dorë nga mandate i deputetit. ju njoftojmë mbarimin para afatit të mandatit të deputetit kolegut tonë për shkak të dorëheqjes. Sa më sipër, Kuvendi ka detyrimin ligjor për të njoftuar KQZ për krijimin e vakancës", tha Spiropali.
Gjashtë ditë më parë, pasi dorëzoi mandatin e deputetit në Kuvend, Jurgis Çyrbja është thirrur sërish në Prokurorinë e Posaçme ku është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme nën akuzën "Shpërdorim detyre.
Hetimet për ish-deputetin nisën pas një kallëzimi të bërë nga deputeti i PD-së Edi Paloka për zgjedhjet e vitit 2021. Gjatë kohës kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit opozita e akuzonte se shpërndau leje legalizimesh me qëllime elektorale.
Në atë kohë kur Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit, ai është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, pasi dyshohej se kishte favorizuar Emiljano Shullazin për të përfituar prona në Durrës.
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka përjashtuar deputeten Elda Hoti nga seanca plenare ditën e sotme. Që në nisje të seancës, Spiropali nuk ka lejuar që deputetët e opozitës të futën në Kuvend.
Ndërkohë që Hoti në këtë moment ka derdhur benzinë në seancë plenare. Pas kësaj, Spiropali e ka përjashtuar nga seanca.
"Keni bërë një krim, keni ardhur në Kuvend me benzinë me vete. Mos cenoni deputetët. Ndihen të cenuar nga ju. Ka kallëzim penal. SPAK duhet të merret me ju, jo kjo sallë. Dilni jashtë jeni e përjashtuar nga seanca. Keni rrezikuar jetën e deputetëve", tha Spiropali.
TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka deklaruar se mazhoranca po e kthen Kuvendin në rend ushtarak. Teksa ka folur në Kuvend, Shehu ka theksuar se Kuvendi është bërë si grusht shteti. Ndërkohë që deputeti socialist Pandeli Majko ka kujtuar se në kohën që Opozita ka qënë në pushtet, është burgosur kreu i PS-së së atëhershme Fatos Nano.
Replikat:
Tritan Shehu: Grusht shteti! Po bllokohen deputetët. Janë edhe ata të padënuar dhe Garda nuk po i lejon të futen. Të vendoset rendi ushtarak në Kuvend. Ministër i brendshëm janë efektivët e tu ata. Kam që në ’91 deputet kjo nuk ka ndodhur kurrë.
Majko: Shehu ka qenë këtu kur kreu i PS ka qenë në burg në Tepelenë. Nuk mendoj që është vendi për të kujtuar shumë nga e kaluara. Pse keni hedhur molotov në selinë e PS, nuk ka ndodhur as në ’97 kur shkëmbeheshin plumba, meqë folët për përgjegjësi politike.
TIRANË- Deputetja demokrate Sorina Koti ka deklaruar se mazhoranca po e kthen vendin në diktaturë. Gjatë fjalës së saj, Koti ka deklaruar se deputetët e papërjashtuar duhet që të lejohen të hyjnë në seancë plenare. Ndërkohë që kryetarja Elisa Spiropali ka theksuar se deputetët e papërjashtuar mund të futen.
Sorina Koti: Jemi rrethuar të gjithë me një gardh prej hekuri, që edhe pse nuk jemi përjashtuara nuk jemi lejuar të futemi. Ose Garda të marrë masa të lejojë deputetët që s’janë të përjashtuar të futen brenda, ose po ktheni një diktaturë që vetëm ju e dini. Merrni masa një orë e më parë.
Spiropali: Deputetët e përjashtuar nuk mund të futen, të gjithë deputetët e tjerë janë të mirëpritur të futen.
TIRANA- Deputetët e PD-së kanë shpalosur para Gardës së Republikës një banderolë ku shkruhej "Edi Rama mafia".
Ndërkohë, deputetët e opozitës po e zhvillojnë aksionin e tyre brenda dhe jashtë Kuvendit.
Ligjvënësit që nuk janë përjashtuar dhe që ndodhen brenda sallës së seancës plenare, kanë grumbulluar karriget te foltorja.
TIRANA- Deputetët e opozitës po e zhvillojnë aksionin e tyre brenda dhe jashtë Kuvendit. Ligjvënësit që nuk janë përjashtuar dhe që ndodhen brenda sallës së seancës plenare, kanë grumbulluar karriget te foltorja.
Ndërkohë, jashtë seancës deputetët janë përplasur me Gardën, për shkak se nuk lejohen të hynë në seancë për shkak se janë të përjashtuar.
TIRANA- Deputetët opozitarë janë përplasur me punonjësit e Gardës para hyrjes së Kuvendit që është rrethuar me barriera metalike, pasi nuk janë lejuar të hyjnë në sallën e Parlamentit.
Siç shihet nga pamjet, deputetët Dashnor Sula dhe Flamur Noka kanë tentuar të shtyjnë me forcë gardhin metalik dhe trupat e gardës.
Ndërkohë, ligjvënësit që nuk janë përjashtuar dhe që ndodhen brenda sallës së seancës plenare, kanë grumbulluar karriget te foltorja.
TIRANA- Deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur me punonjësit e Gardës para hyrjes së Kuvendit që është rrethuar me barriera metalike, pasi nuk janë lejuar të hyjnë në sallën e Parlamentit.
"Hape krahun”, i drejtohen Noka punonjëve të Gardës teksa ka shtyrë gardistët dhe ka tentuar të heqë barrierat metalike.
Nga ana tjetër kreu i grupit Parlamentar të PD, Gazmet Bardhi përsëriti vazhdimisht se "ky është vendi kandidat për anëtarësim në BE".
TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme ka nisur ditën e sotme mes tensioneve. Teksa jashtë sallës është krijuar kaos pasi deputetët e opozitës nuk janë lejuar që të futën, kryetarja Elisa Spiropali ka njoftuar nisjes e seancës plenare.
Deputetët e Opozitës kanë tentuar që të thyejne gardhin dhe të hyjnë në Parlament.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përplasur ditën e sotme me punonjësit e gardës. Teksa këta të fundit nuk po e lejonin të futej në sallë, Bardhi u ka kërkuar që të hapin rrugën për deputetet.
Bardhi: Hape rrugën sepse do të kalojën zonjat. Ç’më shikon ashtu mendon se ta kam frikën? Legen, ku mendon se do të kalojnë mes këmbëve? Kjo është fytyra e vërtete e hapjes së kapitujve të parë.
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, e ka konsideruar si një shfaqje të turpshme vendosjen e barrierave metalike në hyrje të Kuvendit. Sipas Shehut kjo do të thotë të shkatërrosh parlamentarizmin. Ai ka theksuar se e vetmja e rrugë e opozitës është mosbindja civile.
“Të shkatërrosh parlamentarizmin, nuk ka ndodhur ndonjëherë, është turpi i botës. Opozita ka vetëm një rrugë, mosbindja civile. Vetëm lëvizja popullore bën efekt ndaj regjimit. Do ta shikoni, do ta dëgjoni nga ata që po e organizojnë. Kjo është një shfaqje e turpshme”, tha ai.
TIRANA- Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka mbërritur në Kuvend rreth disa minuta para nisjes së seancës në Kuvend, ndërsa opozita ka paralajmëruar vijimin e aksionit të saj.
Ndërkohë masa të larta sigurie janë parë të ndërmerren për mbarëvajtjen e seancës së sotme plenare në Kuvend ku konkretisht në oborrin e Parlamentit janë parë të mbërrijnë automjete zjarrfikëse, furgonë policie si dhe është vendosur një gardh metalik.
Këto masa vijnë pas tensioneve në seancën e fundit, kur deputetët e përjashtuar të PD-së bllokuan hyrjen dhe tentuan të futeshin në Kuvend.
TIRANA- Masa të larta sigurie janë parë të ndërmerren për mbarëvajtjen e seancës së sotme plenare në Kuvend ku konkretisht në oborrin e Parlamentit janë parë të mbërrijnë automjete zjarrfikëse, furgonë policie si dhe është vendosur një gardh metalik.
Këto masa vijnë pas tensioneve në seancën e fundit, kur deputetët e përjashtuar të PD-së bllokuan hyrjen dhe tentuan të futeshin në Kuvend.
Nuk dihet ende se çfarë skenari ka menduar opozita për ditën e sotme, por grupi parlamentar i saj ka zhvilluar një mbledhje në selinë blu që nisi pak më herët.
TIRANA- Në godinën e Parlamentit kanë nisur të mbërrijnë deputetët e parë nga radhët e mazhorancës, teksa Garda e Republikës ka rrethuar hyrjen me gardh metalik. Kjo masë vjen pas tensioneve në seancën e fundit, kur deputetët e përjashtuar të PD-së bllokuan hyrjen dhe tentuan të futeshin në Kuvend.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, si dhe një prej deputetëve të përjashtuar nga Kuvendi në radhët e opozitës pas revoltës së 30 shtatorit, ka reaguar në rrjetet sociale pas informacioneve se hyrja e Parlamentit është bllokuar nga një gardh metalik.
Bardhi shkruan se dera kryesore e Kuvendit është e rrethuar me hekura dhe me më shumë forca sigurie sesa deputetë. Ai shton se Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm, që nga njëra anë është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, dhe nga ana tjetër rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët “armiq”.
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, si dhe një prej deputetëve të përjashtuar nga Kuvendi në radhët e opozitës pas revoltës së 30 shtatorit, ka reaguar në rrjetet sociale pas informacioneve se hyrja e Parlamentit është bllokuar nga një gardh metalik.
Teksa ka postuar një video, Bardhi shkruan se dera kryesore e Kuvendit është e rrethuar me hekura dhe me më shumë forca sigurie sesa deputetë. Ai shton se Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm, që nga njëra anë është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, dhe nga ana tjetër rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët “armiq”.
POSTIMI I BARDHIT:
Ky është Kuvendi i Shqipërisë sot në mëngjes! Dera kryesore e tij e rrethuar me hekura dhe me më shumë forca sigurie sesa deputetë.
Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm, që nga njëra anë është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, dhe nga ana tjetër rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët “armiq”!
Kuvendi nuk është burg dhe as qeli burgu, edhe pse shumica e përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse duhet të ishte në burg dhe jo në atë sallë. Shndërrimi i Kuvendit në “qelinë e rrethuar me hekura” të Pëllumb Gjokës e të ngjashmëve të tij është një akt që turpëron Shqipërinë dhe çdo shqiptar!
TIRANA- Grada e Republikës ka marrë masa në Kuvend pas paralajmërimit të opozitës për vijimin e revoltës edhe gjatë seancës së sotme parlamentare. Kështu, Garda e Republikës ka vendosur gardh metalik në hyrje të Kuvendit teksa para godinës qëndrojnë edhe disa gardistë.
Opozita ka paralajmëruar se aksioni i tyre do të vazhdojë deri në krijimin e qeverisë teknike. Deputetët e PD nisën aksionin opozitar pas burgosjes së Ervin Salianjit.
TIRANA- Para nisjes së seancës plenare, ku opozita pritet të vijojë me aksionin e saj, Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar në selinë blu në orën 08:30. Në mbledhje mund të diskutohet për mënyrën sesi do të zhvillohet aksioni i ditës së sotme. Ndërkohë, Garda ka shtuar masat para institucionit duke vënë një gardh metalik në hyrje të godinës së Kuvendit.
Në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë me ministren e Kulturës dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, e thirrur nga deputeti Agron Shehaj. Po në seancën e sotme do të jetë dhe raporti vjetor për KLSH-në dhe disa projektligje të tjera.
TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare ku mazhoranca kërkon të vijojë punën pa 24 deputetët e përjashtuar të opozitës, teksa kjo e fundit ka paralajmëruar mosbindje civile. Në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë me ministren e Kulturës dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, e thirrur nga deputeti Agron Shehaj. Po në seancën e sotme do të jetë dhe raporti vjetor për KLSH-në dhe disa projektligje të tjera.
Seanca e kaluar nuk u zhvillua pasi u shty në mënyrë që të shmangeshin tensionet nga opozita, pasi në të njëjtën ditë presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan vizitoi Tiranën për të inauguruar Xhaminë e Namazgjasë.
Ndërkohë mësohet se Garda e Republikës ka marrë masat në mënyrë që të shmangë përshkallëzimet, pasi opozita e ka bërë të qartë se mosbindja, siç e cilësojnë ata revoltën e shfaqur prej dy seancash në Kuvend, do të vijojë.
RENDI I DITËS:
Në mbështetje të urdhrit nr. 72, datë 15.10.2024 të Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 3.10.2024. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
3. Interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, zonjën Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputeti z. Agron Shehaj. (Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 e Rregullores së Kuvendit).
4. Raporti për veprimtarinë vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2023. (Neni 164, pika 2 Kushtetutë, neni 31 i ligjit nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqitja e raportit nga kryetari i KLSH, z. Arben Shehu – jo më shumë se 20 minuta Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për Ekonominë dhe Financën; Pyetje Zhvillimi i debatit (nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë). Koha e votimit të projektrezolutës
5. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë””, i ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73- 77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Dhënie mendimi Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Dhënie mendimi Komisioni për Komisioni për Çështjet Europiane. Diskutime (Shprehen grupet parlamentare.) Koha e votimit
6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit””, i ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73- 77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Diskutime (Shprehen grupet parlamentare.) Koha e votimit
7. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqesuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, raundi i tretë. (Në mbështetje te nenit 147, pika 8 të Kushtetutës dhe nenit 35, pika 16 e ligjit nr. 115/2016 “për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe nenit 111 të Rregullores së Kuvendit).
8. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e përfaqesuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, raundi i tretë. (Në mbështetje te nenit 147, pika 8 të Kushtetutës dhe nenit 35, pika 16 e ligjit nr. 115/2016 “për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe nenit 111 të Rregullores së Kuvendit).
9. Projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e kryetarit të Bordit”. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, neneve 5 dhe 6, të ligjit nr. 9572, datë 3.7.2006, “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, të ndryshuar, si dhe nenit 111 të Rregullores së Kuvendit).
10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)